- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
23. 10. 2024.
00:00 >> 19:31
Ditari 23.10.2024
Përgatiti, Gj. Dukaj
Komisioni Evropian, miraton agjendën e reformës për Malin e Zi
Komisioni Evropian miratoi sot Agjendën e Reformës së Malit të Zi, e cila hap rrugën për pagesën e mjeteve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Për Malin e Zi, kësti i parë duhet të jetë në vlerën rreth 26 milionë euro nga 383.4 milionë që do të jenë në dispozicion të vendit tonë deri në fund të vitit 2027.
Komisioni sot miratoi edhe agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas opinionit pozitiv të vendeve anëtare të BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte e impresionuar nga puna e partnerëve nga Ballkani Perëndimor në agjendat e tyre të reformave.
“Kjo tregon se ata janë të përkushtuar për suksesin e Planit të Rritjes. Është harta jonë e rrugës për t'i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me ekonomitë tona dhe për t'u dhënë kompanive të tyre akses dhe mjete për të konkurruar në tregun tonë të vetëm. Të gjithë përfitojnë dhe është një hap i madh drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.
“Rumania do të vazhdojë të mbështes Malin e Zi në procesin e Integrimit në BE”
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milltoviq dhe ai i Republikës së Rumanisë, Klaus Johannis, thanë se të dyja qeveritë duhet të inkurajohen për bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve. Johannis tha se Rumania do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në procesin e
Integrimit evropian.
Millatoviq, theksoi se kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit të Rumanisë në Mal të Zi që nga rivendosja e pavarësisë. Ai vuri në dukje se Mali i Zi, vlerëson mbështetjen e Rumanisë në rrugën drejt BE.
"Mbështetja juaj na jep një shtysë shtesë në rrugën drejt anëtarësimit me synimin për t'u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2028," tha ai.
Presidenti i Republikës së Rumanisë, Klaus Johannis, tha se Rumania vazhdon të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së për partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor.
“Mali i Zi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në procesin e negociatave. Shpejtësia e negociatave të anëtarësimit do të varet nga meritat tuaja dhe nga rezultatet e reformave që do të zbatoni për të mirën e qytetarëve të Malit të Zi”, tha ai.
"Rajoni ynë ka nevojë për shtete të forta me demokraci solide," tha ai.
Millatoviq, i kërkon ndjesë gazetares së RTMZ
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ka kërkuar falje gazetares së Radio Televizionit të Malit të Zi për reagimin e papërshtatshëm gjatë konferencës për media pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë.
Nëse reagimi im ishte i papërshtatshëm, dua të kërkoj falje. Më vjen keq që një fokus nga pavarësia e dyshimtë e politikës redaktuese të RTMZ, u devijua në drejtim të gabuar. Mendoj se reagimi im nuk u drejtua personalisht ndaj jush, por në një pjesë të regresionit të politikës redaktuese të Servisit Publik. Ndonjëherë ndjeva nevojën për të kërkuar falje për këtë”, tha presidenti.
Kujtojmë se në fund të shtatorit, Millatoviq sulmoi verbalisht gazetaren tonë Aleksandra Jovançeviq, pasi ajo e pyeti nëse ai ka keqpërdorur pozitën e tij duke regjistruar video elektorale në zyrën e tij.
Interesimi në rritje i kompanive Izraelite për të investuar në Mal të Zi
Kryeministri, Millojko Spajiq, njoftoi se në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Izraelit, Avivit Bar-Ilan, konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik, me interesimin në rritje të kompanive izraelite për të investuar në Mal të Zi.
“Në takimin e zhvilluar, konfirmuam bashkëpunim të shkëlqyer ekonomik, krahas interesimit në rritje të kompanive izraelite për të investuar në Mal të Zi. Jam veçanërisht i kënaqur që turistët izraelitë po e vizitojnë vendin tonë gjithnjë e më shumë, shpesh, falë linjave ajrore direkte”, theksoi Spajiq.
Siç tha ai, Mali i Zi mbështet përkushtimin për gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike, bazuar në modelin dyshtetëror.
“Si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e përhershme për krizën në Lindjen e Mesme, ndërkohë që ne vazhdojmë të punojmë për marrëveshje dypalëshe, veçanërisht në fushën e turizmit, ekonomisë dhe bujqësisë”, tha Spajiq.
"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jetojnë së bashku dhe në paqe"
E ardhmja evropiane e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është e qartë dhe të gjithë duan të jetojnë së bashku dhe në paqe, tha Predrag Zenoviq, kryenegociatori i Malit të Zi me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se plani është që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
Ai foli me Anja Quiring, drejtoreshë rajonale e Bordit Lindor të Ekonomisë Gjermane, për perspektivën e së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, në Konferencën për Ekonominë e Malit të Zi 2024, e organizuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi në Budva, me temën “Dekada e Procesit të Berlinit”.
Duke iu përgjigjur pyetjes për të ardhmen e procesit të Berlinit, Zenoviq tha se plani është që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, duke theksuar se nuk mund të parashikojë se si do të ndikojë kjo në këtë proces, i cili solli shumë ndryshime në perspektivën e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Zenoviq iu referua edhe përmirësimit të fushave më të rëndësishme në procesin e integrimit në BE, duke theksuar sundimin e ligjit, i cili, siç thekson ai, paraqet bazën, sepse gjithçka fillon dhe përfundon me të.
Së shpejti përfitimet nga nënshkrimi i memorandumit në Washington
Dialogu i dytë ekonomik në Uashington dhe nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim Ekonomik është një moment historik për Malin e Zi dhe përfitimet nga gjithçka që diskutuam ditëve të fundit, do të ndjehen së shpejti në vendin tonë, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Në takime, siç tha ai, u veçuan projekte nga disa fusha, nga zhvillimi i teknologjisë, digjitalizimi, inteligjenca artificiale e deri te siguria kibernetike, ku disa nga përfitimet do të jenë të dukshme deri në fund të vitit.
“Deri në fund të vitit do të krijojmë Akademinë Mësimore, e cila është rezultat i kësaj Marrëveshjeje në bashkëpunim me USAID-in. Gjithashtu, një gjë kyçe për ne është formimi i Agjencisë për Sigurinë Kibernetike. Ligji i ri është në procedurë parlamentare dhe shpresojmë se do të miratohet shpejt. Partnerët tanë amerikanë do të na ndihmojnë jo vetëm për të krijuar programin e kësaj Agjencie, por edhe për të trajnuar në mënyrë adekuate stafin tonë, në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e institucionit në nivelin më të lartë. Sepse sa më i lartë të jetë ai nivel, do të rritet fluksi i investimeve të huaja dhe ekonomia malazeze do të jetë edhe më e mirë. Agjencia do të mbrojë institucionet kyçe dhe infrastrukturën kyçe”, tha Dukaj.
Një nga temat e rëndësishme në Dialogun Ekonomik në Uashington ishte siguria kibernetike, tha Dushan Pollović, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Infrastrukturë, Siguri të Informacionit, Digjitalizim dhe Shërbime elektronike në Ministrinë e Administratës Publike.
Procesi i reformës në arsim do të zhvillohet gradualisht
Reforma e ardhshme e sistemit arsimor duhet të merret me rishikimin e plan-programeve mësimore, përmbajtjen e tepërt dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm të lëndëve të caktuara, është rekomanduar nga konsultimi për gjendjen e arsimit në Mal të Zi, i organizuar nga Shoqata e Prindërve.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, gjatë konsultimeve me prindërit, fëmijët e të cilëve vijojnë kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme në Podgoricë, ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë gradualisht, sipas cikleve të arsimit fillor.
Siç njofton Shoqata e prindërve, Jakshiq - Stojanoviq ka theksuar se pa ndërtimin e shkollave të reja dhe rindërtimin dhe zgjerimin e shkollave dhe kopshteve ekzistuese, nuk mund të punohet në përmirësimin e mësimdhënies dhe zgjidhjen e problemeve specifike, siç janë ndërrimet dhe organizimi i mësimit. Shoqata e prindërve njofton se, gjatë konsultimeve të zhvilluara të martën në Podgoricë, prindërit patën mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ministrisë, UNICEF-it dhe Kryeqytetit, për të vënë në dukje problemet dhe për të përcjellë sugjerime dhe propozime lidhur me ndryshimet në arsim.
Ish-presidenti I. Meta, është paraqitur në gjykatën e posaçme
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme mëngjesin e 23 tetorit. Seanca ka për qëllim që ta njoftojë Metën për masën e sigurisë "arrest me burg". Po ashtu, në gjykatë do të njoftohet për masën e sigurisë edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Por, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Metës, Kryemadhit dhe dy personave të tjerë që janë nën hetim, u shty për orën 13:30.
