- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 12. 2024.
00:00 >> 17:03
Ditari 18.12.2024
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
OPOZITA NUK E LEJON MBAJTJEN E SEANCËS SË SOTME TË KUVENDIT
Opozita nuk e lejon mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit për shkak të, siç thanë ata, shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores së punës. Sot deputetët është dashtë të diskutojnë Raportin për gjendjen e sektorit energjetik në Mal të Zi për vitin e kaluar. Millosh Konatar, deputet i Lëvizjes Qytetare URA, tha se dje ka ndodhur grushtshteti kushtetues, duke shkelur Rregulloren dhe Kushtetutën. Ai tha se seanca e sotme nuk do të vazhdojë. "Unë kërkoj që ta ndërpritni seancën e sotme. Ne nuk do të lejojmë shkeljen e Mali i Zi", tha Konatar. Deputetët më pare diskutuan edhe mbi buxhetin për vitin e ardhshëm. Lidhur me projekt- buxhetin, kritika ka pasur mbi mënyrën e shpenzimit, në veçanti të mjeteve për rritjen e pagave të zyrtarëve publik.
MILLATOVIQ: KËSHILLI KUSHTETUES KËRCËNOI SIGURINË JURIDIKE
Me krijimin e praktikave të ndryshme në çështje të njëjta juridike, Këshilli Kushtetues kërcënoi sigurinë juridike dhe formë antiligjore mori kompetencën e Gjykatës Kushtetuese, e cila është bazuar në Kushtetutë, vlerësoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Këshilli parlamentar Kushtetues dje votoi për konkluzionet me të cilat thuhet se për shkak të plotësimit të kushteve për pension, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq, Desanka Llopiçiq dhe Budimir Shqepanoviq u ka përfunduar mandati. Millatoviq tha se roli suprem i Gjykatës Kushtetuese, kur është fjala për ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend, kërkon funksionalitet, integritet dhe pavarësi të plotë të këtij institucioni. Ai në platformën X kujtoi se, sipas Kushtetutës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen dhe shkarkohen nga Kuvendi.
“PDS PO PËRPIQET TË DEVIJOJË TEMËN NGA NDJEKJA PENALE E ISH-ZYRTARËVE DHE SUKSESI NË RRUGËN EUROPIANE”
Partia Demokratike e Socialistëve po përpiqet që të devijojë nga tema ndjekjen penale të ish- funksionarëve shtetëror dhe suksesin e Malit të Zi në rrugën evropiane, konsiderojnë në Lëvizjen Evropa Tani. “Performanca e deputetëve të PDS-së që patëm rastin ta shohim në mbledhjen e Këshillit Kushtetues, është vazhdimësi e radikalizimit dhe kthesës djathtas të kësaj partie”, thanë në Lëvizjen Evropa Tani, duke shtuar se PDS, Socialdemokratët dhe të URA po konstruktojnë rrëfimin për gjoja grushtshtetin kushtetues dhe se është e bllokuar puna e Gjykatës Kushtetuese. Nga Evropa Tani besojnë se qëllimi i performancës së re është një përpjekje për të devijuar temën nga ndjekja penale e ish-zyrtarëve dhe suksesit të Mali i Zi në rrugën evropiane.
BRUKSEL: SOT MBAHET SAMITI I RADHËS BASHKIMIT EVROPIAN DHE BALLKANIT PERËNDIMOR
Në Bruksel sot mbahet samiti i radhës Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus të të cilit është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave ndërkombëtare. Ky është samiti i parë i thirrur nga kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, i cili vetëm tre ditë pas marrjes së mandatit pati takim informal me liderët e Ballkanit Perëndimor. Samiti i sotëm në Bruksel do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në Bruksel merr pjesë presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
GORÇEVIQ: NE VAZHDOJMË TË PUNOJMË EDHE MË SHUMË
Pas shtatë vitesh, Mali i Zi ka mbyllur tre kapituj të negociatave dhe pritshmëritë e partnerëve evropianë, por edhe të qytetarëve tanë, është që të vazhdojnë me këtë dinamikë dhe me përkushtim të plotë të Qeverisë dhe të gjitha instancave që vendosin për rrugën evropiane të Malit të Zi, deklaroi ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, një ditë pas Konferencës Ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së. Duke mos dashur të specifikojë se sa kapituj do të mbyllen në vitin e ardhshëm, Gorçeviq siguron se një "numër i caktuar" i tyre do të mbyllet gjatë kryesimit polak dhe më pas danez të Këshillit të BE-së, duke theksuar se e gjithë kjo nënkupton angazhim serioz të qeverisë aktuale të Malit të Zi. Ndërkohë deputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, ka uruar vendin për mbylljen e tre kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo paraqet një sukses të madh.
