Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 10. 2024. 00:00 >> 16:31

Ditari 25.10.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen, siç njoftoi Dhoma Evropiane, do të bisedojë me Presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Thuhet se pas konferencës për media, von der Leyen dhe Spajiq do të vizitojnë qendrën operative të qeverisë për siguri kibernetike, e cila është themeluar me mbështetjen e fondeve të BE-së. Von der Leyen që nga e mërkura viziton vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në fund të turit të sajë në Ballkanin Perëndimor do të vizitojë Malin e Zi.

Mishell - Sfida më e madhe në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjella

Sfida më e madhe në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjella, por edhe mosmarrëveshjet me shtete të caktuara të Bashkimit Evropian, thotë kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell. Në një intervistë për European Newsroom, ai vlerësoi se është në interes të Bashkimit Evropian, nëse dëshiron më shumë stabilitet, siguri dhe prosperitet në të ardhmen, të mos i lëmë vendet e Ballkanit Perëndimor në një lloj zone gri, ku lojërat luhen për të destabilizuar vendet e rajonit.

Satler - për momentin më e rëndësishmja është që shoqëria në Mal të Zi të jetë e bashkuar

Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi,Johan Satler, thotë se për momentin më e rëndësishmja është që shoqëria në Mal të Zi të jetë e bashkuar në zbatimin e reformave dhe ndër to, si më sfidueset, ai përmendi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është koha, thotë ai, të punojmë së bashku. I pyetur se çfarë do të thotë vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen për rajonin dhe çfarë mesazhesh mund të presë Mali i Zi, Satler tha se tema kryesore e Komisionit Evropian është zgjerimi dhe se ky është një shans edhe për Malin e Zi.

Ivanoviq - Besueshmëria e BE një nga politikat më të mira të të cilit është zgjerimi, vihet në pikëpyetje nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë Unionit

Besueshmëria e Bashkimit Evropian (BE), një nga politikat më të mira të të cilit është zgjerimi, vihet në pikëpyetje nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë Unionit, ka vlerësuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Punë të Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq.Siç njoftoi Qeveria, ai mori pjesë në forumin e 13-të ASPEN GMF Bukuresht, ku mbajti një prezantim hyrës në panelin “Shpejtimi i së ardhmes së Ballkanit: Zgjerimi i BE-së është në horizont”.Ivanoviq theksoi rëndësinë e një të ardhmeje të përbashkët evropiane për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe vuri në dukje se stabiliteti afatgjatë mund të sigurohet vetëm përmes BE-së.
Ai, siç u tha, në veçanti theksoi progresin që ka arritur Mali i Zi në vitin e kaluar, duke theksuar sinergjinë ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit si faktor kyç.

Maida Gorçeviq - Raporti i Komisionit Evropian (KE) do të tregojë progresin e Malit të Zi në të gjithë kapitujt e negociatave

Raporti i Komisionit Evropian (KE) do të tregojë progresin e Malit të Zi në të gjithë kapitujt e negociatave, tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq. Këtë ajo e tha në seancën konsultative të ekipit negociator për progresin e përgjithshëm në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), para Komisionit për Integrime Evropiane. Bordi miratoi raportet tremujore të 40-të, 41-të dhe 42-të për aktivitetet në kuadër të procesit të integrimit të Malit të Zi në BE, të cilat i referohen periudhës nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Bordi miratoi raportet gjashtëmujore të 20 dhe 21 për aktivitetet e përgjithshme në kuadër të procesit të integrimit të Malit të Zi në BE, të cilat i referohen periudhës nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Gorçeviq tha se hapi më i madh përpara ishte marrja e IBAR-it, që është tregues se integrimi në BE është faktor koheziv i të gjitha subjekteve politike. Ajo vuri në dukje se Mali i Zi është në proces të hartimit të një programi të ri të pranimit në BE për dy vitet e ardhshme. “Do të kemi afate të reja në pjesën e mbylljes së kapitullit, të cilat do t'i komunikojmë me departamentet dhe me KE-në”, tha Gorçeviq.

I.Llukshiq - Në Mal të Zi për integrimet evropiane më shumë flitet se sa veprohet

Në Mal të Zi për integrimet evropiane më shumë flitet se sa veprohet dhe ngritja e mureve politike mes qeverisë dhe opozitës e ndërlikon këtë proces, tha ish-kryeministri Igor Lukshiq. Në konferencën “Procesi i krijimit të politikave publike: Pjesëmarrja, transparenca, përgjegjësia”, e organizuar nga Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), ai tha se edhe në Bashkimin Evropian (BE) ka tregti politike lobim dhe praktika të caktuara, të cilat ne na dedikohën se duhet ti korruigjojmë. “Por niveli i institucioneve të atjeshme është i tillë që mbron sistemin dhe u jep qytetarëve të drejtën të presin që problemet e tyre do të zgjidhen përmes këtij sistemi dhe kjo është ajo që ne na mungon”, tha Lukshiq.

Gjeloshaj – kam “ndjekur” kërcënimet e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Malit të Zi e ministër i Zhvillimit Ekonomik, si dhe lider i Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj ka bërë të ditur se ka “ndjekur” kërcënimet e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe një prej liderëve të Koalicionit “Për të Ardhmen e Mali i Zi”Andria Mandiq. Ai ka reaguar pasi më herët nga Koalicioni “Për të Ardhmen e Mali i Zi ”është akuzuar për “shovinizëm të theksuar” ndaj serbëve në Mal të Zi dhe nëse vazhdon të kërcënojë, mund të jetë i vetmi që do të përjashtohet nga Qeveria. Mirëmëngjesi nga Nju Jorku, këtu i “ndoqa” këto kërcënime të Mandiqit, dihet që vetëm frikacakët nuk i firmosin deklaratat. E shijoj kafen amerikane të mëngjesit, kam disa takime të rëndësishme me partnerë amerikanë dhe Mandiq do të ketë një përgjigje të firmosur, të drejtpërdrejtë dhe konkrete nga unë. Ndoshta do të arrij sot, por mashtruesit dhe e kaluara politike nuk janë prioriteti im! Faleminderit për thirrjet dhe mbështetjen e partnerëve të huaj ndaj kërcënimeve primitive të politikës së të kaluarës, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook.

Policët e arrestuar Llazoviq dhe Raiçeviq do të përgjigjen për torturimin e dy anëtarëve të klanit Shkalarit

Policët e arrestuar Petar Llazoviq dhe Jugosllav Raiçeviq do të përgjigjen për torturimin e dy anëtarëve të klanit Shkalarit, Jovan Mrvaleviq dhe Millo Jovanoviq, në fund të vitit 2020. Prokuroria Themelore Shtetërore ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Podgoricë ka dorëzuar aktakuzë kundër Llazoviqit dhe Raiçeviqit.

Parlamenti i Malit të Zi është sërish parlamenti më transparent në rajon

Parlamenti i Malit të Zi është sërish parlamenti më transparent në rajon, sipas hulumtimit “Hapja e parlamenteve në Malin e Zi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Parlamenti i Malit të Zi është më transparenti në rajon me 88.14 për qind të indikatorëve plotësuas të hapur. Kuvendi tha se hulumtimi është bërë në periudhën nga mesi i shkurtit deri në muajin qershor. “Hulumtimi tregoi se Parlamenti i Malit të Zi ka arritur progres shtesë në krahasim me vitin paraprak, që është tregues i një përkushtimi të fortë për punë të vazhdueshme në fushën e hapjes dhe transparencës”, thuhet në deklaratë.

Kadiq - Policia duhet të përfshihet në zgjidhjen e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë

Policia duhet të përfshihet në zgjidhjen e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë sa më shpejt të jetë e mundur, tha drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FZO) Vuk Kadiq. Në Spitalin e Përgjithshëm në Pljevlja është plagosur me thikë një mjek, ndërsa në Qendrën Klinike në Podgoricë është rrahur brutalisht një roje sigurie. Kadiq tha se këto akte vandalizmi paraqesin vazhdimësi të dhunës së përditshme në institucionet shëndetësore. Siç tha ai, institucionet shëndetësore po bëhen skenë agresioni në vend të vendeve ku mbretëron toleranca, dhembshuria dhe solidariteti. Në një deklaratë, Kadiq u shpreh se mbështet iniciativën për futjen e veprës të veçantë penale të sulmeve ndaj personave që kryejnë veprimtari të kujdesit shëndetësor përmes ndryshimeve në Kodin Penal. “Besoj se është e nevojshme të përfshihen sa më shpejt pjesëtarët e policisë në zgjidhjen e këtyre rasteve, të cilët do të qëndronin çdo ditë në institucionet shëndetësore për t'i mbrojtur punëtorët”, tha Kadiq.

