- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
06. 12. 2024.
00:00 >> 17:49
Ditari 06.12.2024
Përgatiti, Gj. Dukaj
Mali i Zi, nëse vazhdon me avancimin duhur, Këshilli është i gatshëm të punoj hartimin e marrëveshjes për anëtarësim
Me kusht që Mali i Zi, të mbajë progres të qëndrueshëm në reforma dhe të zbatojë reformat e nevojshme, Këshilli është i gatshëm të fillojë përgatitjet për hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit, sipas projekt-konkluzioneve të Këshillit për zgjerimin, i cili duhet të miratohet në Këshillin e Ministrave për Çështjet e Përgjithshme të BE, më 17 dhjetor. Liderët e BE-së do të ftohen për të mbështetur këto përfundime në Samitin që do të mbahet më 19 dhe 20 dhjetor në Bruksel. Në projekt-konkluzionet, Këshilli mirëpret rezultatet shumë pozitive në përmbushjen e detyrimeve afatgjata të reformës dhe vlerëson qëllimin e Qeverisë për të vazhduar përparimin e shpejtë të Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së. Në të njëjtën kohë, të gjitha forcat politike inkurajohen të ndjekin një plan ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit.Në draft-konkluzionet, në të cilat TVMZ, kishte qasje, është mirëpritur progresi i mirë i arritur në negociatat e anëtarësimit deri më tani, me të 33 kapitujt e hapur dhe 3 të mbyllur përkohësisht.
Mali i Zi, siç vlerësohet, gjithashtu duhet të avancojë në reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, duke përfshirë ndryshimet në ligjin për financimin e subjekteve politike në mënyrë që ta harmonizojë atë me standardet evropiane, duke siguruar pavarësinë e komisionit zgjedhor dhe transparencën e listës së zgjedhësve. Në pjesën që lidhet me kriteret ekonomike, Këshilli mirëpret rimëkëmbjen e fortë dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, stabilitetin e sektorit bankar e financiar dhe përmirësimin e tregut të punës. Në projekt-konkluzionet, Këshilli vëren se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
Qeveria, miraton Strategjinë për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor
Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e djeshme, miratoi Strategjinë për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së pacientëve 2025-2028, me Planin e Veprimit për vitin 2025–2026. Strategjia është hartuar me qëllim të përmirësimit të një aspekti kyç të sistemit shëndetësor në Mal të Zi - cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe sigurinë e pacientëve, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të tij. Siç thonë ata, në Mal të Zi, si në shumë vende, sistemi shëndetësor përballet me sfida të shumta që rrjedhin nga ndryshimet e shpejta demografike, rritja e prevalencës së sëmundjeve kronike jo të transmetueshme, infrastruktura e vjetëruar, burimet e kufizuara financiare dhe nevoja për integrimin e teknologjive të reja.
Ndaj, siç thonë ata, kjo strategji është përgatitur përmes një procesi gjithëpërfshirës në disa faza, duke përfshirë mbështetjen teknike të Zyrës Rajonale për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH/EUROPE). Një analizë e planifikuar e listës së pritjes në institucionet shëndetësore, thonë ata, është çelësi për identifikimin e problemeve dhe zbatimin e masave për përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore.
Qeveria, ka autorizuar kryeministrin për nënshkrimin e Platformës „Barometri 26“
Qeveria autorizoi kryeministrin, Millojko Spajiq, që në emër të ekzekutivit, të nënshkruajë Platformën „Barometri 26“, me përfaqësuesit e partive që nuk përbëjnë shumicën parlamentare. Me atë rast, kryeministri, Spajiq, tha se dora e Qeverisë është e shtrirë për të gjithë ata që dëshirojnë Malin e Zi në Bashkimin Evropian në vitin 2028.
Në një fjalim video, Spajiq tha se ky dokument afirmon përkushtimin e përbashkët të aktorëve kryesorë politikë parlamentarë në Mal të Zi, për të bashkëpunuar me qëllim të përfundimit të suksesshëm të negociatave të anëtarësimit me BE-në deri në fund të vitit 2026. Siç ka njoftuar Qeveria, sot është miratuar Informata për marrjen e obligimeve të përbashkëta për përfundimin e negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2026 –Platforma“Barometri 26“. „Me këtë rast, Qeveria autorizoi kryeministrin Millojko Spajiq që, në emër të Qeverisë, ta nënshkruajë Platformën me përfaqësuesit e partive që nuk përbëjnë shumicën parlamentare“, njoftuan nga Qeveria.
