- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
01. 12. 2023.
00:00 >> 19:27
Ditari 01.12.2023
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Milatoviq, ka takuar sot në Dubai Antonio Guterres dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed Bin Zayed, në hapjen e Samitit COP28 të Emirateve të Bashkuara Arabe
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Zayed, në hapjen e Samitit COP28 të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai. Siç ka njoftua presidenti Millatoviq në rrjetet sociale ka qenë kënaqësi të takohet me nënkryetarin dhe kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Dubait Khaled bin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të b iseduar me të në një atmosferë miqësore."Biseda të përzemërta që hapin derën për mundësi të reja dhe një prani më të madhe të investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Mal të Zi. Ky është një hap përpara drejt forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë afatgjatë," tha Presidenti i Malit të Zi. Në margjinat e COP28 Milatoviq u takua edhe me presidentët e Uzbekistanit dhe Taxhikistanit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit.“Gjatë bisedës, ne kujtuam marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore, me interes të shprehur reciprokisht për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e Azisë Qendrore”, tha Milatoviq.
Mileva Brajushkoviq - Popoviq vlerësoi se shoqëria është në telashe serioze kur e presim regjistrimin e popullsisë
Demografja Mileva Brajushkoviq - Popoviq vlerësoi se shoqëria është në telashe serioze kur e presim regjistrimin e popullsisë në një atmosferë të tillë, dhe i qasemi atij nga aspekti kombëtar, fetar dhe gjuhësor. Ajo tha për programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi se do të dëshironte që politikanët të negociojnë me të njëjtin entuziazëm për çështje dhe probleme të tjera. Realiteti ka treguar se nuk do të ketë regjistrim pa pëlqimin dhe nënshkrimin e politikanëve. Deri më tani nuk kam pasur rastin të dëgjoj përgjigje adekuate në pyetjen e një numri të madh të të huajve, çka nëse regjistrimi tregon se jemi 700 mijë banorë. Janë shumë pyetje që na preokupojnë përtej gjuhës, fesë dhe kombit, tha Brajushkoviq- Popoviq dhe përshëndeti vendimin e kryeministrit për dialog. Ajo beson se aktualisht nuk ka arsye për bojkotimin e regjistrimit.
Nga PSD besojnë se me 3 dhjetor do të fillojë një regjistrim i drejtë dhe transparent
Kurse në Partinë Demokratike të Socialistëve besojnë se, siç theksojnë, më 3 dhjetor do të fillojë një regjistrim i drejtë dhe transparent. Deputeti i kësaj partie, Nikolla Rakoçeviq, deklaroi se kushtet e dorëzuara nga kryeministri Millojko Spajiq janë absolutisht të mjaftueshme për të kontrolluar procesin e regjistrimit. Ai gjithashtu tha se së bashku ofrojnë mekanizma për kontroll të plotë në atë mënyrë që të mos mund të falsifikohen dhe manipulohen të dhënat gjatë grumbullimit, hyrjes dhe verifikimit.
Elektroekonomia e Malit të Zi nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike
Elektroekonomia e Malit të Zi nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, është rënë dakord në një takim të menaxhmentit të kësaj kompanie energjetike me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, në krye me Sasha Mujoviq, mësohet jozyrtarisht nga portali i RTMZ. Siç bëhet me dije kërkohet modaliteti për rritjen e çmimit që I lejohet CEDIS,por nga ana tjetër këtë rritje mos ta ndienjë qytetarët, respektivisht most ë ketë rritje të dhogarive të konsumatorëve. Kujtojmë se Agjencia e Rregullatorit të Energjisë kishte njoftuar më herët se rryma do të rritet për 5.63 për qind nga janari. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të merret në dhjetë ditët e ardhshme, mësohet jozyrtarisht nga kreu i Industrisë Elektrike të Malit të Zi. Siç u tha, do të kujdesen për standardin e numrit më të madh të qytetarëve, që është rreth 200 mijë konsumatorë, por edhe për të mos rrezikuar biznesin e Elektroekonomisë. Sindikata ka bërë të ditur se janë të befasuar nga njoftimi i Agjencisë Rregullative për Energji dhe Shërbime të Rregulluara Komunale (REGAGEN) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari i vitit të ardhshëm.Po ashtu, nga Sindikata e përmendur, kanë thënë se në muajt e kaluar në media janë dëgjuar mesazhe inkurajuese nga drejtuesit e EPCG-së, të cilët siguruan se do të bëjnë çmos që të parandalojnë rritjen e çmimeve, andaj presin që të përmbushin premtimin.