Mediat në Shqipëri raportuan se Meta iu drejtua me fjalë ofenduese dhe kërcënime kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, i cili është një ndër tre prokurorët që po heton ish-presidentin.
Kryemadhi tha se nuk ishte normale që ajo dhe Meta ishin në një sallë, për sa kohë mes tyre nuk ka komunikim, por e mbrojti atë duke cilësuar të padrejtë arrestimin dhe duke akuzuar policinë për dhunë gjatë shoqërimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka deklaruar se ish-presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë”.
Manifestim sensilibizues para PE në Strazburg
30 deputetë të Partisë Demokratike mbajtën sot (23 tetor) një manifestim sensibilizues përpara Parlamentit Europian.
Deputetja Dhurata Çupi sqaroi për RTSH-në se takimet zyrtare nisën që të martën në mbrëmje dhe mesazhi i tyre është pritur pozitivisht.
"Ky është një manifest ndërgjegjësimi për partnerët tanë ndërkombëtarë. Është rasti i parë dhe deklaroj se kjo formë proteste e Grupit Parlamentar opozitar të PD-së është pritur mirë nga opinioni publik dhe partnerët tanë.
Nga takimi i mbrëmshëm na u deklarua se ishin të surprizuar nga të dhënat e opozitës lidhur me atë që ndodh në Shqipëri. Ndërkombëtarët kanë takuar vetëm mazhorancën dhe nuk u është thënë e vërteta. Ata kthehen në vendet e tyre pa e njohur realitetin, sepse janë penguar të takojnë opozitën”, tha zonja Çupi.
Vetëm disa muaj e ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet e përgjithshme.
Bislimi; “Kosova një hap më pranë BE-së”
Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Komisioni Evropian tha se e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.
Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm për të cilin agjenda e reformave nuk është miratuar ende. Ky shtet ishte i vetmi që nuk dorëzoi me kohë agjendën e reformave.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se me Planin e Rritjes, Kosova është një hap më pranë BE-së. Po ashtu ai theksoi se me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova përfiton deri në 882 milionë euro.
A.Blinken;”Koha për t’i dhënë fund luftës”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani kundër të cilave po lufton në Gazë dhe Liban, për të arritur armëpushim, pasi ushtria izraelite tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut.
Zyrtari i vrarë thuhej se do të emërohej lider i ri i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon jugun e Libanit.
“Tani është koha t’i shndërrojmë këto suksese në një sukses strategjik afatgjatë”, tha Blinken për gazetarë në Jordani të mërkurën, pak para nisjes për në Arabinë Saudite.
Blinken është në një turne në rajon për bisedime për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.
Të martën mbrëma, Izraeli tha se Hashem Sfieddine, figurë e lartë brenda Hezbollahut, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin libanez më 3 tetor, duke u dhënë fund thashethemeve disajavore se a ishte gjallë apo jo njeriu që pritej ta merrte drejtimin e grupit.
Nga Pentagoni pohojnë se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, teksa shefi i spiunazhit në Korenë e Jugut u tha ligjvënësve se 3.000 trupa koreanoveriore janë në Rusi dhe po trajnohen se si të operojnë me dronë dhe pajisje të tjera, para se të dislokohen në fushëbetejat në Ukrainë.
“Çfarë po bëjnë ata saktësisht? Mbetet të shihet. Ka gjëra të cilat ne duhet t’i qartësojmë”, tha Austin për gazetarët më 23 tetor.
Nëse ushtarët i bashkohen luftës në Ukrainë, duke luftuar në anën e Rusisë, kjo do të jetë “një problem shumë, shumë serioz”, tha Austin, duke shtuar se një zhvillim i tillë do të kishte ndikim në Evropë dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.
Nesër, mot me vranësira të pakta dhe intervale me diell
Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperaturat në orën 14; Budvë 26 gradë, Cetinë e Nikshiq 25, Podgoricë, Tivar e Herceg Novi 24, Ulqin e Rozhajë 23, Berane e Plevlë 21, Kollashin 20, Bjello Pole, Petnjicë e Guci 19 dhe në Zhablak, Plluzhinë e Andrijevicë 18 gradë.
Nesër, do të mbaj mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe intervale me diell.
Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 26 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар