- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
12. 12. 2024.
00:00 >> 17:38
Ditari 12.12.2024
Përgatiti, Musa Gjoka
TAKIMI ME MANDIQIN NUK DO TË MBAHET PËR ARSYE URGJENTE PRIVATE TË METSOLËS
Takimi i kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq dhe kryetares së Parlamentit Evropian Roberta Metsola nuk u mbajt sot për arsye urgjente private të Metsola, njoftoi Kuvendi.
Këshilltarja e Mandiqit për media, Gordana Gjuraçiq, tha se Mandiq i kupton plotësisht arsyet që u janë komunikuar.
Takimi mes Mandiqit dhe Metsolës ishte caktuar sot .
MANDIQ: I KUPTOJ DETYRIMET E METSOLËS, NUK MENDOJ SE ËSHTË NJË QËLLIM NEGATIV
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se e kupton anulimin e takimit me zonjën Metsola dhe se nuk mendon se është i qëllimtë.
Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Filip Axhiq, tha në seancën parlamentare, duke komentuar faktin se Metsola e anuloi takimin me Mandiqin, është skandal për jetën parlamentare dhe për mbarë vendin.
“Ishte një shuplakë diplomatike për shumicën parlamentare dhe për vetë Mandiqin. Ju nuk jeni partner i Bashkimit Evropian dhe kjo është e qartë”, tha Axhiq.
"Unë e kuptoj atë që kam marrë nga PE në lidhje me Metsolan dhe detyrimet e saj. Nuk mendoj se kjo lidhet drejtpërdrejt me ndonjë gjë ose se ka një qëllim negativ," tha Mandiq.
Ai tha se do të shihet se cilat do të jenë rezultatet e konferencës ndërqeveritare.
MANDIQ ËSHTË PËNGES NË RRUGËN E MALIT TË ZI DREJT BE
Kreu i Klubit Parlamentar të DPS-së, Ivan Vukoviq, theksoi se kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq është një pengesë e Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së, sepse është e qartë se ai është persona non grata edhe në Evropë. “Rruga jonë evropiane mund të bllokohej dhe nuk kishte shumë kohë që paralajmëruam edhe shumicën parlamentare edhe kryeministrin se vendimi për Rezolutën për Jasenovcin mund të ketë pasoja afatgjata dhe negative, sepse ne mund të hyjmë në BE vetëm nëse të 27 shtetet anëtare pajtohen me këtë. Disa javë më vonë, kryetari i Kuvendit u përgjigj se asnjë person me qëllim të mirë nuk mund të mendonte se Kroacia moderne do të identifikohej me regjimin marjonet kroatë të luftës së dytë, dhe se shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë. Edhe sot, shpresojmë se nuk do të ndoll që Zagrebi zyrtar mund të reagojë ndaj provokimeve të tilla dhe të ngjashme të Mandiqit dhe njerëzve të afër të tij, tha Vukoviq.
TË GJITHA ZGJEDHJET NË MAL TË ZI NË 2027 BRENDA NJË DITË?
Shumica parlamentare po shqyrton mundësinë që të gjitha zgjedhjet në vend, si ato lokale, ashtu edhe ato parlamentare, të mbahen në një ditë, në vitin 2027, mëson RTMZ në kuadër të vazhdimit të punës për reformën zgjedhore. Paraprakisht u theksua se është e rëndësishme që të gjitha zgjedhjet të bëhen brenda një dite dhe se kjo mundësi duhet të shqyrtohet seriozisht. Është interesant fakti se Komisioni Evropian në raportin e vitit 2019 për Malin e Zi, në kapitullin që lidhet me zgjedhjet, ka vlerësua se “zgjedhjet vendore vazhduan të zhvillohen njëra pas tjetrës, gjë që e bën të vështirë vëzhgimin e reformës zgjedhore në nivel ndërkombëtar”. Këshilli për reformën zgjedhore në parlamentin e Malit të Zi edhe deri më tani ka shqyrtua disa modalitete të cilët do të ishin të favorshëm, kur vjen në pyetje mbajtja e zgjedhjeve brenda një dite. Kuvendi i Malit të Zi ka miratua propozimin e anëtarëve të Komisionit për Reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore për shtyrjen e afatit të punës, të këtij organi deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm. Propozimi që Bordi të punojë për një vit më shumë se sa ishte dakorduar fillimisht, i cili u procedua nga bashkëkryetarët e atij organi, Vasilije Çarapiq dhe Nikola Rakoçeviq, u mbështet nga 50 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe të përmbajtur.