KE MBËSHTET ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE LOKALE BRENDA NJË DITE
Komisioni Evropian mbështet zgjidhjen ligjore që do të përcaktonte që të gjitha zgjedhjet lokale në Mal të Zi të mbahen njëkohësisht, por nuk ka qëndrim specifik nëse zgjedhjet lokale duhet të lidhen me zgjedhjet parlamentare. Kështu ka thënë shefi i njësisë për Malin e Zi dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit në KE, Jiri Plleciti, në përgjigje të letrës së përfaqësuesit të Lëvizjes Evropa Tani, Vasilije Çarapiq. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka apeluar në Kuvend që Këshilli për Reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore të merret me këtë çështje, duke qenë se nisma ka kohë që është në procedurë parlamentare.
REFORMA TË GJERA NË SEKTORIN E SIGURISË, VEÇANËRISHT NË DREJTORINË E POLICISË
Kryeministri Millojko Spajiq paralajmëroi reforma të gjera në sektorin e sigurisë, veçanërisht në Drejtorinë e Policisë, dhe një luftë gjithnjë e më të fortë kundër të gjitha formave të krimit. Spajiq tha se ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, drejtorin e sapozgjedhur të Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviq dhe Agjencisë për Siguri Kombetare Ivica Janoviq.“ Parashohim reforma të gjera në sektorin e sigurisë – veçanërisht në Drejtorinë e Policisë dhe një luftë gjithnjë e më të fortë kundër të gjitha formave të krimit”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.
FORCIMI I LIDHJEVE INSTITUCIONALE NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR
Në Tiranë u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Posaçme të Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK). Siç njofton Prokuroria e Posaçme e Shtetit, memorandumi është nënshkruar nga drejtuesi i saj Altin Dumani dhe kryeprokurori i posaçëm Vlladimir Novoviq në selinë e SPAK. Qëllimi i Memorandumit është forcimi i lidhjeve institucionale dhe përmirësimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Nënshkrimi pasoi një takim dhe diskutim mes dy drejtuesve mbi modalitetet përmes të cilave mund të përmirësohet më tej bashkëpunimi mes dy prokurorive, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit, formimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe organizimin e trajnimeve profesionale.
BEÇIQ: RRUGA EVROPIANE E MALIT TË ZI SHKON PËRTEJ POLITIKËS DITORE
Rruga evropiane e Malit të Zi shkon përtej politikës ditore dhe kërkon unitetin dhe përgjegjësinë e të gjithë aktorëve shoqërorë, tha Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër për Siguri, Mbrojtje, Luftimin e Krimit dhe Politikën e Brendshme. Beçiq sot u takua me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Mal të Zi, Jan Haukas. Haukas vuri në dukje se prioriteti i tij kryesor do të jetë një ekzaminim i detajuar i Malit të Zi në të gjitha dallimet e tij, nga jugu në veri, në mënyrë që të jetë në gjendje t'i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojave specifike të çdo pjese të vendit dhe të sigurojë përfitime reale për të gjithë qytetarët përmes aktiviteteve të Misionit të OSBE-së dhe në Mal të Zi. Beçiq vuri në dukje faktin se "Prioritetet e qeverisë kanë për qëllim përshpejtimin e integrimit evropian, fuqizimin ekonomik dhe social të qytetarëve, forcimin e institucioneve, si dhe luftën e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". Sipas Haukas, bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe OSBE-së ka një rol kyç në sigurimin e stabilitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm demokratik të Malit të Zi.
PUNËTORITË E MBAJTURA KISHIN PËR QELLIM PREZANTIMIN E LIGJIT TË RI PËR PRODHIMTARINË ORGANIKE
Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë organizuan për disa ditë konsultime për përfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve përkatës në procesin e prodhimit organik. Siç njoftuan nga kjo ministri, punëtoritë janë mbajtur në Andrievicë, Plevle dhe Podgoricë me qëllim të prezantimit të Ligjit të ri për prodhimtarinë organike, i cili është miratuar në bazë të rregulloreve të Bashkimit Evropian.
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT DO TË NDËRMARRË TË GJITHA VEPRIMET NË KOMPETENCËN E SAJ
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dje i ka dërguar Prokurorisë Themelore të Shtetit kërkesë për shqyrtimin e rastit të tretë të një profesori nga shkolla e mesme “Slobodan Shkeroviq” në Podgoricë, në lidhje me pretendimet për veprime të pahijshme ndaj nxënësve. Siç thuhet në komunikatën për media, Ministria për raportimin e rastit menjëherë ka njoftuar Administratën e Gjimnazit “Slobodan Shkeroviq” në Podgoricë dhe Inspektoratin e Arsimit. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do të ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e saj në mënyrë që përmes një sërë masash dhe aktivitetesh të krijojë një mjedis të sigurt për nxënësit tanë”, theksojnë ata në deklaratë pa treguar qartë nëse bëhet fjalë për një profesor tjetër apo një rast tjetër lidhur me dy profesorë të dyshuar për dërgimin e mesazheve të papërshtatshme për nxënëset.
