Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 12. 2024. 00:00 >> 16:51

Ditari 02.12.2024

Përgatiti, Musa Gjoka

MILLATOVIQ: MIQËSIA ME TURQINË KA RRËNJË HISTORIKE

Marrëdhëniet diplomatike, të vendosura 145 vjet më parë, mbeten një themel i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Malit të Zi dhe Turqisë, tha presidenti i vendit Jakov Milatoviq, duke shtuar se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet fushave të shkencës dhe arsimit. Me këtë rast, Millatoviq tha se miqësia mes Malit të Zi dhe Turqisë ka rrënjë historike dhe kulturore, me të cilat, siç tha ai, mund të jenë po aq krenarë. “Marrëdhëniet diplomatike, të vendosura 145 vjet më parë, mbeten një themel i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Malit të Zi dhe Turqisë, të cilat rezultuan dhe vazhdojnë të rezultojnë në bashkëpunim në shumë fusha të jetës shoqërore”, tha Milatoviq.

Ai theksoi se bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe arsimit është një fushë të cilës të dy vendet duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë. Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Milatoviq është vlerësuar me doktoraturë nderi nga Universiteti i Ankarasë gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqisë. Sipas tij, ajo ngjarje paraqet një tjetër konfirmim simbolik të respektit dhe besimit të ndërsjellë mes Malit të Zi dhe Turqisë. “Këtë doktoratë nderi e perceptoj si një kënaqësi shtesë për gjithçka që kam arritur gjatë karrierës sime profesionale, por edhe si një nxitje për atë që kam ndërmend të bëj në të ardhmen”, tha Milatoviq.

 


SHTYHET SEANCA E KOMISIONIT PËR PROPOZIME PËR AMBASADORË NË SERBI DHE KOSOVË

Mbledhja e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigracion, në të cilën është dashur të diskutohet për propozimet e Qeverisë për ambasadorë të Malit të Zi në Serbi dhe Kosovë, nuk është mbajtur sot për shkak se, siç është paralajmëruar, ai trup parlamentar nuk është kompletuar. Kryetari i Komisionit, Dushko Stjepoviq përkujtoi se Kuvendi ende nuk ka zgjedhur një anëtar të këtij organi parlamentar nga radhët e shumicës parlamentare. “Për të mos lejuar që në momente të caktuara të mohohet kuorumi për shkak të kalkulimeve politike, vendosa ta shtyj këtë seancë deri në kompletimin e Këshillit”, tha Stjepoviq në fillim të seancës. Komisioni sot ishte dashur të jepte mendimin e tij për propozimin e Qeverisë për emërimin e Nebojsha Gjokoviqit ambasador të jashtëzakonshëm dhe plotfuqishëm të Malit të Zi në Serbi dhe Bernard Çobajt ambasador në Kosovë.

 

NDËRPREHET SEANCA E KSHZ-SË, KËRKOHET INFORMACION NGA GJYKATA KUSHTETUESE

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e caktuar pas kundërshtimit të Vlladimir Jokiqit, liderit të koalicionit Demokratët - Evropa tani në zgjedhjet lokale në Kotorr, është ndërprerë për shkak se është vendosur që për të marrë vendim ligjor, është e nevojshme të marren informacionet nga Gjykata Kushtetuese, konfirmoi Portali RTMZ. Seanca u ndërpre deri në dhënien e përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese. Të përkujtojmë, bartësi i listës së koalicionit Demokratët/Lëvizja Evropë tani Vlladimir Jokiq në zgjedhjet lokale në Kotorr, ka paraqitur ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, siç ka deklaruar, për mosveprim të Komisionit Zgjedhor Lokal. Në ankesë, Jokiq thekson se Komisioni Komunal Zgjedhor ka mbajtur një seancë më 2 nëntor në të cilën ka vendosur që zgjedhjet të përsëriten duke u bazuar në kundërshtimet e Komisionit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Kotorr, në qendrat e votimit numër 17 - Përçanj dhe 28 - Mirac.

