- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
04. 12. 2024.
00:00 >> 18:03
Ditari 04.12.2024
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Konsultimet për platformën “Barometri 26” i ka vazhduar kryeministri Millojko Spajiq
Konsultimet për platformën “Barometri 26” që i ka prezantuar kryeministri Millojko Spajiq vazhdojnë sot me përfaqësues të Partisë Socialiste Popullore, Malit të Zi Demokratik, Aleancës Shqiptare dhe Civis-it. Platforma Barometri 26 u bën thirrje aktorëve politikë që të fokusohen në integrimin evropian, kurse çështjet që polarizojnë skenën publike të zgjidhen përmes një dialogu më të gjerë social.
Jakov Millatoviq - Udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian është e përkushtuar ndaj Malit të Zi
Udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian është e përkushtuar ndaj Malit të Zi, tha presidenti Jakov Millatoviq pas takimit me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, në Bruksel. Siç është njoftuar nga zyra e presidentit, Millatoviq ka vlerësuar se ky është një mesazh që duhet marrë seriozisht edhe në Mal të Zi, dhe se pret që qeveria t'i qaset integrimeve evropiane me përkushtim të njëjtë. Millatoviq takohet sot edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, si dhe me deputetë evropianë.
Opozita do të mbështesë të gjitha nismat që e çojnë Malin e Zi drejt anëtarësimit më të shpejtë
Opozita do të mbështesë të gjitha nismat që e çojnë Malin e Zi drejt anëtarësimit më të shpejtë në familjen e të zgjedhurve, thotë deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikolla Rakoçeviq. Ai ka deklaruar për programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi se derisa opozita kontribuon në rrugën e anëtarësimit, brenda shumicës në pushtet ka subjekte me orientim antievropian. Duke komentuar gjendjen në transportin hekurudhor, Rakoçeviq tha se është ne interes të të gjithëve që problemet të zgjidhen sa më shpejt dhe apeloi që kjo çështje të mos politizohet.
Prokuroria Themelore Shtetërore në Podgoricë ka dorëzuar aktakuzë kundër Z.Beqiroviqit,Ll.Beqiroviq dhe M.Miatoviq dhe Lubisha Dukiq
Prokuroria Themelore Shtetërore në Podgoricë ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Podgoricës kundër Zoran Beqiroviqit, djalit të tij Lluka Beqiroviq dhe truprojave Mlladen Miatoviq dhe Lubisha Dukiq për veprën penale të sjelljes së dhunshme. Siç thuhet në njoftimin e prokurorisë së Podgoricës, të pandehurit më 10 nëntor e kanë sulmuar fizikisht gazetaren e të përditshmes “Pobjeda” Ana Raiçkoviq, në rrugën e “Bllazho Jovanoviqit” në Podgoricë.
Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta
Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj. Lajmin e dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndau pamje nga punimet në këtë aks. Rama theksoi se, pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj, pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues. Ndërkohë, shton Rama, i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash. Realizimi i këtij projektit do të kushtojë 4.7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor të vitit të ardhshëm.
Vukiçeviq - Përpjekja e disa personave për të sjellë kaos në Transportin Hekurudhor të Malit të Zi është arsyeja e anulimit të djeshëm të trenave
Përpjekja e disa personave për të sjellë kaos në Transportin Hekurudhor të Malit të Zi me shantazh, manipulim dhe evazion nga detyrat e punës është arsyeja e anulimit të djeshëm të trenave, tha ministrja e Transportit Maja Vukiçeviq. Trenat në linjën Podgoricë - Nikshiq dhe Podgoricë - Tivar nuk kanë lëvizur dje për shkak të, siç raporton THMZ,të një mosfunksionimi teknik. Vukiçeviq u kërkoi falje qytetarëve për shqetësimin e shkaktuar si pasojë e anulimit të trenave. “Ajo që është e rëndësishme është që THMZ reagoi shpejt dhe se u siguruan mjete alternative të transportit, gjë që sigurisht nuk mund ta zvogëlojë seriozitetin e ngjarjeve të djeshme”, ka shkruar Vukiçeviq në Facebook.
Aktualisht nuk funksionon sistemi informativ nga i cili varet funksionimi i ambulancave të të gjitha qendrave shëndetësore në Mal të Zi
Aktualisht nuk funksionon sistemi informativ nga i cili varet funksionimi i ambulancave të të gjitha qendrave shëndetësore në Mal të Zi, njoftoi Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit, duke shtuar se ekipet e ekspertëve po punojnë për eliminimin e problemit. Qendra Shëndetësore e Podgoricës tha se ditët e kaluara, përfshirë edhe sot, sistemi informativ në këtë objekt shëndetësor, si dhe në qendrat shëndetësore në të gjithë Malin e Zi, ka funksionuar me vështirësi. Siç kanë deklaruar, në QSH të Kryeqytetit kanë punuar me shpejtësi normale të gjitha lidhjet e komunikimit që mundësojnë rrjedhën e informacionit, por kjo nuk ka mjaftuar për shkak të problemeve në softuerin që mbështet punën e institucioneve shëndetësore - Mg soft. “Aktualisht sistemi nuk funksionon, pasi sipas informacioneve të disponueshme ka pasur një mosfunksionim në aplikacionin Mg soft dhe ekipet e ekspertëve tashmë po punojnë për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftim.
Kallas bisedon me Kurtin e Vuçiqin për dialogun dhe veriun
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Takimet e ndara në Bruksel mes Kallasit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishin në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. “I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet patjetër të përballen me drejtësinë”, tha Kallas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takua me Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kaja Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, teksa tha se Kallas është "në kohën e duhur dhe në vendin e duhur". "Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare si dhe paqes e sigurisë në përgjithësi", tha Kurti pas takimit. Kurti tha për gazetarët se ka kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, të arritur vitin e kaluar dhe të mos e harrojnë këtë marrëveshje sa herë përmendet dialogu.
Në veri sërish gjenden armë e uniforma ushtarake
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë një bastisjeje të kryer dje në pjesën veriore të Kosovës janë gjetur armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Ai ka publikuar një video të armëve që u sekuestruan, që tha se ishin fshehur në një ahur, duke mos bërë të ditur se në cilin vend u kryen bastisjet. “Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të Shteteve të Bashkuara dhe asaj britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, shkroi ai në Facebook. Që nga sulmi me mjete plasëse në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 29 nëntor, autoritetet e Kosovës po kryejnë bastisje në pjesën veriore të shtetit, të banuar me shumicë serbe. Gjatë bastisjeve, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar lloje të ndryshme armësh, pajisjesh ushtarake dhe uniforma. Po ashtu, nga dhjetë të shoqëruarit në Polici, si të dyshuar për përfshirje për shpërthimin në Ibër-Lepenc, dy nga ta janë dërguar në paraburgim për një muaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët se në bastisjet e kryera në veri, kanë gjetur, ato që ai i cilësoi si “elemente ruse”.
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, lidhur me sulmin e 29 nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Këshilltari politik i Osmanit, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se Osmani përveç me O’Brien, ka zhvilluar biseda edhe me udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Me këtë rast ajo i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc. Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Kupina. Osmani, sikurse edhe udhëheqësit e tjerë në Kosovë e cilësojnë shpërthimin në Varragë të Zubin Potokut sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike të vendit. Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se është i përfshirë, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për hetimin e këtij rasti. Për situatën në veri, më herët gjatë 3 dhjetorit edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bisedoi me O’Brienin. Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër sulmin në Zubin Potok, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi një ditë më parë se pavarësisht se është ende herët të dihet fajtori, në këtë fazë “nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet”. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër edhe nga Bashkimi Evropian, që e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “sabotues” ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.
