Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 12. 2023. 00:00 >> 19:30

Ditari 08.12.2023

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Spajiq - Zhvillimi i qëndrueshëm është një nga prioritetet në punën e Qeverisë

Zhvillimi i qëndrueshëm është një nga prioritetet në punën e Qeverisë dhe si i tillë njihet në një departament të veçantë, tha kryeministri Milojko Spajiq. Ai sot u takua me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Mal të Zi, Ekaterina Paniklova, me të cilën bisedoi për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit drejt qëllimit të përbashkët - përmbushjes së Agjendës 2030, arritjes së qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimit të përfundimit të procesit të integrimit evropian.

Spajiq, siç njoftuan nga zyra e kryeministrit, e njoftoi Paniklovën për aktivitetet e Qeverisë në kuadër të Agjendës 2030 dhe tha se për zbatimin e politikave zhvillimore është e rëndësishme të merren të dhëna cilësore nga regjistrimi i vazhdueshëm i popullsisë, amvisërive dhe banesave. Siç theksoi ai, kjo do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.“Jemi të kënaqur që pas një muaji negociata kemi arritur në një zgjidhje në të cilën të gjithë janë të kënaqur. Vetë procesi na hap hapësirë ​​për të marrë vendime të tjera të rëndësishme për vendin tonë në një mjedis bashkëpunimi dhe respekti reciprok”, tha pos tjerash kryeministri Spajiq.

 

Nga MONSTAT-i paralajmërojnë se çdo publikim joligjor i të dhënave nga pyetësorët e regjistrimit do të ndiqet penalisht

Nga MONSTAT-i paralajmërojnë se çdo publikim joligjor i të dhënave nga pyetësorët e regjistrimit do të ndiqet penalisht në Gjykatën për kundërvajtje. Të dhënat e mbledhura nga pyetësori janë sekret zyrtar, thonë nga Drejtoria e statistikave duke shtuar se gjobat për keqpërdorim të të dhënave variojnë nga 100 deri në 500 euro. Ata theksojnë gjithashtu se pyetësorët plotësohen vetëm me laps kimik, dhe se përdorimi i çdo lapsi tjetër është i dënueshëm. Nga MONSTAT-i bëjnë me dije gjithashtu se vendi i regjistrimit nuk është e nevojshme të jetë vendbanimi dhe rekomandojnë që qytetarët të regjistrohen ku e kalojnë zakonisht ditën, në mënyrë që të shmanget regjistrimin e dyfishtë.

 

Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve - Regjistrimi i popullsisë duhet të sigurojë të dhëna që janë të rëndësishme

Regjistrimi i popullsisë duhet të sigurojë të dhëna që janë të rëndësishme për formimin e politikave zhvillimore, vlerësojnë nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve, duke shtuar se çështjet e identitetit janë gjithashtu të rëndësishme për popujt pakicë për shkak të pozicionimit të tyre të mëtejshëm në shtet. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Mal të Zi, Sulo Mustafiq, në një intervistë për agjencinë MINA tha që shpreson se regjistrimi do të mbledhë të dhëna që janë të rëndësishme për Qeverinë, komunat dhe institucionet e tjera relevante për planifikimin e politikave zhvillimore, si dhe investimet dhe planifikimet ekonomike afatgjate.

 

Reforma në financimin e partive politike dhe fushatave parazgjedhore është një nga parakushtet për progres drejt BE

Reforma në financimin e partive politike dhe fushatave parazgjedhore është një nga parakushtet për progres drejt Bashkimit Evropian, thotë zëvendëskryeministri për Sistemin Politik dhe Drejtësinë Momo Koprivica, duke shtuar se do të zbatojë reformën e këtij legjislacioni. Siç tha ai, kjo reformë do të bazohet mbi modelet efektive krahasuese, opinionet e ekspertëve dhe rekomandimet evropiane. Në Konferencën Nacionale Kundër Korrupsionit në Podgoricë, nënkryetari i Kuvendit Boris Pejoviq tha se përbërja e re e Kuvendit ka mundësinë të dërgojë një mesazh për orientim të qartë të rrugës evropiane të Malit të Zi, dhe se Kuvendi është i hapur për çdo lloj bashkëpunimi. Nga MANS-i është theksuar se dënimet e vogla dërgojnë mesazh se korrupsioni politik është i leverdishëm.

 

Ka vazhduar shqyrtimi i padisë së ish-zyrtarit të Drejtorisë së Policisë Zoran Llazoviq kundër ish-kryeministrit Dritan Abazoviq

Në Gjykatën Themelore të Ulqinit ka vazhduar shqyrtimi i padisë së ish-zyrtarit të Drejtorisë së Policisë Zoran Llazoviq kundër ish-kryeministrit Dritan Abazoviq. Në Gjykatën e Ulqinit janë gjashtë padi të ngritura nga avokati Zoran Piperoviq kundër Abazoviqit në emër të Zoran Llazoviqit, biznesmenit Ranko Uboviqit, kompanisë "Bemax" dhe biznesmenit Aleksandar Miailloviq. Abazoviq më parë ka akuzuar Uboviqin dhe Llazoviqin se ishin të përfshirë në krime të rënda dhe madje dëshironin likuidimin fizik të tij. Të dy i mohuan akuzat dhe e paditën Abazoviqin. Ata kërkojnë 21 mijë euro dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave personale, pas deklaratave të tij me të cilat i lidh me krimin. Ish-kryeministri dhe kreu i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq kërkoi që gjyqi të jetë i hapur.

 

Në Zllaticë, janë arrestuar shtetasit me inicialet A.D dhe R.D.

Zyrtarët e Sektorit për luftimin e Kriminalitetit në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare dje, në Zllaticë, kanë arrestuar shtetasit me inicialet A.D dhe R.D., të cilët dyshohet për tregti të paligjshme. Siç njoftoi Drejtoria e Policisë, me këtë rast u konfiskuan 6 mijë paketa cigare më vlerë prej rreth 18 mijë euro. A.D. dhe R.D. janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të tregtisë së paligjshme dhe së bashku me kallëzimin penal do të shoqërohen para prokurorit për procedim të mëtejshëm.

 

Simon Vukçeviq është arrestuar në pikën kufitare Gostun

Ish futbollisti i kombëtares malazeze Simon Vukçeviq është arrestuar në pikën kufitare Gostun ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, kur përpiqej të largohet nga Serbia. Vukçeviq është ndaluar në këtë vendkalim afër Priepoles të shtunën e kaluar dhe kishte në posedim një armë dhe 126 plumba. I është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë për mbajtje armëve dhe municioneve pa leje. Ai ka luajtur pesë ndeshje për kombëtaren e Bashkësisë shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi, kurse 45 për përfaqësuesen malazeze dhe shënoi dy gola.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit nga fillimi i vitit ka ngritur 14 kallëzime penale për diploma false

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit që nga fillimi i vitit ka ngritur 14 kallëzime penale për diploma false, tha në emisionin “Link” ministrja Angjela Jakshiq- Stojanoviq. Duke komentuar rezultatet e këqija të testit PISA, ministrja theksoi se rezultatet e këtij testi nuk janë analizuar prej vitesh, nuk është bërë asgjë për përmirësimin e rezultateve dhe se do ta pranojë ftesën për seancë dëgjimore në Kuvend. Ajo gjithashtu theksoi se nxënësit e Malit të Zi janë tradicionalisht të këqij, por fakti që gjashtë shkolla dolën mirë në testimin PISA është një pikë e ndritshme.

 

Prokuroria Speciale: Kemi ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka ngritur gjithsej 33 aktakuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë. Nuk vjen në shprehje, në asnjë mënyrë, asnjë përkatësi nacionale, qoftë serb, shqiptar, boshnjak, apo malazez. Drejtësinë do ta bëjmë të barabartë për të gjithë. Ne kemi edhe raste që i kemi prioritet, në mesin e tyre ka qenë Burgu i Dubravës, Meja. Por, kemi prioritet edhe vrasjen e një gazetari serb, për të cilin jemi duke hetuar në mënyrë intensive”, ka thënë kryeprokurori Blerim Isufaj, në një konferencë të sotme për media, në Prishtinë. Numri i vogël i prokurorëve dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Serbisë, për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, u përmenden nga Isufaj si disa prej problemeve. Në këtë konferencë, Prokuroria ka dhënë detaje për rastin e Masakrës së Mejës, dhe asaj në Burgun e Dubravës. Sipas prokurores Drita Hajdari, rasti i Mejës është trashëguar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë - EULEX, që e kishte hapur hetimin  në vitin 2013 kundër 18 personave.

