Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 11. 2024. 00:00 >> 18:08

Ditari 12.11.2024

Përgatiti, Musa Gjoka

EDHE SOT VAZHDOJ MARRJA NË PYETJE E TË DYSHUARVE NË VRASJEN E DYFISHTË

Sava Kallugjeroviq, i arrestuar për rastin e vrasjes së Petar Lipovinës dhe Zharko Pejakoviqit, dje i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Dyshohet për veprën penale të ndihmës së kryerësit pas kryerjes së veprës penale prodhimit, posedimi dhe shpërndarja e paautorizuar të narkotikëve. Njëri nga të arrestuarit nën dyshimin se ka marrë pjesë në vrasjen e Cetinasve Lipovinës dhe Pejakoviqit, Aleksandar Daciq, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Siç mësojmë, Daciqit i është shqiptuar masa e ndalimit deri në 72 orë. Siç mësohet jozyrtarisht, në këtë rast është edhe Milan Marjanoviq, i cili do të merret në pyetje sot. Këtë e ka bërë të ditur Llazar Shqepanoviq, ushtrues detyrës së ndihmësdrejtorit të Policisë për Sektorin për Luftimin e Krimit të Organizuar në emisionin “Naglas” në TVMZ.


BALIJAGIQ U PA NË FSHATIN OBARDE AFËR PLEVLËS, ME Ç RAST I IKU POLICISË

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka thënë se Alija Balijagiq është vërejtur mbrëmë në fshatin Obarde në territorin e Malit të Zi, thuhet në komunikatë.
“Informacionet e fundit janë se ai është lokalizuar mbrëmë në një fshat në anën malazeze të kufirit”. Mirëpo, kur policia malazeze i është afruar me qëllim që ta arrestojnë, ai ka ikur”, ka thënë ministri Daçiq. Ai ka treguar, se para disa ditësh janë gjetur gjurmë të ADN-së që dëshmojnë se ndodhej në territorin serb.
“Kërkimet vazhdojnë, ai kalon nga njëra anë e kufirit në tjetrën duke njohur terrenin”. “Ky është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm që ka kryer shumë krime të rënda”, tha ministri Daçiq.

MANDIQ: ME BUXHETIN E RI, ÇDO DEPUTET MUND TË ANGAZHOJ NJË KËSHILLTAR

Parlamenti pranoi propozimin e kreut të Klubit të deputetëve të PES për plotësimin e rendit të ditës me një projektligj për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, i cili kërkon zgjatjen e masës së paraburgimit nga tre në pesë vjet për krimet më të rënda. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, tha se këtë vit në buxhet është parapar, që çdo deputet mund të punësojë një këshilltar për ta ndihmuar në punën e tij. Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se ky duhet të jetë një nga hapat më të mëdhenj përpara, duke thënë se deputetët e rinj, prej të cilëve ka shumë në mbledhjen aktuale, mund të shfrytëzojnë përvojën dhe njohuritë e të tjerëve, përfshirë edhe ish-deputetët. Mandiq tha se kjo është veçanërisht e mirë për klubet e mëdha parlamentare. Kuvendi ka vendosur sot për rendin e ditës, ndërsa seanca do të vazhdojë të hënën.


FAMILJET ME MË SHUMË SE PESË FËMIJË TË MARRIN SHTESAT

Partia boshnjake ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve, të cilat parashikojnë që familjet me më shumë se pesë fëmijë do të përfitojnë shtesa. Deputetja e Partisë Boshnjake Edina Deshiq tha se me ndryshimet e propozuara po mundohen të mbrojnë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë – fëmijët. Në njoftim, ajo kujton se zgjidhja aktuale ligjore parashikon që të drejtën e shtesës së fëmijëve mund ta ushtrojnë deri në pesë fëmijë në një familje, gjë që diskriminon fëmijët e tjerë. “Familjet me më shumë se pesë fëmijë janë përjashtim në shoqërinë e sotme, ndaj është obligim i shtetit që t'i mbrojë ata në mënyrë plotësuese, e jo t'i kufizojë”, tha Deshiq. Ajo theksoi se kujdesi për çdo individ duhet të bëhet pa përjashtim dhe seleksionim.

MILATOVIQ: MALI I ZI ËSHTË I PËRKUSHTUAR NË LUFTËN KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Mali i Zi është i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, tha presidenti Jakov Millatoviq në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP29, i cili po mbahet në Baku. Millatoviq, siç njofton zyra e tij, në Samit po merr pjesë me ftesë të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev. Thuhet se Millatoviq do t'u drejtohet liderëve dhe pjesëmarrësve në konferencë, duke theksuar përkushtimin e Malit të Zi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. “Së bashku me liderët dhe ekspertët nga e gjithë bota, ne po kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe arritjen e qëllimeve të neutralitetit të karbonit”, tha Millatoviq përpara Samitit. Ai tha se COP29 po mbahet në një moment vendimtar, sepse pasojat negative të ndryshimeve klimatike po prekin gjithnjë e më shumë komunitetet në mbarë botën dhe Mali i Zi nuk bën përjashtim.