Tamara Vujoviq - Mësimi mediatik është një mjet thelbësor që u mundëson punonjësve të medias të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi

Mësimi mediatik është një mjet thelbësor që u mundëson punonjësve të medias të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi, të mbrojnë integritetin e informacionit dhe të ruajnë hapësirën demokratike, tha Ministrja e Kulturës dhe Mediave Tamara Vujoviq. Në konferencën “Fuqizimi i punonjësve mediatikë përmes arsimimit mediatik”, organizuar nga Sindikata e Mediave (SMCG), ajo theksoi se arsimimi mediatik është një armë bazë në luftën për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe demokracisë. Vujoviq tha se sot, më shumë se kurrë, jemi dëshmitarë të ndryshimeve të shpejta dhe të vazhdueshme në botën teknologjike, të cilat sjellin me vete mundësi të pabesueshme, por edhe sfida të mëdha. "Në mjedisin e sotëm, arsimimi mediatik është një mjet thelbësor që u mundëson punonjësve të medias të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi, të mbrojnë integritetin e informacionit dhe, në fund të fundit, të ruajnë hapësirën demokratike në të cilën jetojmë," tha Vujoviq.

Kryetari aktual i Komitetit Olimpik të Malit të Zi (KOK), Dushan Simonoviq, do të vazhdojë ta mbajë këtë post edhe për katër vitet e ardhshme

Kryetari aktual i Komitetit Olimpik të Malit të Zi (KOK), Dushan Simonoviq, do të vazhdojë ta mbajë këtë post edhe për katër vitet e ardhshme, është vendosur sot në Kuvendin e shoqatës së sporteve malazeze. Në seancë mori mbështetjen e 23 delegatëve, ndërsa 12 votuan për Katarina Bullatoviq. Tetë federata kombëtare sportive propozuan Simonoviqin për mandatin e ri. Ai është në krye të Komitetit Olimpik Malazez që nga 28 maji i vitit 2003. Mandati i tij u vazhdua në Kuvend më 23 nëntor të vitit 2008, kurse mbështetjën e re e mori më 3 nëntor të vitit 2012 dhe më 3 nëntor të vitit 2016 si dhe 9 shtator të vitit 2020.

Kurti: Austria dhe Kosova kanë ndërtuar partneritet të fortë gjatë dekadave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë, ka deklaruar se Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë në vitin 2008. Në fjalën e tij, ai tha se është një kënaqësi e madhe të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës, për mbështetjen politike dhe ekonomike që na ka dhënë ndër vite, por edhe për lidhjet tona të forta kulturore dhe historike. Sot marrëdhëniet tona kanë marrë një dimension të ri. Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta, tha pos tjerash kryeministri I Kosovës Albin Kurti.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndrecën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndrecën. Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, njoftojnë mediet. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij numër 4 në Tiranë. Po ashtu, siç raportojnë mediat, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj.

Të paktën 38 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

Nga një sulm ajror izraelit janë vrarë të paktën 38 persona në Han Junis, thanë sot zyrtarët shëndetësorë në Gazë. Sulmi, që ndodhi mëngjesin e sotëm, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim. Ushtria izraelite tha përmes një njoftimi se “një numër i terroristëve janë eliminuar përmes sulmeve ajrore dhe tokësore” në jug të Gazës. Përderisa forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në mbarë Rripin e Gazës, javëve të fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore në veri të enklavës, pasi në këtë pjesë, sipas ushtrisë izraelite, kanë nisur të rigrupohen luftëtarët e Hamasit. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua për mbrojtjen e civilëve, por nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli, i cili varet nga mbështetja diplomatike dhe ushtarake e SHBA-së. “Ne kemi një ndjenjë të urgjencës për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të ketë një siguri të vërtetë përgjatë kufirit mes Izraeli dhe Libanit”, tha Blinken për gazetarët, duke shtuar se është i angazhuar “në mënyrë intensive”.

Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri

Një grup monitorues i luftës në Siri tha sot se sulmet me dronë të Turqisë kanë vrarë 27 civilë në Siri në 24 orët e fundit. Turqia ka nisur sulmet në Siri dhe Irak kundër militantëve kurdë, pas një sulmi vdekjeprurës në një kompani të mbrojtjes në Ankara më herët gjatë javës. Forcat turke “në mënyrë dramatike kanë përshkallëzuar sulmet e tyre ajrore dhe tokësore në veri dhe lindje të Sirisë”, që nga dita e enjte, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Grupi monitorues shtoi se ka dokumentuar 45 sulme me dronë dhe katër nga avionët luftarakë që kanë goditur infrastrukturën, përfshirë edhe stacione të ujit, energjisë dhe gazit. Turqia nisi sulmet ajrore të mërkurën ndaj militantëve kurdë në Irak dhe Siri, duke i fajësuar ata për sulmin në Ankara që lanë të vrarë pesë persona. Edhe 22 persona u plagosën gjatë këtij sulmi, që Qeveria turke tha se ka “shumë të ngjarë” të jetë kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë e ndaluar në Turqi. Disa orë pas sulmit pranë kryeqytetit turk, “një operacion ajror u krye ndaj caqeve terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Bëhet me dije se “Në total, 32 caqe që i përkisnin terroristëve janë shkatërruar me sukses”.

Dodiku takohet me Putinin në Kazan

Presidenti prorus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është takuar dje me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të BRICS-it në Kazan të Rusisë mbrëmjen. Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një postimi në X, Dodik tha se me udhëheqësin rus ka diskutuar për përfundimin e tempullit serbo-rus në Banja Llukë dhe për forcimin e potencialit turistik të Serbisë dhe Rusisë. “Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohem me një lider të madh botëror dhe një mik të sinqertë të Republikës Sërpaka”, shkroi Dodik. Në samitin, të cilin e organizoi presidenti rus, morën pjesë edhe liderët nga Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe vendet e tjera që janë anëtarë ose që synojnë të anëtarësohen në BRICS. Ky ishte takimi i pestë mes Dodikut dhe Putinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022 dhe takimi i 11-të që nga viti 2014. Presidenti i entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë është nga zyrtarët e paktë që ka takuar zyrtarë rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës. Komuniteti ndërkombëtar disa herë ka thënë se Bosnjë e Hercegovina ka marrë obligimin që të ndjekë orientimin e Bashkimit Evropian, sa i përket sigurisë dhe politikës së jashtme, pasi Bosnja është shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Seuli kritikon Moskën për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Phenianin

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur sot “shqetësim të thellë”, pasi Rusia ratifikoi traktatin e saj të mbrojtjes me Korenë e Veriut, duke i bërë thirrje sërish Moskës që të ndalë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin. Dje ligjvënësit rusë votuan në mënyrë unanime për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut që ofron “ndihmë të ndërsjellë” nëse ndonjëra palë përballet me agresion. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mijëra trupa të Koresë së Veriut po trajnohen në Rusi, ndërkaq Ukraina tha gjatë kësaj jave se ushtarët kanë arritur “në zonën e luftës” në rajonin kufitar rus të Kurskut. Koreja e Veriut dhe Rusia paraprakisht kanë mohuar dislokimin e trupave koreanoveriore. Seuli “shpreh shqetësim të thellë për ratifikimin nga Rusia të traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut në mes të dislokimit të vazhdueshëm të trupave të Koresë së Veriut në Rusi”, tha Ministria e Jashtme përmes një njoftimi.

Për nesër pritet mot kryesisht me diell

Për nesër pritet mot kryesisht me diell. Në veri në mëngjes ose paradite nëpër lugina me mjegull, kurse pasdite me zhvillim të vranësirave mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 2 deri në 15, kurse më e larta ditore nga 17 deri në 26 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се