- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
17. 12. 2024.
00:00 >> 17:59
Ditari 17.12.2024
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Mali i Zi ka shënuar një përparim të madh në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian
Mali i Zi ka shënuar një përparim të madh në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, vlerësuan zyrtarët evropianë në konferencën për shtyp të organizuar sot në prag të samitit BE- Ballkani Perëndimor.Liderët e unionit shpresojnë se Mali i Zi do të vazhdojë edhe më tutje të njëjtin ritëm për të mbyllur kapitujt e tjerë të negociatave.
Në samitin e nesërm nuk do të diskutohet mbi atë se çka ka bërë Mali i Zi deri më tani, por përqendrimi do të jetë në integrimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes planit të rritjes, si dhe në çështjet e jashtme, të sigurisë dhe migracionit, u deklarua nga Këshilli Evropian.
Millatoviq -janë mbyllur tre kapituj negociues, që është një sinjal i përkushtimit të BE-së në rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në BE
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq përmes rrjetit social "X" deklaroi se janë mbyllur tre kapituj negociues, që është një sinjal i përkushtimit të BE-së në rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai po ashtu tha se kjo është një mundësi për tu përballuar me pyetjen pse rezultatin i rrugës evropiane është nën atë që pritej.Sipas presidentit Millatoviq, ky është një moment për të pyetur veten - "nëse qeveria ka treguar përgjegjësi shtetërore dhe pjekuri politike gjatë vendimmarrjeve që kanë pasoja të drejtpërdrejta në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nëse me vetëdije është rrezikuar prioriteti më i rëndësishëm strategjik i shtetit për interesa partiake të dikujt.Presidenti thotë se vetëm me përkushtim dhe qasjen maksimale strategjike, mund të sigurojmë që hapat e ardhshëm të jenë më të mira dhe më cilësorë si dhe qëllimi mbetet i qartë - Mali i Zi të jetë anëtari i 28 i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.
Antonio Koshta - për të kapërcyer problemet në procesin e zgjerimit, duhet vullneti dhe qëllimi i mirë
Kryetari i Këshillit të Evropës Antonio Koshta deklaroi se për të kapërcyer problemet në procesin e zgjerimit, duhet vullneti dhe qëllimi i mirë i të gjithëve.
Këto komente ai i bëri me rastin e ndalimit të mbylljes së një kapitulli të Malit të Zi nga Kroacia, duke shtuar se me angazhimin e të dy palëve, nuk do të ketë veto, dhe se rregullat nuk duhet të ndryshohen, por respektohen.
Krahas përmbushjes së obligimeve, Mali i Zi kontribuon aktivisht në punën e OSBE-së
Krahas përmbushjes së obligimeve, Mali i Zi kontribuon aktivisht në punën e OSBE-së, tha shefi i misionit të OSBE-së në Podgoricë, Jan Hauskas, në takimin me ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapoviq. Hauskas, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ka thënë se shpreson në vazhdimin e punës dhe bashkëpunimit të frytshëm në Mal të Zi. “Ai vuri në dukje se Mali i Zi njihet si shembull i një shteti aktiv pjesëmarrës, i cili përveç përmbushjes së detyrimeve, kontribuon dukshëm në punën e organizatës”, thuhet në deklaratë. Hauskas theksoi se gjatë mandatit të tij do të përpiqet të përmirësojë bashkëpunimin e mëparshëm. Krapoviq e uroi Haukasin për marrjen e detyrës dhe i uroi atij një mandat të suksesshëm. Sipas njoftimit,Krapoviq e informoi Hauskas për dinamikën dhe cilësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me OSBE-në.
Nëse Komisioni Kushtetues merr një vendim për pensionimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo do të rezultonte me bllokim të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe paralizim të procesit zgjedhor
Nëse Komisioni Kushtetues merr një vendim për pensionimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo do të rezultonte me bllokim të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe paralizim të procesit zgjedhor, paralajmëruan përfaqësuesit e partive opozitare në parlamentin malazez. Liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Lëvizjes Qytetare URA, Socialdemokratëve dhe Nismës Qytetare Kroate, Danijel Zhivkoviq, Dritan Abazoviq, Damir Shehoviq dhe Adrijan Vuksanoviq, dhe deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviq e njoftuan këtë në një letër drejtuar ambasadave të Quintit. Në një shkresë drejtuar ambasadave ata shprehen se janë të shqetësuar për synimin e përfaqësuesve të shumicës qeverisëse për të thirrur seancën e Komisionit Kushtetues dhe në kundërshtim me dispozitat aktuale ligjore për të tërhequr tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në letër kujtohet se Kushtetuta e Malit të Zi parashikon që pozita e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon kur ai të plotësojë kushtet për pension.
Jakov Millatoviq do të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të BE dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahen nesër në Bruksel
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq do të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahen nesër në Bruksel. Vizita e presidentit malazez behet me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Kujtojmë se takimi i liderëve të BE -së dhe të Ballkanit Perëndimor mbahet në prag të Sesionit të Dhjetorit të Këshillit Evropian.
Në kuvendin e Malit të Zi sot deputetët filluan diskutimin mbi buxhetin për vitin e ardhshëm
Në kuvendin e Malit të Zi sot deputetët filluan diskutimin mbi buxhetin për vitin e ardhshëm. Lidhur me projekt- buxhetin, kritika ka pasur mbi mënyrën e shpenzimit të buxhetit, në veçanti të mjeteve për rritjen e pagave të zyrtarëve publik.
Në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, janë duke u zhvilluar sot në Bruksel. Siç kishte konfirmuar më herët BE-ja, këto takime po realizohen në nivel të kryenegociatorëve. Sikur edhe herave të mëparshme, së pari po zhvillohen takimet bilaterale të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Më vonë, nëse do të ketë gatishmëri nga ana e palëve, do të ketë edhe takim të përbashkët trepalësh. Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.
Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në
Në Bruksel, sot është mbajtë konferenca e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u hap grupkapitulli i gjashtë i negociatave për anëtarësim në BE. Ky grupkapitull përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ky grupkapitull është më i lehtë për Shqipërinë. "Nuk është fort i vështirë sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së sa i përket diplomacisë, sigurisë, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb, që ne duam të martohemi me BE-në, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës' tha Rama. Ai tha se Shqipëria ka shumë punë para, por nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do e bënte Bashkimin Europian më të fortë. Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, theksoi rëndësinë e hapjes së grupkapitullit të gjashtë për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. "Ky vendim është edhe një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej që zgjerimi është prioritet për BE dhe në jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund ta plotësojmë dhe të përforcojmë unionin tonë, bashkimin tonë, në bazë të ndryshimevegjeostrategjike që po ndodhin sot" tha Kos. Derisa Peter Szijjarto, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian tha se Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer në 6 muajt e fundit krahasuar me 15 vitet e kaluara.
Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së kundër bllokimit të marrëveshjes për emigrantë me Shqipërinë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka kërkua sot Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të hedhë poshtë kundërshtimet ndaj planit kryesor të qeverisë së saj për të dërguar emigrantë detarë në Shqipëri. Gjyqtarëve të BE-së u është kërkuar të peshojnë mbi marrëveshjen nga gjykatat italiane, të cilat kanë zemëruar Melonin duke bllokuar transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga italianët në Shqipëri, duke thënë se ishte kundër ligjit të BE-së. Duke folur në dhomën e ulët të parlamentit përpara një samiti të liderëve të BE-së, Meloni tha se duhej qartësi "për një çështje që ka qenë objekt i masave të fundit gjyqësore me një aromë ideologjike". Nëse GJED do të konfirmonte këto masa, "kjo do të rrezikonte të kompromitonte politikat e riatdhesimit të të gjitha shteteve anëtare", të paktën derisa rregullat e bllokut të ri të azilit të zbatohen plotësisht në vitin 2026, tha ajo. Kjo është një perspektivë shqetësuese dhe e papranueshme që duhet të parandalohet me vendosmëri, tha Meloni.