KREDITË E MIRATUARA NË NIVEL REKORD, NORMAT E INTERESIT RANË
Guvernatorja e Bankës Qendrore te Malit te Zi -së, Irena Radoviq, tha se viti pas nesh është i pasur me të arritura të BQMZ -së. Ndër arritjet ajo përmendi përmirësimin e stabilitetit financiar, sistemin e pagesave dhe anëtarësimin në SEPA, si dhe hartimin e ligjeve të sistemit për kapitujt 4 dhe 17. Radoviq tha se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe shumë i kapitalizuar. Sipas tij, pasuria e bankave ka kaluar shtatë miliardë euro. Gjithashtu, siç u njoftua, aktiviteti kreditor i bankave u rrit me 14 për qind. “Ka një aprovim rekord të kredive prej 1.6 miliardë në 11 muaj të këtij viti”, ka thënë Radoviq. Siç thotë Radoviq, iniciativa për uljen e kamatës për kreditë për qytetarët ishte gjithashtu e rëndësishme. “Për kreditë afatshkurtra në periudhën nga 1 prilli deri më 15 dhjetor, ka pasur një rënie të normave efektive të interesit të kredive prej 1,08 për qind”, tha Radoviq. Sukses i rëndësishëm është arritur, siç ka bërë të ditur ajo, në sistemin e pagesave të Malit të Zi.
KOMUNA E TUZIT ME EKO FONDIN REALIZUAR NJË PROJEKT PËR PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMUNALE
Komuna e Tuzit, në bashkëpunim të ngushtë me Eko Fondin, ka realizuar me sukses një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës komunale, duke siguruar pajisje të reja që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen e mjedisit. Ky projekt ka bërë të mundur blerjen e një fadrome moderne, me një vlerë totale prej 105,270.00 euro. Shuma është financuar përmes një granti të ofruar nga Eko Fondi, i cili mbulon 61.56% të kostos, ndërsa 38.44% është siguruar nga vetë Komuna e Tuzit. Fadroma e re do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet e Ndërmarrjes Komunale Sh.p.k., duke mundësuar largimin më të shpejtë dhe më efikas të deponive të egra që janë një shqetësim për komunitetin. Kjo pajisje e avancuar do të luajë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale dhe do të kontribuojë ndjeshëm në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës sonë. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së ambientit tonë të përbashkët.
LAJCAK: NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE PRISHTINË BEOGRAD NËNKUPTON INTEGRIM NË BE
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ua ka kujtuar Prishtinës dhe Beogradit se normalizimi i marrëdhënieve nënkupton integrim në BE, dhe se dy proceset janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Lajçak ka thënë se me kryenegociatoret e Kosovës dhe të Serbisë kanë diskutuar për hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, teksa ka përmendur “shtensionimin, përgjegjësinë për Banjskën, riintegrimin e serbëve të Kosovës, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”. Deklaratat e Lajçakut erdhën një ditë pasi Kosova dhe Serbia përmbyllën me sukses negociatat për zbatimin e Deklaratës së vitit 2023 për Personat e Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
KALLAS: SHQIPËRIA NË ÇDO TRYEZË KU DO FLITET PËR SIGURINË E EVROPËS
Shqipëria do të ketë një zë më të fortë në tryezat për sigurinë e kontinentit falë një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Bruksel. Të pranishëm në ceremoninë për "Partneritetin për Sigurinë dhe Mbrojtjen" ishin kryeministri shqiptar Edi Rama dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas. Kallas theksoi se kontributi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s do të jetë me vlerë në këtë bashkëpunim të ri. Ceremonia u mbajt para samitit BE–Ballkani Perëndimor të parashikuar sot mbasdite.
LINJA HEKURUDHORE VORË–HANI I HOTIT DO TË KETË PËRFITIME JO VETËM PËR QYTETARËT SHQIPTARË, POR EDHE TË RAJONIT DHE MË GJERË
Një projekt me rëndësi jetike për integrimin e rajonit e ka konsideruar ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit. Gonzato tha se do të ketë përfitime konkrete jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe të rajonit dhe më gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së, është e domosdoshme që kryeqytetet e rajonit të jenë të lidhura me njëri-tjetrin. Ministrja shqiptare e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpjegoi se linja e re do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash dhe parashikohet të përshkohet mestaraisht për 2 orë. Fluksi vjetor në këtë linjë hekurudhore vlerësohet të arrijë në 2,3 milionë pasagjerë ose 900 mijë tonë mallra në vit.
