Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 12. 2023. 00:00 >> 17:57

Ditari 07.12.2023

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

DO TË BËJË GJITHÇKA QË MALI I ZI TË MOS VENDOSET NË LISTËN GRI

Vendosja e Malit të Zi në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar të Këshillit të Evropës  do të kishte pasoja të mëdha për vendin dhe standardin e qytetarëve , paralajmëroji kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq. Ai tha se Qeveria e Malit të Zi ka pranuar një raport  përgatitor  që duhet të prezantohet më 14 dhjetor në seancën plenare të Komitetit të Ekspertëve të KE për Vlerësimin e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

“Shpresoj që këtë herë të përjashtohemi nga një masë kaq drastike që do të kishte ndikim të madh në standardin e banorëve tanë dhe në ekonomi” , tha Spajiq , duke shtuar se do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Spajiq tha se përfshirja e Malit të Zi do të kishte pasoja të shumta për vendin. Ndër të tjera , siç tha ai, lista gri e Këshillit të Evropës  nënkupton edhe listën gri të Bashkimit Evropian.

 

SOT NË BRUKSEL PËR MARRËDHËNIET MES MALIT TË ZI DHE BE-SË

Sot në Bruksel mbahet takimi i 17-të i Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, në fokus të të cilit do të jetë Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit, njoftuan nga Ministria e çështjeve evropiane. Është bërë e ditur se anëtarët e këtij Komiteti do të shqyrtojnë gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, me fokus në Raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi për këtë vit dhe për zhvillimet në kuadër të procesit të Berlinit. Në Bruksel sot qëndron ministrja për çështjet evropiane, Maida Gorçeviq e cila para takimit bisedoi me kryetarin Komitetit ekonomik e social evropian, Oliver Ropke, ku folën për formimin e strukturës së re bashkëbiseduese të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.

 

BE DO TË KONFIRMOJË ANGAZHIMIN E PLOTË DHE TË QARTË PËR PERSPEKTIVËN E ANËTARËSIMIT

Në Samitin e dhjetorit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian do të konfirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit dhe do të bëjë thirrje për përshpejtimin e këtij procesi. Mes tjerash në draft deklaratën e BE-së që do të dalë nga ky samit thuhet se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit dhe do t'u bëjnë thirrje partnerëve në Ballkanin Perëndimor që të bëjë përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Në samitin e Brukselit, me ftesën e Sharll Mishell, do të jetë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Millatoviq do të ketë disa takime bilaterale me zyrtarë të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Botërore.

 

JOVANOVIQ: DO T PËRMBAHEM STANDARDEVE MË TË LARTA PROFESIONALE

Kandidatja për Kryeprokurore të Shtetit, Maja Jovanoviq, tha se nëse zgjedhet në këtë pozitë do të vazhdojë të punojë, duke iu përmbajtur standardeve më të larta profesionale. Në seancën dëgjimore në Këshillin për sistemin politik, gjyqësor e administratë, Jovanoviq tha se nuk e tërhoqi kandidaturën siç i propozoi ministri i Drejtësisë pasi, siç tha ajo, nuk mund të ndikojë askush në veprimet e saj.

Jovanoviq nga shkurti i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti ishte ushtruese e detyrës së kryeprokurores shtetërore. Kryetari i Komisionit Millun Zogoviq përkujtoi se Kryeprokurorin shtetëror e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi me propozim të Këshillit Prokurorial.

 

NOVOVIQ, FITUES I ÇMIMIT TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT KUNDËR KORRUPSIONIT

Prokurori special kryesor, Vlladimir Novoviq është fituesi i çmimit të këtij viti të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, njoftoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhudi Rajzink Rajnke në konferencën kombëtare kundër korrupsionit, organizuar nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar -MANS. Organizatat joqeveritare janë kampione në luftën kundër korrupsionit, e pastaj janë prokurorët, si Vladimir Novoviq, tha Rajnke. Në këtë konferencë merr pjesë edhe kryeministri, Millojko Spajiq i cili tha se vizioni i Qeverisë është shoqëria moderne e demokratike, sundimi i ligjit dhe i institucioneve të fuqishme që kanë besimin e qytetarëve.