Kosova ekstradon në SHBA një të dyshuar për vrasje në Bronks më 2006
Autoritetet kosovare kanë ekstradua në Shtetet e Bashkuara një të dyshuar për vrasje, njoftoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai i falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën që ia ofruan SHBA-së në këtë rast. Afrim Gashi, 42 vjeç, u arrestua javën e kaluar dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara si i dyshuar për vrasje. Ai doli para gjykatës në Bronks më 16 dhjetor, ndërsa seanca e radhës kundër tij do të zhvillohet më 16 janar të vitit 2025. Gashi dyshohet për vrasjen e Kemall Kolenoviq, një ish-boksier profesionist i peshave të mesme me prejardhje nga Mali i Zi, i cili ishte 28-vjeçar në kohën e vrasjes më 31 dhjetor të vitit 2006. Sipas hetimit, më 31 dhjetor 2006, Gashi kishte pasur një mosmarrëveshje dhe një përleshje fizike në restorantin dhe barin Moonlight në Bronks. Pasi ishte përzënë nga klubi i natës, Gashi e kishte vazhduar fjalosjen me njerëzit jashtë klubit dhe përsëri i ishte kërkuar të largohej. Gashi, sipas aktakuzës, hipi në veturën e tij të zezë, e tipit SUV, dhe iu vërsul njerëzve në trotuar, duke e goditur Kemal Kolenoviq. Kolenoviq, një kalimtar i pafajshëm, u hodh disa metra larg pasi u godit me veturë dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.
Erdogan: Turqia është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur PKK-DEASH në terren
Presidenti i Turqis, Recep Tajip Erdogan, pas takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur për luftën e vendit të tij kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASH, tha se "Turqia është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren", raporton Anadolu.Erdogan dhe Von der Leyen u takuan në Ankara, ndërsa pas takimit është mbajtur një konferencë e përbashkët për media.Presidenti turk Erdoğan pas takimit me Von der Leyen tha se në takim e kanë parë që janë dakord për krijimin e një vullneti pjesëmarrës në Siri e veçanërisht për ruajtjen e integritetit territorial këtij vendi.Lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian , presidenti turk tha: "Interesat tona të përbashkëta nuk duhet të mbahen peng nga agjendat e kufizuara të disa anëtarëve"."Midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka nevojë për një marrëdhënie më të fuqishme dhe më të institucionalizuar se kurrë më pare, tha Erdogan.
Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau gjeneralin rus
Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Gjenerallejtënant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes të një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se kanë nisur hetimet lidhur me rastin. Shpërthimi ishte rezultat i një operacioni special të shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës, tha një burim në SBU për Radion Evropa e Lirë. Kirillov është oficeri ushtarak rus i nivelit më të lartë që është vrarë në atë që duket të jetë një atentat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. SBU-ja tha se forcat ruse përdorën armë kimike pothuajse 5.000 herë gjatë luftës në Ukrainë nën udhëheqjen e Kirillovit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, por Kievi thuhet se qëndron pas një fushate të vrasjeve që patën shënjestër zyrtarë dhe oficerë rusë ushtarakë, të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.
BE-ja do të rihapë ambasadën në Damask pas rrëzimit të Asadit
Bashkimi Evropian do të rihapë misionin e tij në Damask pas bisedimeve "konstruktive" me udhëheqjen e re të Sirisë pas largimit të sundimtarit Bashar al-Assad, tha sot shefja e politikës së jashtme të bllokut.“Ky është një hap shumë i rëndësishëm, që ne do të rihapim delegacionin në Siri”, tha Kaja Kallas në Parlamentin Evropian. Kryediplomati i BE-së për Sirinë ka vizitua dje Damaskun për ato që Kallas i quajti "kontaktet e para konstruktive me udhëheqjen e re dhe grupe të tjera të ndryshme, gjithashtu shoqërinë civile". Shtetet evropiane - së bashku me akterë të tjerë ndërkombëtarë - po përpiqen për ndikim në Siri pas përfundimit të dominimit pesë dekadash të familjes Assad.
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, i mohoi akuzat për kryengritje, por tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e tij. "Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë", tha njëri nga avokatët e tij. Yoon është i dyshuar për kryengritje nga Policia dhe Prokuroria. Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë. “Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara, kështu dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati. Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në seancën e marrjes në pyetje nga prokurorët më 21 dhjetor.
Për nesër metereologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell
Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht me me diell dhe vende vende me mjegull të dobët. Ka fryrë ere e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 13: Budvë 18, Ulqin 17, Tivar 16, Podgoricë, Nikshiq , Certinë e Herceg Novi 14, Zhablak e Andrievicë 11, Petnicë 10, Plluzhinë , Rozhajë e Guci 9, Kollashin e Beranë 8, Bjello Pole 5 dhe Plevle 3 g.Për nesër metereologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe nga orët e pasditës me vranësira graduale të motit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 7, kurse më e larta e dies prej 8 deri në 18 g. c.
Коментари0
Остави коментар