 


GJYQI I VELOVIQIT: MËRKIQ DHE NIKOÇEVIQ DO TË MBROHEN NGA LIRIA

Nikolla Mërkiq dhe Mujo Nikoçeviq, të cilët dyshohet se janë anëtarë të organizatës kriminale të vëllait të Nikollës, të arratisurit Aleksandër Aco Mërkiq, janë liruar sot për të mbrojtur nga liria. Vendimi është marrë në gjykimin e sotëm të grupit të Mërkiqit, i cili akuzohet se është i lidhur me kontrabandën e cigareve, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Vesna Kovaçeviq. “Nikolla Mërkiqit dhe Nikoçeviqit u ndalohet të largohen nga vendbanimi i tyre dhe ata janë të detyruar të dorëzojnë pasaportat e tyre në gjykatë”, tha Kovaçeviq. Më parë, avokatët e tyre mbrojtës kanë kërkuar heqjen e paraburgimit. E njëjta kërkesë është paraqitur edhe për të paraburgosurin Arsenij Kaleziq, por trupi gjykues e ka refuzuar. “Për Kaleziqin, ligjërisht nuk jemi në gjendje ta lëmë të mbrohet nga liria sepse nuk mund t'i përcaktojmë masat e mbikëqyrjes së tij”, tha gjyqtari Kovaçeviq. Me këtë aktakuzë është përfshirë edhe Veselin Veloviq dhe disa të tjerë.


AJRI NË PODGORICË ËSHTË I DËMSHËM PËR GRUPET E NDJESHME

Ajri në Podgoricë ka arritur nivele të larta të ndotjes dhe është i dëmshëm për grupet e ndjeshme, thuhet në faqen e kompanisë amerikane Akuveder. Sipas informacioneve nga kjo faqe interneti, përqendrimi i matur i grimcave PM 2.5 në Podgoricë gjatë orës së fundit ka qenë 756.9 μg/m3. “Zvogëloni kohën e kaluar jashtë nëse keni simptoma si vështirësi në frymëmarrje ose iritim të fytit”, këshillon Akuveder. Burimet e jashtme të grimcave PM 2.5 janë gazrat e shkarkimit nga makinat, kamionët dhe autobusët, si dhe djegia e drurit, naftës dhe qymyrit. Grimcat PM 2.5 janë mjaft të vogla për të arritur në pjesët e thella të traktit respirator dhe për të hyrë në mushkëri.

 

NGA MËSNATA ÇMIMET E KARBURANTEVE MË TË SHTRENJTA

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.
Eurosuper 95 do të rritet për dy cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.44 euro për litër.
Eurosuper 98 poashtu do të rritet dy cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.48 euro për litër.
Nafta për ngrohje do të kushtojë 1,33 euro për litër, dhe do të jetë poashtu 2 cent më i shtrenjtë, ndërsa çmimi i Eurodieseli do të rritet tre cent dhe do të kushtojë 1,37 euro për litër.
Llogaritja e radhës do të bëhet më 16 dhjetor dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 17 dhjetor.


KFOR REFUZOI KËRKESËN E KOSOVËS PËR DËRGIMIN E FSK-SË NË VERI

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut në veri më 29 nëntor, kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e prekur. "Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i", tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.


NDESHJA E FUTBOLLIT KTHEHET NË TRAGJEDI, 56 TË VDEKUR NË GUINE

Një tragjedi në një ndeshje futbolli në Guine, në Afrikën Perëndimore, ka lënë të paktën 56 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, njoftuan sot autoritetet. Ministri i Informacionit, Fana Soumah, tha në një deklaratë se hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar shkakun e shtypjes së turmës në një stadium në qytetin jugor të Nzerekore. Video të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozë që përpiqeshin të dilnin nga stadiumi i mbushur plot. Një video e gjetur nga CNN tregonte tifozë që ngjiteshin mbi një mur ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga stadiumi në Nzerekore, në juglindje të Guinesë.


GJEORGJIA PREJ KATËR NETËSH NËN DEMONSTRATAT E OPOZITËS

Gjeorgjia ka përjetuar katër natë demonstrata në rrugë dhe një sërë dorëheqjesh publike, të nxitura nga vendimi i partisë në pushtet për të pezulluar përpjekjet për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa dhjetëra mijëra gjeorgjianë u kthyen në rrugët e disa qyteteve, kryeministri Irakli Kobakhidze tha se ata ishin viktima të gënjeshtrave të opozitës dhe hodhi poshtë thirrjet për zgjedhje të reja. Ai konfirmoi raportet se ambasadori i Gjeorgjisë në SHBA, David Zalkaliani, ishte diplomati i fundit i lartë që dha dorëheqjen, duke shpjeguar se ishte nën presion të konsiderueshëm. Megjithatë, Kobakhidze mohoi arsyen e protestave, duke deklaruar se dje se “nuk kemi pezulluar asgjë, është një gënjeshtër”. Vetëm tre ditë më parë, partia e tij, Ëndrra Gjeorgjiane, kishte akuzuar BE-në për përdorimin e bisedimeve për anëtarësim si “shantazh” dhe kishte deklaruar se qeveria kishte vendosur të mos e vendoste këtë çështje në agjendë deri në fund të vitit 2028.

 

ZELENSKI: FTESA PËR NË NATO ËSHTË ME RËNDËSI JETIKE PËR UKRAINËN

A do të detyrojë Trump Ukrainën dhe Rusinë për një armëpushim? Si do të reagojë BE? Edhe presidenti Zelenski u shpreh për armëpushim, por me kusht që NATO të mbrojë territoret e papushtuara.
Në fundjavë Ukraina priti vizita të nivelit të lartë. Kreu i ri i Këshillit të BE, ish-kreu i qeverisë portugeze, Antonio Costa dhe drejtuesja e politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas ishin për vizitë në Kiev. Afate premtuese për integrimin e Ukrainës në BE. Kështu Presidenti i ri i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u shpreh, se negociatat e anëtarësimit me BE mund të fillojnë në të paktën dy fusha në gjysmën e parë të vitit 2025. Sipas Zelenskit një ftesë për NATO-n duhet ende t’i jepet të gjithë Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Zelenski ka shtuar, se vendi i tij nuk ka të drejtë të njohë territoret e pushtuara ruse.


OPERACIONI USHTARAK IZRAELIT NË BREGUN PERËNDIMOR, VRITEN KATËR PALESTINEZË

Katër palestinezë humbën jetën gjatë një operacioni ushtarak izraelit pranë Jeninit, në Bregun Perëndimor.
Lajmi konfirmohet nga ministria palestineze e Shëndetësisë , e cila në një njoftim fillestar tha se “dy palestinezë u vranë pas sulmit të pushtuesit izraelit në fshatin Siir”.
Ushtria izraelite, në një deklaratë të përbashkët me Shin Bet, tha se forcat ajrore izraelite “sulmuan dhe eliminuan një celulë terroriste që kishte kryer disa sulme të armatosura” në zonën e Gilboa, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Agjencia palestineze e lajmeve ËAFA kishte raportuar më herët në mëngjes se shumë njerëz u vranë nga sulmi ajror izraelit pranë Jeninit.

 

VRANËT ME TË RESHURA TË MUNDSHME, DERI NË 16 GRADË

Në jug dhe pjesët qendrorë sot ka mbajte mot i kthjellet, vende vende me vranësira të pakta, në veri kryesisht i vranët dhe i thatë. Frynë erë e mesme deri e fortë vende vende shumë e fortë e veriut dhe veri lindjes. Temperaturat në orën 13 ishin: Budvë 19, Tivar e Hrceg Novi 17, Podgoricë 15, Ulqin 14, Nikshiq e Cetinë 12, Beranë 7, Bjello Pole 6, Andrievicë e Plluzhinë 5, Plevle 4, Petnicë, Rozhaj e Guci 3, Kollashin 2 dhe në Zhablak -1. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët në orët e pas ditësh dhe në mbrëmje me të reshura. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e lindjes. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 16 g.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се