Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 09. 2022. 00:00 >> 14:44

Ditari 21.09.2022

Ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Rritja e PBB-së në tremujorin e dytë ishte 12.7 për qind

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Malit të Zi u rrit me 12.7 përqind në tremujorin e dytë, sipas të dhënave paraprake të Monstat. Sipas rezultateve paraprake, Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë ishte gati 1.4 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 1.14 miliardë euro. Sipas raportit, kjo është rritja më e lartë e shënuar në Evropë. Rritja mesatare ekonomike në vendet e Unionit Evropian ishte 4.1 për qind. Nga vendet e rajonit, siç njoftohet, në Slloveni u rrit me 8,2 për qind, në Kroaci 7,7 %, në Serbi me 3,9 dhe në Maqedoninë e Veriut me 2,8 për qind. Nga Monstat-i thonë se Prodhimi i Brendshëm Bruto në vitin e kaluar në Mal të Zi u rrit me 13 për qind, duke shtuar se “në vitin e kaluar arriti në 4,96 miliardë euro, ndërsa në vitin 2020 ishte 4,19 miliardë euro”, thuhet në njoftim. Kurse të Ardhurat Kombëtare në Mal të Zi në vitin e kaluar, sipas të dhënave të Monstat, arritën në 5.06 miliardë euro dhe janë nominalisht më të larta se në vitin 2020 për 19 %. Bilanci i remitancave për vitin e kaluar ka qenë pozitiv dhe kanë qenë 103.6 milionë euro, ndërsa të Ardhurat Kombëtare për kokë banori në vitin e kaluar ishin  8.17 mijë euro, njoftojnë nga Monstati.

OEMZ i ka dorëzuar Qeverisë propozimin për masa në mbështetje të ekonomisë

Oda Ekonomike e Malit të Zi (OEMZ) i dërgoi kryeministrit dhe ministrave të Financave, Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Investimeve Kapitale në Qeverinë e Malit të Zi propozimin për masat për mbështetjen e ekonomisë. Dymbëdhjetë masat e propozuara ndahen në dy grupe, ato që duhet të sigurojnë sasi të mjaftueshme të energjisë dhe masat që synojnë zbutjen e pasojave negative financiare. Ata besojnë se në rrethanat aktuale, me supozimin real se periudha e ardhshme do të karakterizohet me pasiguri, nuk është e pritshme që ekonomia të mbajë barrën kryesore të krizës aktuale apo asaj të re. Prandaj, sipas Odës Ekonomike, roli dhe mbështetja e Qeverisë për të siguruar kushtet për zhvillimin e biznesit dhe ruajtjen e aktivitetit ekonomik është i domosdoshëm. “Në këtë drejtim, Oda Ekonomike e Malit të Zi, si shoqatë kulmore e ekonomisë që në vazhdimësi monitoron kushtet për kryerjen e veprimtarisë ekonomike, i propozon Qeverisë një sërë aktivitetesh dhe masash për mbështetjen e ekonomisë”, u kumtua nga Oda Ekonomike e Malit të Zi.

 

Qeveria nuk duhet të mbulojë humbjet e EEMZ

Shteti nuk duhet dhe nuk ka mundësi të subvencionojë çmimin e rrymës apo humbjet e Elektroekonomisë (EEMZ), sepse kjo do të kishte një kosto të konsiderueshme fiskale, tha drejtoresha e Institutit për Studime Strategjike dhe Projeksionet, Jadranka Kalugjeroviq. Në fund të javës së kaluar, Komisioni Evropian propozoi masa urgjente me qëllim të zvogëlimeve në rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, që ndikon në rritjen e inflacionit, ndalimin e aktivitetit industrial dhe rritjen e madhe të faturave për qytetarët. Ajo tha se rritja e ndjeshme e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në UE tashmë po shkaktojnë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në standardet familjare. Sipas saj, situata në Mal të Zi është diçka më ndryshe. “Pjesën më të madhe të energjisë elektrike e prodhojmë në mënyrë të pavarur dhe çmimi i pjesës që importojmë ndikon vetëm pjesërisht në çmimin për ekonomitë familjare dhe ekonominë. Kjo është arsyeja pse rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregun botëror nuk është reflektuar deri më tani në vendin tonë”, sqaroi Kalugjeroviq.

 

Bankat do të mbrojnë klientët që kanë kredi me interes variabil

Për shkak të trendit të rritjes së regjistruar të EURIBOR-it, Bankat do të shqyrtojnë mundësinë dhe do të përcaktojnë programe mbrojtëse për klientët që kanë kredi me normë të ndryshueshme interesi, të cilët potencialisht do të përfshihet edhe në opsionin e kalimit në kredi me normë fikse interesi, tha Sekretari i Përgjithshëm i Asociacioni i Bankave të Malit të Zi, Bratislav Pejakoviq. Ai u rekomandon të gjithëve që mund të kursejnë dhe thotë se huat duhet të bëhet sipas nevojave dhe mundësive, por jo për konsum pa analizë. Përndryshe, vlera e EURIBOR-it, normës referencë të interesit në tregun ndërbankar, e cila llogaritet shtesë për kreditë me normë të ndryshueshme interesi, arriti në 1.67 për qind, ndërsa në fillim të vitit ishte negative, por në Mal të Zi llogaritej zero. Ky nuk është aspak lajm i mirë për ata që kanë kredi me interes të ndryshueshëm dhe jo fiks. Rritja e EURIBOR-it ndikon në faktin se shuma e këstit të kredisë do të rritet me rreth 15 për qind. Kurse Banka Federale e Gjermanisë dhe Komisioni Evropian kanë nisur një program për mbështetje të mëtejshme për Bankat Qendrore dhe Agjencitë e Kontrollit të Bankave në vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë Bankën Qendrore të Malit të Zi, u njoftua nga Banka Qendrore.

Lieberman mbështet përpjekjet e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Lieberman theksoi mbështetjen e tij për përpjekjet e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë e tha Lieberman gjatë një bisede me kryeministrin e Qeverisë teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili këto ditë po qëndron në Nju Jork. Siç njoftuan nga Qeveria, Abazoviq gjatë diskutimit theksoi se SHBA janë aleati kryesor i Malit të Zi, “me të cilin kemi harmonizim 100%-dësh të politikës së jashtme”. Abazoviq, siç thuhet në kumtesë, posaçërisht theksoi përpjekjet që SHBA bëjnë për stabilizimin e kushteve politike në rajon, por edhe mbështetjen dhe dëshirën që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Kryeministri përsëriti se Mali i Zi është një partner i besueshëm i NATO-s që trashëgon vlerat euroatlantike dhe se platforma e BE padyshim duhet të jetë në fokus të të gjitha qeverive të ardhshme. Përndryshe, në Nju Jork gjendet edhe ministri për punë të jashtme, Ranko Krivokapiq. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, Krivokapiq ka pasur takime në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministrat e Jashtëm të Kanadasë dhe Turqisë, Melanie Jolie dhe Mevlut Çavushogllu.

Do të ishte papërgjegjësi politike mos shkurtimi i mandatit të Kuvendit

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare është e vetmja zgjidhje e mundshme për krizën aktuale politike, tha shefi i Klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Danijell Zhivkoviq, duke theksuar se do të ishte papërgjegjësi politikisht që të mos shkurtohet mandati i përbërjes aktuale të Kuvendit. Zhivkoviq tha se Mali i Zi është në bllokadë që nga 30 gushti 2020 dhe se kriza politike vetëm sa po thellohet. Duke folur për marrëveshjen e shumicës së mëparshme parlamentare, në një emision të radio “Antena M, ai tha se në të njëjtën tavolinë ka pasur njerëz që nuk kanë mundur të funksionojnë bashkë as një vit e gjysmë më parë. Sipas Zhivkoviq, presidenti Millo Gjukanoviq ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, me propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Edhe nënkryetari i Partisë Socialdemokratike, Bojan Zekoviq ka vlerësuar se propozimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe krijimi i kushteve për shpalljen e zgjedhjeve bazohet në qëndrimin e tyre “se në situata të tilla është më e drejtë dhe legjitime t'u kthehet mandati qytetarëve të cilët janë të vetmit kompetent për të përcaktuar me zgjedhjen e tyre të lirë se në cilin drejtim duhet të shkojë Mali i Zi”.