 

REZULTATET E REGJISTRIMIT MUND TË PUBLIKOHEN VETËM NGA MONSTAT

Drejtoria e Statistikave tha se hedh poshtë me indinjatë pretendimet që kanë dalë në opinion se kushdo, përveç Monstatit, mund të publikojë rezultatet e regjistrimit. Monstat tha se rezultatet e pretenduara të regjistrimit sipas strukturës kombëtare janë shfaqur në rrjete të caktuara sociale, në ditën e katërt që nga fillimi i regjistrimit, pra gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave, gjë që, siç theksuan, statistikisht është absolutisht e pamundur. Ata përkujtuan se neni 30 i Ligjit për regjistrim parashikon që Monstat do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit, sipas vendbanimeve, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe për territorin e Malit të Zi për numrin e banorëve, amvisërive dhe banesave dhe objekteve të tjera të banuara , brenda 30 ditëve nga dita e plotësimit të listës.

 

BOGDANOVIQ: DIALOGU PËR REGJISTRIMIN ISHTE I SUKSESSHËM, NJË DIALOG I TILLË DUHET EDHE PËR GJYQËSORIN

Me rolin konstruktiv të opozitës dhe vullnetin politik për të arritur një marrëveshje me pushtetin ekzekutiv, u arrit konsensusi për shtyrjen e regjistrimit në dy raste, për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​tha sekretari i përgjithshëm i PDS-së Aleksandar Bogdanoviq në takim me Toninën Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Malin e Zi. Picula përshëndeti një hap të tillë demokratik të akterëve  politikë dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Mal të Zi. Ai theksoi se një qasje e tillë duhet të zbatohet kur bëhet fjalë për tejkalimin e sfidave në nivel të brendshëm, e veçanërisht në çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin integrues, në radhë të parë në fushën e sundimit të ligjit dhe zgjedhjes së pozitave në organet e drejtësisë. Gjatë bisedës u vlerësua se dialogu demokratik ndërmjet aktereve  politikë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian, i cili nuk duhet të jetë deklarativ, por real, pa alternativë, është çelësi i vetëm i suksesit për zhbllokimin e procesit dhe vazhdimin e dinamikikës së dëshiruar të reformave që dalin nga axhenda e BE-së.

 

SHARANOVIQ: MPB-SË I DUHEN NDRYSHIME NË PERSONEL, JO ZËVENDËSIME

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka nevojë për zëvendësime, por për ndryshime të personelit dhe vendosjen e një sistemi që do të japë rezultate të matshme, tha ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq.Sharanoviq, në konferencën e 16-të kombëtare kundër korrupsionit të organizuar nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), tha se fakti që dy ish drejtorë të Administratës së Policisë dhe një ish-ndihmës drejtor i policisë janë në paraburgim, paraqet alarmin më të madh kombëtar e shoqëror. “Kur është fjala për kontrollin dhe parandalimin e rasteve të tilla në MPB, nëse nuk do të kishim atë që solli Sky komunikimi, nuk do të kishim rezultatet e dukshme dhe të nevojshme në atë fushë”, tha Sharanoviq.

 

PODGORICË: CEFTA UIK 2023

Në Podgoricë po zhvillohet konferenca, CEFTA Uik 2023. Sipas organizatorëve, në këtë konferencë po marrin pjesë funksionarë të lartë të vendeve të CEFTA-s, përfaqësues nga sfera e ekonomisë dhe të biznesit, të Bashkimit Evropian dhe të organizatave tjera ndërkombëtare. Pjesëmarrësit do të flasin për fuqinë kryesore lëvizëse të tregtisë digjitale brenda CEFTA-s dhe do të shqyrtojnë rezultatet e arritura në këtë vit.

 

EEMZ nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike nga ana e saj, CEDIS do ta rrisë çmimin

Elektroekonomia e  Malit të Zi (EPCG) nuk do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike për pjesën që ka të bëjë me të, njoftoi kryetari i Bordit të Drejtorëve të EEMZ Millutin Gjukanoviq. Ai në një  emisionin në TV Vijesti theksoi se një rritje nga CEDIS-i është e pashmangshme. Ai tha se për nesër kanë caktuar takim në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave me ministrin Sasha Mujoviq. Në pyetjen se sa do të rritet fatura e rrymës kur EEMZ të heqë dorë nga pjesa e saj, Gjukanoviq tha se ajo është 5.63 për qind dhe se tani po kërkojnë një model që edhe kjo rritje të mos ndjehet nga numri më i madh i konsumatorëve. Ai tha se vendimi do të merret në dhjetë ditët e ardhshme.

