- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
05. 12. 2023.
00:00 >> 10:04
Čitaj mi:
Ditari 05.12.2023
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
JAVËN E ARDHSHME RIDËGJIMI I KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN GJYQËSOR
Këshilli për Sistem Politik, Gjyqësor dhe Administrativ do të dëgjojë më 7 dhjetor kandidaten për Kryeprokurore Shtetërore të propozuar nga Këshilli Prokurorial, Maja Jovanoviq, ndërsa më 12 dhjetor do të dëgjojë 11 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e juristëve të shquar. Opozita edhe pse votoi për mbajtjen e seancave dëgjimore, më herët kërkoi nga mazhoranca parlamentare hapje të dialogut për emërimet në sistemin gjyqësor. Kryetari i Këshillit, Millun Zogoviq, tha se përfolja e emrave të kandidatëve potencialë për Kryeprokuror Shtetëror nuk kontribuon në lehtësimin e punës së Këshillit, por se është e natyrshme që partitë të kenë pikëpamje për kandidatë të caktuar. Shpresoj se seanca e sotme do të jetë një shtysë shtesë për të filluar një dialog dhe për të arritur kompromisin më të gjerë të mundshëm kur çështje të tilla janë në rend dite, tha Zogoviq. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Andria Nikolliq tha se duhet të merren vesh për dëgjimin e kandidatëve për Kryeprokuror Shtetëror, por nuk ka dialog politik. Mendoj se e kemi ndryshuar pak rendin e veprimeve, dhe se është dashur të bëjmë thirrje për dialog politik, kurse përgjegjësia për këtë është te shumica parlamentare, tha Nikolliq.
GJOBË PËR PËSONIN I CILI DO TË KEQPËRDOR PROCEDURËN E REGJISTRIMIT
Drejtoria e Statistikave njoftoi për Portalin e Radiotelevizionit të Malit të Zi se një person fizik, i cili keqpërdor procedurën e regjistrimit duke xhiruar ose fotografuar procesin e intervistës ose pyetësorët e plotësuar të regjistrimit, apo nëse këto përmbajtje publikohen në internet ose medie, do të dënohet me të holla prej 100 euro deri në 500 euro. Ata kanë sqaruar se kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave. Personi i përfshirë në regjistrim nuk duhet të abuzojë me procedurën e regjistrimit dhe praninë e regjistruesve duke xhiruar ose fotografuar rrjedhën e intervistës ose pyetësorët e plotësuar të regjistrimit dhe duke publikuar këto video-xhirime ose fotografi në internet ose medie, është bërë me dije nga MONSTAT. Pasi në rrjetet sociale u publikuan foto të fletë-regjistrimeve të shumta, Drejtoria e Statistikave njoftoi se publikimi i të dhënave të tilla është kundërvajtje dhe se me këtë çështje merret Kodi Penal.
URA DO TË PROPOZOJË RRITJE TË TË GJITHA PENSIONEVE
Anëtari i Lëvizjes qytetare URA, Millosh Konatar, ka bërë të ditur se partia do të paraqesë propozimin për ndryshimin e ligjit për Sigurimi pensionist e invalidor në mënyrë që të gjithë pensionistët të kenë rritje të pensioneve nga 1 janari. Ai tha se Lëvizja qytetare URA mbështet rritjen e pensionit minimal në Mal të Zi në 450 euro. “Ne mbështesim rritjen e pensionit minimal në Mal të Zi në 450 euro. Deputetët e Lëvizjes qytetare URA do t'i paraqesin Kuvendit të Malit të Zi një propozim për ndryshimin e ligjit për Sigurimi pensionist e invalidor me qëllim rritjen e pensioneve mbi minimumin për të gjithë pensionistët e tjerë. Nuk duhet të ketë padrejtësi dhe diskriminim mes pensionistëve”, ka thënë Konatar në rrjetin “X”.
MEDOJEVIQ DUHET TË T'I PAGUAJNË SPAJIQIT 3 MIJË EURO PËR DËMTIM TË REPUTACIONIT DHE NDERIT TË TIJ
Gjykata Themelore në Podgoricë ka sjell aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e padisë së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, kundër liderit të Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq. Sipas këtij vendimi Medojeviq duhet të t'i paguajnë Spajiqit 3 mijë euro për dëmtim të reputacionit dhe nderit të tij, si dhe ta publikojnë vendimin në medie me shpenzimet e tij. Avokati i Spajiqit, Danillo Radulloviq, ka bërë të ditur se Gjykata në mënyrë të padiskutueshme ka vërtetuar se të gjitha deklaratat në fjalë të Medojeviqit janë dukshëm fyese, sepse ato fyejnë Spajiqin, përkatësisht nderin dhe reputacionin e tij, në mënyrë të shëmtuar dhe të papërshtatshme.