RUSIA THOTË SE KA ARRESTUAR NJË TË DYSHUAR PËR VRASJEN E GJENERALIT NË MOSKË
Autoritetet ruse kanë njoftuar sot se kanë arrestuar një shtetas të Uzbekistanit, i cili, sipas tyre, ka pranuar montimin e një bombe që vrau gjeneralin rus, Igor Kirillov, në Moskë, një ditë më parë, me porosi nga shërbimi i sigurisë i Ukrainës. Kirillov, i cili ishte shef i Trupave për Mbrojtje Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra para banesës së tij, bashkë me asistentin e tij, pas shpërthimit të një bombe të fshehur në një skuter elektrik. Ndonëse asnjë individ apo grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, një burim brenda shërbimit të inteligjencës i Ukrainës, SBU - agjenci që ka akuzuar Kirillovin se ka qenë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase, diçka që Moska e mohon se shpërthimi ka qenë rezultat i një operacion special të SBU-së.
NDËRMJETËSIT SHTOJNË PËRPJEKJET PËR ARMËPUSHIM TEKSA IZRAELI VRET 16 PERSONA NË GAZË
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit arabë, po bëjnë përpjekje gjatë ditës së sotme të përmbyllur një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – për të ndërprerë luftën 14-muajshe në Rripin e Gazës, ku mjekët kanë thënë se sulmet izraelite vranë të paktën 16 palestinezë gjatë natës. Mbrëmë , burime të afërta me bisedimet në Kajro, kryeqytet i Egjiptit, thanë se një marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë ditëve të ardhshme për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gazë, në këmbim me të burgosur palestinezë që mbahen nga Izraeli. Ushtria izraelite nuk ka komentuar asgjë për sulmet.
KRYEMINISTRI IZRAELIT NETANYAHU, MINISTRI I MBROJTJES, KATZ DHE SHEFIN E SHTABIT, HALEVI VIZITUAN ZONËN TAMPON NË MALIN HERMON
Në lajmin e televizionit "Channel 12" thuhet se Netanyahu i ka dhënë disa udhëzime ushtrisë izraelite në zonën tampon në malin Hermon që ai vizitoi dje. Thuhet se Netanyahu i ka dhënë ushtrisë udhëzimin të vazhdojë pushtimin e saj deri në fund të vitit 2023 në zonën tampon në malin Hermon. Kryeministri izraelit Netanyahu dje bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Israell Katz dhe shefin e shtabit, Herzi Halevi vizituan zonën tampon në malin Hermon i cili është pushtuar pas 7 dhjetorit. Në një deklaratë nga Zyra për media e kryeministrisë thuhet se Netanyahu "caktoi udhëzimet për të ardhmen e pushtimit të ushtrisë izraelite në zonën tampon në malin Hermon, por në deklaratë nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Në një deklaratë që bëri në zonën tampon në malin Hermon, Netanyahu tha se pushtimi këtu do të vazhdojë "derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit".
VON DER LEYEN:BE-JA ËSHTË E GATSHME TË KONTRIBUOJË NË RINDËRTIMIN E SIRISË
Kryetarja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen deklaroi se BE-ja është e gatshme të kontribuojë në rindërtimin e Sirisë me një qasje "hap pas hapi".Von der Leyen në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian në lidhje me axhendën e Samitit të Liderëve të BE-së që do të mbahet nesër tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në Siri. "Rënia e Bashar al-Asadit është shpëtim për popullin sirian. Këtu u mbajtën, torturuan dhe u vranë shumë njerëz të pafajshëm. Von der Leyen nënvizoi se çështje të tilla si krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, mbrojtja e pakicave dhe vazhdimi i luftës kundër organizatës terroriste DEASH do të jenë të rëndësishme në të ardhmen. Këtë vit ne e kemi rritur ndihmën tonë humanitare në mbi 160 milionë euro", shtoi Von der Leyen."Ne do të vazhdojmë mbështetjen, por do ta bëjmë këtë me një fokus të ri në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e hershëm.
NESËR MOT KRYESISHT ME DIELL
Në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell, ne veri, vende – vende me mjegulle. Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13:Tivar, Budvë e Ulqin 16, Podgoricë 14, Cetinë e Nikshiq 13, Zhablak 11, Petnjicë 9, Rozhajë e Guci 8, Kollashin 6, Andrievicë e Plluzhinë 5, Bjello Pole e Beranë 2 dhe në Plevle 1 gradë.
Nesër në Mal të Zi parashihet mot kryesisht i kthjellët, pas dite vranësim gradual të motit. Në bregdet edhe paradite priten reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut, pas dite në veri me intensitet më të fortë. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -4 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 16 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар