Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 11. 2023. 00:00 >> 18:19

Ditari 28.11.2023

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes për kushtet e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes për kushtet e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, si dhe për monitorimin e zbatimit të regjistrimit. Për këtë vendim votuan të 46 deputetët e pranishëm. Komisioni do të ketë shtatë anëtarë nga pushteti  dhe po aq nga opozita. Në punën e Këshillit mund të marrin pjesë edhe përfaqësues të këshillave të popujve pakicë, pa të drejtë vote. Puna e Këshillit për monitorimin e regjistrimit do të përfundojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të regjistrimit. Komisioni do të dorëzojë në Kuvend një raport, i cili miratohet me konsensus, por nëse nuk do të ketë konsensus, atëherë bashkëkryetarët do të paraqesin një raport teknik.

Kryeministri Millojko Spajiq u takua sot me përfaqësuesit e opozitës për të diskutuar mbi regjistrimin e ardhshëm të popullsisë

Kryeministri Millojko Spajiq u takua sot me përfaqësuesit e opozitës për të diskutuar mbi regjistrimin e ardhshëm të popullsisë. Më herët sot, kryeministri Spajiq ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit mbi regjistrim në rrjetin X. Ai ka theksuar se miratimi i ndryshimeve të Ligjit për regjistrim me mbështetjen e 64 deputetëve është një mënyrë për të rikthyer besimin në institucione dhe sistem. Regjistrimi duhet të mbahet nga data 30 nëntor deri më 15 dhjetor, me mundësi të zgjatjes së përfundimit të regjistrimit për 15 ditë.

Nga Monstat bëjnë me dije se janë gati të fillojnë regjistrimin

Nga Monstat bëjnë me dije se janë gati të fillojnë regjistrimin. Ndihmës-drejtoresha Snezhana Remikoviq thotë se ka mungesë të 500 regjistruesve, dhe se njëra nga strategjitë është zgjatja e kohës së mbajtjes së regjistrimit. Ne kemi vlerësuar se për kryerjen e regjistrimit nevojiten rreth 3800 regjistrues. Por, pas shpalljes publike dhe zgjedhjes së kandidatëve, kemi vetëm 3300 regjistrues. Është evidente mungesa e regjistruesve në disa komuna, si edhe në raundin e kaluar, si në Budvë, Tivat, Kotorr, Podgoricë, Shavnik dhe Cetinë, tha Remikoviq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Ajo përsëriti se Monstat ka përgatitur përgjigje për këtë situatë dhe një nga opsionet është zgjatja e regjistrimit me 15 ditë. Zgjatja e regjistrimit domethënë se puna mund të përfundojë edhe me 2000 regjistrues. Shpresojmë se numri i regjistruesve nuk do të bjerë, por të kontribuojmë për përfshirje të plotë në këtë regjistrim, tha Remikoviq.

Kushtetuta e Malit të Zi duhet të ndryshohet, për t'iu përshtatur nevojave të reja të shtetit

Kushtetuta e Malit të Zi duhet të ndryshohet, për t'iu përshtatur nevojave të reja të shtetit, është vlerësuar në takimin e ministrit të Drejtësisë Andrej Miloviq me drejtoreshën ekzekutive të Human Rights Action (HRA), Teea Gorjanc Preleviq.Ministria e Drejtësisë njoftoi se në takim është diskutuar për reformat e ardhshme në drejtësi.Në mënyrë të veçantë u theksua nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përshtatjen e saj me nevojat e reja të Malit të Zi”, thuhet në njoftim. Miloviq theksoi se përfshirja e ekspertëve nga organizatat joqeveritare (OJQ) në grupet punuese për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal është thelbësore, duke pasur parasysh kufizimet në personel dhe burime teknike. Ai shtoi se ndihma e OJQ-ve në procesin e reformës është shumë e mirëseardhur.

Gjykata më e lartë në Podgoricë ka refuzuar garancinë prej një milion e 305 mijë euro për ndërprerjen e paraburgimit të kryetarit të Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq

Gjykata e lartë në Podgoricë ka refuzuar garancinë prej një milion e 305 mijë euro për ndërprerjen e paraburgimit të kryetarit të Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq.Bozhoviq u arrestua më 13 prill me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe akuzohet për pjesëmarrje në kontrabandën e kokainës. Nga Gjykata e Lartë është bërë e ditur se propozimi i mbrojtësve të Bozhoviqit për ndërprerjen e paraburgimit dhe caktimin e garancisë është refuzuar si i pabazuar.

