Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 10. 2024. 00:00 >> 18:44

Ditari 28.10.2024

Përgatiti, Musa Gjoka

BALIJAGIQ ENDE NË ARRATI, VENDASIT THONË SE KANË PARALAJMËRUAR POLICINË

Vazhdojnë aktivitetet intensive në kërkimin e Alija Balijagiqit, i dyshuar për vrasje të dyfishtë në fshatin Sokollac të Bijello Poles. Vëllai dhe motra Millanka dhe Jovan Mazhgal u vranë dy ditë më parë në fshatin Sokollac të Bjello Poles, ndërsa i dyshuari për atë vrasje të dyfishtë është ende në arrati.Mbrëmë, një helikopter me imazhe termike ka kontrolluar zonën përreth Tomashevës, në kuadër të kërkimit për Alija Balijagiqin. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, gjatë një vizite në këtë fshat, tha se pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë kanë përfshirë të gjitha kapacitetet dhe teknikat që kanë në dispozicion për të gjetur të dyshuarin për vrasje e dyfishtë. Policia thotë se të gjitha njësitet në dispozicion janë në terren, ndërsa apelohen në qytetarë të kenë kujdes. Drejtoria e Policisë dje ka njoftuar opinionin se nuk janë të vërteta pretendimet se Alia Balijagiq, i dyshuar për një vrasje të dyfishtë në fshatin Sokollac të Bijello Pole, është raportuar në Drejtorinë e Policisë.

SPAJIQ NESËR DO T'U PËRGJIGJET PYETJEVE TË DEPUTETËVE

Kryeministri Milojko Spajiq nesër në Kuvend do t'u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare, në seancën e posaçme të Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit. Mes tjerash Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Danijel Zhivkoviq do të pyesë Spajiqin nëse ai dhe qeveria do t'i pranojnë kërkesat e kryetarit të Kuvendit Andrije Mandiq dhe do të nisë procedurën për marrjen e dyshtetësisë. “A do ta përmbushni edhe kërkesën për futjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare përmes procedurës së ndryshimit të Kushtetutës”, ka shtuar Zhivkoviq. Deputetin i Partisë Popullore Socialiste Bogdan Bozhoviq është i interesuar nëse Spajiq beson se gjuha serbe duhet të jetë zyrtare, ndërsa deputeti i klubit special Vladimir Dobriçanin do ta pyes Spajiqin nëse është i gatshëm të pranojë faktet nga regjistrimi dhe të inicojë një iniciativë dhe dialogu për të siguruar barazinë e gjuhës serbe në Kushtetutë dhe ligje. Kryetari i Klubit të deputetëve të Partisë Boshnjake, Amer Smailoviq do të pyesë se çfarë planifikon të bëjë Qeveria për të ngadalësuar trendet negative demografike. Kryetari i Klubit të deputetëve socialdemokrat, Boris Mugosha, do ta pyesë Spajiqin se cilat subjekte në skenën politike iniciojnë tema që thellojnë më tej ndarjet në shoqëri.

POTHUAJSE 60 PËR QIND E QYTETARËVE BESOJNË SE KA DISKRIMINIM NË BAZË TË KOMBËSISË

Pothuajse 60 për qind e qytetarëve besojnë se në Mal të Zi ka diskriminim në bazë të kombësisë dhe romët ende shihen si grupi më i diskriminuar, sipas një sondazhi të Qendrës për Edukim Qytetar. Anketa e opinionit publik mbi pikëpamjet e qytetarëve për multikulturalizmin në Mal të Zi është realizuar nga 17 deri më 25 tetor, në një kampion prej njëmijë të anketuarish mbi moshën 19 vjeçare. Nikolla Gjurasheviq, bashkëpunëtor i programit në Qendrës për Edukim Qytetar, tha në konferencën për shtyp ku u prezantua hulumtimi, se 76.8 për qind e qytetarëve besojnë se Mali i Zi është një shoqëri multikulturore. “Në krahasim me anketën tonë nga prilli i vitit të kaluar, kemi një rënie, sepse atëherë ishin 81.7 për qind të atyre që ishin të atij mendimi”, tha Gjurasheviq. Ai tha se perceptimi i diskriminimit në bazë të përkatësisë fetare mbetet mjaft i lartë, duke thënë se këtë problem këtë vit e shohin 49.1 për qind e qytetarëve. “Diskriminimi në bazë të kombësisë është i përhapur – si i tillë perceptohet nga 59.7 për qind e të anketuarve këtë vit”, tha Gjurasheviq. “Dëshiroj të theksoj se ne kemi një perceptim të polarizuar të diskriminimit ndaj popujve pakicë, 50,1 për qind besojnë se pakicat nuk diskriminohen, ndërsa 49,9 për qind e tyre nuk mendojnë kështu”, tha Gjurasheviq.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE LOKALE NË PODGORICË DO TË SHPALLEN JO MË VONË SE TË PREMTEN