GORÇEVIQ: PLANET E QEVERISË JANË AMBICIOZE, POR REALISTE
Planet e Qeverisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) janë ambicioze, por reale, ka vlerësuar ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq. Ajo sot në takime të ndara ka biseduar me ambasadorët e Sllovenisë dhe Spanjës në Mal të Zi, Bernard Gradishnik dhe Raul Bartolomeo Molin. Ministria e Çështjeve Evropiane tha se Gorçeviq i ka njoftuar ambasadorët për gjendjen e procesit negociator dhe ka theksuar vendosmërinë e fortë të Qeverisë për të përshpejtuar zbatimin e reformave në të gjitha fushat, me fokus në sundimin e ligjit. Ajo mësohet të ketë thënë se Qeveria ka shumë punë për të bërë për të përfunduar me sukses procesin e negociatave dhe zbatimin e të gjitha reformave dhe shprehu bindjen se planet e Qeverisë janë ambicioze, por realiste. Gorçeviq falënderoi qeveritë e Sllovenisë dhe Spanjës për mbështetjen e tyre të fuqishme politike për integrimin evropian të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor dhe vuri në dukje se mbështetja e ekspertëve për institucionet malazeze në kuadër të kapitujve të shumtë të negociatave është veçanërisht e vlefshme. Ambasadori Gradishnik tha se Mali i Zi mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e parezervë të Sllovenisë në procesin e negociatave me BE-në. “Ne presim me padurim çdo hap tuajin përpara dhe do të vazhdojmë t'ju mbështesim, në mënyrë që të përmbushni të gjitha kushtet dhe të bëheni anëtari i ardhshëm i BE-së”, tha Gradishnik. Edhe ambasadori Molin tha se Mali i Zi është pjesë e Evropës dhe se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është njëlloj në interes të rajonit dhe BE-së. Sipas tij, Spanja ka qenë gjithmonë në anën e politikës së zgjerimit.
“PROBLEMI I DIPLOMAVE FALSE NUK ZGJIDHET PËR SHKAK TË SOLIDARITETIT BRENDAPARTIAK”
Profesoresha universitare, Branka Boshnjak thotë se nuk ka vullnet politik për të zgjidhur problemin e diplomave false, sepse liderët e partive nuk janë gati të drejtojnë gishtin tek individët që janë në krye të partive të tyre. Ajo tregon se në Mal të Zi kemi njerëz me diploma të blera në poste drejtuese dhe se kjo do të na kushtojë shtrenjtë. A jo beson se shteti është më i fortë se çdo krim, përfshirë edhe atë, vetëm nëse është i përgatitur të përballet me problemin. “Problemi i diplomave false nuk zgjidhet për shkak të solidaritetit brendapartiak”. Boshnjaku tha në emisionin “Link” se policia nuk është e gatshme të merret me to pasi edhe ata kanë diploma të dyshimta në radhët e tyre. Në kohën e ministres Vesna Bratiq, çdo vit certifikoheshin 6000 diploma, thotë Boshnjak, por ky numër është rritur ndjeshëm. Bazuar në përvojën e saj në punën me partitë për diploma false, ajo është skeptike se do të ketë vullnet politik. Ajo beson se për shkak të këtij problemi, Mali i Zi do të humbasë njerëzit më të mirë që do të largohen nga vendi. Nëse duam t'i japim fund diplomave false, duhet të reagojë drejtësia, ka thënë Boshnjak.
