Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 10. 2024. 00:00 >> 17:21

Ditari 31.10.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

P0LICIJA NË KERKIM TË BALIJAGIQIT NË PYLL

Policia e ka rrethuar fshatin Orahovica të Bjello Poles, pas njoftimeve se aty ndodhet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë Alia Baliagiq.

Në terren janë edhe pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, të cilët japin ndihmë nga ajri.

Një numër i madh i automjeteve të policisë dhe ushtrisë janë vërejtur rrugës për në Orahovicë, ku u raportua se është parë i arratisuri Alia Baliagiq, i dyshuar për një vrasje të dyfishtë në Tomashevë, afër Bijelo Poljes.

Për Alia Baliagiqin, i cili dyshohet se të premten në mbrëmje, në fshatin Sokollac të Bjello Poles, ka vrarë motër e vëlla Millanka dhe Jovan Maxhgal, është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.

Ndërsa banorët e fshatrave përreth, por edhe qytetarët e Bijelo Poljes, kanë frikë për sigurinë e tyre, alpinistët që e njohin mirë terrenin thonë se i arratisuri mund të gjejë strehë lehtësisht në një nga shpellat dhe gropat e shumta në këtë terren.

Dje policia ka marrë disa raportime se i arratisuri është parë në Kollashin, por të gjitha kontrollet kanë rezultuar të pasuksesshme.

 

RAPORTI MË POZITIV DERI TANI, NJË HAP HISTORIK PËRPARA

Raporti i Komisionit Evropian potencon përshpejtimin e integrimeve evropiane që nga fillimi i punës së Qeverisë së 44-të, duke theksuar stabilitetin politik dhe të politikës së jashtme të Malit të Zi, thotë kryenegociatori i Malit të Zi me BE-në, Predrag Zenoviq.

I pyetur se si e komenton raportin e publikuar të Komisionit Evropian për Malin e Zi, Zenoviq tha se e sheh atë si raportin më pozitiv dhe më inkurajues deri më tani, dhe në të njëjtën kohë si një mesazh të qartë të kompleksitetit të pjesës tjetër të rrugës evropiane.

 Reformat në sundimin e ligjit, konferencat ndërqeveritare, agjenda e reformës e përfunduar me sukses dhe marrja e IBAR-it pozitiv e shënuan këtë vit si një vit i integrimit evropian të Malit të Zi.

Është bërë një hap i vogël, por historik që është njohur edhe në këtë raport, tha Zenoviq.

Siç theksoi ai, kemi progres në 30 nga 33 kapituj.

 Për herë të parë në historinë e negociatave, ne morëm përparim të mirë në fushën e sundimit të ligjit që nga fillimi i procesit, përmirësuam katër kapituj dhe në dy morëm një vlerësim shumë të mirë.

Mali i Zi tani duhet të jetë edhe më i vendosur në përfundimin e rrugës së reformave evropiane, tha Zenoviq.

 

MANDIQ: KORRUPSIONI ËSHTË NJË NGA PENGESAT NË ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË GJYKATËS SUPREME

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problemi më i madh i Malit të Zi, tha kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, duke thënë se është një nga pengesat në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ai tha këtë në një takim me delegacionin e Parlamentit Evropian (PE), i cili merr pjesë në punën e Këshillit Parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për Stabilizim dhe Asociim (POSP).

Siç njofton Kuvendi, Mandiq e njoftoi delegacionin për rezultatet e arritura nga Mali i Zi në rrugën e tij evropiane.

Ai tha se rezultatet pozitive janë theksuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe tha se tani duhet të punohet edhe më shumë për të arritur qëllimin.

Mandiq njoftoi se problemi më i madh në Mal të Zi për momentin është krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe se kjo është një nga pengesat në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme”, thuhet në deklaratë.

Thuhet se delegacioni i kryesuar nga shefi i Delegacionit të PE në Këshillin Parlamentare të Bashkimit Evropan , Thomas Weiss, nënvizoi progresin e dukshëm në vitet e fundit dhe tha se hyrja në BE është e mundur gjatë mbledhjes aktuale të PE, por se ka ende shumë punë për t'u bërë.

 

IBRAHIMOVIQ: JEMI NJË HAP MË AFËR BE-SË

Raporti për progresin e Malit të Zi paraqet një konfirmim të rëndësishëm se Mali i Zi po ecën përpara drejt arritjes së qëllimit të tij prioritar të politikës së jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha shefi i diplomacisë malazeze, Ervin Ibrahimoviq.

"Raporti është një udhërrëfyes që përshkruan rrugën përpara dhe e bën procesin e mëtejshëm më të lehtë për ne.

Në të njëjtën kohë, ai na detyron të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, sepse çdo hap që hedhim sot është një hap më afër anëtarësimit të plotë në BE dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Ibrahimoviq.

 

MBËSHTETJE PËR MALIN E ZI NË PËRPJEKJET E MËTEJSHME NË RRUGËN DREJT PAJTIMIT TË PËRHERSHËM

Mali i Zi do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Parandalimin e Gjenocidit dhe Përgjegjësinë për Mbrojtjen në përpjekjet e mëtejshme të përbashkëta në rrugën drejt pajtimit dhe stabilitetit të përhershëm.

Kështu tha nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së dhe këshilltarja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Parandalimin e Gjenocidit, Alice Wairima Nderitu. Siç njofton Qeveria, ajo ka dërguar një letër në të cilën falënderon zëvendëskryeministrin për Punë të Jashtme dhe Evropiane, Fillip Ivanoviq, për takimin në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Malit të Zi me zyrën e saj. Në letër, Nderitu shpreh vlerësimin e saj të veçantë për rolin e Malit të Zi në parandalimin e gjenocidit dhe krimeve të ngjashme”, thuhet në deklaratë. U shtua se ajo vlerësoi veçanërisht përkushtimin e Malit të Zi ndaj të rinjve si aktorë kryesorë në proceset e pajtimit dhe parandalimit të konflikteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. "Unë vlerësoj shumë shkëmbimin tonë të pikëpamjeve mbi rëndësinë e aktiviteteve rajonale që synojnë bashkimin e njerëzve, duke përfshirë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi për të gjitha nismat e ngjashme," thuhet në letër.

 

KRAPOVIQ: NUK KA DREJTËSI PA BARAZI GJINORE

Pa barazi gjinore, nuk ka barazi të vërtetë, nuk ka drejtësi dhe nuk ka paqe të qëndrueshme, tha ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq.

Krapoviq rikujtoi sot rëndësinë e Rezolutës 1325 "Gratë, Paqja dhe Siguria", e cila u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ne ditën e sot 24 vjet më parë.

Ai tha se ishte një dokument që njeh kontributin e jashtëzakonshëm të gruas në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, duke hedhur themelet për forcimin e mëtejshëm të rolit të tyre në këtë fushë, duke inkurajuar përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

Mali i Zi, si një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, qëndron fuqishëm pas parimeve që promovon kjo Rezolutë. Duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe duke zbatuar plane kombëtare të veprimit, ne do të vazhdojmë të integrojmë perspektivën gjinore në të gjitha aspektet e mbrojtjes dhe sigurisë. Qëllimi është të krijohet një mjedis në të cilin gratë do të kenë mundësi të barabarta për të demonstruar aftësitë e tyre, për t'u ofruar atyre një platformë ku zëri i tyre jo vetëm do të dëgjohet, por edhe do të respektohet”, thotë Krapoviq.

“Gratë në strukturën tonë të mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi, kanë marrë role kyçe, duke udhëhequr kontingjentet në misionet ndërkombëtare, duke marrë pjesë në vendimmarrje dhe duke kontribuar në sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Krapoviq.

 

MALI I ZI NË RRUGËN E KONSOLIDIMIT FISKAL, BORXHI PUBLIK U REDUKTUA NDJESHËM

Ekonomisti kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Richard Rekord, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk pret paqëndrueshmëri fiskale në Mal të Zi për shkak të huamarrjes së madhe, rritjes së pagave dhe uljes së kontributeve për sigurimet pensionale dhe invalidore, por theksoi se ndër të tjera është e nevojshme të sigurohet shpenzime të disiplinuara, në mënyrë që deficiti buxhetor të jetë i qëndrueshëm.

Zyrtari i Bankës Botërore shprehu gjithashtu optimizëm se inflacioni në Mal të Zi, Serbi dhe në pjesën tjetër të rajonit do të vazhdojë të bjerë, duke vënë në dukje se çmimet - veçanërisht ushqimet - janë ende të larta.

Raporti i KE përmend gjithashtu planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në kontekstin e reformave strukturore të nevojshme për të ruajtur rritjen ekonomike. Ky plan kërkon që Bashkimi Evropian të ndajë gjashtë miliardë dollarë për infrastrukturën dhe reformat për të ndihmuar në integrimin e rajonit në tregun e vetëm. Të dhënat thonë se ky është pikërisht shansi i madh.

 

AKTAKUZË KUNDËR DY TË DYSHUARVE PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË CIVILE GJATË LUFTËS NË KOSOVË MË 1998-'99

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-'99. Prokuroria i ngarkon të dyshuarit me inicialet S.S dhe M.S. me një sërë akuzash si, vrasje, maltretime fizike dhe psikike dhe plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë kryer veprat penale, krimi i luftës kundër popullsisë civile”, tha prokuroria në një njoftim për media. Prokuroria nuk dha më shumë hollësi rreth këtij rasti e as rreth dy të dyshuarve. Kjo është aktakuza e katërt e ngritur në dy muajt e fundit për krime lufte në Kosovë. 

 

GONZATO I KA BËRË THIRRJE OPOZITËS DHE QEVERISË QË TË ULEN NË TRYEZËN E DIALOGUT

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato i ka bërë thirrje opozitës dhe qeverisë që të ulen në tryezën e dialogut dhe të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje politike, ku sipas tije dhe opozita të ndihet e dëgjuar. Për ambasadorin dhuna dhe moslejimi i mbarëvajtjen së punës nuk është zgjedhje dhe se opozita duhet të përdorë mënyra të tjera për të shprehur mosdakordësinë e saj lidhur me çështjet. Kjo kërkon edhe gatishmërinë dhe angazhimin nga të dyja palët”, u shpreh Gonzato. Edhe kryeministri Rama tha se është i gatshëm për dialog, por se kjo gjë duhet nga të dyja palët. Rama tha se qeveria gjithmonë do të jetë e gatshme për dialog me opozitën, por se nuk është faji i mazhorancës se ajo “do të bëjë vetëvrasje politike”. Pas arrestimit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita nisi aksionin e mosbindjes civile duke protestuar në rrugë dhe moslejuar zhvillimin e seancave të kuvendit duke bllokuar foltoren.

 

SULMET RAKETORE NGA LIBANI VRASIN 5 NJERËZ NË VERI TË IZRAELIT

Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit sot si pasojë e raketave të hedhura nga territori i Libanit. Katër prej të vrarëve janë punëtorë të huaj, njoftuan autoritetet izraelite.

Grupi militant Hezbollah ka kryer sulme me dronë dhe raketa nga Libani në Izrael prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023.

Sulmi i Hamasit e nxiti luftën në Gazë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë të mbështetur nga Irani. Konflikti përgjatë kufirit mes Hezbollahut dhe Izraeli u përshkallëzua në luftë të përgjithshme muajin e kaluar, kur Izraeli nisi një valë bombardimesh në të gjithë Libanin dhe vrau udhëheqësin kryesor të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe shumicën e zëvendësve të tij. Forcat tokësore izraelite depërtuan në Liban në fillim të tetorit. Këshilli rajonal i Metulës njoftoi për sulmin esotem , pa dhënë hollësi mbi numrin ose llojin e raketave të përdorura.

 

VAZHDOJNË KËRKIMET PËR TË ZHDUKUR NË SPANJË, PAS PËRMBYTJEVE VDEKJEPRURËSE

Autoritetet spanjolle lëshuan edhe një paralajmërim për stuhi sot për pjesën e rajonit të Valencias, ku një ditë më parë së paku 95 njerëz humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet sot për një numër të papërcaktuar të njerëzve të zhdukur në fushat dhe veturat e përmbytura.

Autoritetet nuk kanë treguar se sa njerëz janë zhdukur, por ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha të mërkurën vonë se numri i të vdekurve do të rritet sipas të gjitha gjasave.

Moti i qetë u rikthye të enjten në pjesët më të goditura nga përmbytjet më të mëdha në shekullin e fundit në Spanjë përreth qytetit të Valencias, por Instituti Meteorologjik i vendit, AEMET, e lëshoi alarmin e shkallës më të lartë për provincën Castellon.

Meteorologët thanë se për tetë orë pareshtur ra shi sa për një vit në pjesën e Valencias të martën, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse.

Përmbytjet në Valencia shkatërruan infrastrukturën e rajonit, duke prishur ura, rrugë, hekurudha dhe ndërtesa, pasi lumenjtë dolën nga shtrati.

 

KOREJA E VERIUT LËSHON RAKETË TË RE BALISTIKE E DIZAJNUAR TA KËRCËNOJNË SHBA-NË

Koreja e Veriut e ka lëshuar një raketë të re balistike ndërkontinentale të enjten, duke e kryer testimin e parë pas gati një viti të një arme të dizajnuar për t’i kërcënuar Shtetet e Bashkuara.

Testimi ndodhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi testimin e raketës dhe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Ai e quajti testimin “veprim i duhur ushtarak” për ta dëshmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur lëvizjeve të armiqve që e kanë kërcënuar sigurinë e Veriut, tha Ministria Mbrojtjes e këtij vendi në një komunikatë.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia e identifikuan raketën si ICBM dhe e dënuan lëshimin e saj, duke thënë se rrit tensionet.

Koreja e Veriut e konfirmoi testimin e raketës pak orë pasi fqinjët e saj e vërejtën lëshimin e saj, duke thënë se besojnë se ajo është një raketë e re, më e shpejtë, që synim ka SHBA-në.

 

NESËR MOT KRYESISHT ME DIELL

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell. Ka fryrë ere e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, vende- vende edhe e fortë nga drejtimet veriore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Ulqin 25, Podgoricë  e Budvë 24, Tivar e H. Novi 23, Cetinë 21, Nikshiq 20, Shavnik, Rozhajë e Bjello Pole 18, Plevle, Beranë e Adrievicë 17, Kollashin, Plluzhinë e Guci 16 dhe në Zhablak 12 g. Për nesër pritet mot kryesisht me diell, nga mesi i ditës me vranësira të paketa deri mesatare. Në veri gjatë mëngjesit ose paradites, vende-vende me vranësira të ulëta, kurse nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, gjatë mëngjesit vende-vende deri e fortë nga verilindja.Temperatura e mëngjesit nga 1 deri në 14, kurse më e larta ditore nga 14 deri në 24 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се