 

LAJÇAK: PA NORMALIZIM, S`KA TË ARDHME EVROPIANE

I dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka porositur se normalizimi nuk është i mundur pa ekzistuar një vizion i qartë si ky proces të lidhet me proceset evropiane. Duke folur në panel të organizuar nga organizata Miqtë e Evropës, Lajçak ka konfirmuar s‘ka lëvizje pozitive në zbatimin e disa marrëveshjeve mes palëve. “Jemi në prag të mbylljes së një dosjeje të rëndësishme energjetike, ka progres në çështjen e targave, tek personat e zhdukur, si dhe te hapat si të zbatohet marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit”, ka precizuar Lajçak. Ai tërhoqi vërejtjen se koha nuk punon as për Kosovës e as për Serbinë, meqë, sipas tij, ata duhet të kenë parasysh kalendarin politik, meqë vitin tjetër do zhvillohen zgjedhjet evropiane. Ai insiston se marrëveshjet duhet të arrihen para fushatës parazgjedhore dhe nuk është e mençur që të pritet struktura e re në institucionet evropiane. Normalizimin e raporteve ai e cilësoi, çështje me rëndësi strategjike dhe porositi se pa këtë normalizim nuk mund as të ëndërrojmë të ardhmen Evropiane.

 

RASHIQ: INTERPOL-I LËSHON FLETARRESTIM PËR RADOIÇIQIN

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë. Informatën e konfirmoi Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i cili tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e UNMIK-ut, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

 

USHTRIA IZRAELITE KA VRARË RRETH GJYSMËN E TË GJITHË KOMANDANTËVE TË BATALIONEVE TË MILITANTËVE ISLAMIKË HAMAS NË RRIPIN E GAZËS

Sipas fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanjahu ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e të gjithë komandantëve të batalioneve të militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare. Po ashtu njoftohet se ushtarët kanë depërtuar deri në qendër të qytetit Kan Junis, qytetit më të madh në jug të territorit palestinez në Rripin e Gazës, i cili vazhdon të mbahet i rrethuar nga forcat e armatosura izraelite. Operacioni ushtarak izraelit është përgjigje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Anëtarët e Hamasit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 pengje.

 

RUSIA KA SULMUAR RAJONIN E ODESAS ME NJË NUMËR DRONËSH, GJATË NATËS SË KALUAR

Sipas të dhënave nga  zyrtarët ukrainas, nga sulmi u dëmtua infrastruktura portit detar, si dhe një civil është vrarë. Dronët e modelit iranian ‘Shahed’ u përdorën mbi Odesa gjatë natës të së kaluar”, njoftojnë Forcat Ajrore të Ukrainës, transmeton RTKlive. Sipas të dhënave, 15 nga gjithsej 18 dronë sulmues u asgjësuan. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Rusia ka grumbulluar dronë dhe robotë për të synuar sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës dhe rrjetit të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

 

ZELENSKY BISEDOI ME UDHËHEQËSIT E G7

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bisedoi ditën e djeshme përmes një lidhje me video me udhëheqësit e G7.Të pranishmit, mes tyre aleatët kryesorë të Kievit, Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak, thanë se mbetën të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën. Komentet e tyre erdhën mes frikës se mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të zbehet pasi Kievi po bën përparim të kufizuar në fushën e betejës. Udhëheqësit njoftuan veprimet që do të ndërmerren kundër Rusisë, përfshirë ndalimin deri në janar të importit të diamanteve nga Rusia dhe diamanteve ruse të përpunuara nga vende të treta deri në mars. Udhëheqësit gjithashtu premtuan shtimin e përpjekjeve humanitare për Ukrainën gjatë dimrit, duke i bërë thirrje Rusisë që t'i japë fund agresionit të saj dhe të paguajë për dëmet që ka bërë tashmë.

 

NESËR NË JUG DHE BREGDET MOT KRYESISHT I KTHJELLËT, KURSE NË VERI ME VRANËSIRA TË NDRYSHUESHME

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët , vende-vende  me reshje të dobëta të bores. Frynë erë  mesatare deri e forte nga drejtimet verilindore dhe lindore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Budvë 16 gradë, Herceg Novi 14, Podgoricë , Tivar e Ulqin 12, Cetinë 7, Nikshiq 6, Bijello Pole , Plluzhinë e Shavnik 4, Beranë , Andrievicë e Guci 3, Plevle e Petnjicë 2, Rozhajë e Kollashin 1 dhe në Zhablak -3 gradë.

Për nesër meteorologët në jug dhe bregdet parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -6 deri në 6 kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 13 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се