 

Konsultimet për zgjedhje obligim i presidentit e jo i partive

Praktika e re politike e mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve në mbështetje të propozimit për mandator, paraqet kategori antikushtetuese dhe është jashtë ligjit, thonë nga aleanca qytetare, CIVIS.
Sekretari i përgjithshëm i CIVIS-it, Millosh Rajoviq, tha se obligimi kushtetues i “konsultimeve” për zgjedhjen e mandatorit është i presidentit të shtetit e jo i partive të përfaqësuara në Kuvend.
“Një formë e re politike e mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve që përfaqësojnë shumicën, në rastin konkret 41 prej tyre, paraqet kategori antikushtetuese dhe është jashtë ligjit”, thotë Rajoviq. Nuk ka dyshim, siç thotë ai, se është përgjegjësi e presidentit të caktojë personalitetin, politik apo jo, të cilit do t'ia besojë detyrën e formimit të Qeverisë. Ai tha se përgjegjësia konkrete shoqërohet me detyrimin kushtetues për të zhvilluar diskutime me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.

 

“Politikanët veprojnë kundër institucioneve të vendit të tyre”

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Tranzicionin Demokratik, CDT, Dragan Koprivica, situatën aktuale politike e cilëson si një shfaqje të zgjeruar dhe beson se nuk mund të presim asgjë të mirë në periudhën e ardhshme, në kuptimin politik. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, të cilën nuk e kemi, më së miri do të vendoste nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën duke mos e propozuar Miodrag Lekiq për mandator. Ai zgjidhjen nga kjo situatë e sheh në zgjedhje. Nëse shtyhen zgjedhjet lokale, siç thotë ai, ky do të ishte fundi i demokracisë dhe atëherë qytetarët duhet të bëjnë rezistencë serioze. Duke komentuar veprimin e presidentit Millo Gjukanoviq, i cili refuzoi të propozojë liderin e Demos-it, Miodrag Lekiq, për mandator, Koprivica thotë se tani flasim për një situatë që nuk është përcaktuar me Kushtetutë.

Përsëri është paraqitur mosgatishmëria për reforma reale

Votimi i vetëm një anëtari të Këshillit Gjyqësor ka treguar edhe një herë mungesën e vullnetit për reforma të vërteta që Malit të Zi i ka më se për nevojë, thonë nga Aleanca Qytetare. dje deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën Radoje Koraq për anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e juristëve eminent, ndërsa kandidatët e tjerë të propozuar nuk morën mbështetjen e nevojshme. Nga kjo Organizatë joqeveritare thanë se katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor u kishte skaduar mandati shumë kohë më parë. Se cilin anëtarë saktësisht do të zëvendësojë anëtari i ri do ta zbulojmë pas shortit, gjë që besojmë se nuk është mënyra e duhur për plotësimin e vendit në një organ kaq të rëndësishëm”, thonë ata. Nga kjo organizatë joqeveritare (OJQ) përkujtuan se përfaqësuesit e pushtetit legjislativ kanë ende mjaft obligime sa i përket zgjedhjeve në gjyqësor dhe apeluan që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që punohet me kapacitet të plotë.