BORZH: MALI I ZI PO BËN PËRPARIM NË ARRITJEN E REFORMAVE KRYESORE

Mali i Zi po përparon drejt arritjes së reformave kyçe, nga forcimi i institucioneve demokratike e deri te forcimi i shtetit të së drejtës, vlerësoi kryetari i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borzh. Në konferencën për media, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, ai tha se vizita e tij në Mal të Zi thekson partneritetin e vendosur dhe efektiv të OSBE-së me Malin e Zi, pasi ata punojnë së bashku për stabilitet dhe përparim më të madh. "Mali i Zi po bën përparim drejt arritjes së reformave kryesore, nga forcimi i institucioneve demokratike te forcimi i shtetit të së drejtës dhe me vizitën time sot, dua të ripohoj se OSBE-ja është e gatshme të jetë një partner i përkushtuar në çdo hap të rrugës, suaj" tha. Borzh. Siç tha ai, Misioni i OSBE-së në Mal të Zi është i angazhuar në mënyrë aktive me entitetet kombëtare dhe lokale, duke sjellë ekspertizë në fusha kyçe, si angazhimi i të rinjve dhe barazia gjinore.

NJË PERSON ËSHTË ARRESTUAR NË PODGORICË PËR PORNOGRAFI PËR FËMIJË

Policët arrestuan shtetas malazez L.Ç 28 vjeç në Podgoricë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi.
Drejtoria e Policisë ka njoftuar se L.Ç është arrestuar të dielën nga efektivët e policisë për parandalimin e krimeve të teknologjisë së lartë, në bashkëpunim me kolegët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës.
Siç thanë në polici, dokumentacioni i grumbulluar dhe materiali dëshmues i gjetur gjatë kontrollit të banesës që përdorej nga L.Ç. tregojnë se, gjatë një periudhe të gjatë kohore, ai vazhdimisht merrte dhe posedonte fotografi të përmbajtjes pornografike në të cilin ishin persona të mitur.

KURTI PËR MARRËVESHJEN E UASHINGTONIT: SË PARI AJO E BRUKSELIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e arritur me Serbinë vitin e kaluar, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit.
I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë – nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.


KINË: NJË MAKINË U PËRPLAS NË NJË TURMË, 35 PERSONA HUMBËN JETËN

Policia kineze njoftoi sot se 35 persona mbetën të vrarë dhe 43 të tjerë u plagosën kur një shofer 62-vjeçar përplasi me makinën e tij personat që po ushtronin në një qendër sportive në qytetin kinez Zhuhai. Policia njoftoi mbrëmë se drejtuesi i mjetit i identifikuar me mbiemrin Fan është arrestuar. Sulmi ndodhi në prag të aeromitingut të organizuar nga ushtria kineze çdo vit në atë qytet. Nuk dihet ende motivi, ndërsa policia tha se hetimet po vazhdojnë. Deri në mëngjesin e sotëm, informacionet në rrjetet sociale kineze ishin të censuruara rreptësishtë dhe AP vlerëson se arsyeja është mbajtja aeromitingut.

ZELENSKY THOTË SE RUSIA I KA 50.000 USHTARË NË KURSK

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se inkursioni i ushtrisë së tij në rajonin rus, Kursk, është duke zmbrapsur 50.000 ushtarë rusë. Në adresimin e tij ditor para kombit, Zelensky u shpreh se operacioni është duke zvogëluar kapacitetet e Moskës për të kryer sulme brenda Ukrainës. Presidenti ukrainas ka thënë që një kohë se ky është synimi kryesor i ofensivës, pavarësisht skepticizmit të disa aleatëve perëndimorë. Sipas Institutit për Studime të Luftës, organizatë joqeveritare me seli në Shtetet e Bashkuara, Rusia i ka pasur rreth 11.000 ushtarë në Kursk kur Ukraina e ka nisur inkursionin e befasishëm në fillim të gushtit.

TË PAKTËN 8 TË VRARË NË VERI TË LIBANIT PAS NJË SULMI IZRAELIT

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një shtëpi në veri të Libanit, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit më 11 nëntor. Ekipet e shpëtimit dolën në vendngjarje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, raportoi media shtetërore e Libanit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm dhe është e paqartë se cili ishte caku i tij. Sulmi goditi fshatin Ain Jakub në rajonin Akar, në veri të Libanit, që është shtëpi e komuniteteve të grekëve ortodoksë dhe myslimanëve sunitë.

GJERMANIA PRITET T'I MBAJË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME MË 23 SHKURT

Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, njëmbëdhjetë javë pas prishjes së koalicionit qeveritar, dhe burimet thonë se Social-Demokratët, Të Gjelbrit dhe konservatorët kanë arritur kompromis për kohën.
Partitë opozitare dëshirojnë që të ketë zgjedhje qysh në janar, dhe kanë paralajmëruar se Gjermania rrezikon të mbetet pa timon në kohën e krizës ekonomike, dhe në kohën kur fitorja e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara përbën sfida të reja diplomatike.

I NDRYSHUESHËM, DERI NË 15 GRADË

Kryesisht me diell ishte moti sot, vende vende me vranësira të pakta. Frynë erë e mesme deri e fortë, vende vende shumë e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në ora 13 ishin: Budvë 20, Tivar e H. Novi 17, Podgoricë 16, Ulqin 15, Nikshiq 13, Cetinë 12, Beran e Shavnik 10, Andrievicë 9, Plevle e B. Pole 8, Pluzhinë e Guci 7, Kollashinë 5, Rozhaj 3 dhe në Zhablak 2 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët me intervale me diell, në orët e pasdites vranësira graduale, kurse në mbrëmje dhe gjatë ditës me të reshura të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime e verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се