- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
09. 12. 2024.
00:00 >> 16:51
Ditari 09.12.2024
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Andria Mandiq ka ftuar kryetarin e Parlamentit të krocisë Gordan Jandrokoviq të vizitojë Malin e Zi
Kryetari i Kuvendit Andria Mandiq ka ftuar kryetarin e Parlamentit të krocisë Gordan Jandrokoviq të vizitojë Malin e Zi me delegacionin e Parlamentit kroat. Siç është njoftuar nga Kuvendi, Mandiq ka potencuar në ftesë se Mali i Zi është thellësisht i përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me theks të veçantë në vendet nga rajoni që janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Kroacia e konsideron pronësinë e anijes shkollore “Jadran” çështje kontestuese
Kroacia e konsideron pronësinë e anijes shkollore “Jadran” çështje kontestuese. Kështu thuhet ndër të tjera në non-pejperin që Zagrebi zyrtar i ka dërguar Podgoricës. I pyetur për këtë anije në konferencë për shtyp dhe nëse do t'ia dorëzojë atë Kroacisë, ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq tha se nuk është përgjegjësia e tij të menaxhojë punët e jashtme dhe se do t'ia lë në dorë ministrit kompetent. Punët e jashtme janë përgjegjësi e ministrit Ervin Ibrahimoviq, ndërsa integrimi evropian i përket ministres Maida Gorçeviq. “Jadrani” ligjërisht dhe legjitimisht është në pronësi të Malit të Zi dhe ky është pozicioni im si ministër”, tha ai.
M. Spajiq - Qeveria ka treguar vullnetin e saj politik për të luftuar korrupsionin
Qeveria ka treguar vullnetin e saj politik për të luftuar korrupsionin me veprime konkrete, tha kryeministri Milojko Spajiq duke shtuar se në luftën kundër këtij fenomeni nuk duhet të ketë të paprekshëm dhe as nuk duhet të ketë seleksionim. Spajiq këtë e deklaroi në Konferencën Kombëtare Kundër Korrupsionit , organizuar nga Rrjeti për formimin e sektorit joqeveritar (MANS).Ai tha se është reformuar legjislacioni gjyqësor dhe ai për antikorrupsion, si dhe është miratuar Strategjia e re për luftën kundër korrupsionit dhe është zgjedhur Këshilli i ri i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), i cili u pasua me ndryshime në këtë institucion. Ai poashtun tha se, statusi i Departamentit të Policisë Speciale (SPO) dhe përshtatja e ndërtesës së vjetër qeveritare për nevojat e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe PSP-së është drejt përfundimit. Veprimet specifike dëshmojnë se në luftën kundër korrupsionit nuk duhet të ketë të paprekshëm dhe as seleksionim, theksoi Spajiq. Ai tha pos tjerash se nuk janë të kënaqur me ligjin aktual kundër korrupsionit, duke potencuar se akti “duhet t'i nënshtrohet një versioni shumë më të mirë”.Derisa Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se korrupsioni thellon pabarazitë dhe minon drejtësinë sociale dhe se për këtë arsye çdo vend demokratik, veçanërisht një vend që ka aspirata për të qenë anëtar i BE-së, duhet të jetë i përfshirë në parandalimin dhe luftën kundër këtyre dukurive,tha Sattler.
T. Fajon - Mali i Zi ka bërë progres pozitiv dhe të dukshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian
Mali i Zi ka bërë progres pozitiv dhe të dukshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), vlerësoi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq foli sot në Podgoricë me Fajon, e cila po qëndron në Mal të Zi me rastin e hapjes së Qendrës për Kapacitetet Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C). Fajon, siç njofton MPJ, tha se Mali i Zi është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm dhe se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë atë në rrugën e tij evropiane. Ajo vlerësoi se në procesin e negociatave është bërë progres pozitiv dhe i dukshëm. Fajon theksoi se zgjerimi i BE-së është në interes si të vendeve kandidate, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian. "Mali i Zi është udhëheqës në negociatat dhe ne duam që ai të bëhet anëtar i plotë i BE-së sa më shpejt të jetë e mundur," tha Fajon.
Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Inovacionit i është drejtuar Prokurorisë Themelore Shtetërore në Podgoricë lidhur me rastin Çeçoviq
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit i është drejtuar Prokurorisë Themelore Shtetërore në Podgoricë, me kërkesë për veprim urgjent lidhur me rastin e komunikimit të papërshtatshëm të profesorit të Gjimnazit “Sllobodan Shkeroviq” Radoman Çeçoviq me një ish nxënëseje të kësaj shkolle. Ditët e fundit opinioni është shqetësuar nga korrespodenca e profesorit Radoman Çeçoviq dhe ish nxënëja e tij, e cila u bë publike së fundi. Përkatësisht, ish-nxënësja e gjimnazit, Sara Vujisiq, ka bërë të ditur se profesori e ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve në vitin 2021, gjë që më pas ia ka raportuar drejtoreshës aktuale të shkollës, Bilana Vuçuroviq. Siç kanë bërë të ditur, Ministria ka kërkuar nga Drejtoria e Gjimnazit “Sllobodan Shkeroviq” dokumentacion lidhur me rastin e vitit 2021, të cilin ia ka dërguar Prokurorisë themelore.
B.Vuçuroviq - Gjimnazi “Slobodan Shkeroviq” i dënon veprimet e mësuesit të kësaj shkolle, Radovan Çeçoviq
Gjimnazi “Slobodan Shkeroviq” i dënon veprimet e mësuesit të kësaj shkolle, Radovan Çeçoviq, i cili është akuzuar nga ish nxënësja Sara Vujisiq për ngacmim seksual, tha drejtoresha e gjimnazit Biljana Vuçuroviq. "Shkolla i dënon veprimet e profesorit Çeçoviqit. Ne jemi në shënjestër, dhe objektivi mbi të gjitha jam unë", tha Vuçuroviq në konferencën për shtyp. Vuçuroviq ka theksuar se ajo nuk ka qenë drejtoreshë e Gjimnazit kur ka ndodhur incidenti me Vujisiqin në vitin 2021, por se për këtë është njoftuar më vonë. Siç shtoi ajo, Vujisiq nuk ishte më gjimnaziste kur iu afrua ankesa për Çeçoviqin. Vuçuroviq tha se, pasi mori dijeni për rastin, ajo i kërkoi Çeçoviqit të jepte një deklaratë brenda shtatë ditëve, duke shtuar se ai u përgjigj se kishte "tepruar në lirinë e vetë", si dhe se ishte në dijeni se kishte shkelur kodeksin e mësuesit. Duke iu përgjigjur pyetjes të gazetarit për procedurën disiplinore ndaj Çeçoviqit, Vuçuroviq theksoi se në rastet kur profesori e pranon fajësinë, dënimi caktohet pa organizuar komision disiplinor. “Ai vetë e ka pranuar fajin, nuk e ka mohuar dhe nuk ka pasur nevojë për procedurë, kështu thotë ligji”, ka thënë Vuçuroviq.
Lista “Berani në vendin e parë, Lëvizja Evropa Tani-Partia Socialiste Popullore” ka marrë 33.41 për qind të votave
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Beranë, lista “Berani në vendin e parë, Lëvizja Evropa Tani-Partia Socialiste Popullore” ka marrë 33.41 për qind të votave, përkatësisht 13 mandate. Lista “Për të ardhmen e Beranit” ka siguruar 21.8 për qind të votave, gjegjësisht 8 mandate. Lista "Për Beranin! Edhe me zemër edhe me dituri! -Doktor Miro Nediq” fitoi 14.09 për qind të votave, domethënë 5 mandate, ndërkaq Mali i Zi Demokratik me 12.5 për qind të votave siguroi 4 mandate. Partia Boshnjake me 6 për qind dhe Lëvizja qytetare “Sepse e dua Beranin” 6.34 për qind të votave dhe siguruan nga dy mandate në kuvendin lokal.
Fazliu deklarohet i pafajshëm, ndërkaq Thaçi dhe Smakaj s’deklarohen për akuzat
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, nuk janë deklaruar rreth aktakuzës së ngritur ndaj tyre për ndikimin mbi dëshmitarët. Ndërkaq, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është deklaruar i pafajshëm. Thaçi ishte ai që u paraqit i pari para Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë seancës tha se ai nuk do të deklarohet, pasi nuk e ka lexuar aktakuzën në tërësi. Në paraqitjen e tij, Thaçi tha se "krejt papritmas para 2-3 ditësh" u njoftua për aktakuzën e re dhe nuk ka pasur kohë që ta diskutojë në thelb këtë dokument me ekipin e tij mbrojtës. "Krejt papritmas para 2-3 ditësh u njoftova për akuzën e re nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Por, unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd. Prandaj, kërkoj edhe sot – unë respektoj dhe besoj në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës – nga të gjithë, kudo që jeni ulur, në cilëndo anë apo në çdo uniformë që jeni në këtë sallë të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës", tha Thaçi. Të akuzuarit pranë Dhomave të Specializuara kanë afat që brenda 30 ditësh të deklarohen rreth akuzave që ngrihen ndaj tyre.
Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, është deklaruar sot i pafajshëm në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, rreth aktakuzës së ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët lidhur me një rast tjetër që ndiqet penalisht në këtë gjykatë. “Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën, dhe jam identifikuar me drejtësi”, ka thënë Kuçi në fjalën e tij para gjykatës, duke shtuar se aktakuzën e konsideron si “prekje të dinjitetit”. “Drejtësinë si profesion dhe mision do ta vazhdoj edhe nga sot, edhe në një pozitë tjetër, por prapë në funksion të saj dhe të vlerave që jam identifikuar. Më vjen keq për shqetësimet që ua ka bërë kjo akuzë anëtarëve të familjes sime”, ka thënë mes tjerash Kuçi. “Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale. Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin, Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”. Prokuroria ka thënë se me vonë gjatë ditës do të bëjë kërkesë që Kuçit t’i ndalohet komunikimi me personat që janë pjesë e aktakuzës, dhe persona tjerë që dyshohen se kanë lidhje me rastin. Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka thënë se do të marrë vendim pas parashtrimit të kërkesës.
Turqia dislokon afër 350 trupa në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtria e Turqisë ka dislokuar afër 350 trupa në këtë mision.“Ata do të zëvendësojnë njësitë italiane” në Forcat Operacionale Rezervë, tha KFOR-i. Të 350 ushtarët, që janë nga brigada e 65-të e këmbësorisë do të kryejnë një sërë aktivitetesh “së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të përfshihen në përgjigjen ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”. KFOR-i përsëriti se është i aftë që të parandalojë çdo rrezik të mundshëm përshkallëzues “dhe të përballet me çdo skenar të sigurisë” sipas mandatit që i buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. Aktualisht, KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.
Shkup: Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’
Koalicioni Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, ka njoftuar nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”, një veprim që, sipas organizatorëve, synon të ndalojë “tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”. Nga ky koalicion deklaruan se do të qëndrojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, deri në shqyrtimin e Ligjit për gjuhët, ligj i cili është në qendër të debateve të vazhdueshme. Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë Ligjin e shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor. “Ky ligj nuk është thjesht një akt juridik. Është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që i dha fund periudhës së errët të margjinalizimit, përjashtimit dhe diskriminimit, që çoi në luftën e vitit 2001 dhe hapi rrugën për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar këtë ligj është një sulm ndaj arritjeve tona historike dhe një goditje ndaj bashkëjetesës ndëretnike”, tha deputeti Arbër Ademi , në një paraqitje për shtyp para Gjykatës Kushtetuese.
Sali Berisha bëri të ditur sot se 23 dhjetori do të jetë data e protestës së radhës të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se 23 dhjetori do të jetë data e protestës së radhës të PD-së. Berisha u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë mosbindje civile. Ai tha se kjo protestë do të ketë fuqinë e elektroshokut për atë që e quan “regjimi narko-diktatorial i Edi Ramës”. Berisha u ndal tek qeveria teknike që e cilësoi kërkesë themelore, ndërsa shtoi se qeveria teknike mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 3 apo 4 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve. Në lidhje me shpalljen “non grata” në SHBA, Berisha tha se do bëjë të gjitha përpjekjet për heqjen e saj. “Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Tramp të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, theksoi ai.
Volkswagen shtrëngohet për greva të reja të punëtorëve
Punëtorët e fabrikës më madhe në Evropë, Volkswagen, pritet të nisin greva të reja në nëntë fabrika në Gjermani, për herë të dytë brenda një jave. Grevat po shihen si mënyrë për rritje të presionit ndaj menaxhmentit, në ditën kur do të zhvillohet një rund i ri negociatash për ulje pagash dhe mbyllje të disa fabrikave brenda vendit. IG Metall, sindikata që përfaqëson shumicën e punëtorëve të Volkswagenit, është duke injoruar thirrjen e kompanisë që punëtorët të pranojnë një ulje page prej 10 për qind, në mënyrë që t’i ndihmojnë kompanisë për të mbetur konkurruese në treg. Sindikata është duke kërkuar që të 10 fabrikat në Gjermani të vazhdojnë të jenë të hapura dhe që rreth 130.000 punëtorët e Volkswagenit të vazhdojnë të pranojnë garanci të punësimit. Greva katërorëshe është thënë se do të nisë në mëngjesin e së hënës. Greva prek nëntë prej 10 fabrikave të kompanisë që janë funksionale në Gjermani. Volkswagen ka raportuar humbje të vogla në prodhim, pas grevës së parë, ka thënë një zëdhënës i kompanisë ditë më parë.
Zelensky: 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një deklarim të rrallë për numrin e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas ka thënë se janë raportuar 370.000 persona të plagosur, ndonëse në këtë shifër ai ka thënë se përfshihen edhe ushtarët që janë plagosur më shumë se një herë. Ai ka pretenduar se si pasojë e luftës janë vrarë 198.000 ushtarë rusë dhe janë plagosur 550.000 të tjerë. Kievi dhe Moska kanë publikuar rregullisht vlerësime për humbjet që ka pësuar pala tjetër, mirëpo asnjëherë nuk kanë folur në hollësi. Shifra e re në anën ukrainase përbën rritje të konsiderueshme të vdekjeve prej nisjes së luftës. Zelensky pati thënë në shkurt të këtij viti se shifra e viktimave shkon në 31.000. Vlerësimet e Zelenskyt për humbjet e palës ruse janë të ngjashme me ato që kanë ofruar zyrtarët perëndimorë, të cilët vlerësojnë se Rusia ka regjistruar 800.000 viktima, përfshirë të vrarët dhe të plagosurit. Moska hedh poshtë këto shifra. Përmes një deklarate, Kremlini ka pretenduar se humbjet e ukrainasve janë “disa herë më të mëdha” sesa ato ruse.
Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti
Fuqitë botërore janë zotuar se do të punojnë për stabilitet në Siri dhe rajonin përreth, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët kanë rrëzuar të dielën liderin e kahmotshëm sirian, Bashar al-Assad. Aleatja e Assadit, Moska, ka thënë se trupat ruse në Siri janë në alarm të madh, por që rebelët kanë “garantuar” sigurinë e bazave të saj ushtarake në këtë shtet. Para raportimeve se Assadi dhe familja e tij gjenden në Moskë dhe u është miratuar azili, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Siria nuk duhet të lejohet të mbetet në duart e “grupit terrorist”. Rusia ka qenë aleate e Sirisë që një kohë, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe politike për regjimin e Assadit, sidomos pas luftës civile që pati nisur në vitin 2011. Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se do të angazhohet me të gjitha grupet siriane “për të krijuar një rrugë tranzicioni prej regjimit të Assadit, drejt një Sirie të pavarur dhe sovrane”. “Assadi duhet të mbahet përgjegjës”, ka thënë ai, kur është pyetur se çfarë duhet të ndodhë me presidentin e rrëzuar. Pekini ka thënë se është duke shikuar nga afër zhvillimet në Siri, dhe shpreson që Siria do t’i rikthehet stabilitetit, sa më shpejt që është e mundur. Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se pret që marrëdhëniet “miqësore” me Sirinë, të vazhdojnë. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë se vendi i tij, i cili i ka mbështetur lëvizjet e rebelëve në Siri, do të ndihmojë në “shërimin e plagëve të Sirisë, dhe do t’ia garantojë unitetin, integritetin dhe sigurinë”.
Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët
Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut në jug dhe skllotës e borës në veri të vendit. Fryn erë e dobët deri e mesme e vende vende deri e fortë nga drejtimi i veriut.
Temperaturat në orën 13: Ulqin 13 g, Tivar e Herceg Novi 12, Podgoricë 9, Plevle 8, Nikshiq 6, Beranë, Cetinë, Bjello Pole, Plluzhinë Petnicë e Rozhajë 5, Guci 3, dhe Kollashin e Zhablak 1 g.
Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, në zonat jugore dhe qendrore me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende edhe me rrebeshe në bubullima të përkohshme, kurse në veri kryesisht i thatë ose me reshje të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, në bregdet mesatare deri e fortë nga drejtimi i lindjes. Temperatura e mëngjesit nga -1 deri në 11, kurse më e larta ditore nga 2 deri në 15 gradë.
Коментари0
Остави коментар