Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 09. 2022. 00:00 >> 18:27

Ditari 16.09.2022

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Edhe raundi i shtatë i bisedimeve pa marreveshje konkrete

Në Kuvendin e Malit të Zi është mbajtur takimi i 7 i përfaqësuesve të shumicës parlamentare nga 30 gushti i vitit 2020. Siç kishte paralajmëruar mbrëmë lideri i Lëvizjes qyetare URA Dritan Abazoviq, në këtë takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e koalicionit E bardha mbi të zezën si dhe as përfaqësuesit e Lëvizjes për ndryshime. Nga URA kanë kumtuar se presin ofertën e përbashkët të demokratëve dhe FD , në të cilën , siç theksojnë ata, do të deklarohen brenda afatit sa më të shkurtër të mundëshëm. Ndërkohë që shumica e vjetër parlamentare deri të hënën duhet t ia dorëzojnë presidentit Millo Gjukanoviq 41 nënshkrime mbështetëse së bashku me propozimin e mandatorit . Për ndryshe presidenti Gjukanoviq i ka vazhduar sot konsultimet me social demokratët, Partinë Social Demokratike dhe Partinë Boshnjake. Ftesa për konsultime u është dërguar edhe URA- s dhe PSP , mirëpo nga këto parti kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në takim. Të theksojmë këtu se dje presidenti ka biseduar për mandatorin dhe përbërjen e qeverisë së re me përfaqësuesit e PDS dhe në këto konsultime nuk kanë marrë pjesë udhëheqësit e Frontit demokratikë dhe as të demokratëve.

Mandiq: Jemi gati për lëshime maksimale 

Fronti Demokratik është i gatshëm të bëjë lëshime maksimale dhe ta zvogëlojë pjesëmarrjen në qeverinë e re në nivel simbolik, tha njëri nga liderët e kësaj aleance politike, Andria Mandiq. Në konferencën për media pas mbledhjes së shumicës së vjetër parlamentare, ai tha se nuk ka asnjë pengesë për një marrëveshje mes partive fituese të zgjedhjeve të vitit 2020. Sipas tij, ata që morën pjesë në takimin e sotëm vendosën të bëjnë përpjekje shtesë për të arritur marrëveshje, sepse ajo nuk ka alternativë. Shumica e vjetër, shtoi ai, bëri një nga hapat më të rëndësishëm përpara dhe të gjithë ranë dakord që kreu i Demosit, Miodrag Lekiq, të jetë mandatori për përbërjen e qeverisë së re.Pas takimit, Lekiq tha se rezultati i sotëm e inkurajoi edhe më tepër  PDS-në. “Nuk pres asnjë marreveshje. Edhe një episod tjetër po përfundon në një shtet i cili është i lodhur nga kjo elitë politike”, u tha Lekiq gazetarëve. Sipas tij, bilanci është dëshpërues, mbi të gjitha për qytetarët.Deputeti i demokratëve Dragan Krapoviq tha se në këtë parti janë të gatshëm për marrëveshje dhe se janë krenarë për kontributin që kanë dhënë. “Mesa duket kemi pasur të drejtë për shumë gjëra”. Nuk është kënaqësi, por procesi nuk ka përfunduar akoma. Ne do të jemi gjatë gjithë ditës në parlament dhe u bëjmë thirrje kolegëve tanë nga  URA që të ndryshojnë mendje, të kthehen në tavolinë dhe të mos e cenojnë këtë marrëveshje”, tha Krapoviq. Siç tha ai, demokratët nuk shantazhojnë, por as nuk e pranojnë shantazhin.

URA është në pritje të një oferte të përbashkët nga Demokratët dhe FD  

Lëvizja qytetare URA është në pritje të një oferte të përbashkët nga Demokratët dhe Fronti Demokratik (FD), kanë kumtuar nga URA, duke thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më e drejtë, nëse nuk ka marrëveshje. URA thekson se tashmë kanë njoftuar se duan të vazhdojnë luftën kundër krimit dhe e duan Malin e Zi në Bashkimin Evropian duke shtuar se nga kjo nuk do të heqin dorë. Nëse nuk do të ketë  marrëveshje, atëherë do të shkojmë në zgjedhje”, është kumtuar nga kjo parti. Kjo, siç thuhet nga URA, është zgjidhja më e drejtë. Kjo parti thekson se janë të gatshëm për këtë, por se nuk janë të gatshëm të luajnë me interesat shtetërore. URA shton se presin propozime për zgjidhjen e krizës politike nga të gjithë ata që rrëzuan Qeverinë e 43-të, së bashku me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS).“Kolegët  demokrat, duke pasur parasysh se kanë thënë se nëntë anëtarët e URA, CIVIS dhe PSP nuk kanë të drejtë të propozojnë, le të propozojnë ata strukturën e Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

“Heqim dorë nga funksionet e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit ” 

Kryetari i Partisë Popullore Socialiste (PSP) e zëvendëskryeministër në mandatin teknik, Vlladimir Jokoviq, ka bërë të ditur se partia e tij kërkon vetëm ulëset që zënë Fronti Demokratik (FD) dhe Demokratët. Ai bëri thirrje që bisedimet të vazhdojnë.“Meqenëse jemi akuzuar për kthimin e PDS-së në pushtet, ne kërkojmë vetëm të marrim vendet e zëna nga FD dhe Demokratët, pra të gjitha mandatet politike që (demokratët dhe FD) morën për formimin e Qeverisë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë edhe këtë kompromis”, tha Jokoviq.

PSP, siç tha ai sot në Kuvend, vendos në dispozicion çdo funksion. Ai tha se kurrë nuk do të pranojë të sulmohet nga “ata që besojnë se këto bisedime  kanë ngecur për shkak të PSP-së”. "Mendoj se u humb një mundësi e madhe kur nuk u lejua rikonstruktimi i qeverisë. Edhe pas të gjitha sulmeve, PSP-ja gjeti forcën dhe do të ulet të diskutojë për formimin e qeverisë”,theksoi Jokoviq.

Konjeviq: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme  

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje për krizën aktuale politike në Mal të Zi, tha ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq, duke shtuar se mandatet duhet t'u kthehen qytetarëve. Ai në emisionin e mëngjesit të TVMZ,  tha se nuk do të preferonte të komentonte negociatat e partive politike. Konjeviq tha se kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq e di se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë në kuptimin politik. Ai gjithashtu bëri të ditur se Mali i Zi pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, me vendimet e Qeverisë në tre raste i ka ofruar Ukrainës ndihma ushtarake dhe humanitare në vlerë prej tetë milionë euro. Siç tha ai, kjo është më shumë se dhjetë për qind e buxhetit vjetor të mbrojtjes. Konjeviq tha se anëtarësimi në çdo organizatë nënkupton detyrime të caktuara dhe se anëtarësimi në NATO nënkupton nevojën që Mali i Zi të jetë pjesë e sigurisë kolektive dhe në këtë mënyrë të mbrojë territorin, subjektivitetin dhe integritetin shtetëror.Konjeviq po ashtu theksoi se këtë vit nga SHBA ka arritur një ndihmë  prej mbi 27 milionë euro , të cilat do të përdoren për blerjen e pajisjeve ushtarake. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pësuar asnjë lloj dëmi pas sulmit kibernetik, sepse sistemi është mbrojtur në mënyrë adekuate, por se kontrollet do të vazhdojnë.

Po dëshmojmë se nuk e meritojmë të udhëheqim vendin

Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, pas mbledhjes së shumicës parlamentare, tha se me mënyrën se si i kanë zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë, kanë treguar se nuk e meritojnë ta udhëheqin vendin. Ai gjithashtu pyet nëse bisedimet janë zhvilluar fare.

Se sa i interesojnë dikujt këto bisedime e tregon edhe disponimi i trisht në të cilin po lusim që dikush të kthehet pas tryezës për bisedime, theksoi kryetari i Malit të Zi të  bashkuar .“Ne po dëshmojmë se nuk e meritojmë të udhëheqim vendin, supozoj se fjala e dhënë mbrëmë apo sot në mëngjes vlen edhe një orë më vonë. Në fund kemi nënshkruar diçka”, ka deklaruar Danilloviq. Ai gjithashtu thekson se kjo parti nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për marrëveshjen, por siç thotë ai, janë vetëm për respektimin e parimeve.