Raoniq - Mali i Zi nuk i ndjek mjaftueshëm trendet moderne

Mediat në Mal të Zi nuk janë të gatshme t'i përgjigjen sfidave të epokës dixhitale, është vlerësuar në konferencën "Horizontet e mediave: Sfidat e së ardhmes" organizuar nga Agjencia për Mediat Elektronike. Drejtori i Radio Televizionit të Malit të Zi, Boris Raoniq, në panelin "E ardhmja e mediave" tha se Mali i Zi nuk i ndjek mjaftueshëm trendet moderne. Ai tha se të katër etapat e krijimit të informacionit dhe lajmeve kanë ndryshuar. Raoniq deklaroi se Shërbimi Publik u përpoq të shikonte mundësitë se si të tregtojë përmbajtjen që ofron në platforma të tjera me Qendrën e Difuzionit të Radios.“Unë nuk e shoh atë strategji të veçantë në nivel shtetëror. Ajo që mund të them, se sa dramatik është ndryshimi, është se hulumtimet tregojnë se tendencat po humbasin – se mbi 50 për qind e njerëzve janë online”, tha Raoniq.

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë. Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Nikolla vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Presidenti Begaj deklaroi nga Vlora se Dita e Flamurit është simboli përbashkues për shqiptarët. Ai tha se shembulli i etërve themelues të shtetit shqiptar duhet të shërbejë si model për atë që duhet të bëjnë sot liderët politikë. Presidenti nënvizoi se sot Shqipëria është e pavarur në sajë të mençurisë dhe guximit të patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë.

Stoltenberg: NATO do të bëjë atë që duhet për të siguruar stabilitetin në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin për rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa ka premtuar se aleanca veri-atlantike do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon.“Ajo që shohim atje është se tensionet po rriten. Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Janë lënduar 93 ushtarë të NATO - s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë”, ka deklaruar shefi i aleancës veri-atlantike në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare. “NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, porositi Stoltenberg. Shefat e diplomacive të 31 shteteve anëtare të NATO-s në takimin që po mbahet në Bruksel më 28 dhe 29 nëntor, do të diskutojnë ndër tjerash edhe lidhur me situatën e sigurisë në rajon. Më 27 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ka paralajmëruar se në takim do diskutohet mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR. Sipas agjencisë Associated Press, dhuna mes Kosovës dhe Serbisë ka shpërthyer dy herë në muajt e fundit dhe vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara zgjatjen e mëtejme të armëpushimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar. Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael.

Hamasi i liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

Katari ka njoftua mbrëmë vonë se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar prej Rripit të Gazës nga Hamasi – grupi radikal palestinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, shkroi në rrjetin social X se Izraeli i ka liruar nga burgjet e veta tri gra dhe 30 fëmijë izraelitë. “Izraelitët e liruar nga Gaza përfshijnë tre shtetas francezë, dy shtetas gjermanë dhe gjashtë shtetas argjentinas”, shkroi ai, duke shtuar se ata “iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”. Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se 11 pengjet ishin rrugës drejt kthimit nga Gaza në Izrael. “Bazuar në informatat që i morëm nga Kryqi i Kuq, 11 pengje janë rrugës për në territorin izraelit”, tha IDF-ja. Ky është grupi i katërt i pengjeve të liruara nga Hamasi prej se nisi armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe grupit radikal të premten. Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit. Deri tani, përjashtuar lirimin e pengjeve sot, 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite.

Ukraina dhe shtetet baltike thonë se do ta bojkotojnë takimin e OSBE-së për shkak të Lavrovit

Ukraina dhe tri shtetet baltike kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pas ftesës për ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se planifikon të marrë pjesë në të. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, "do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së pas vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit", tha për AFP-në zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raportoi Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut - vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim. Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Dhjetë të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha sot ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, pasi erërat e fuqishme dhe stuhitë po godasin këtë shtet që nga dita e diel, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke bllokuar rrugët. Jugu i Ukrainës është goditur më së keqi, veçmas rajoni i Odesës në Detin e Zi. “Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Odesës, Harkivit, Mikolajivit dhe Kievit”, shkroi Klymenko në Telegram. “Njëzet e tre persona janë lënduar, përfshirë dy fëmijë”, shtoi ai. Në total, 411 vendbanime në 11 rajone ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike dhe mbi 1.500 makina janë larguar nga rrugët, pasi ishin bllokuar, tha Klymenko. Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e mesme e vende vende deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 13: Tivar 17 gradë,Budvë 16, Ulqin 15,H.Novi 14, Podgoricë 12. Cetinë 11,Nikshiq,Shavnik e Petnicë 7,Kollashin, Plevle,Beranë, B.Pole,Andrievicë e Guci 6 Plluzhinë 5 dhe në Zhablak e Rozhajë 2 gradë.

           Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me reshje të dobëta, në zonat e ulëta të shiut, kurse në viset e larta malore të borës, kryesisht paradite. Gjatë ditës priten periudha me diell, kryesisht në viset jugore. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme.  Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се