 

Nuk do ti vëzhgojnë zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe komuna të tjera

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së nuk do t'i vëzhgojë zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe në disa komuna tjera, të caktuara për me 23 tetor, njoftoi Portali RTMZ. Misioni vëzhgues i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka monitoruar më parë procese të shumta zgjedhore në Mal të Zi. “ODIHR nuk do të vëzhgojë zgjedhjet e ardhshme dhe do të theksoja se ne rrallë i vëzhgojmë zgjedhjet lokale sepse ODIHR-i ka burime të kufizuara njerëzore dhe financiare dhe prioriteti ynë është vëzhgimi i zgjedhjeve në nivelin e të gjithë vendit”, ka thënë Katja Andrush, zyrtare e ODIHR-it për marrëdhëniet me publikun. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, shpalli zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera për me 23 tetor.

 

Paqja është parakusht për zgjidhjen e problemeve urgjente

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, tha se para së gjithash paqja është parakusht për zgjidhjen e problemeve urgjente të botës moderne dhe se secili vend duhet të kontribuojë me shembullin dhe politikën e vet parimore.

 

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell priti mbrëmë në një drekë jozyrtare në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këto takime jozyrtare zhvillohen dy herë në vit në Bruksel dhe Nju Jork dhe shërbejnë si mundësi joformale për të shkëmbyer pikëpamje rreth sfidave në rajon dhe për të ardhmen evropiane të rajonit. Diskutimi u fokusua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.  Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si t’i trajtojnë së bashku pasojat e dëmshme të kësaj lufte në çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe globalisht. Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetik.

 

"Korniza e re" e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme e as drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë. Sipas tij, vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen. Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së. Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”. Për “kornizë të re” për dialogun foli më 10 shtator edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai deklaroi se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

 
 
Osmani takohet me Escobarin në Nju Jork

Për dialogun Prishtinë- Beograd është diskutuar në takimin ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet. Takimi është zhvilluar në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, “të përqendruar në njohjen reciproke”. “Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t'i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë”, thuhet në njoftim. Një ditë më herët, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, u takua në Nju Jork me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

 
 
Ukraina thotë se granatimet ruse shkaktuan ndërprerje të energjisë në Zaporizhja

Centrali bërthamor i Zaporizhjas u vu gjatë natës nën shënjestrën e zjarrit rus, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në objekt, njoftoi agjencia shtetërore ukrainase përgjegjëse për këtë central. Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. Kontrolli i këtij centrali është marrë nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Në një deklaratë të sotme, operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, tha se granatimet kishin dëmtuar pajisjet e reaktorit të vetëm funksional, njësia numër 6. Luftimet përreth centralit kanë rritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore. Rusia ka akuzuar Ukrainën se po tenton që të marrë me forcë kontrollin e centralit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kievi.

 
 
Perëndimi reagon pas njoftimit të Putinit për mobilizim të pjesshëm ushtarak

Pas nënshkrimit të dekretit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, kanë nisur reagimet e udhëheqësve perëndimorë, të cilët e shohin këtë si “shenjë paniku”. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se Putin, me njoftimin e tij për mobilizimin ushtarak, "është duke pranuar se pushtimi i Ukrainës është duke dështuar". Qeveria gjermane tha se njoftimi i Putinit tregon se “sulmi rus në Ukrainë nuk është i suksesshëm”. Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se urdhri i mobilizimit i Putinit është "shenjë paniku" në Kremlin, që "nuk duhet të merret si kërcënim i drejtpërdrejtë për luftë me Perëndimin". Kurse ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, tha se vendi i tij po e monitoron nga afër situatën. “Për sa i përket rrethinës së Finlandës, mund të them se situata ushtarake është e qëndrueshme dhe e qetë”, tha ai. Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t'i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se "ky nuk është një mashtrim". Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë.