Abazoviq ka udhëtuar për në Uashington 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është nisur sot për vizitë  në Uashington, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë një sërë takimesh në nivelin politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe në Departamentin e Shtetit, u kumtua nga Kabineti i Kryeministrit.  “Kryeministri Abazoviq ka theksuar më parë se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bisedimet me partnerët amerikanë, fokusi do të jetë tek integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor dhe stabiliteti rajonal, si dhe vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka dhënë rezultate të dukshme në muajt e fundit”, përkujtojnë nga Qeveria e Malit të Zi. 

Buxheti kapital më i vogël për rreth 2.5 milionë euro 

Në ribalancin e buxhetit të këtij viti të Malit të Zi, i cili është dorëzuar në procedurë parlamentare, buxheti kapital është zvogëluar për rreth 2.5 milionë euro. “Me ndryshimet e Ligjit për Buxhetin, buxheti i Drejtorisë së Punëve Publike u zvogëlua për rreth shtatë milionë, ndërsa buxheti i Drejtorisë së komunikacionit u rrit për 4,5 milionë, pra ulja totale e buxhetit kapital shkon në rreth 2,5 milionë euro”, thuhet në pjesën e dokumenteve që kanë të bëjnë me arsyetimin e buxhetit kapital.Buxheti kapital tani kap vlerën e 239.97 milionë eurove.Siç shpjegohet, korrigjimet e sipërpërmendura janë zbatuar në komunikim me njësitë përkatëse konsumatore, përgjegjës për realizimin e projekteve kapitale, bazuar në dinamikën aktuale të punimeve dhe dinamikën e pritshme dhe pagesat reale deri në fund të vitit aktual fiskal . Të theksojmë seQeveria miratoi të martën ribalancin e buxhetit të këtij viti, si dhe ndryshimet në Vendimin për huamarrjen e Malit të Zi.

Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë "më e pajisura" në Evropë 

Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit “më të pajisurën” në kontinent. Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje. “Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët. “Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurëthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, pra  duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”, tha pos tjerash kancelari gjerman Ssholz. 

Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës i kërkon Rusisë që t'i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhjës. Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në Vjenë  në takimin e djeshëm me dyer të mbyllura. Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që "të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në centralin bërthamor të Zaporizhjës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë". Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër. Rezoluta thotë gjithashtu se pushtimi ushtarak i uzinës rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor që do të rrezikonte popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.

Xi bën thirrje për më shumë “besim politik” mes Kinës dhe Turqisë

Presidenti kinez, Xi Jinping, është takuar sot me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke bërë thirrje për “besim të ndërsjellë politik” në mes të të dyja palëve. Ai i ka bërë këto deklarata në një samit rajonal të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që po zhvillohet në Uzbekistan. Turqia është partnere dialoguese në këtë organizatë, e cila është themeluar në vitin 2001 dhe përbëhet nga Kina, India, Pakistani, Rusia dhe disa shtete tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. “Të dyja palët duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të respektojnë interesat themelore të njëri-tjetrit dhe të konsolidojnë themelet e bashkëpunimit strategjik Kinë-Turqi”, ka thënë Xi, sipas transmetuesit shtetëror kinez. Xi ka bërë thirrje edhe për më shumë bashkëpunim në iniciativën e tij globale dhe ka thënë se dy shtetet duhet të kontribuojnë në sektorët e furnizimeve me energji dhe ushqim.

Armenia: Situata me Azerbajxhanin nuk ka ndryshuar

Ministria armene e Mbrojtjes, ka njoftua sot se armëpushimi me Azerbajxhanin, duket se po zbatohet dhe se “situata nuk ka ndryshuar” në kufi. Kjo deklaratë vjen pas shpërthimit të ri të luftimeve mes këtyre dy vendeve fqinje, të cilat janë përleshur me dekada për rajonin e Nagorno-Karabakut. “Deri sot në orën 07:00 të mëngjesit nuk ka pasur asnjë ndryshim të situatës në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit”, ka thënë sekretari i ministrisë, Aram Torosian. Përleshjet mes këtyre dy vendeve kanë shpërthyer më 13 shtator dhe kanë përfunduar “falë përfshirjes së faktorit ndërkombëtar” dje me 15 shtator, ka thënë Këshilli i Sigurisë së Armenisë, pas dështimeve të Rusisë për të ndërmjetësuar një armëpushim. Azerbajxhani nuk e ka konfirmuar armëpushimin, i cili fillimisht është bërë i ditur nga autoritetet armene.Ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan, ka thënë më 15 shtator se, 71 ushtarë i janë vrarë në përleshjet e kësaj jave në kufirin me Armeninë. Azerbajxhani ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë Armenisë trupat e 100 ushtarëve të saj të vrarë. Armenia ka thënë se 105 ushtarë të saj janë vrarë prej 13 shtatorit. Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur armëpushimin e 15 shtatorit.

Dhjetë njerëz të vdekur në Itali për shkak të motit të lig 

Dhjetë njerëz kanë vdekur në brigjet e Adriatikut, në qendër të Italisë, për shkak të motit të lig gjatë natës, kanë thënë autoritetet. Agjencia e lajmeve, ANSA, ka cituar mbrojtjen civile të ketë thënë se dhjetë njerëz kanë vdekur në Ankona të rajonit Marke, dhe se disa të tjerë janë të zhdukur, përfshirë një fëmijë. Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin, si dhe operacionet e shpëtimit”. Ditën e djeshme, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga vërshimet. Autoritetet në Ankona kanë thënë se vërshimet janë pasojë e “shirave të vazhdueshëm” në gjithë pasditen e 15 shtatorit. Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu. Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit.

Kanalizimi i dobët, vështirëson lëvizjen nëpër qendrat urbane

Tashmë, jemi afruar stinës së vjeshtës kur, rëndom, priten por edhe ndodhin të reshura më të shpeshta, pothuajse, kudo në këto hapësira pasi kjo është dukuri mjaft e njohur në këtë pjesë të rajonit. Jo rrallë, ndodhë që të reshurat periodike në sezonin e vjeshtës apo në pranverën e hershme, të shkaktojnë dëme për prodhuesit  bujqësorë apo edhe të rrezikojnë lagje të banuara nga vërshimet, sidomos përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës apo përreth brigjeve të lumenjve. Në anën tjetër, të reshurat  e ngjashme janë të mirëpritura për  prodhuesit e energjisë elektrike, respektivisht për sistemin e hidro-centraleve, puna e të cilave varet nga sasia e ujit të akumuluar nga të reshurat e shiut, në veçanti, pas periudhës së gjatë të thatësisë  siç ndodh në këto hapësira gjatë stinës së verës. Mirëpo, ajo që duam të veçojmë, është problemi i kanalizimit të dobët në qendrat urbane dhe kjo si pasojë, jo rrallë, shkakton probleme në  lëvizjen e njerëzve dhe të makinave duke e vështirësuar atë. Ky problem është mjaft i theksuar edhe në qytezën e Tuzit, pothuajse, mu në qendër respektivisht përballë ndërtesës së administratës lokale si dhe në dalje nga qendra, në udhëkryqin përballë Kishës katolike. Në këto pika, shumë shpejtë, akumulohet sasi mjaft e madhe e ujit si pasojë e kanalizimit joadekuat dhe, pasi këto janë dy pikat më të frekuentuara në këtë mjedis, është e nevojshme zgjidhja  sa më parë e këtij problemit para se të fillojnë të reshurat më të dendura, siç ndodhë mjaft shpesh në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit në këto hapësira.

Përagtiti, Gj. Dukaj

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me shi 

Sot në Mal të ZI mban mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Tivar , Ulqin e Budvë 26, H. Novi 22, Podgoricë e Plevle 21, Cetinë, B. Pole e Shavnik 20, Beranë e Plluzhinë 19, Guci 18, Nikshiq e Rozhaj 17, Kollashin 16 dhe në Zhablak 13 g.

                     Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë . Do të fryjë erë mesatare vende vende deri e fortë jugore . Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 g. C.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се