Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 09. 2022. 00:00 >> 17:45

Ditari 20.09.2022

Përgatiti, Gj. Dukaj

Gjukanoviq, propozon shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i ka dërguar propozimin kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq, për shkurtimin e mandatit përbërjes aktuale të 27 të Kuvendit të Malit të Zi. Ai, ka shprehur besimin se deri tek Qeveria e re, mund të vihet vetëm me vendimin e qytetarëve në zgjedhje. Në arsyetimin e vet, presidenti Gjukanoviq, ka theksuar se “në pajtim me nenin 95, pika 5 e Kushtetutës së Malit të Zi,  konsultimet lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re, me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe të koalicioneve të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi, i kam zhvilluar më 15 dhe 16 shtator të këtij vitit”. Ai, ka rikujtuar se ftesës së tij, nuk i janë përgjigjur përfaqësuesit e e FD, Malit të Zi Demokratik, PSP dhe Lëvizjes qytetare URA.

“Propozimin që mandatin për përbërjen e Qeverisë së re të ia besoj Miodrag Lekiq,  të cilin dje në emër të  partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e viti 2020, më ka dërguar Andrija Mandiq, nuk munda ta pranoj duke konsideruar se për këtë nuk janë arritur të gjitha kushtet e domosdoshme”, ka sqaruar presidenti Gjukanoviq.

Ai, ka theksuar po ashtu, se vetëm kësaj radhe, liderët e koalicioneve të cilët pohojnë se e kanë shumicën nuk i janë përgjigjur ftesës për konsultime. “Nuk i kanë ofruar as nënshkrimet e shumicës së deputetëve derisa janë ftuar në përvojën e mëparshme e cila është krejtësisht ndryshe. Pra, nuk kam fituar përshtypjen se ekziston shumica e qartë e cila do të ishte në gjendje të formojë Qeverinë e cila do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të rënda financiare, ekonomike, juridike, institucionale dhe politike, ka theksuar presidenti, Gjukanoviq.  

Gj. Bllazhiq; Propozimi verbal i mandatarit, politikisht i papërgjegjshëm 

Profesori Gjorgjie Bllazhiq,  thotë se është jashtëzakonisht joserioze dhe politikisht e papërgjegjshme që Presidentit të Shtetit, ti propozohet verbalisht  kandidati për kryeministër pa paraqitur nënshkrimet e shumicës, por edhe për faktin se ata nuk iu përgjigjën konsultimeve dhe dhënies së argumenteve të mjaftueshme për ta bindur atë për kandidaturën.
Bllazhiq kujton se Kushtetuta përcakton që Presidenti mund t'i japë mandatit ekskluzivisht pas shpërndarjes së Asamblesë brenda 30 ditëve.
Çdo mandat tjetër, sipas tij, është antikushtetues dhe  kjo është një arsye tjetër pse mandati i kuvendit duhet të shkurtohet dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

R.Konjeviq; Përgjegjësia në duart e Presidentit

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, tha se  jemi në fazë që përgjegjësia është te presidenti, Gjukanoviq, dhe se Kushtetuta i lejon atij dy mundësi.
Në konferencën për shtyp me Ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Konjeviq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse presidenti mandaton Lekiqin, a do të formohet Qeveria,  bazuar në ecurinë e bisedimeve të shumicës së vjetër parlamentare,  tha se kjo do të ngjante në gjithçka tjetër përveç asaj që i thonë Qeveri. 

Abazoviq, ka mbërritur në Asamblenë e përgjithshme të OKB

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka mbërritur në hapjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork, duke shfrytëzuar biçikletën me bashkëpunëtorët e vet, është kumtuar nga kabineti i kryeministrit. Ata kanë sqaruar se ai, në këtë mënyrë ka dëshiruar të tërheqë vërejtjen në rëndësinë e mbrojtjes të ambientit jetësor si dhe domosdoshmërinë e zhvillimit dhe promovimit të ndërgjegjes ekologjike në botë. Abazoviq ka rikujtuar se Mali i Zi është i vetmi vend në botë i cili me kushtetutën e vet është rregulluar si shtet ekologjik dhe se, pikërisht, në ditën e sotme, para tridhjetë e një vjetësh Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Deklaratën me të cilën është shpallur vend ekologjik. Kryeministri, të premten, më 23 shtator, do të flasë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së përgjithshme vjeshtore të OKB.

Të rikujtohet 20 shtatori, Dita e Malit të Zi, shtet ekoogjik 

Mali i Zi ka nevojë për përforcimin e kapaciteteve financiare e administrative dhe ndërtimin bazës institucionale dhe operative në zbatimin e trashëgimisë së miratuar juridike në fushën e mbrojtjes së natyrës, ka vlerësuar kryetari i Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikimin hapsinor, Dragan Krapoviq. Ai, me rastin e ditës së shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik, 31 vite më parë, ka theksuar se çështja e rëndësisë së ekologjisë është e theksuar  më shumë se vite më parë, por kjo edhe më tej nuk mjafton, ka thënë ai. Krapoviq ka thënë se 20 Shtatori është dita kur duhet rikujtuar deklaratën për Malin e Zi, shtet ekologjik, me të cilën është definuar raporti shtetëror ndaj natyrës dhe e cila i fton njerëzit në mençuri në pengimin e katastrofës ekologjike.

 

Kuvendi, debaton sot plotësimin e Këshillit gjyqësor

Deputetët diskutojnë sot zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e Avokatëve të shquar. Profesorët e Fakultetit të Drejtësisë Radoje Koraq dhe Nebojsha Vuçiniq, si dhe avokatët Dragan Shoq e Fikret Kurgash, nuk arritën të marrin shumicën e duhur në raundin e parë të votimit  respektivisht shumicën prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend. Ndërkaq, në raundin e dytë të votimit, atyre u nevojitet shumica prej tri të pestave, gjegjësisht 49 votat e deputetëve. Mbledhja e Kuvendit, është dashtë të fillojë në orën 16.

Të shënojmë 20 shtatorin duke ruajtur natyrën përreth 

Mali i Zi, shënon sot 20 shtatorin, Ditën kur para 31 vjetësh, është miratuar Deklarata për Malin e Zi shtet ekologjik. Me miratimin  e këtij dokumenti, vendi është përcaktuar në zhvillimin dhe promovimin e ekonomisë së gjelbër, siç njihet orientimi strategjik në mbrojtje të natyrës. Ishte ky një moment nga i cili, pritjet e opinionit ishin shumë të mëdha nga vetë fakti se Mali i Zi, disponon resurse të mjaftueshme natyrore në afirmimin dhe përfitimet e nevojshme nga pasuritë e shumta natyrore. Aq më parë, pasi vendi në kërkim të zhvillimit më intensiv është bazuar në shfrytëzimin pasurisë së dhuruar nga vetë natyra por, kuptohet, gjithherë, në ruajtjen dhe kultivimin e saj në brezat e ardhshëm. Për më tepër se tridhjetë vite të plota, pikësynimet e parapara nga dokumenti i miratuar, janë larg realizimit të dëshiruar, jo vetëm në valorizimin e potencialeve ekzistuese por, në veçanti, në ruajtjen e ambientit duke jetësuar vullnetin dhe orientimin e shprehur përmes kësaj deklarate. Jemi dëshmitar për devastimin e përditshëm të natyrës, sidomos të lumenjve, pyjeve, sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave të shumta të cilat për dobi afatshkurtra, janë shndërruar në zona biznesi duke i shfrytëzuar pa kurrfarë kontrolli apo strategjie të caktuar. Edhe pse individ të shumtë, shoqata dhe institucione të ndryshme tërheqin vërejtjen në vazhdimësi në ruajtjen e ambientit dhe të pasurive të dhuruara nga vetë natyra, ato nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar siç pritet nga një shtet i proklamuar ekologjik, siç është Mali i Zi. Andaj, është momenti i fundit që, duke filluar nga institucionet vendore, të ndërmerren hapat e duhura në mënyrë që shënimi kësaj Dite, të përkojë me rezolutën e miratuar 31 vjet më parë, që kjo mos të figurojë vetëm në letër por, duke rritur ndërgjegjen ekologjike të veprojmë në të mirë të natyrës përreth dhe të ardhmes tonë.

Përgatiti, Gjokë Dukaj            

 

Osmani, njofton mbajtjen e Forumit për gratë, paqen dhe sigurinë 

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Prishtinë do të organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS), më 22-23 tetor 2022.

Në komunikatën për media nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se me temën “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, ky forum ndërkombëtar ka për qëllim të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e kësaj axhende 22 vite pas miratimit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtësore në procese të paqes dhe sigurisë.
Organizimi i këtij Forumi ndërkombëtar është një ndër zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci. Forumi synon të përçojë qartë mesazhin se paqja dhe siguria e grave janë shtyllat qendrore të vizionit të Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel vendor, rajonal dhe global", thuhet në njoftim.

A.Vuçiq; Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB. “Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiq më 19 shtator. Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

E.Rama, për “Der Spiegel”; “Ne jemi evropian dhe duam të jemi pjesë e BE-së”

‘Ne jemi evropianë dhe duam të jemi pjesë e BE-së’, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Susanne Koelbl dhe Walter Mayr të gazetës së njohur gjermane ”Der Spiegel”.

Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin kibernetik iranian kundër Shqipërisë,  dëshirës për anëtarësimin në BE dhe rekomandimin se pse Shqipëria duhet të jetë një parajsë për pensionistët gjermanë. Në konstatimin se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pak ditë më parë dhe  diplomatët kishin vetëm 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi dhe në pyetjen  çfarë fshihet pas kësaj, kryeministri Rama u përgjigj se “Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale të qeverisë që ne kemi ndërtuar me shumë mund përgjatë shumë viteve. Falë specialistëve tanë të IT-së, ekspertëve nga Microsoft dhe qeveria amerikane, ne arritëm të zvogëlojmë dëmin”, theksoi ai. .

Asambleja e Përgjithshme e OKB, nis punimet në Nju Jork 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nis sot punimet teksa bota përballet me kriza të shumta, përfshirë  luftën në Ukrainë. Pas dy vjetësh të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe adresimeve përmes videove, OKB-ja, u ka kërkuar liderëve botërorë që të marrin pjesë fizikisht në sesion në Nju Jork. Përjashtim bën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Mirëpo Vdekja e Mbretëreshës, Elizabeta II, e ka ndryshuar agjendën e samitit. Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili sipas traditës flet në ditën e parë, kësaj here do të marrë pjesë nesër. Në ditën e parë do të mbajnë fjalime presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz – që janë liderët e dy ekonomive më të mëdha në Bashkimin Evropian.

 

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën, duke bërë thirrje për marrje të vendimeve në gjithë botën “për t’i dhënë fund spirales së krizës globale të urisë”.

Në një letër të hapur, të adresuar për liderët botërorë që mblidhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 238 organizata nga 75 shtete, duke përfshirë, Oxfam, Save the Children dhe Plan International, kanë shprehur zemërim për nivelet e larta të urisë në botë. “Rreth 345 milionë njerëz janë duke u përballur me uri të rëndë, shifrat janë rritur më shumë se dyfish prej vitit 2019”, kanë thënë organizatat përmes një deklarate. Duke përmendur se rreth 19.700 njerëz vlerësohet se vdesin çdo ditë si pasojë e urisë, organizatat joqeveritare kanë thënë se kjo shifër nënkupton se një person vdes çdo katër sekonda.

 

Zelenski, tha se bota “duhet ta ndalojë Rusinë para se të jetë shumë vonë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota “duhet të ndalojë [Rusinë] para se të jetë shumë vonë”. Këto deklarata ai i bëri më 19 shtator pasi Ukraina akuzoi forcat ruse se gjatë natës sulmuan me raketë një tjetër central bërthamor në jug të vendit.

Përmes rrjetit Telegram, Zelensky tha se “raketa ra 300 metra” larg centralit bërthamor të Pivdenoukrainskit, që gjendet në rajonin e Mikolajivit. Sipas tij, pas granatimit ka pasur “një ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike” në këtë central. Presidenti ukrainas tha se xhamat e centralit janë dëmtuar dhe sugjeroi se “pushtuesit dëshironin të kryenin edhe një sulm, por harruan se për çfarë centrali bërthamor bëhej fjalë”. “Rusia po rrezikon të gjithë botën”, tha ai. “Ne duhet ta ndalojmë atë para se të jetë shumë vonë”, shtoi presidenti ukrainas.

Mbretëria e Bashkuar, 2.6 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për Ukrainën

Kryeministrja britanike, Liz Truss, tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë, si ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vitin e ardhshëm. Rusia ka nisur luftën në Ukrainë në fund të muajit shkurt dhe perëndimi deri tani ka ndarë miliarda dollarë për të forcuar ushtrinë ukrainase me sisteme moderne të armëve. Mbështetja ushtarake e Britanisë për Ukrainën pritet të përfshijë pajisje sikurse lansuese të shumëfishta të raketave, njoftoi zyra e kryeministres përmes një deklarate.

 

Nesër, mot kryesisht i kthjellët, në veri i ndryshueshëm

Meteorologët, për nesër në viset jugore, parashohin mot kryesisht të kthjellët, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut dhe bubullima.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut.

Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 26 gradë celsius. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се