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Podgoricë do të shpallen më së voni të premten pasdite, nëse vendimet merren brenda afateve ligjore dhe ka mundësi të jetë edhe më herët. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar sot një deklaratë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve lidhur me 13 vërejtjet e mbetura të Lëvizjes “Përpara” të Vuk Kadiqit lidhur me parregullsitë e pretenduara zgjedhore, pas së cilës Komisioni Komunal i Zgjedhjeve duhet të përcaktojë rezultatet përfundimtare në afat prej 12 orë, mësohet nga Televizioni Vijesti.

RRITJA E ÇMIMEVE, MARZHEVE DHE KONSUMIT RRITI QARKULLIMIN TREGTAR

Qarkullimi në kompani vitin e kaluar arriti në 11.5 miliardë euro. Nga kjo, pothuajse gjysma ka të bëjë me tregtinë, njoftuan nga Drejtoria për Statistikat. Fakti që pesë miliardë euro “kaluan” nëpër zinxhirët tregtarë është ndoshta pasojë janë marzhet e larta, rritja e kostove të transportit, por edhe çmime të blerjes, vlerëson për Radio Malin e Zi Ines Mrdoviq nga Aksioni për Drejtësi Sociale, Gjithashtu, shton ajo në masë më të vogël edhe rritjen e konsumit të qytetarëve për shkak të rritjes së pagave.Qarkullimi në industrinë e ndërtimit dhe përpunimit, sipas të dhënave të Monstatit, vitin e kaluar ishte mbi një miliard. Në dyqanet me shumicë dhe pakicë pesë herë më e lartë. Të dhëna pjesërisht befasuese, nëse merren parasysh, thotë Mrdoviq, se në vitin 2023 nuk ka pasur investime të konsiderueshme kapitale, por ka pasur inflacion të lartë.

PORTALI I RI I ADMINISTRIMIT ELEKTRONIK NË DHJETOR

Misioni i Ministrisë së Administratës Publike është të përmirësojë transformimin digjital në Mal të Zi dhe ta bëjë atë gjithnjë e më të rëndësishëm dhe kërkues, si teknologjikisht ashtu edhe organizativ, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Këtë e ka bërë të ditur Dukaj në seancën e Trupit Koordinues për Menaxhimin e Procesit të Transformimit Digjital.
“Qëllimi është përmirësimi i administratës publike me fokus në projektet dhe strategjitë kryesore që formësojnë të ardhmen e shërbimeve dhe inovacioneve digjitale”, tha Dukaj. Dukaj tha se të gjitha aktivitetet janë të një rëndësie vendimtare për procesin e përmirësimit të digjitalizimit dhe transformimit digjital dhe theksoi rëndësinë e projektit të krijimit të Udhëzuesit për Procedurat Administrative të Qeverisë së Malit të Zi

NJË SKELET ËSHTË GJETUR NË TERRITORIN E KOMUNËS SË TUZIT

Në territorin e Komunës së Tuzit është gjetur një skelet, njoftuan jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë. Siç deklaruan ata, janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të juridiksionit të tyre. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, skeleti është gjetur në afërsi të pikës kufitare Bozhaj.

EGJIPTI PROPOZON ARMËPUSHIM NË GAZË, PËR TË SHKËMBYER PENGJE E TË BURGOSUR

Egjipti ka propozuar një armëpushim fillestar dy-ditor në Gaza për të shkëmbyer katër pengje izraelite të Hamasit për disa të burgosur palestinezë, ka thënë dje presidenti i Egjiptit ndërsa sulmet ushtarake izraelite vranë 45 palestinezë në të gjithë enklavën. Udhëheqësi egjiptian Abdel al-Sisi e bëri njoftimin pasi përpjekjet për të zbutur luftën shkatërruese më shumë se njëvjeçare rifilluan në Katar me drejtuesit e agjencive të inteligjencës amerikane dhe izraelite që kanë marrë pjesë. Izraeli ka thënë se lufta nuk mund të përfundojë derisa Hamasi të jetë zhdukur si një forcë ushtarake dhe entitet qeverisës në Gaza. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti kanë qenë në krye të negociatave për t'i dhënë fund luftës që shpërtheu pasi luftëtarët e Hamasit hynë në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, nga izraelitë.

BORRELL: AJO QË PO NDODH NË LINDJEN E MESME TREGON SE KEMI HUMBUR HUMANIZMIN TONË

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë", .Në një intervistë për radion shtetërore të Spanjës RNE, Borrell tha: "Ne po jetojmë në prag të një zjarri të madh. Për sa kohë që lufta në Gaza dhe Liban do të vazhdojë, ne do të jetojmë në prag të një shkëndije që do të shkaktojë një zjarr më të madh". "Siç theksohet nga Kombet e Bashkuara, kriza më e dhunshme dhe më e rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore është përjetuar në Gaza", tha Borrell duke shtuar se "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se ne kemi humbur humanizmin tonë". Sipas, çdo vend i BE-së do të marrë vendimin e tij për ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael dhe se nuk ka një vendim të përbashkët.

ZELENSKYY: KRYEMINISTRI I INDISË "MUND TË JETË EFEKTIV" PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kryeministri indian Narendra Modi "mund të jetë efektiv" për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë. Në një intervistë për gazetën "The Times of India", Zelenskyy dha mesazhin se Modi mund të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave.Duke theksuar se bisedimet mund të mbahen në Indi, Zelenskyy tha se "Modi mund të jetë efektiv për përfundimin e luftës në Ukrainë" dhe shtoi se ky ndikim tregon vlerën e Modit në zgjidhjen e çdo konflikti.Zelenskyy vuri në dukje se mbi Rusinë mund të bëhet presion në mënyrën e bllokimit të ekonomisë së saj dhe burimeve të lira të energjisë.Kryeministri indian Narendra Modi në fjalën e tij iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin si një "mik i dashur" gjatë vizitës së tij në Rusi në muajin korrik. Por, presidenti ukrainas Zelenskyy reagoi ndaj vizitës së Modit në Rusi.

KA NDËRRUAR JETË JASNA JOVOVIQ REALIZATORE NË RADIO

Ka ndërruar jetë Jasna Jovoviq, realizatore e programit në Radion e Malit të Zi. Radio jonë me vdekjen e sajë ka humbur një profesioniste të jashtëzakonshme, një mike të besueshme dhe një kolege të mrekullueshme. Jasna Jovoviq kaloi 25 vjet në Radion tonë dhe të sajën, duke punuar në detyra komplekse, duke regjistruar tinguj të shumtë emisionesh, intervista e tjerë. Ajo ishte një profesioniste me të cilën ishte kënaqësi të punosh, gjithmonë besnike dhe e gatshme për të ndihmuar. Jasna Jovovic do të varroset nesër, të martën, në ora 14 në Çepurka të Podgoricës.

NESËR I NDRYSHUESHËM, DERI NË 25 GRADË

Kryesisht me diell ishte moti sot. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime të jugut. Temperaturat në ora 14 ishin. Podgoricë e Cetinë 24, H. Novi, Budvë dhe Rozhaj 23, Tivar, Nikshiq e Beran 22, Ulqin Plevle, B. Pole, Shavnik e Pluzhinë 21, Kollashin e Andrievicë 20, Guci 19, dhe Zhablak 17. Për nesër meteorologët parashikojnë mot të ndryshueshëm, vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 15 kurse më e larta e ditës prej 15 deri 25 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се