- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
14. 11. 2024.
00:00 >> 16:45
Ditari 14.11.2024
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
Paraburgimi deri në 30 ditë për Daciqin, Uskokoviqën dhe Marijanoviqin
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për Aleksandar Daciq, Nikoleta Uskokoviq dhe Milan Marijanoviq, për veprën penale të bashkimit kriminal, vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese.
Ata janë ndaluar për shkak të rrezikut të arratisjes, rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së veprës penale”, tha për RTMZ Marija Rakoviq, këshilltare për marrëdhënie me publikun e asaj gjykate.
Ata janë të paraburgosur për vrasjen e Petar Lipovinës dhe Zharko Pejakoviqit.
Avokati i Nikoleta Uskokoviq, Nikolla Strugar, paraprakisht ka njoftuar për media se e arrestuari Uskokoviq akuzohet për tri vepra: anëtarësim në organizatë kriminale, vrasje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
“Ajo u mbrojt me heshtje dhe nuk ka paraqitur mbrojtje”, tha Strugar.
Të dyshuarve për sulmin ndaj Raiçkoviqës iu është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë
Gjykata Themelore në Podgoricë ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për biznesmenin Zoran Beqiroviq dhe truprojat e tij Mlladen Mijatoviq dhe Lubo Dukiq, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të sjelljes së dhunshme ndaj gazetares së gazetës Pobjeda, Ana Raiçkoviq.
Siç është bërë e ditur mbrëmë vonë nga Gjykata Themelore, paraburgimi është caktuar nga gjyqtari hetues pas marrjes në pyetje dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe të ndikojë te dëshmitarët.
Në njoftim thuhet se Beqiroviq, Mijatoviq dhe Dukiq akuzohen se kanë sulmuar verbalisht dhe më pas fizikisht Raiçkoviqen, djalin e saj dhe të fejuarin të dielën në mbrëmje, para restorantit Gurman në Bllokun V.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se në një rast kritik, të dyshuarit në gjendje të dehur i kanë dërguar Raiçkoviqës një numër të madh të fyerjeve të vrazhda dhe kërcënimeve të rënda, duke e njohur atë si gazetare e cila në disa raste ka shkruar për të dyshuar të caktuar në tekstet e saj në kuadër të Kronikës së Zezë”, thuhet në deklaratë.
Kalugjeroviq: Sulmet ndaj gazetarëve duhet të sanksionohen më ashpër
Sulmet ndaj gazetarëve nuk duhet të injorohen dhe duhet të sanksionohen më ashpër, tha në programin e mëngjesit deputetja nga Partia Popullore Socialiste, Sllagjana Kallugjeroviq, duke shtuar se në kohët e fundit në Mal të Zi ka një prirje për dhunë dhe se ajo po bëhet gjithnjë e më e theksuar në forma të ndryshme, si në rrugë ashtu edhe në shkolla, duke thënë dhe me të drejtë qytetarët janë të shqetësuar.
Zurovac plagoset mbrëmë në Kotorr
Një i dyshuar i klanit kriminal të Kavaçit, Nemanja Zurovac, është plagosur mbrëmë në Kotorr dhe policia po heton nëse bëhet fjalë për vetë-lëndim apo Zurovac është qëlluar me armë zjarri.
Zurovac është në gjyq për të njëjtin rast në të cilin u gjykuan Petar Lipovina dhe Zharko Pejakoviq, të cilët u vranë më 6 nëntor, dhe për të cilin deri më tani janë arrestuar Sava Kallugjeroviq, Aleksandar Daciq , Milan Marjanoviq dhe Nikoleta Uskokoviq.
Prokuroria e Vjenës është vënë në kërkim të Radoje Zvicer
Policia austriake ka bërë të ditur se Prokuroria e Vjenës që prej muajit shkurt është vënë në kërkim të Radoje Zvicer, kreut të dyshuar të Klanit Kavaç. Prokuroria e Vjenës akuzon Zvicerin për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ilegal droge.
Bëhet fjalë për kontrabandën e 83 kilogramëve kokainë.
Krahas Ministrisë së brendshme Austriake, urdhër-arrestin është publikuar dje nga faqja “EU MOST WANTED”, e cila e bën Zvicerin një nga 50 kriminelët më të kërkuar në Evropë.
Afati i paraburgimit maksimal është një garanci e rëndësishme e të drejtave të njeriut
Afati i paraburgimit maksimal nga Kodi i Procedurës Penale (KPP) është një garanci e rëndësishme e të drejtave të njeriut, dhe është shkatërruese braktisja e tij për shkak të paaftësisë së shtetit për të organizuar sistemin gjyqësor, tha drejtoresha ekzekutive e Aksionit për të Drejtat e Njeriut (HRA), Tea Gorjanc Preleviq.
“Kjo tregon për paaftësinë e shtetit për të organizuar gjyqësorin e tij në atë mënyrë që të mbrojë të drejtat e njeriut, edhe pse kjo është detyra e tij themelore”, tha Gorjanc Preleviq.
“Nuk është e drejtë thjesht të ngresh supet dhe të pranosh se niveli i të drejtave të njeriut ka rënë, në fakt të shqiptohet një dënim pa gjyq, sepse dënimi është pesë vjet paraburgim”, tha Gorjanc Preleviq.
Sipas saj, është zhgënjyese që kryeministri Millojko Spajiq dhe ministri i Punëve të Brendshme Danillo Saranoviq, në vend që të zgjidhin urgjentisht problemin e krimit në rritje, me sa duket po "mbledhin pikë populiste duke drejtuar gishtin nga gjykatat".
Gorjanc Preleviq theksoi se gjyqësori malazez ka një problem serioz të mungesës së shpejtësisë, veçanërisht të dukshme në procedurat penale para Departamentit Special të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, e cila nuk arrin të marrë një vendim brenda tre viteve.
Shimun: Jemi ende në pritje të raportit të autopsisë së shtatzënës së sapo ndjerë nga Ulqini Drita Tafa
Ministri i Shëndetësisë, Vojisllav Shimun njoftoi se ekipi i gjinekologëve do të dërgohet në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit si mbështetje.
Në një takim pune me gazetarë, dhe me rastin e një viti të punës së dikasterit të shëndetësisë, ministri tha se janë ende në pritje të raportit të autopsisë së shtatzënës së sapo ndjerë nga Ulqini Drita Tafa, dhe se raportin për kontrollin e brendshëm në Qendrën Klinike të Malit të Zi e presin në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.
Shimun përsëriti se komisioni i jashtëm i ekspertëve, gjegjësisht pesë mjekë nga Sllovenia, në bazë të të gjitha të gjeturave dhe raporteve nga spitali i Tivarit, dhe Qendra Klinike e Malit të Zi në Podgoricë, të cilat do t'u dërgohen atyre për ekspertizë, do të japin mendim përfundimtar për trajtimin e Tafës.
Marrëdhëniet miqësore me Azerbajxhanin janë baza për bashkëpunim dhe investime
Gjatë qëndrimit në Baku, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pati një takim domethënës me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë të cilit u shpreh përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, njoftoi presidenti i vendit tonë.
“Mali i Zi dhe Azerbajxhani janë vende mike. Ekziston një potencial i madh për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e energjisë, ekonomisë dhe turizmit. Pas një pauze të shkurtër është momenti i duhur për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. “Takimi i sotëm është një konfirmim i përkushtimit për zhvillimin e një partneriteti afatgjatë dhe të qëndrueshëm që është në interesin më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi dhe Azerbajxhanit, i cili është i lidhur me miqësinë tradicionale”, tha Millatoviq.
Ai po ashtu theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të reja investive si “Portonovi”, të cilat kontribuojnë në pozicionimin e Malit të Zi si destinacion prestigjioz turistik.
Aliyev theksoi interesimin për investime të reja dhe forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha, të cilave duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë në periudhën e ardhshme.
Në këtë drejtim, u ra dakord që bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë vizitës së radhës të presidentit Millatoviq në Baku, me qëllim konkretizimin e nismave të përbashkëta.
Mosmarrëveshja mes Komunës së Plevlës dhe Minierës do të vazhdojë më 18 dhjetor
Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Minierës së Qymyrit për rishikimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, e cila urdhëroi kompaninë më të madhe në Plevle t'i paguajë 2.37 milionë euro Komunës së Plevlës për mosrespektim të kontratës për pagesën e dëmshpërblimit për zhvillimin e tokës së qytetit nënshkruar 20 vjet më parë.
Mosmarrëveshja maratonë mes Komunës dhe Minierës do të vazhdojë më 18 dhjetor kur është caktuar seanca e re në Gjykatën e Apelit, shkruan Vijesti.
Mosmarrëveshja mes Komunës dhe Minierës së Qymyrit zgjati gati 12 vjet dhe pasi vendimi mori formë të prerë, miniera i ka paguar pushtetit vendor të gjithë shumën e borxhit më 1 korrik, ndonëse më parë kishte kërkuar shlyerjen e detyrimit me këste.
Drejtuesit e komunës së Plevlës dhe Minierës së Qymyrit nënshkruan një kontratë në mesin e gushtit 2004, ku u përcaktua kompensimi për pjesëmarrjen në kostot e rregullimit të tokës ndërtimore, të cilën Miniera duhej të paguante për zbatimin e projektit miliona dollarësh të zhvendosja e lumit Qehotinë dhe hapja e minierës së Çimentos.
Pasi Miniera nuk i ka shlyer detyrimet brenda afatit të caktuar, Komuna ka ngritur padi dhe në 12 vitet që ka zgjatur gjykimi janë marrë disa aktgjykime, disa prej të cilave janë në favor të ndërmarrjes shtetërore.
Osmani, gjeneral Clarkut: Vendosmëria juaj i kontribuan lirisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në takim me gjeneralin Clark, Presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.
Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur caqet e kontrolluara nga Hezbollahu, grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Sulmet izraelite goditën lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez mëngjesin e sotëm, pas bombardimeve të rënda të kryera një natë më parë.
Qiellin e Bejrutit e kanë mbuluar shtëllungat e tymit, teksa sulmet ajrore po vazhdojnë. Ndërkaq, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, gjatë natës Izraeli ka sulmuar Bint Jeil në jug të shtetit.
Pesë persona raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve izraelite.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ukraina zmbraps sulmet e reja ruse
Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase.
Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.
Ndaras, granatimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e sotëm. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.
Blinken thotë se Biden-i do ta ndihmojë Ukrainën në luftë kundër Rusisë
Administrata e Biden-it është e vendosur në muajt e saj të fundit për të siguruar që Ukraina mund të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të plotë të Rusisë vitin e ardhshëm, duke i dërguar asaj sa më shumë ndihmë që të jetë e mundur në mënyrë që të mbajë forcat ruse në gji dhe të ketë një dorë të fortë në çdo potencial, negociatat e paqes, tha dje sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.
“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion do të largohet nga dera nga tani deri më 20 janar”, tha Blinken, kur presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të betohet, njofton AP.
Vendet e NATO-s duhet t'i përqendrojnë përpjekjet e tyre në "të sigurojnë që Ukraina të ketë para, municione dhe forca të mobilizuara për të luftuar në mënyrë efektive në 2025, ose të jetë në gjendje të negociojë një paqe nga një pozicion fuqie", tha Blinken gjatë një vizite në Bruksel.
SHBA-të do të “përshtaten sipas rregullave” me pajisjet më të fundit që po dërgojnë, tha Blinken, pa dhënë detaje.
Lufta pothuajse trevjeçare nuk ka treguar asnjë shenjë të mbylljes.
Nesër mot kryesisht i thatë
Sot në Mal të Zi mbajti mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët.
Frynë erë e dobët deri mesatare , ne pjesët juglindore edhe e fortë.
Temperaturat e shënuara në orën 13:Budvë 18 gradë, Herceg Novi 16, Podgoricë e Tivar 14, Ulqin 11, Cetinë9, Nikshiq 8, Beranë, Shavnik e Bjello Pole 5, Guci 4, Plevle, Andrievicë, Rozhajë e Petnjicë 3, Kollashin dhe në Zhablëak -2 gradë.
Nesër në jug gjatë mëngjesit dhe pasdite pritën vranësira të shtuara,por kryesisht i thatë, dhe me intervale të gjata me diell. Në veri kryesisht me vranësira.
Do të fryjë erë verilindore dhe veriore, vende-vende mesatare deri e fortë.
Temperatura e mëngjesit nga -5 deri në 12 gradë, kurse më e larta ditore nga -3 deri në 18 gradë.
Коментари0
Остави коментар