Ndëkaq, Kryeministri, ka nisur dje konsultimet me partitë politike lidhur me platformën Barometri 26, të cilën së fundi e prezantoi para opinionit. Qeveria rikujtoi se qëllimi i platformës është të bashkojë të gjithë aktorët relevantë socialë me synimin për të marrë një detyrim të përbashkët për mbylljen e 30 kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2026.
Delegacioni i BE, është partner i fortë i gjyqësorit malazez
Delegacioni i BE-së, është një partner i fortë i gjyqësorit malazez, u konkludua në takimin e kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Valentina Pavliçiq, dhe ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Satler. Sipas njoftimit për shtyp, kjo është vizita e parë e kryetares Pavliçiq, pas marrjes së detyrës.
“Kështu ajo tregoi se Gjykata Supreme e Malit të Zi, e sheh Delegacionin e BE-së si një partner strategjik në sistemin gjyqësor, në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Në takim u shkëmbyen përshtypjet e para dhe pikëpamjet e punës së ardhshme të gjyqësisë, me konkluzionin e përbashkët se Delegacioni i BE-së do të jetë partner i fortë në asistencë dhe mbështetje profesionale si dhe në çdo formë tjetër për gjyqësorin malazez“, përfundon deklarata.
M.Dukaj; „Të gjitha zgjedhjet lokale të mbahen të njëjtën ditë“
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj bën me dije se po e monitorojnë me vëmendje situatën e re në Budvë dhe se detyrë e organeve kompetente është që t'i vërtetojnë të gjitha faktet dhe të kontrollojnë nëse ka pasur shkelje të ligjit. Dukaj, ka bërë me dije përmes rrjetit social X se subjekti politik nga i cili vjen, angazhohet për miratimin urgjent të ligjit të ri për vetëqeverisjen lokale, të cilin Ministria e Administratës Publike tashmë e ka përgatitur. Ai, i bëri thirrje Parlamentit që të gjitha zgjedhjet vendore të mbahen brenda një dite, me zgjedhje të drejtpërdrejtë të kryebashkiakut.
Heshtja zgjedhore në Berane
Heshtja parazgjedhore në Beran fillon në mesnatë, njoftoi Agjencia për Shërbime Mediale Audiovizive. Siç thuhet në njoftim, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, nuk lejohet prezantimi mediatik i subjekteve politike dhe kandidatëve nga listat zgjedhore, reklamat politike dhe publikimi i vlerësimit të rezultatet e votimit.
Kryeministri Kurti, qëndron për vizitë në Sarajevë
Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, e kanë pritur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në Sarajevë. Zyrtarët e Bosnjës e Hercegovinës e falënderuan atë për heqjen e njëanshme të vizave për qytetarët e BH-së.
Mediat në Bosnje raportojnë se, Komshiq, e ka falënderuar kryeministrin e Kosovës për vendimin për anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se vlerëson një veprim të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe rrjedhimisht të pazakontë të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës. Raportohet se Komshiq me këtë rast iu referua edhe kritikave lidhur me vizitën e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga 'Republika Srpska‘ dhe rajoni.
“RS nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS nuk është kompetente për lëshimin e vizave. për hyrjen në Bosnje-Hercegovinë, si dhe se anëtarët e Presidencës së BH-së me siguri nuk do ta pyesin Dodikun apo dikë tjetër me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë. Ne i perceptojmë kritikat që vijnë nga vendet e rajonit si një tjetër dëshmi e dukshme e përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe presionin ndaj organeve dhe institucioneve sovrane të Bosnjë-Hercegovinës në drejtimin e politikës së jashtme”, ka theksuar Komshiq.
Edhe anëtari tjetër i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, është taktuar në Sarajevë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
BE, do të thërras sërish Serbinë të nxjerrë para drjetësisë përgjegjësit për dhunën
Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023 dhe të bashkëpunojë plotësisht rreth këtyre rasteve. Kjo thirrje pritet të jetë pjesë e konkluzioneve për zgjerim, që flet për Serbinë, e që priten të miratohen më vonë gjatë këtij muaji në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve, në të cilat po ashtu i bëhet thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm dhe provokues. “Këshilli përsërit dënimin e fuqishëm të akteve të dhunës nga protestuesit serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës. Nuk ka arsyetim për dhunë”, thuhet në draftin e konkluzioneve që u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së.
A.Kasanof; SHBA, mbështesin integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Shkup, ku ka thënë se SHBA-ja e merr shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe beson në sinqeritetin e Qeverisë maqedonase, e cila thotë se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Kasanof është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe e ka vlerësuar takimin me të si produktiv. Bisedat e 5 dhjetorit u përqendruan në mbështetjen e SHBA-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por edhe në reformat dhe përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tha Kasanof, i cili në korrik mori postin që paraprakisht mbante Gabriel Escobar.
Një tërmet i fuqishëm prej 7 shkallë të Rihterit, godet Kaliforninë veriore
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor dhe autoritetet fillimisht lëshuan paralajmërimin për cunami, por më pas e tërhoqën. Sipas Shërbimit gjeologjik amerikan, tërmeti ishte 7 shkallë i Rihterit dhe goditi në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima. Dridhjet e tokës u ndien deri në San Francisko, ku banorët thanë se dridhjet zgjatën për disa sekonda. Autoritetet në San Francisko kanë ndërprerë trafikun përmes një kanali nënujor që lidh San Franciskon me Oklandin. Pavcarësisht se Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit tërhoqi paralajmërimin për cunami, disa qytete kanë urdhëruar qytetarët që të evakuohen, si mjet parandalues dhe u kanë kërkuar qytetarëve që të largohen nga brigjet.
Guterres, bën thirrje për të ndaluar gjakderdhjen në Siri
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ka nevojë për qasje të menjëhershme humanitare për të gjithë civilët që kanë nevojë për ndihmë në Siri dhe kthimin e procesit politik, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Që nga fundi i nëntorit, rebelët e udhëhequr nga islamistët, kanë nisur një ofensivë ndaj forcave të presidentit Bashar al-Assad, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani. Rebelët, e udhëhequr nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), kanë bërë përparime të mëdha në ditët e fundit, përfshirë edhe marrjen e Alepos, qytetit më të madh në Siri. Më 5 dhjetor ata hynë edhe në Hama, qytetin e katërt më të madh të Sirisë, teksa forcat qeveritare thanë se u tërhoqën nga qyteti “për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në qytet”.
Makron, ka nisur bisedimet për kryeministrin e ri të vendit
Presidenti Emanuel Makron ka nisur sot bisedimet me liderët politikë të së majtës dhe të së djathtës, ndërsa kërkon të emërojë një kryeministër të ri dhe të gjejë një rrugëdalje nga kriza politike e Francës. Makron iu drejtua mbrëmë kombit – 24 orë pasi qeveria e kryeministrit, Mishel Barnier, u rrëzua në një votim historik mosbesimi. Presidenti francez u zotua të emërojë një kryeministër të ri në ditët e ardhshme – ndërsa hodhi poshtë presionin në rritje nga opozita për të dhënë dorëheqjen – dhe fajësoi “frontin anti-republikan” të së majtës dhe ekstremit të djathtë për problemet e Francë.
Mbyllet ura në krime pas shpërthimeve në këtë rajon
Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram. Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv. Shpërthimet e para u raportuan në orën 07:00, sipas kohës lokale, thanë dëshmitarët për Radion Evropa e Lirë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore dhe me dronë që po kryhen nga Ukraina.
Kjo ministri tha se forcat ruse kanë rrëzuar një dron dhe kanë fundosur dy dronë detarë. Ukraina nuk ka komentuar për këto pretendime ruse. Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçmas pranë urës.
Sulmet izraelite përkeqësojnë situatën humanitare në Gaza
Sulmet izraelite në Gaza kanë përshkallëzuar krizën humanitare, me spitale që përballen me kushte katastrofike. Ndërkohë, tensionet vazhdojnë në Liban dhe në kufirin sirian pas shkatërrimit të një pike kufitare. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar fuqishëm sulmin izraelit ndaj spitalit Kamal Adëan në veri të Gazës. Pacientët dhe stafi mjekësor u përfshinë në sulme të shumta me dron nga ushtria izraelite. Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit në anën tjetër ka paralajmëruar se kushtet e ashpra të dimrit po e përkeqësojnë gjendjen e familjeve të zhvendosura që jetojnë në strehime të improvizuara pa rroba të ngrohta ose batanije në Gaza.
Nesër, mot me i vranët dhe intervale me diell
Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperatura në orën 13; Tivar e Herceg Novi 13 gradë, Ulqin 10, Podgoricë 9, Cetinë 8, Nikshiq 7, Berane, Plluzhinë, Andrievicë e Guci 5, Zhabalk, Rozhajë, Bjello Pole e Petnjicë 4, Kollashin 3 dhe në Plevlë 2 gradë.
Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme, në jug me intervale të gjata me diell, paradite, vende-vende, janë të mundshme edhe reshje të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, vende-vende deri e fortë, veriore dhe verilindore e cila më vonë do të marr kahje jugore. Temperatura e mëngjesit nga -4 deri në 12, kurse më e larta ditore nga 0 deri në 16 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар