- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
03. 12. 2024.
00:00 >> 17:43
Ditari 03.12.2024
Përgatiti, Gj. Dukaj
“Është koha për zgjerim dhe Malin e Zi në BE”
Mandati i ri i Komisionit Evropian - është koha për zgjerimin e BE-së dhe Malit të Zi në familjen evropiane, është mesazhi i përbashkët i bisedës telefonike mes kryeministrit, Millojko Spajiq dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
“Jam i bindur se ky mandat i Komisionit Evropian (KE) do të mbahet mend për faktin se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) do të bëhet realitet, ka thënë Spajiq në rrjetin social X.
Ai ka thënë se ka pasur një bisedë miqësore me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila, siç theksoi Spajiq, është e impresionuar nga rezultatet e Malit të Zi në rrugën evropiane.
“Komisionerja është optimiste se do t'i mbyllim kapitujt me dinamikën e planifikuar. Jam i bindur se ky mandat i Komisionit Evropian, do të mbahet mend për realizimin e zgjerimit të BE-së. “Mali i Zi është i përkushtuar për të bërë pjesën e tij me ambicien për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së, në vitin 2028, ka shkruar Spajiq.
Kryeministri ftoi komisioneren Kos, të vizitojë Malin e Zi pas Konferencës Ndërqeveritare të BE-së dhe Malit të Zi, e cila pritet në fund të dhjetorit 2024.
J.Millatoviq; “Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve”
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se vlerëson rolin konstruktiv të Turqisë ndaj shteteve të Ballkanit dhe se Ankaraja i qaset çështjeve aktuale politike në rajon në mënyrë “konstruktive”.
Millatoviq, me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, qëndroi për vizitë zyrtare në Ankara dhe për agjencinë Anadollia, foli për vizitën dhe marrëdhëniet dypalëshe si dhe at rajonale.
Millatoviq, tha se ishte i kënaqur që ishte në Ankara dhe se vizita e tij ishte një pasqyrim i marrëdhënieve "të shkëlqyera" dypalëshe midis Ankarasë dhe Podgoricës.
Ai përkujtoi se këtë vit është shënuar 145 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Ai shtoi se marrëdhëniet e mira dypalëshe janë reflektim i besimit dhe respektit mes popullit malazez dhe turk dhe se kjo bazohet në lidhje të forta historike dhe kulturore.
Duke komentuar rolin e Turqisë në Ballkan, Millatoviq tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një dimension i rëndësishëm i politikës së jashtme malazeze.
“Ne e vlerësojmë shumë rolin konstruktiv të Turqisë ndaj shteteve të Ballkanit, ka thënë Millatoviq.
Presidenti, Millatoviq, udhëton për vizitë zyrtare në Brukesl
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të qëndrojë në një vizitë pune në Bruksel deri më 5 dhjetor, ku do të takohet me liderë të shumtë të Bashkimit Evropian në nivelin më të lartë, njoftoi kabineti i presidentit. Ai, sot do të zhvillojë takime me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Siç është paralajmëruar, Millatoviq do të jetë mysafir i presidentit të sapozgjedhur të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në ditën e dytë të vizitës, Millatoviq, do të ketë një takim të veçantë me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, më pas me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe me anëtarët e Komitetit të Jashtëm të BE-së.
Ibrahimoviq në konferencën ministrore të NATO-s
Zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel dhe do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rute, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.
Në njoftimin për shtyp thuhet se takimi është një mundësi për të konfirmuar aderimin në politikat e Aleancës dhe afirmimin shtesë të prioriteteve të Malit të Zi, si dhe përkushtimin e plotë për përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Takimet e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s janë takime të rregullta të aleatëve, qëllimi i të cilave është vlerësimi i punës së Aleancës dhe niveli i zbatimit të vendimeve të marra në nivelin më të lartë”, u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi.
Pavliçiq, mori detyrën e kryetares së Gjykatës supreme
Pasi bëri betimin para Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Valentina Pavliçiq, mori detyrën e kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi.
Kujtojmë se, Pavliçiq, u zgjodh nga Këshilli Gjyqësor me votat e të shtatë anëtarëve të pranishëm, pasi seanca e Përgjithshme e Gjykatës së Lartë, më 19 nëntor, e propozoi atë për postin e kryetares.
Në prag të zgjedhjeve, Pavliçiq tha se gjendja në gjyqësor nuk është e mirë dhe se analizat tregojnë se sistemi gjyqësor malazez nuk është në gjendje të përballojë fluksin e lëndëve.
Ajo theksoi se ata që sulmojnë pa bazë gjyqtarët dhe gjykatat duhet të jenë të vetëdijshëm se po minojnë shtetin.
Lidhur me punën e Departamentit të Posaçëm të Gjykatës së Lartë, ajo tha se çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të gjykohen si më parë dhe se çdo gjyqtar i këtij departamenti duhet të ketë një program pune, si dhe në çfarë mënyre do të përfundojë rastet.
Vuçkoviq, jep dorëheqje nga Gjykata
Vesna Vuçkoviq, ushtruese e deritashme e detyrës së Kryetares së Gjykatës së supreme, mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si gjyqtare e kësaj gjykate, kanë konfirmuar për Portalin RTMZ-së nga Gjykata Supreme.
Vuçkoviq, u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Supreme në seancën e Këshillit Gjyqësor në vitin 2021. Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor para disa ditësh zgjodhi Valentina Pavlliçiq për kryetare të Gjykatës Supreme. Për zgjedhjen e saj votuan të shtatë anëtarët e pranishëm të Këshillit.
Të përmirësohet më tej pozita e personave me aftësi të kufizuara
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Edhe pse pozita e personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi është dukshëm më e mirë se në të kaluarën, imperativi i autoriteteve duhet të jetë përmirësimi i kushteve për arsimimin e tyre, punësimin dhe aksesin në kuadrin institucional, social dhe shëndetësor, në mënyrë që të mbrohen nga diskriminimi dhe promovojnë barazinë e atij grupi vulnerabël në shoqëri.
Vendimi për statusin e personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi, e kanë 33.457 banorë, kanë treguar rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë.
“5.36% e personave kanë vendim për njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar të lëshuar nga të paktën një institucion kompetent. “Në lidhje me llojin e aftësisë së kufizuar, sipas të dhënave të regjistrimit, 2,38% e njerëzve janë përgjigjur se kanë aftësi të kufizuara shqisore, 3,84% aftësi të kufizuara motorike dhe 2,09% aftësi psikosociale”, njoftoi Monstat.
Nga popullsia e përgjithshme e Malit të Zi, 8.54%, pra 53.251 kanë të paktën një pengesë në kryerjen e aktiviteteve ditore, treguan të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë, i cili u mbajt vitin e kaluar.
Shkarkohet Dokiq, nga posti i nënkryetares së Budvës
Nënkryetarja e Komunës së Budvës, Jasna Dokiq, në një prononcim për portalin e RTMZ-së ka thënë se nga mediat ka marrë vesh për vendimin e shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares.
“Vijesti”, mëngjesin e sotëm, ka njoftuar se kryetari i paraburgosur i Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq, ka shkarkuar nënkryetaren Jasna Dokiq për mosveprimin në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës. Kështu shkruhet në vendimin ku “Vijesti” kishte akses. Dokiq beson se Mali i Zi është një vend mjaft serioz dhe se gjykata do t'i japë një përgjigje të qartë shkarkimit të saj të pretenduar dhe emërimit të Nikolla Jovanoviq.
Siç thuhet në aktin e shkarkimit, Ministria e Administratës Publike, duke kontrolluar punën e nënkryetares, ka konstatuar se ajo nuk ka kompetencë për të ndërmarrë veprime zyrtare dhe asnjëherë nuk ka kërkuar nga kryetari i Komunës një autorizim të tillë, edhe pse Ligji përcakton në mënyrë imperative që nënkryetari të kryejë funksionin brenda kompetencave që i janë besuar nga kryetari.
Kurti dhe Vuçiq, bisedojnë sot me kryediplomaten e BE, K. Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 3 dhjetor do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.
Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 dhjetor.
Hipper në një konferencë për media më 2 dhjetor u është përgjigjur pyetjeve lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 dhjetor dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi. Ajo përsëriti qëndrimin që BE-ja shprehu një ditë pas sulmit në Varragë të Zubin Potokut, duke e cilësuar sulmin si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar kryesit e sulmit dhe që ata të përballen me drejtësinë.
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në kanalin e ujit Ibër – Lepencit
Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin e fundit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër – Lepencit, në Varragë të Zubin Potokut.
Mirlinda Gashi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka deklaruar se i dyshuari tjetër do të dalë para gjykatës, ku edhe do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Ndryshe, lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, kurse dy prej tyre janë ndaluar. Për njërin është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj.
Të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se i ka parashtruar një kërkesë Policisë serbe që të mbledhë informacionet e nevojshëm lidhur me fletushkat që bëjnë thirrje për një rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Serbisë.
Këto fletushka janë vendosur në kutitë postare të qytetarëve në një rrugë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, u tha në njoftimin e Prokurorisë serbe.
Policia serbe po ashtu është urdhëruar që urgjentisht të zbulojë identitetin e personave që përgatitën dhe shpërndan këto fletushka, në të cilat gjenden dy kode QR.
Njëri nga QR kodet çon në një faqe interneti, ndërsa tjetri në një profil në Instagram, të dy me titullin “grusht baruti”.
Ushtria izraelite u bën thirrje banorëve në jug të Gazës që të evakuohen
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve nga disa zona në jug të Rripit të Gazës që të evakuohen, duke paralajmëruar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka gjuajtur raketa nga ajo zonë.
Kjo është hera e parë në javët e fundit që Izraeli u bënë thirrje banorëve në jug të territorit palestinez të largohen nga jugu, pasi ushtria izraelite që nga muaji tetor e ka përqendruar fushatën ushtarake në veri të Gazës.
“Për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoheni menjëherë nga zona dhe të zhvendoseni në zonën humanitare”, tha ai, duke publikuar hartën e zonës nga ku banorët janë urdhëruar që të evakuohen.
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
Izraeli ka kryer sulmin më të madh kundër Libanit prej kur palët janë pajtuar për një armëpushim një javë më parë, duke vrarë të paktën 11 persona. Sulmi ka ardhur pasi grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka gjuajtur një breshëri predhash si paralajmërim për ato që i ka cilësuar shkelje të armëpushimit nga ana izraelite.
Hezbollahu është grup i mbështetur nga Irani, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Bashkimi Evropian e konsideron terrorist vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo atë politik.
Sulmi me predha ka qenë i pari i Hezbollahut kundër forcave izraelite pasi palët janë pajtuar për një armëpushim 60-ditor javën e kaluar.
Nesër mot i vranët dhe, kryesisht, pa të rreshura
Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperaturat në orën 13: në Budvë 17 gradë, Ulqin 15, Herceg Novi 14, Podgoricë 12, Nikshiq e Cetinë 9, Andrievicë, Plluzhinë e Petnicë 6, Beranë e Guci 5, Kollashin e Bjello Pole 4, Zhablak 3, dhe në Plevle e Rozhaje 2 g.
Meteorologët parashohin se neser do të mbaj mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe kryesisht i thatë. Vende vende janë të mundshme të reshura kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 17 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар