Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 11. 2024. 00:00 >> 17:08

Ditari 20.11.2024

Përgatiti, Musa Gjoka

DOGANA KA SEKUESTRUAR QINDRA MIJËRA EURO?

Drejtoria doganore e Malit të Zi ka gjetur dhe sekuestruar një shumë të madhe parash dhe shuma e saktë është duke u përcaktuar, mëson Portali RTMZ nga disa burime të afërta me këtë aksion. Me rastin po merren institucionet kompetente shtetërore. Jo zyrtarisht mësojmë se paratë janë gjetur në terminalin doganor në Podgoricë në rrethana të dyshimta. Dyshohet se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej qindra mijëra eurosh. Drejtoria doganore, e udhëhequr nga Maja Vuçiniq, është një departament i Ministrisë së Financave të udhëhequr nga ministri Novica Vukoviq. Kërkimet zyrtare për informacionet që kemi nuk kanë marrë ende përgjigje nga këto institucione.

DY PERSONA TË DYSHUAR PËR VRASJE NË PODGORICË

Dy persona, Nebojsha Vujkoviq dhe Srgjan Vukçeviq, dyshohen për vrasjen e pardjeshme në Podgoricë, njofton Drejtoria e Policisë. “Policia ka identifikuar N.V. 44 vjeç dhe S.V. 50 vjeç, të dy persona nga Podgorica, të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale të vrasjes së rëndë në bashkëpunim në dëm të shtetases G.M. 39 vjeç, si dhe të veprës penale të posedimit pa leje dhe të mbajtjes së armëve dhe lëndëve eksplozive. Dyshohet se N.V dhe S.V kanë kryer vrasje të rëndë duke përdorur armë zjarri, ndaj shtetases G.M. Pas kryerjes së veprës penale, ata janë larguar në drejtim të panjohur. Vrasja ka ndodhur pardje, gjysmë ore pas mesnate, pas vrasjes së Gorica Medojeviq (39), në oborrin e shtëpisë në lagjen Zabjelo në Podgoricë. Ndaj personave të përmendur është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, ndërsa zyrtarët policorë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime intensive për gjetjen e tyre dhe privimin nga liria.

KREU I GJYKATËS SË LARTË DO TË EMËROHET MË SË VONI PAS DY JAVËSH

Më së voni për dy javë do të mbahet Këshilli Gjyqësor në të cilin do të emërohet kreu i Gjykatës Supreme, njoftoi ministri i Drejtësisë Bojan Bozhoviq në emisionin “Link” në Radio Mali i Zi. Siç tha ai, ky është një hap i shkëlqyer drejt hyrjes në Bashkimin Evropian dhe se Gjykata e Lartë përfundimisht do të dalë nga situata aktuale. “Kam kontaktuar kryetarin e Këshillit Gjyqësor dhe më së voni për dy javë duhet ta diskutojë këtë temë, dhe ne nuk do të bëjmë presion, vetëm po kujtojmë se zgjidhja e kësaj çështjeje është një nga çështjet kyçe për rrugën tonë evropiane. Parashikuam që deri në fund të vitit të kemi kryetar të Gjykatës Supreme dhe shpresoj se jemi afër arritjes së qëllimit tonë”, tha Bozhoviq. Pas tetë tentativave të dështuara, Gjykata e Lartë më në fund u vendos për një kandidat që mund të jetë drejtuese e atij institucioni, Valentina Pavliçiq. “Kjo tregoi se vendimi i Qeverisë për të pranuar rekomandimet e Komisionit të Venecias ishte i justifikuar dhe se përmes ligjeve të IBAR-it do ta zgjidhim përfundimisht çështjen.

ËSHTË ANULUAR VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË ME TË CILIN ËSHTË REFUZUAR AKTAKUZA KUNDËR DUSHKO KNEZHEVIQIT

Gjykata e Apelit e Malit të Zi ka njoftuar se ka nxjerrë aktvendim me të cilin, lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit, sipas detyrës zyrtare ka refuzuar vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, me të cilin është refuzuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Shtetit kundër të pandehurit Dushko Knezheviq. “Me aktakuzën e lartpërmendur, ky i pandehur akuzohej për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe kontributet, veprën e zgjeruar penale të pastrimit të parave, rikujton Gjykata e apelit. Çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim dhe vendim. “Gjykata e Lartë në Podgoricë e hodhi poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Shtetit kundër të pandehurit Knezheviq për shkak të ekzistimit të rrethanave që pengojnë përkohësisht ndjekjen penale, duke e arsyetuar vendimin e saj me faktin se nuk është marrë autorizimi i nevojshëm për ndjekje penale në lidhje me këtë të pandehur duke pasur parasysh se ekstradimi nuk është miratuar për veprat penale që i ngarkohen këtij të pandehuri me aktakuzën specifike të SDT-së”, thuhet në sqarim.

DIPLOMA FALSE, RREZIKU ËSHTË REAL

Qeveria bëri një hap përpara duke pezulluar diplomat e dyshimta nga institucionet e arsimit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina që janë nën hetim nga prokuroria speciale, por është e nevojshme të vazhdohet kontrollimi i diplomave në fusha kyçe për një shoqëri ku falsifikimet janë të pafalshme, konkretisht në arsim dhe shëndetësi, konsideron profesori nga Fakulteti Filozofik i Malit të Zi dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport, Vadimir Bakraç. Ai komentoi vendimin e qeverisë për të mos njohur diploma nga universitetet e dyshimta nga BeH deri në përfundimin e procedurave të kryera nga autoritetet përkatëse të atij vendi dhe e përshëndeti këtë veprim. Thuhet se nuk duhet të ndalet me kaq. Ai përmendi se po flet nga pozita e një profesori që është në komunikim të përditshëm me studentët dhe theksoi se për të është e pafalshme që dikush me diplomë të dyshimtë të ketë punë, ndërsa ka shumë që janë në byronë e punës dhe nuk kanë pasur mundësi të punojnë.

INSPEKSIONI BUXHETOR DO T'I DORËZOJË RAPORTET KUVENDIT

Qeveria propozoi që inspekcioni buxhetor të dorëzojë një raport vjetor për punën e tij në Komisionin për Ekonomi, Financa dhe Buxhet të Parlamentit të Malit të Zi. Këtë e parasheh amendamenti i projektligjit për inspektimin buxhetor. Siç thuhet në dokument, Qeveria ka propozuar dy amendamente, përkatësisht që nenit 23 të shtohet një paragraf i ri pas paragrafit 5, i cili thotë: “Inspekcioni Buxhetor i publikon procesverbalet e mbikëqyrjes inspektuese të kryera, vendimet me të cilat urdhërohet eliminimi i parregullsive, vendimet për shqiptimin e masave administrative dhe vendimet e shkallës së dytë pas ankesave kundër vendimeve të Inspekcionit Buxhetor në faqen e tij të internetit”. Siç thuhet në sqarim, ky propozim është bërë në mënyrë që të gjithë të interesuarit dhe mbi të gjitha qytetarët të kenë mundësinë të marrin informacionin e nevojshëm për punën e Inspeckionit buxhetor në mënyrë të thjeshtë dhe të arritshme.

PULETIQ DHE TAHIROVIQ U LIRUAN NGA AKUZAT

Ish shefi i gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Bijelo Pole, Dr. Zvonko Puletiq, dhe neonatologja në atë institucion shëndetësor Dr. Haka Tahiroviq sot në Gjykatën e Lartë në Bijelo Pole janë liruar nga akuzat për mosrespektim të rregullave shëndetësore, lidhur me infektimin e pesë foshnjave, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë. Aktakuza i akuzonte mjekët për vepër të rëndë kundër shëndetit të njerëzve, sepse nuk parandaluan shpërthimin e infeksionit në maternitet në nëntor të vitit 2014, kur në spitalin e Bijelo Poles u infektuan pesë foshnja, njëra prej të cilave vdiq. Në vitin 2017, mjekët u dënuan me disa muaj, nga të cilët dy me burg, ndërsa dy në arrest shtëpie. Tomislav Jeremiq dhe Haka Tahiroviq u dënuan me shtatë muaj burg, dhe Zvonko Puletiq dhe Jela Cimbaleviq me gjashtë muaj arrest shtëpiak.

MILLATOVIQ NUK DO TË MARRË PJESË NË JUBILEUN E RTMZ

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq në një deklaratë ka thënë se pavarësisht ftesës së menaxhmentit të RT Publikë për të marrë pjesë dhe për të folur në jubile, ai ka vendosur që t'i dërgojë një urim publik. Presidenti Millatoviq ka njoftuar sot se duke marrë pjesë në shënimin e 80 vjetorit të ekzistencës dhe punës së Radio Televizionit të Malit të Zi, do t'i legjitimojë praktikat e shumta negative të Këshillit dhe menaxhmentit të Radiotelevizionit publiku, për të cilat kam folur publikisht muajt e fundit.

NISI KONSULTIMET ME PARTITË PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE, BEGAJ: FUSHATË ME BALLAFAQIM ALTERNATIVASH DHE LLOGARIDHËNIE NGA QEVERIA E OPOZITA

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook pas takimit me partitë e vogla politike. Kreu i shtetit theksoi se për zgjedhjet duhet të jetë një fushatë me ballafaqim alternativash dhe llogaridhënie nga qeveria dhe opozita. Reagimin e tij, Begaj e filloi duke thënë se “Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron. Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre.” Po ashtu Presidenti i Shqipërisë, ndër të tjera ka shkruar se një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë. “Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre”, përfundoi reagimin e tij Begaj.

SHBA-JA E MBYLL AMBASADËN NË KIEV SHKAKU I RREZIKUT NGA SULMI AJROR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror ditën e sotme, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore. “Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”,u tha në komunikatë. Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore. Njoftimi vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës. Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

PAS SHBA, EDHE GREQIA MBYLL AMBASADËN E SAJ NË KIEV, SHKAK FRIKA NGA SULMET RUSE

Pas Uashingtonit, edhe Athina do të mbyllë ambasadën e saj në Kiev. Shkak është bërë frika nga një sulm ajror nga Rusia. “Ambasada e Greqisë, për arsye sigurie, sot do të qëndrojë e mbyllur për publikun. Ju lutemi, shmangni lëvizjen dhe qëndroni në vende të sigurta”, thuhet në deklaratën e ambasadës greke në Ukrainë. Ndryshe nga SHBA dhe Greqia, Britania nuk do e mbyllë ambasadën e saj në Kiev. Në një deklaratë për publikun, zyra e Jashtme britanike thotë se “Megjithatë, siguria e stafit tonë në Ukrainë është parësore dhe ne e mbajmë qëndrimin tonë të ambasadës dhe këshillat e udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm”.

PUTIN I HAPUR PËR TË DISKUTUAR NJË ARMËPUSHIM ME TRUMP PËR LUFTËN NË UKRAINË

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Këtë e bën të ditur Reuters, ku thekson burime se “Putin përjashton bërjen e ndonjë lëshimi të madh territorial dhe këmbëngul që Kievi të braktisë ambiciet për t'u bashkuar me NATO-n”. Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Trump, i cili është zotuar se do t'i japë fund konfliktit me shpejtësi, po kthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur forcat ruse kanë fituar epërsi ndaj Ukrainës. “Presidenti Putin do të pranonte në çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump, pesë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët rusë thanë se Kremlini mund të pajtohej gjerësisht për të ngrirë konfliktin përgjatë vijës së frontit. Mund të ketë vend për negociata mbi ndarjen e saktë të katër rajoneve lindore të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson”, sipas burimve, shkruan Reuters.

LUFTA NË GAZA, KONFIRMOHEN 15 TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës të mërkurën, përfshirë një punëtor shpëtimi, thanë zyrtarët shëndetësorë. Mjekët thanë se të paktën 12 njerëz u vranë nga një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Xhabalia, në veri të Gazës, mëngjesin e së mërkurës. Ata thanë se rreth 10 njerëz janë zhdukur dhe se përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë. Një burrë tjetër u vra nga sulmet e tankeve në afërsi, thanë ata. Në Sabra në periferi të qytetit Gaza, emergjenca civile palestineze tha se një sulm izraelit e goditi njërin prej ekipeve të saj gjatë një operacioni shpëtimi, duke e vrarë një pjesëtar të stafit dhe duke i plagosur tre të tjerë. Izraeli nuk i ka komentuar ende këto dy sulme. Izraeli ka thënë se ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Synimi, sipas Izraelit, është frenimi i sulmeve të tyre dhe parandalimi i rigrupimit të tyre.


Sot mbretëroi mot I vranët dhe me shi. Frynë erë e mesme deri e fort nga drejtimet e jugu. Temperaturat ne ora 13: Ulqin, Tivar e Budvë 19, H. Novi 18, Podgoricë 16, Plevle e B. Pole 14, Cetinë e Andrievicë 13, Beran, Petnicë e Rozhaj 12, Nikshiq, Pluzhinë, Shavnik I Gusinje 11, dhe Zhablak 7 gradë.

Për nesër mot i ndryshueshëm. Në veri me të reshura të dobëta kurse në jug me intervale me diell. Gjatë natës vranësira të përcjella me shi. Do të fryjë erë e forte nga drejtimet e veriut, në orët e pasdites nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 15 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се