 

Ndërmerret iniciativë për zëvendësim të kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Një grup qytetarësh kanë ndërmarrë dje një iniciativë për zëvendësimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Kërkesa i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të kësaj komune, Nexhat Uglanin. Tani jam i detyruar të informoj Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisionin Qendror Zgjedhor, dhe kam pesë ditë të shqyrtoj kërkesën e tyre”, ka thënë Uglanin për Radion Evropa e Lirë. Këta janë disa prej hapave që parasheh një udhëzim administrativ për zëvendësimin e kryetarit, të cilin Qeveria e Kosovës e ka miratuar në fillim të muajit shtator. Ky udhëzim hap rrugën për mbajtje të zgjedhjeve lokale në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Mbajtjen e zgjedhjeve të reja e ka kërkuar edhe komuniteti ndërkombëtar, pas protestave që kanë mbajtur banorët lokalë në këto komuna, duke refuzuar kryetarët e rinj shqiptarë. Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.

 

Çfarë pas fletarrestimit ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit?

Deri më tani, Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj lajmit se kundër Millan Radoiçiqit është lëshuar fletarrestim prej Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), për shkak të sulmit të një grupi të armatosur, ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit. Lajmin për këtë fletarrestim e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL), ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, duke thënë se fletarrestimi është lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK). INTERPOL-i nuk i konfirmoi në mënyrë specifike pretendimet për lëshimin e fletarrestimit. Në përgjigjen e tyre për REL-in, ata thanë se pyetja duhet referuar tek "autoritetet kombëtare kompetente". As Ministria e Drejtësisë, dhe as Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me fletarrestimin, deri në kohën e publikimit të këtij artikulli. Përgjigje nuk kanë ardhur as prej Qeverisë dhe Presidencës së Serbisë.

 

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad është sulmuar me dy breshëri raketash, në mëngjesin e sotëm, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima, ka njoftuar një zëdhënës i ambasadës. Sulmi besohet të jetë kryer nga militantët e lidhur me Iranin në Irak, ka thënë zëdhënësi. Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë, raporton Reuters. Ky ishte sulmi i parë i raportuar me raketa kundër ambasadës, që kur një rrjet grupesh militante të myslimanëve shiitë, të lidhura me Iranin, nisën sulme kundër forcave amerikane në baza ushtarake në Irak dhe në Sirinë fqinje, në mesin e tetorit. Grupet e armatosura, të cilat operojnë nën flamurin e Rezistencës Islamike në Irak, i kanë lidhur më shumë se 70 sulme të tilla me mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin, në luftën e tij shkatërruese në Gazë.“Ne i bëjmë përsëri thirrje Qeverisë së Irakut, siç kemi bërë në disa raste, që të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur personelin dhe objektet e partnerëve diplomatikë dhe të koalicionit”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

 

Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit

Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë dje më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit. Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej“vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit. Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë. Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjate. Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për ti rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë. Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën, dhe të tërheqë mbrapa kandidaturën e saj.

 

Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me 'Yllin e artë të heroit' ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë. Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030. Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

 

Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka thënë se 94 gazetarë dhe punonjës të mediave, në mesin e të cilëve 9 gra, janë vrarë gjatë vitit 2023, që përbën një rritje prej 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe vë në pah nevojën për “një standard të ri global” për mbrojtjen e mediave. Nëpërmjet një raporti të publikuar më 8 dhjetor, IFJ-ja ka thënë se pothuajse 400 punonjës të mediave janë burgosur më 2023, dhe kjo, sipas saj, shfaq nevojën për mbrojtje më të mirë të gazetarëve në mbarë globin. IFJ ngulmon se nevojitet veprim shumë më i madh nga komuniteti ndërkombëtar për mbrojtjen e jetës së gazetarëve dhe për vënien e sulmuesve të tyre para drejtësisë”, thuhet në raport.

 

Për nesër pritet mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe intervale me diell

Sot në pjesën më të madhe të vendit ka mbajt mot kryesisht me diell përveç në verilindje ku ka mbajt mot i vranët. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13: Budvë 14 gradë, Tivar 13, Ulqin 12, Podgoricë e H.Novi 11, Nikshiq e Cetinë 7, Shavnik 6, Plevle 5, B. Pole e Plluzhinë 4, Beranë 3, Andrievicë e Petnicë 2,Kollashin 1, Rozhajë 0 dhe në Zhablak -1 gc.

Për nesër pritet mot me vranësira të pakta deri mesatare me intervale me diell. Paradite vende-vende nëpër lugina në veri me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, në juglindje paradite e mesme deri e fortë nga juglindja. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 6 gradë, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 13 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се
ЗАКЉУЧАНО: ОТКЉУЧАЈТЕ ПОВЛАЧЕЊЕМ СТРЕЛИЦЕ У ДЕСНО ...