 

Të ndërmerren masat e duhura në krijimin e kushteve normale në komunikacion

Qarkullimi i makinave në drejtime të ndryshme, jo rrallë, është mjaft i vështirësuar, sidomos në drejtime të shumta lokale e të cilat janë në përdorim nga banorët vendas. Aq më parë pasi këto drejtime rrugore janë ndërtuar kaherë kurse mirëmbajtja e tyre rëndom ka munguar. Kuptohet se dëmtimet në rrugë gjithherë janë të rrezikshme për udhëtarët por edhe për automjetet të cilat mjaft shpesh pësojnë dëmtime të ndryshme nga pasojat e tilla në rrugë. Shpesh ndodhë që rrugët të jenë të dëmtuara edhe në mjediset më të frekuentuara jo larg qendrave urbane e që paraqesin vështirësi në vazhdimësi për të gjithë ata që lëvizin në drejtime të tilla. Dukuria e këtillë, më së shpeshti, është pasojë e punimeve jocilësore nëpër rrugët tona e të cilat si rrjedhojë kanë prishjen e shtresës së asfaltuar brenda një kohë të shkurtër, sidomos në sezonin e të reshurave më të shpeshta në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Po ashtu, punimet e shpeshta në rrugë, në rinovimin e instalimeve të ndryshme, sidomos të ujësjellësit, po ashtu shkaktojnë dëmtime jo të pakta e të cilat rëndom sanohen me vonesë. Intervenimet e ngjashme nëpër rrugët tona, shkaktojnë pakënaqësi të shumta, sidomos, tek shoferët të cilët duhet të jenë shumë më të kujdesshëm për të lëvizur drejt qendrave urbane, institucioneve shkollore, shëndetësore, të administratës e kështu me radhë. Andaj, kompetentët, duhet të angazhohen më shumë që, sidomos në prag të sezonit të vjeshtës dhe të dimrit, të ndërmarrin masat e duhura në normalizimin e kushteve të udhëtimit në të gjitha drejtimet rrugore.

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Ndahen çmimet “Business Elite -40 Under 40″, njëri nga fitusit edhe Arton Gjokaj nga Tuzi

Arton Gjokaj, një i ri nga Tuzi, është fitues i çmimit prestigjioz “Business Elite -40 Under 40″ për Evropën juglindore, shkruan, malesia.org. Ndarja e çmimeve që u ndahen drejtuesve të bizneseve dhe sipërmarrësve të rinj të dalluar për arritjet e tyre në biznesin botëror, u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Ekonomisti i dalluar nga Tuzi, Arton Gjokaj, u përzgjodh në mesin e 40 biznes liderëve nën moshën 40 vjeçare, më të dalluar në Evropën juglindore, njofton siti, malesia.me. Gjokaj është pjesë e kompanisë “myWorld”, kompani ndërkombëtare e themeluar në vitin 2003 në Gracë të Austrisë. Sot kompania shtrihet në 5 kontinente, në 56 shtete të botës me zyra qendrore në Londër, Angli dhe në Gracë të Austrisë. „Një pllakë në mur nuk do ta ndryshojë botën, ajo vetëm tregon përkushtimin tuaj. Unë u jam gjithmonë mirënjohës kolegëve të mi nga myWorld për mbështetjen e përgjithshme. Dhe sigurisht, jam vërtet i bekuar me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime,“ shkruan Gjokaj në Facebook. Artoni është drejtor i përgjithshëm i “myWorld” për Shqipëri dhe për Kosovë, i cili jeton në Tuz, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesme, kurse Fakultetin Ekonomik e ka përfunduar në Podgoricë.

përgatiti, Senad Gilaj 

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë

Në jug dhe bregdet sot mbajti mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Ulqin 24 gradë, Tivar 23, Herceg Novi 22, Podgoricë 21, Cetinë e Nikshiq 16, Beranë 14, Guci e Kollashin 13, Bijello Pole 12, Plevle 11, Rozhajë 9 dhe në Zhablak 5 gradë.  

Për nesër në viset jugore dhe qendrore pritet mot i kthjellët, me vranësira të përkohshme të pakta deri mesatare, kurse në veri me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 24 gardë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се