Ligjvënësit francezë pritet të votojnë për rrëzimin e Qeverisë
Ligjvënësit francezë e hedhin sot në votim një mocion votëbesimi kundër Qeverisë, i cili pritet të kalojë dhe ta zhysë edhe më thellë në krizë politike ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në çastet e fundit, Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, do të bëhet e para që shkarkohet përmes votëbesimit në 60 vjetët e fundit. Në një intervistë të djeshme televizive, Barnier tha se ende beson se Qeveria e tij mund t'i mbijetojë votëbesimit, i cili pritet të votohet në mbrëmje pas një debati që nisi në orën 16:00. Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e ka bërë të qartë sot në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë. Majtistët dhe djathtistët së bashku kanë vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. E pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”. E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”. Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleu, tha për CNews: “Asgjë nuk ka përfunduar deri që të votohet, por mund ta shohim se po shkojmë drejt rrëzimit [të Qeverisë]”.Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë diplomaci për zgjidhjen e konfliktit në veri të Sirisë, gjatë një bisede telefonike që zhvilluan dje pas rinisjes së luftimeve. Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e Erdoganit, udhëheqësi turk tha se Siria nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe. “Presidenti Erdogan theksoi se përderisa Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, po ashtu kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri”, i tha Erdogan Putinit gjatë bisedës telefonike, tha zyra e udhëheqësit turk në një njoftim të publikuar në X. Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të hapen më shumë hapësira për diplomaci në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike. Erdogan është zotuar se Turqia do të mbajë qëndrimin e saj sa i përket luftës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara dhe “zgjatimeve” të saj që po tentojnë të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, u tha në njoftim. Erdogan dhe Putin zhvilluan këtë bisedë telefonike në kohën kur rebelët sirianë po avancojnë kundër forcave qeveritare, pasi morën nën kontroll Alepon javën e kaluar.
NATO-ja pajtohet ta bëjë prioritet mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë prioritet të lartë mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës, tha sot shefi i aleancës ushtarake, Mark Rutte. Rusia është duke i bombarduar pareshtur qytetet dhe qytezat ukrainase me raketa dhe dronë. Duke folur për gazetarë para ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të 32 vendeve anëtare të NATO-s, Rutte tha se gjatë takimi është biseduar për t’i dhënë Ukrainës sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore në mënyrë që ajo ta mbrojë infrastrukturën e vet nga sulmet ruse. “Pati pajtueshmëri të qartë mbrëmë se mbështetja e Ukrainës, posaçërisht për infrastrukturën e saj, duhet të jetë prioritet”, tha Rutte.
Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Tbilisi, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë një grup ligjvënësish amerikanë me ndikim, t’i dënojnë veprimet e saj. Në natën e gjashtë radhazi të protestave në kryeqytetin gjeorgjian, demonstruesit u zhvendosën nga qendra Rustaveli Avenue në një stacion metroje aty pranë, pasi forcat e sigurisë ua bllokuan hyrjen në ndërtesën e Parmanetit dhe i arrestuan disa prej tyre. Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.
"K'cimi i Tropojës" mbrohet nga UNESCO
Kërcimi i Tropojës, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja. “Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguai, Kërcimi i Tropojës, është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”, tha Gonxhja. Ai e ka vlerësuar vendimin e UNESCO-s si hap të radhës drejt “lartësimit të vlerave kombëtare duke e bërë edhe më krenarë Shqipërinë. Kërcimi i Tropojës është një vallëzim festiv që praktikohet gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht gjatë ceremonive festive tradicionale si, dasma, fejesa, ditëlindje, ceremoni inicimi, festa fshati dhe raste të tjera shoqërore, përfshirë ato që janë më pak zyrtare, dhe shpesh mjaft spontane. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, thotë se me këtë vendim “rilindi një trashëgimi që po braktisej dhe harrohej”.
Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut në jug dhe bores në veri të vendit
Sot në pjesët jugore të vendit ka mbajtur mot me vranësira kalimtare kurse në pjesët veriore kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme.
Temperaturat në orën 13 u shenuan: Budvë 18, tivar 16, Hrceg Novi e Ulqin 15, Cetinë 11, Guci 7, Bjello Pole e Plluzhinë 6, Beranë 5, Kollashin e Andrievicë 4, Plevle, Rozhajë e Petnicë 3 dhe në Zhablak 0 g.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut. Në veri të vendit pritet edhe skllotë dhe bore, kurse gjatë orëve të mbrëmjes ndalim të të reshurave. Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i veriut dhe veri lindjes. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 14 g. c.
Коментари0
Остави коментар