Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 10. 2024. 00:00 >> 17:06

Ditari 30.10.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Mali i Zi ka bërë progres të mire, por institucionet e tij janë të brishta dhe të cenueshme ndaj krizave politike

Mali i Zi ka bërë progres të mirë në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe medias, por institucionet e tij janë të brishta dhe të cenueshme ndaj krizave politike dhe bllokimeve të mundshme institucionale, vlerëson Komisioni Evropian në draft-raportin që do të miratohet sot. Thuhet se kuadri zgjedhor kërkon një rishikim gjithëpërfshirës, ​​megjithëse zbatimi i zgjedhjeve është përgjithësisht i kënaqshëm.“Kuadri ligjor kërkon reforma gjithëpërfshirëse dhe përafrim me legjislacionin e BE-së, duke përfshirë legjislacionin zgjedhor, kufizimet në të drejtat e votës dhe kandidaturat, transparencën, mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe mbikëqyrjen e financimit të fushatës dhe medias. Shumica e
rekomandimeve të mbetura të OSBE/ODIHR nuk janë adresuar. Mali i Zi duhet të bëjë një përpjekje shtesë për të harmonizuar proceset e tij zgjedhore me standardet më të larta demokratike, thotë raporti.

Prokurori i shtetit sot ka lëshuar urdhër arrest për kryerjen e hetimeve kundër Balijagiq

Siç ka njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit sot në Bjelo Pole, prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër arrest për kryerjen e hetimeve kundër Balijagiq për veprën penale të vrasjes së rëndë, me propozim për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë. Dyshohet se Balijagiq ka vrarë Milenkën dhe Jovan Mazhgal më 25 tetor në fshatin Sokollac. Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, në lidhje me veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve plasëse. “Gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Bijelo Pole i është dorëzuar propozim për lëshimin e urdhër - arrestit ndaj të pandehurit A.B.”, tha Prokuroria e Lartë e Shtetit në Bijelo Pole. Në njoftim thuhet se Departamenti i Sigurisë së Bjelo Poles ka bërë kallëzim penal kundër Balijagiqit.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Sarajevë

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) Denis Beqiroviq, Zheljko Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq.Siç njofton kabineti i tij, Millatoviq në kuadër të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krista.Zyra e Millatoviqit tha se tema e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve dhe perspektiva e tyre e përbashkët evropiane.Një fokus i veçantë i është kushtuar mbajtjes së një forumi biznesi të biznesmenëve të dy vendeve, ku do të diskutohet për përmirësimin e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe turizmit”, thuhet në njoftim. Theksohet se vizita zyrtare në B.H është vizita e tretë e Millatoviqit në rajon, pas Serbisë dhe Kroacisë, dhe vazhdimi i përkushtimit të Malit të Zi për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë si parakusht kyç në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2028.

Vlladimir Jokiq -nesër do të tërheqë ankesat në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Komunës së Kotorrit dhe bartësi i listës së demokratëve në zgjedhjet lokale, Vlladimir Jokiq, tha se nesër do të tërheqë ankesat në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të ketë zgjedhje të përsëritura në vendvotimet në Përçanj dhe në Mirac. Jokiq, të cilit i skadon mandati sot, në konferencën për media tha se e di se janë keqpërdorur Gjykata Kushtetuese, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ). “Ne do të shkojmë në zgjedhje në Përçanj dhe në Mirac dhe kështu do ta zgjidhim këtë situatë, tha Jokiq, transmeton Vijesti. Ai ka thënë se ndjen detyrim ndaj qytetit që ka qeverisur, por edhe ndaj listës që ka udhëhequr në zgjedhjet e fundit. “Prandaj mora vendimin që në dëmin tim të tërheqë ankesat në Gjykatën Kushtetuese dhe të ftoj të gjithë aktorët të shkojnë në zgjedhje dhe kështu të konfirmojmë humbjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe këtë çeshtje ta zgjidhin në këtë mënyrë, tha Jokiq.

Këshilli i PDS në Cetinë do të propozoj që A.Mandiq të shpallet person i pa dëshiruar

Këshilli i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Cetinje, në seancën e parlamentit lokal më 7 nëntor, do të nisë një iniciativë për të shpallur kryetarin e Kuvendit dhe kreun e Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq si person të padëshiruar në këtë qytet, bëri të ditur deputeti i PDS-së, Oskar Huter.Ai në një postim në rrjetin X ka deklaruar se askush deri më tani nuk i ka poshtëruar cetinjanët dhe malazezët sikur Mandiqi.

E.Paniklova -dhuna në bazë gjinore është një problem social

Dhuna në bazë gjinore është një problem social që kërcënon vetë strukturën e drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor, u bë e ditur në konferencën e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit (PSP).Në konferencën “Dhuna dhe drejtësia në bazë gjinore” u theksua se për zgjidhjen e këtij problemi duhet së pari të veprohet në mënyrë parandaluese dhe proaktive, e vetëm pastaj në mënyrë reaguese dhe represive. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi, Ekaterina Paniklova, falënderoi prokurorinë e Lartë Shtetërore dhe Prokurorin Suprem të Shtetit Milorad Markoviq për organizimin e diskutimit, i cili,siç tha ajo, është një hap i rëndësishëm përpara në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe përkushtimin për forcimin e sistemit që mbron viktimat në bazë gjinore.“Ne kemi qenë dëshmitarë të të dhënave që janë një konfirmim i pasojave shkatërruese të dhunës me bazë gjinore në Mal të Zi. Ato statistika nuk janë vetëm shifra, janë histori njerëzore”, theksoi pos tjerash Paniklova.

Të rinjtë në Mal të Zi meritojnë mundësi për t'u zhvilluar

Të rinjtë në Mal të Zi meritojnë mundësi për t'u zhvilluar dhe sporti,si një nga mjetet më të fuqishme dhe më të pastra, u mundëson ta bëjnë këtë, tha ministri i Sportit dhe Rinisë Dragoslav Shqekiq.Në panelin “Bashkëpunimi rajonal përmes sportit” i mbajtur në Shkup, ai tha se beson se investimi në rini është në fakt një investim thelbësor në të ardhmen e Malit të Zi.Shqekiq, siç njofton Ministria e Sportit dhe Rinisë, tha se të rinjtë malazezë meritojnë mundësi për t'u zhvilluar dhe se sporti, si një nga mjetet më të fuqishme dhe më të pastra,ua mundëson këtë. “Ministria ofron mbështetje konkrete përmes një sërë programesh dhe nismash që nxisin aktivitetin sportiv tek të rinjtë, por edhe përmes investimeve në infrastrukturë që u mundëson fëmijëve dhe të rinjve tanë, që nga shkollat ​​fillore dhe sportdashësit rekreativ e deri tek sportistët profesionistë, të angazhohen në këtë disiplinë të bukur, në mënyrën më të mirë të mundshme, tha Shqekiq.

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Bashkimi Evropian ka thënë sot se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. “Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha Massralli. BE-ja ia rikujton Serbisë se është e detyruar t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e nga dialogu me Kosovën, të cilin është duke e zhvilluar nën ndërmjetësimin e bllokut prej vitit 2011, si pjesë e synimeve të saj për integrim evropian. Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.

Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës

Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar dje, duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë. Një ndër kryqëzimet ku u bllokua qarkullimi i automjeteve ishte dhe ai ku është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më 21 tetor. Përmes aksionit të mosbindjes civile, të shpallur nga opozita para një muaji, kërkohet që një Qeveri teknike të çojë vendin në zgjedhje, por edhe lirimi i Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpiak nën dyshimet për korrupsion. Bllokimi i kryqëzimit kryesor në hyrje të Tiranës u shoqërua edhe me përplasje fizike, pasi deputetët demokratë dhe protestues shtynë zyrtarë të policisë, me pretendimin se po provokoheshin prej tyre, për shkak të pranisë së lartë të zyrtarëve policorë. Policia u kujtoi protestuesve se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Policia i orientoi drejtuesit e automjeteve të lëviznin në rrugë alternative. Protestuesit u vunë flakën disa gomave të makinave në Tiranë, Elbasan, Durrës, Milot dhe Fier. Në secilin prej gjashtë kryqëzimeve ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha pas tre orësh protestë se ‘nuk ka kthim pas’. “Rezistenca jonë do të vijojë, mosbindja civile do të sjellë zgjidhje për vendin. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje”, tha pos tjerash Noka.

SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së për palestinezët

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga një legjislacion që e miratoi Parlamenti i Izraelit për ta ndaluar, agjencinë kryesore të OKB-së, UNRWA, që u sjell ndihma palestinezëve në Rripin e Gazës dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin.Duke reaguar ndaj vendimit që e ndalon punën e UNRWA-së në Izrael dhe çdo kontakt mes autoriteteve izraelite dhe këtij grupi të OKB-së, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Uashingtoni i ka bërë të qarta shqetësimet e veta dhe se e kundërshton këtë legjislacion.“Kjo përbën rrezik për miliona palestinezë, të cilët varen nga UNRWA-ja për shërbime thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimim fillor dhe të mesëm”, tha Miller.

Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në Kiev

Të paktën nëntë njerëz janë plagosur në Kiev nga një sulm rus me dronë mëngjesin e sotem në kryeqytetin ukrainas, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.Në shënjestër të sulmit ishte qarku Solomianki i kryeqytetit, thanë autoritetet.Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 33 prej 62 dronëve që Rusia i lëshoi në drejtim të 10 rajone ukrainase, Kiev, Çerkasi, Hmelnitski, Harkiv, Zaporizhja, Donjeck, Dnipropetrovsk, Sumi, Çernihiv dhe Poltava, tha Forca Ajrore e Ukrainës.Një ditë më parë, bombardimet ruse vranë katër në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pentagoni: Një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveriorë ndodhen në Rusi

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndihet i shqetësuar për praninë e trupave në Kursk dhe shtoi se forcat ukrainase duhet të përgjigjen, nëse trupat koreanoveriore futen brenda Ukrainës.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se kishte një bisedë me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk, të cilit i tregoi se 3.000 ushtarë koreanoveriorë ndodhen tashmë në bazat ushtarake afër vijës së parë ukrainase dhe se pret që numri i tyre të rritet në 12.000.“Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, është takua dje në Uashington me këshilltarin e lartë të Zelenskyt, Andriy Yermak, për të biseduar për trupat koreanoveriore dhe “planin e fitores” të përpiluar nga Zelensky për t’i dhënë fund luftës.“

Rusia sanksionon qindra shtetas të Australisë dhe Zelandës së Re

Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar dje 131 shtetas australianë, duke ua ndaluar hyrjen në tokën ruse. Në listë janë emrat e përfaqësuesve të industrisë së mbrojtjes, gazetarë dhe figura publike, të cilët Rusia i akuzon për promovim të “agjendës anti-ruse”. Sanksionet janë përgjigje direkte ndaj masave të marra nga Australia kohë më parë kundër individëve dhe entiteteve ruse. Në mesin e të sanksionuarve janë bashkëdrejtuesja e Organizatës së Unionit Ukrainas në Australi dhe punëtorët e kompanive sikurse Electro Optic Systems dhe Micro-X. Përveç tyre, Rusia ka sanksionuar edhe nëntë zyrtarë të Zelandës së Re. Të sanksionuarit janë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë tre zëvendësministra. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Australia ka sanksionuar më shumë se 1.000 shtetas dhe kompani ruse, dhe ky trend është parë edhe në Zelandën e Re.

Të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën 51 njerëz kanë vdekur dje nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan sot autoritetet. Shirat e rrëmbyeshme gjatë ditës së martë bënë që rrugët dhe qytetet të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë. Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, tha për shtyp se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme. “Nëse [shërbimet emergjente] nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”. Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe u kërkuan t’i përcjellin përditësimet shtesë nga burimet zyrtare. Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë është anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura. Instituti Meteorologjik i Spanjës, AEMET, shpalli alarm të kuq në Valencia. Duket se ky është numri më i madh i të vdekurve në Evropë nga përmbytjet prej vitit 2021, kur gati 200 njerëz vdiqën, kryesisht në Gjermani. Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshme të jenë shumë më të mëdha.

Sllovaki: Mijëra mjekë japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale. Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko. “Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, e tij ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.

Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve në Gjeorgji

Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili, për të dëshmuar, pasi e nisën një hetim ndaj dyshimeve mbi manipulime në zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat i fitoi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Presidentja Zurabishvili dhe opozita ngulin këmbë se ka pasur shkelje të mëdha në këto zgjedhje. Një ditë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu shqetësimin e tij të thellë për regresin demokratik të Gjeorgjisë dhe bëri thirrje për hetim transparent ndaj dyshimeve për vjedhje votash. Partia gjithnjë e më autoritare, Ëndrra Gjeorgjiane, e shpalli fitoren me pothuajse 54 për qind të votave, duke i nxitur mijëra njerëz të protestojnë kundër rezultatit zgjedhor, i cili, sipas tyre, u manipulua nga partia në pushtet përmes taktikave të stilit rus. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve deklaruan se zgjedhjet u karakterizuan nga "një fushë e pabarabartë, presion dhe tension". Ata gjithashtu njoftuan për raste të regjistruara të blerjes së votave, votimit të dyfishtë, dhunës fizike dhe kërcënimit. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se hetimi ka nisur, pasi Zurabishvili deklaroi se zgjedhjet u shoqëruan me shkelje dhe refuzoi ta pranonte rezultatin e tyre.

Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin. Duke folur në Uashington dje më 29 tetor, një javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale, Harris, kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, e dha atë që fushata e saj e quajti “mesazh përmbyllës” në një skenë të mbushur me shenja të mëdha ngjyrë qielli, me mbishkrimin “Liri”. Harrisi u zotua se do të jetë “presidente për krejt amerikanët”, ndërsa e quajti kundërshtarin e vet republikan “të paqëndrueshëm, të fiksuar pas hakmarrjes dhe të pakontrollueshëm”. Organizatorët thanë se rreth 75.000 njerëz morën pjesë në tubim, edhe pse ky numër nuk u verifikua nga policia apo vëzhguesit e pavarur. Disa mbështetës të Harrisit kishin pritur në radhë për më shumë se shtatë orë për ta dëgjuar fjalimin e saj në parkun ku Trumpi kishte folur para se një grup nga turma ta sulmonte Kapitolin në përpjekje për ta penguar certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ish-presidenti dhe aleatët e tij janë përpjekur ta mohojnë dhunën e 6 janarit. Para fjalimit të Harrisit, Trumpi dhe fushata e tij u përpoqën t’i kufizojnë dëmet, duke e mohuar një shaka denigruese për Porto Rikon që e kishte bërë një komedian në skenë para se Trumpi të paraqitej në një tubim në Nju Jork gjatë fundjavës. Disa prej aleatëve të Trumpit e dënuan atë shaka, e cila iu referua territorit amerikan si “një ishull plehrash”.

Nesër do të mbaj mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht me diell.Ka fry erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: Budvë 25 gradë, Podgoricë 24,Nikshiq e Cetinë 23,Tivar e H.Novi 22,B.Pole e Rozhajë 18,Shavnik e Guci 17,Andrievicë 16,Beranë e Plluzhinë 15,Kollashin 14 dhe Plevle e Zhablak 13 gradë. Nesër do të mbaj mot kryesisht me diell,vende vende me vranësira të mundshme. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 2 deri në 15, kurse më e larta ditore nga 13 deri në 25 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се