Lindon Gjelaj kryetar i ri i komunës së Tuzit
Sot u mbajt seanca e VI-të e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Në këtë seancë, me 18 vota të këshilltarëve që ishin prezent, Lindon Gjelaj u zgjodh kryetar i Komunës së Tuzit deri në fund të mandatit ekzistues. Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Lindon Gjelaj të emërohet kryetar i Komunës së Tuzit e bëri këshilltari, Albian Sinishtaj. Lindon Gjelaj është nënkryetar i Alternativës Shqiptare dhe ka pasuar Nik Gjeloshaj, i cili është zgjedhur zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi. Gjatë votimit Lindon Gjelaj mori përkrahjen edhe nga Lëvizja për Tuzin dhe këshilltari i demokratëve, Shtjefën Camaj. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, nuk morën pjesë këshilltarët e PDS, UDSH, Partisë Bosnjake dhe SD. “Është një nder i veçantë kur të jepet mundësia të punosh për qytetarët dhe vendin ku je rritur. Kam gjetur ekspertët më të mirë me kryetarin Nik Gjeloshaj. Vizioni im është një vetëqeverisje moderne me zhvillim, bashkëpunim me diasporën dhe Qeverinë e Malit të Zi. Do të kemi një administratë që nuk do të bëjë dallim midis qytetarëve,” deklaroi në fjalën e tij kryetari i ri Lindon Gjelaj.
Posta e Malit të Zi ka paralajmëruar rritje të çmimeve prej 1 janarit
Posta e Malit të Zi ka paralajmëruar rritje të çmimeve të shërbimeve që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Çmimet e shërbimeve postare në vend do të jenë më të larta nga 20 centë deri në 2 euro e 20 centë, ndërsa jashtë vendit nga 20 centë deri në 12 euro e 25 centë, është kumtuar nga Posta. Siç bëhet me dije, Posta e Malit të Zi ka pasur obligim që me listën e re të çmimeve të sigurojë përballueshmërinë e çmimeve për të gjithë qytetarët, ndërsa Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Veprimtari Postare ka dhënë pëlqimin për listën e re të çmimeve.
Unioni i Sindikatave të Lira prezantoi shportën e parë sindikaliste të konsumatorit
Kurse Unioni i Sindikatave të Lira prezantoi shportën e parë sindikaliste të konsumatorit. Një familjeje me katër anëtarë i nevojiten 1850 euro për shpenzimet e jetesës, tregojnë të dhënat e shportës sindikaliste të konsumatorit të publikuar nga Unioni i Sindikatave të Lira dhe Qendra për edukim. Pjesa më e madhe e shpenzimeve mujore, gati 600 euro, i përket shpenzimeve për produkte ushqimore. Nga Sindikata thonë se të dhënat e paraqitura në shportën sindikaliste të konsumatorit konfirmojnë se shpenzimet e shumicës së qytetarëve në Mal të Zi nuk korrespondojnë me të ardhurat e tyre mujore, dhe se të ardhura mesatare për dy muaj nuk mjaftojnë që një familje me katër anëtarë të ketë kushte të mjaftueshme jetese.
Vuçiq pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse, siç u shpreh ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron t'i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”."Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi për t'i bërë presion Kurtit dhe do të lëshojë një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dhe kaq", tha Vuçiq në Dubai, ku po merr pjesë në Samitin e liderëve për ndryshimet klimatike, raporton Beta. Ai tha se Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve."Ne duhet ta njohim Kosovën në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje dhe Pikë, tha Vuçiq. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe, këtë e dinë të gjithë në Serbi dhe në Evropë. Është mirë që ata do të reagojnë për këtë, por ne nuk do të kemi asgjë nga ai reagim”, tha Vuçiq.
Davenport - Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme,
Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një letër dërguar shefit të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport, kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare serbe. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës për komunitetin serb të Kosovës muajin e ardhshëm, në mungesë të një kërkese zyrtare nga autoritetet serbe për këtë. Duke iu përgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), i cili kritikoi Kosovën për ndalimin e mbajtjes së atyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës, Bislimi tha se përpjekja për organizimin e zgjedhjeve të “një shteti tjetër në Kosovë” pa kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut.
Kurti - Ne si qeveri i kemi mbështetur vazhdimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës
Ne si qeveri i kemi mbështetur vazhdimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe është në interesin e shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin që i kushtohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar t’i ofrojmë mbështetjen tonë. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik, theksoi Kurti. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i shpalli në fillim të nëntorit zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.
BE-ja kërkon kushtëzimin e integrimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të propozojnë që urgjentisht në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim në bllok të përfshihet edhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe të gjitha obligimet nga marrëveshjet e kaluara në kuadër të dialogut. Ky propozim pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel të Këshillit për Çështje të Përgjithshme. Ky Këshill pritet të kërkojë nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) që të propozojë urgjentisht futjen e zbatimit të obligimeve nga dialogu për normalizim të raporteve në kapitullin 35 të kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në bllok. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e konkluzave të përgatitura për këtë takim, ku nga Serbia kërkohet që të zbatojë pa parakushte të gjitha obligimet e marrëveshjes në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Këshilli kërkon nga Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell që urgjentisht të propozojnë para Këshillit, para fundit të janarit të vitit 2024, ndryshimin e kritereve në kapitullin 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thuhet në dokument.
Katari kritikon Izraelin për bombardimet në Gazë
Katari tha se po vazhdon përpjekjet për të ringjallur armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – duke shprehur “keqardhje të thellë” për rinisjen e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës. Katari, që ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit, duket se ka veçuar vetëm rolin e Izraelit në rikthimin e dhunës. Ministria e Jashtme e Katarit tha se bombardimet e vazhdueshme në Rripin e Gazës në orët e para pas përfundimit të pauzës [së luftimeve], ndërlikojnë përpjekjet ndërmjetësuese dhe përkeqësojnë katastrofën humanitare” në Gazë. Kjo ministri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të veprojë menjëherë që të ndalet dhuna. Mëngjesin e 1 dhjetorit, Izraeli nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pasi marrëveshja njëjavore e armëpushimit përfundoi. Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, akuzuan njëri-tjetrin për dështim të arritjes së një pajtimi për zgjatjen e armëpushimit.
Srbije Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit. Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit, u shpreh Lavrov. Pretendimet ruse se Perëndimi po fajëson Moskën për problemet në Ballkan, vijnë në kohën kur Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar – ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. Më 15 nëntor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ukraina thotë se Rusia ka shkatërruar mbi 170.000 ndërtesa
Mbi 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë. Kështu tha Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë”, shkroi Shuiak në një blog, raportuan agjencitë e lajmeve në Ukrainë. Në këtë shifër përfshihen mbi 20.000 ndërtesa banimi. Sipas këtij raporti, mbi 3.500 institucione të armsimit dhe 420 ndërtesa të kompanive të mëdha dhe të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroportet ushtarake dhe ato civile, 344 ura dhe vendkalime si dhe 25.000 rrugë po ashtu janë shkatërruar. Shuliak tha se detyra nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve në gjendjen që kanë qenë para luftës, por që ato të rindërtohen edhe më mirë. Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe duke vrarë afër 10.000 civilë.
Navalny thotë se po përballet me një rast të ri penal
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është duke shërbyer 19 vjet burgim nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht, më 1 dhjetor tha se autoritetet kanë hapur një rast të ri penal ndaj tij. Në postimet e bashkëpunëtorëve të tij në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha se ka pranuar një letër nga Komiteti Hetues i Rusisë përmes së cilës është informuar për hapjen e një rasti të ri ndaj tij për “krime sipas pikës dy të nenit 214 të Kodit Penal”, që ka të bëjë me vandalizëm. Shumë rrallë ndodh që një i burgosur që gjendet në izolim për më shumë se një vit, ka pasur një ekzistencë vibrante sociale dhe politike”, thuhet në një nga postimet në X, që iu atribuua Navalnyt. Kjo nënkupton se ata kanë iniciuar një rast të ri penal ndaj meje çdo tre muaj. Më 21 nëntor, ai u fut në izolim 15-ditor për shkelje të paspecifikuara, pasi kishte përfunduar qëndrimin në izolim një ditë më herët.
Nesër mot kryesisht i vranët
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 13: Tivar e Ulqin 19 gradë,Beranë,Podgoricë,H.Novi e Andrievicë 18,Plevle e B.Pole 17,Cetinë,Plluzhinë,Shavnik e Rozhajë 14,Nikshiq,Guci e Petnicë 13,Kollashin 12 dhe në Zhablak 10 gradë.
Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende -vende me reshje shiu ose rrebeshe dhe bubullima, kryesisht në viset jugore dhe qendrore. Në veri dhe verilindje paradite dukshëm më pak reshje, kurse pasdite reshjet do të intensifikohen dhe do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet të jugut, e cila kryesisht gjatë natës do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 gradë.
Коментари0
Остави коментар