DEPUTETËT TË KËRKOJNË RAPORT PËR ZBATIMIN E MASAVE TË MBIKËQYRJES SEKRETE
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri duhet të kërkojë paraqitjen e një raporti për zbatimin e masave të mbikëqyrjes sekrete, në mënyrë që deputetët të njihen me të dhënat dhe të përgatiten për vizitën e planifikuar në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, thonë nga Instituti i Alternativave. Agjencia për siguri nacionale tha se vizita e paralajmëruar është një hap pozitiv në drejtim të përdorimit të mekanizmave që janë në dispozicion dhe në kompetencë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në pjesën e kontrollit të aplikimit të masave të mbikëqyrjes. Megjithatë, në atë organizatë joqeveritare mendojnë se vizita në Agjenci duhet të shoqërohet me paraqitjen e një raporti për aplikimin e masave të mbikëqyrjes. “Sipas Ligjit për Mbikëqyrjen Parlamentare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, kompetencë e Komisionit është që të shqyrtojë raportet për aplikimin e Masës nga organet dhe institucionet e Agjencisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatë.
QEVERIA DHE SHUMICA E KANË ZHBLLOKUAR INTEGRIMIN NË BE
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Infrastrukturë dhe Zhvillim Rajonal, Millun Zogoviq, ka vlerësuar se rruga e Malit të Zi drejt BE-së është ndalur deri më 30 gusht të vitit 2020, pra deri në ndryshime politike në vend. Ai tha se qeveria e Partisë Demokratike të Socialistëve me aleatët e saj kishte vetëm narrativë evropiane, ndërsa në praktikë u angazhuan në krijimin e kishave private, dhe u përpoqën të krijojnë gjuhë shtetërore, të ndryshojnë ideologji dhe të ndryshojnë imazhin e Malit të Zi. "Dmth në praktikë ata luftuan për gjithçka që nuk është vlera evropiane. Pas vitit 2020 dhe ndryshimit të qeverisë, ne krijuam një ambient të sinqertë pro-evropian dhe dhamë rezultate në atë rrugë evropiane të Malit të Zi. Për herë të parë kishim rezultate konkrete, siç e dini, vetëm tre kapituj u mbyllën deri në vitin 2017, dhe më pas pati një bllokim në rrugën drejt BE-së, tha Zogoviq në emisionin “Link” në RTMZ. Zogoviqi tha se kemi jetuar një kohë të gjatë në një shtet të kapur. Ai theksoi se mazhoranca aktuale ka debllokuar integrimin evropian dhe Mali i Zi tani është i vendosur në këtë rrugë.
NË BERANË ËSHTË I SIGURT FORMIMI I PUSHTETIT
Formimi i një qeverie të qëndrueshme dhe të sigurt në Berane është e sigurt, tha në programin e mëngjesit të TVMZ, Mitar Paunoviq, zëdhënësi i Malit të Zi Demoklratik. Partitë që ushtrojnë pushtetin në nivel shtetëror dhe formojnë shumicën parlamentare kanë arritur një mbështetje të pabesueshme prej 80% në Beranë, kështu që një qeveri e qëndrueshme dhe e sigurt do të jetë e mundur, ka deklarua Paunoviq, duke shtuar se kjo është vetëm çështje kohe. Afatet ligjore janë të qarta, por askush nuk dyshon më se në Berane do të formohet një qeveri e qëndrueshme”, tha Paunoviq. Ai gjithashtu beson se do të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë edhe në kryeqytet. E keni dëgjuar ftesën e Presidentit të Shtetit drejtuar kryeministrit, pra dy personave që i përkisnin lëvizjes Evropa Tani, për të gjetur një gjuhë të përbashkët jo vetëm për të ardhmen evropiane, për Malin e Zi, por edhe kur bëhet fjalë për një qeveri të qëndrueshme në Podgoricë që do të japë rezultate në katër vitet e ardhshme. Më duhet të vë në dukje rrezikun, duke qenë se është muaji dhjetor dhe se jemi në afatin ligjor për votimin e buxhetit të kryeqytetit, gjë që paraqet një rrezik të madh të bllokimit të kryeqytetit duke mos votuar buxhetin dhe mundësisht duke hyrë në financim të përkohshëm”, paralajmëroi Paunoviq.
QEVERIA VENDOSI QË SHTËPIA E KULTURËS NË DONJA LASTVA T'I DORËZOHET KROACISË
Qeveria dje papritmas vendosi që Shtëpia e Kulturës në Donja Lastva t'i dorëzohet Kroacisë, në ditën kur mediat vendase njoftuan se Zagrebi nuk do të lejojë mbylljen e katër kapitujve. “Nëse ndodh bllokada, do të jetë më shumë një mesazh diplomatik dhe politik se sa një vlerësim i mos përmbushjes së detyrimeve në kapitujt”, thotë një burim nga Qeveria. Në qeverinë e Malit të Zi e kanë të ditur se ekziston rreziku që Kroacia të mos lejojë mbylljen e 4 kapitujve në bisedimet me UE por ende nuk e kanë të qartë se cili kapitull mund të jetë në shënjestër. Nga ana tjetër Qeveria e Malit të Zi nuk e ka të qartë nëse do të realizohet ky skenar, posaçërisht pas vendimit befasues të djeshëm të pushtetit ekzekutiv që Shtëpia e Kulturës Tivat "Josip Markoviq" t'i jepet Kroacisë. Vendimi erdhi në ditën kur gazeta "Veçernji list" e Zagrebit njoftoi se Kroacia nuk do të lejonte mbylljen e katër kapitujve, dhe një javë pasi "Vijesti" shkruante se Zagrebi dërgoi një non-paper (dokument diplomatik joformal) në Mal të Zi në të cilin bënte kërkesë për zgjidhjen e disa çështjeve që ai i konsideron të hapura, ndër të cilat është edhe çështja e Qendrës së Kulturës.
KQZ THOTË SE 28 SUBJEKTE POLITIKE APLIKUAN PËR CERTIFIKIM PËR ZGJEDHJE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. Valmir Elezi nga KQZ-ja, ka thënë se institucioni të cilit i përket do të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për të bërë verifikimet lidhur me përshtatshmërinë, apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai ka thënë se ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’ia dërgojë KQZ-së emrat e kandidatëve që janë të dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale.
REBELËT NË SIRI NUK NDALEN, DJEGIN VARRIN E BABAIT TË DIKTATORIT TË RRËZUAR
Rebelët sirianë kanë djegur varrin e ish-sundimtarit sirian Hafez al-Assad, babait të diktatorit sirian të rrëzuar këtë fundjavë, Bashar al-Assad. Pamjet nga CNN tregojnë varrin në flakë të rrethuar nga rebelët sirianë. Varri ndodhej në muzeun e familjes së diktatorit, që ndodhet në fshatin Qardaha nga ku ka prejardhjen familja Al-Assad. Kujtojmë që Hafez al-Assad ndërroi jetë në vitin 2000 pasi sundoi në Siri për 30 vite përpara se pushtetin ta trashëgonte i biri, Bashar al-Assad.
“DO TË MBYLLEN BURGJET FAMËKEQE”, TË REGJIMIT TË ASSADIT
Udhëheqësi i rebelëve sirianë, Mohammad al-Jolani deklaroi se ai do të shpërbënte forcat e sigurisë të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asad. Jolani, emri i vërtetë i të cilit është Ahmad Al Sharaa, do të “shpërndante forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm dhe do të mbyllte burgjet famëkeqe”, tha ai në një deklaratë për Reuters. Ndërkohë, udhëheqësi i qeverisë siriane i lidhur me rebelët, Mohammad Al-Bashir, i cili është emëruar si kryeministër i vendit, përsëriti për mediat italiane se qeveria e përkohshme do të qëndrojë vetëm deri në mars. Në një intervistë për gazetën Corriere della Sera të botuar të mërkurën, Bashir tha se “ne do të qëndrojmë vetëm deri në mars 2025”. Ai tha se prioritetet ishin rivendosja e sigurisë dhe autoritetit shtetëror, sjellja në shtëpi e miliona refugjatëve sirianë dhe ofrimi i shërbimeve thelbësore. Kur u pyet nëse kushtetuta e re e Sirisë do të ishte islamike, ai tha se “këto detaje” do të sqaroheshin në procesin e krijimit të kushtetutës.
PALESTINA GATI PËR NJË MARRËVESHJE ARMËPUSHIMI
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti. Marrëveshja do të ndalonte luftimet në Gazë dhe do të kthente në Izrael disa nga pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin në një telefonatë të mërkurën se tani ekziston një shans për një marrëveshje të re që do të lejonte kthimin e të gjithë pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë, tha zyra e zotit Katz. Megjithatë një diplomat perëndimor në rajon tha se marrëveshje ka të ngjarë të jetë e kufizuar, duke siguruar lirimin e një numri të vogël pengjesh dhe një ndërprerje të shkurtër të luftimeve. Një armëpushim i tillë do të ishte vetëm i dyti që nga fillimi i luftës në tetor 2023.
REPORTERËT PA KUFIJ: 54 GAZETARË TË VRARË MË 2024
Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë duke kryer punën e tyre, apo për shkak të profesionit, është thënë në raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, të publikuar të enjten. Sipas organizatës, ushtria izraelite është përgjegjëse për vdekjet e 18 gazetarëve këtë vit – 16 në Gazë dhe dy në Liban. Sipas raportit, territori palestinez është më i rrezikshmi për gazetarët, pasi atje është regjistruar shifra më e lartë e gazetarëve të vrarë në pesë vjetët e fundit. Organizata ka thënë se ka dërguar katër kallëzime në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për “krimet e luftës të kryera kundër gazetarëve nga ana e ushtrisë izraelite”. Sipas saj, “më shumë se 145” gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite në Gazë, prej nisjes së luftës, në tetor të vitit 2023, dhe që 35 prej tyre kanë qenë duke punuar në kohën kur janë vrarë. Organizata e ka përshkruar numrin e vrasjeve si “gjakderdhje të pashembullt”. Në një raport ndaras, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka thënë se 104 gazetarë janë vrarë më 2024, më shumë se gjysma e tyre në Gazë.
MOT ME DIELL, DERI NË 17 GRADË
Sot në Mal të Zi ishte mot në jug ndryshueshëm kurse në veri kryesisht I vranët. Frynë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Temperaturat në orën 13 ishin: Budvë 17, Ulqin 15, Podgoricë 14, Hrceg Novi 13, Nikshiq 10, Cetinë 9, Beranë 7, Plluzhinë , Andrivicë e Guci e Bjello Pole 5, Kollashin e Plevle 4, Rozhaj 3, Petnic 2 dhe në Zhablak 1 g.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell në veri janë të mundshme vranësira graduale. Do të fryjë erë kryesisht e lehtë deri e mesme nga drejtimet e veri lindjes. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 6 , kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 17 g.
Коментари0
Остави коментар