FORCA E RE DEMOKRATIKE: SHQIPTARET TË TË DEKLAROJNË LIRSHËM DHE TË SHPREHEN NË PËRPUTHJE ME NDJENJAT KOMBËTARE SHQIPTARE
Forca e Re Demokratike përmes një kumtese për media i fton bashkëkombësit shqiptarë që në vijim të regjistrimit të popullsisë të deklarojnë lirshëm dhe të shprehen në përputhje me ndjenjat kombëtare shqiptare. “Është me rëndësi jetike e kombëtare që në këtë regjistrim të deklarojmë me krenari kombësinë shqiptare dhe se gjuha që flasim e kanë folur të parët tonë është gjuha shqipe, pa marrë parasysh besimin fetar. Në këtë regjistrim duhet të shprehim qartë se jemi popull autokton dhe se nuk biem pre e asimilimit sepse me shekuj kemi ruajtur identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën. Bindshëm dhe lirshëm duhet të tregojmë se kush jemi dhe sa jemi në Mal të Zi për arsye se politikat e ndryshme po cenojnë identitetin Shqiptar dhe po mundohen të na asimilojnë. Të dhënat e regjistrimit do dëshmojnë gjendjen e vërtet dhe kushtet në të cilat jetojnë Shqiptarët, gjë që në të ardhmen do të ndikojë në krijimin e politikave dhe kushteve për mbrojtjen dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave dhe interesave të popullit Shqiptar në Mal të Zi.
Gjithashtu, ftojmë bashkëkombësit të mos bien pre e presioneve nga individ dhe organizata të ndryshme, duke lajmëruar çdo parregullsi që shfaqet gjatë regjistrimit e që ka për qëllim cenimin e shprehjes së lirë se jemi shqiptar dhe se flasim shqip”, thuhet në kumtesën për media të Forcës së Re Demokratike .
Përgatiti: Gjeke Gjonaj
PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA MË TË DISKRIMINUARIT NË FUSHËN E PUNËS DHE PUNËSIMIT
Personat me aftësi të kufizuara (PAK) në Mal të Zi janë të ekspozuar ndaj diskriminimit në një masë të madhe, dhe niveli më i lartë i pabarazisë sipas kësaj kategorie të shoqërisë është regjistruar në fushën e punës dhe punësimit, arsimit dhe sportit, sipas hulumtimit qe ka kryer Qendra për Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM).Anketa e opinionit publik mbi pozitën dhe diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara është kryer në tetor në një kampion përfaqësues prej 1011 të anketuarve dhe është kryer nga ekipi i Qendrës për Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut udhëhequr nga metodologu kryesor Millosh Beshiq.
Menaxherja e programit të kësaj qendre , Andrea Miqanoviq tha se hulumtimi tregoi se shkalla e solidaritetit social është në nivel të lartë në Mal të Zi, madje edhe në krahasim me disa demokraci më të zhvilluara në perëndim. Siç tha ajo, më pak inkurajues është fakti që krahasuar me vitin 2018 ka rënë niveli i solidaritetit social. Hulumtimet kanë treguar se personat me aftësi të kufizuara mendore/intelektuale janë më të ekspozuar ndaj diskriminimit sesa personat me aftësi të kufizuara fizike.
KËSHILLI I BE-SË DO T’I KËRKOJË KOSOVËS TË BËJË MË SHUMË PËR HEQJEN E MASAVE
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen. Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të paraparë për t’u mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtij dokumenti. Aty thuhet se Këshilli “ka marrë parasysh progresin e kufizuar të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”. Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit, dhe me dialogun me Serbinë. Këshilli pritet të dënojë ashpër “sulmet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës ndaj trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj 2023”.
HARADINAJ I THUR LAVDE SHQIPËRISË: MBËSHTETI KOSOVËN PA U KURSYER NË TË GJITHA FAZAT
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim njohës Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Haradinaj ka thënë se me Amabsadorin Malaj kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, Shqipëri e rajon. “Kënaqësi ta presim në takim njohës, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Haradinaj ka shtuar se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit në Kosovë. “Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”, është shprehur Haradinaj.
RRETH 108 TRUPA TË PAJETË NË SPITALIN KAMAL ADWAN NË VERI TË GAZËS
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, rreth 108 trupa të pajetë shtrihen në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës. Trupat izraelite kanë përparuar drejt objektit, me të shtëna të forta armësh dhe shpërthime në afërsi të tij gjatë 24 orëve të fundit.Dr. Munir Al-Barsh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, tha se nuk kishte furnizim me energji elektrike në spitalin Kamal Adëan dhe kishte më shumë se 7,000 njerëz të zhvendosur atje. Kirurgjia ishte bërë e pamundur për shkak të mungesës së energjisë, tha ai.Vetëm katër spitale janë duke funksionuar në veri të Gazës dhe rreth 55 ambulanca janë jashtë shërbimit. Ai gjithashtu pohoi se ndërsa 400 njerëz të plagosur kishin mundur të largoheshin nga Gaza përmes kalimit Rafah, më shumë se 40,000 të plagosur mbetën në Rripin e Gazës. “Situata është shumë e rrezikshme dhe ka të shtëna të forta. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant përmes një deklarate ditën e djeshme tha se operacionet “që po ndodhin tani, në veri të Rripit të Gazës, së shpejti do të çojnë në thyerjen e të gjithë zonës së qytetit të Gazës dhe veriut të Rripit të Gazës”.
GUTERRES I ALARMUAR NGA RIKTHIMI I ARMIQËSIVE NË MES TË IZRAELIT DHE HAMASIT
Në Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Izraelit që të mos ndërmarrë veprime tjera që do ta përkeqësonin edhe më shumë situatën në Gazë. “Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i alarmuar nga rikthimi i armiqësive në mes të Izraelit dhe Hamasit. Krahu i armatosur i grupit Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit, ka thënë se është përfshirë në luftime të ashpra me ushtarët izraelitë në veri dhe lindje të Han Junisit, qytetit kryesor në jug të Gazës. Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, si hakmarrje për sulmet e grupit më 7 tetor në jug të Izraelit. Militantët i kanë vrarë 1.200 njerëz dhe i kanë marrë peng 240 të tjerë. Besohet se 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Gazë, tashmë ka ikur prej shtëpive të tyre. Tetë javë luftime raportohet se e kanë kthyer këtë enklavë në gërmadhë. Autoritetet palestineze shëndetësore kanë thënë se të paktën 15.899 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë – 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe besohet se kanë mbetur të vdekur nën rrënoja.
BURIMET FINANCIARE TË SHBA-SË PËR UKRAINËN JANË DUKE SHTERUAR
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga vendet që kanë dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën që prej përballjes së saj me agresionin brutal të Rusisë. Por burimet financiare të përdorura të SHBA-së për këtë vend janë duke shteruar, dhe nevojitet një autorizim i Kongresit për fonde të reja. Republikanët atje po bëjnë rezistencë, duke ngjallur shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë e cila paralajmëron se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe presidenti rus, Vlladimir Putin mund ta fitojë luftën, nëse Kongresi nuk i jep dritën jeshile financimeve të reja. “Ky fakt jo vetëm që do të rrezikonte sukseset e Ukrainës, por do të rriste gjasat e fitores së rusëve. Ndërsa ,Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka kërkuar Kongresit në tetor që të miratojë një pako ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe Izraelin, por disa republikanë janë bërë pengesë e kërkojnë në këmbim të mbështetjes së tyre një politikë më të ashpër kufitare në kufirin me Meksikën.
TESTET PISA: NXËNËSIT NGA MALI I ZI ARRITËN REZULTATE MË TË KËQIJA NË TË GJITHA FUSHAT
Në testimin më të madh ndërkombëtar në fushën e arsimit, nxënësit nga Mali i Zi arritën rezultate më të këqija në të gjitha fushat, krahasuar me hulumtimin e PISA-s të vitit 2018. Kështu u bë e ditur në konferencën për media të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Qendrës së Provimeve, ku u prezantuan rezultatet e testimit PISA të nxënësve për vitin e kaluar. Testet PISA janë realizuar në matematikë, lexim dhe shkencë. Në Mal të Zi, testimi PISA u krye në prill dhe maj të vitit 2022, midis 5 mijë e 793 nxënësve nga 63 shkolla. Nxënësit nga Mali i Zi në matematikë janë në vendin e 54-të në listën e përgjithshme të hulumtimit PISA, në të 56-in në lexim dhe në të 62-in në shkencë. Krahasuar me vendet e rajonit, nxënësit tanë kanë arritur rezultate më të mira se bashkëmoshatarët e tyre nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova dhe më të këqija se ata nga Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.
ARTISTI I MBARË POPULLIT SHQIPTAR, MIRUSH KABASHI KA MBYLLUR SYTË PËRGJITHMONË
Shuhet ‘Sokrati’ shqiptar! Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Report Tv mëson se Kabashi ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. Aktori Kabashi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ai është kuruar edhe në Turqi, por nuk ja doli dot. Kontributi i jashtëzakonshëm i përditshëm i “Nderit të Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar. Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.
NESËR MOT ME RESHJE TE PËRKOHSHMI TË SHIUT, NË ZONAT E LARTA MALORE NË VERI ME SKLLOTË DHE BORË
Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut, kurse në zonat e larta malore në veri me skllotë dhe borë. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme, vende-vende në zonat e larta në veri e mesme deri e fortë, nga drejtimi i jugut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 14 gradë.
Коментари0
Остави коментар