- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
15. 09. 2022.
00:00 >> 23:00
Ditari 15.09.2022
Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj
Pa marrëveshje shumica parlamentare
Subjektet politike që fituan shumicën në zgjedhjet e vitit 2020 vazhduan sot negociatat për formimin e qeverisë së re. Drejtuesi i URA- s Dritan Abazoviq dhe ai i Demokratëve Aleksa Beçiq nuk morën pjesë në takimin e sotëm. Bisedimet pas një ore u ndërprenë për të vazhduar rreth orës 14. Kujtojmë, se në mbledhjet e mëparshme, u ra dakord që kandidati për mandator të jetë Miodrag Lekiq. Para fillimit të takimit, Demokratët njoftuan se bëjnë hapin e fundit duke hequr dorë nga sektori i sigurisë në Qeverinë e 44 -të të Malit të Zi. Lideri i lëvizjes qytetare Ura Dritan Abazoviq theksoi se ka kërkuar të marrin sektorin e sigurisë dhe se me partinë socialiste popullore dhe partitë e pakicave të kanë një "paketë kontrolli" në qeveri, pra një ministri më shumë. Pas pauzës një orshe deputetë vazhduan seancën dhe përsëri në këtë seancë nuk janë prezent Dritan Abazoviq dhe Aleksa Beciq. Edhe në vazhdim përfaqësuesit partiak paraqiten detajet dhe ofertat nga takimi i sotëm i mëparshëm. Drejtori egzekutiv i Levizjes qytetare Ura Zoran Mikiq ftoi kolegët ftoi kolegët e Frontit Demokratik dhe të Malit të Zi Demokratik të dakordohen dhe të thonë se çfarë mendojnë se do ti përkas koalicionit "E zeza në të bardhë". Në konferencën për shtyp, ai tha se Ura është e gatshme të hiqnin dorë nga "paketa e kontrollit", por jo nga lufta kundër krimit të organizuar. Pas pjesës së parë të bisedimeve të sotme Mikiq tha se është e papërgjegjshme që pas gjashtë takimeve, askush nuk doli me sugjerime konkrete. Ndërkaq, lideri i Malit të Zi të bashkuar, theksoi se të gjithë kanë pas rastin të deklarohen lidhur me resorët të cilët i dëshirojnë në Qeverinë e ardhshme. Kryetari i Mali të Zi të drejtë Marko Millaciq , kumtoi se përfaqësuesit e FD dhe Demokratëve i kanë dhënë propozimet e vet, për resor të interesuar dhe po të njëjtën gjë e ka bë edhe URA. Ndërkaq, sic është njoftuar as në vazhdim të takimit të sot nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe , sic paralajmëruan pjesëmarrësit bisedimet do ti vazhdojnë nesër.
Presidenti Gjukanoviq filloi konsultimet
Presidenti Millo Gjukanoviq sot filloi konsultimet me përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve të përfaqësuara në parlament për mandatorin e qeverisë së re.
Shërbimi për Informim i Presidentit, njoftoi se konsultimet i filloi me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve, Frontit Demokratik dhe Demokratëve.
Shteti, është gjithnjë më i fuqishëm se çfarëdo kriminaliteti
“Nuk besoj në ndonjë rrugë përshkurtuar drejt BE”, ka thënë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në intervistën dhëne REL në ditën e fundit të vizitës së tij në kryeqytetin e Republikës Ceke, në Pragë. Ai, është përgjigjur kështu në ftesën liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të theksuara pas invazionit rus në Ukrainë, që vendeve të kësaj pjese të Evropës tu lehtësohet rruga e anëtarësimit në BE nga frika se mund të bien nën ndikim negativ rus. Gjukanoviq si president i vendit i cili ka avancuar më së shumti në procesin e uro-integrimeve, me të gjithë kapitujt e hapur dhe tre kapituj të mbyllur përkohësisht, ka shprehur besimin se Mali i Zi do të jetë anëtari i radhës i BE-së. “Qëndrimi im është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë vendin e vet në BE, por deri tek ai duhet arritur me realizimin e pakusht të reformave kualitative gjithëpërfshirëse shoqërore. Pra, nuk besoj në rrugë të përshkurtuar. Nuk besoj se është e mundur përgjigjja sfidave të jetës brenda BE pa realizimin apriori të reformave, ashtu që mendoj se nga Mali i Zi edhe deri më tani ishte mesazhi i qartë se jemi të gratshëm të plotësojmë kushtet, parasë gjithash në fushë e sundimit të ligjit e që është pika kyçe e negociatave nga agjenda me BE. Pastaj, dëshirojmë anëtarësimin në BE dhe mendoj se Mali i Zi në bazë të arriturave të deritashme mund të jetë antari i parë i radhës në BE”.
Në mbledhje u diskutua mbi largimin e investitorit nga Mali i Zi
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u diskutua mbi largimin e investitorit nga Mali i Zi dhe se ishte fajtor për pasojat. U njoftua po ashtu se pas likuidimit të kompanisë Monstenegro Works në buxhet janë kthyer 325 mijë euro. Qeveria gjithashtu vendosi që përkohësisht të kufizojë eksportin e peletit. Më parë qeveria ka kufizuar çmimin e një toni pelet në treg në 320 euro, ndërsa çmimin tek prodhuesi në 269 euro.
Pensionistet unik, pensioni më i ulët të jetë 253 euro
Pensionistët e Malit të Zi bashkohen në “ Lëvizja e pensionistëve të Malit të Zi” dhe në partinë “ Pensionistët dhe invalidët e punës” me qellim të arritjes së drejtave të veta, është kumtuar nga Këshilli i pensionistëve pas tubimit protestues të mbajtur në Podgoricë. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Këshillit drejtues të Fondit të Sigurimit pensionist dhe invalidor, të kryetarit të Lidhjes së pensionistëve Branko Veshoviq dhe kryetarit të Shoqatës së pensionistëve të Podgoricës Ilija Stanishiq.
Ata kanë kërkuar që pensioni më i ulët të jetë 315 euro, kurse ai mesatar 390.
Pensionistët kërkojnë nga Prokuroria të shqyrtojë flet-paditë për keqpërdorimet në Lidhjen e pensionistëve. Ata kanë apeluar në gjithë qytetarët e Malit të Zi që të zhvillojnë patriotizmin duke blerë mallin vendas, nga prodhuesit tonë dhe që në këtë mënyrë, siç thonë ata, tu ndihmojnë atyre, vetës dhe Malit të Zi.
Ndërroi jete Miodrag Mishko Vukoviq
Deputeti e funksionari shumëvjeçar i Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Mishko Vukoviq ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare në Podgorica.
Ai ishte deputet në parlamentin e Malit të Zi në disa sesione. Ka qenë kryetar i Këshillit parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrimit Evropian, kryetar i Këshillit për sistem politik, Kushtetuese si dhe kryetar e anëtar i shumë këshillave që përfaqësuan vendin në organizata ndërkombëtare. Nga viti 1996 deri në 1998 Vukoviq ishte Zëvendës- kryeministër i Republikës së Malit të Zi. Miodrag Vukoviq do të varroset nesër në varrezat e qytetit në Çepurka.
Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën
Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e sotëm raportin për dialogun me Kosovën.
Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes' në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit. Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.
Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit. Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviq, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
Lajçak në Kosovë pa paralajmërim, takohet me kryeministrin Kurti
Kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka njoftuar se Lajçak është duke qëndruar në Kosovë.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare”,deklaroi ai.
Ndryshe kjo vizitë e Lajçak nuk është lajmëruar më parë, edhe pse i njëjti bashkë me dy emisarë të tjerë atë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi, qëndruan ditë më parë në Kosovë dhe në Serbi.
Kryeministri Kurti pak më parë është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës, derisa po debatohej për grevën. E për këtë largim pati edhe kritika nga deputetët e opozitës. Lidhur me këtë, Kryeziu tha se kjo ishte arsyeja se ai nuk qëndroi më gjatë në Kuvend.
“Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, shtoi Kryeziu.
Shefja e BE-së viziton Kievin për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar të enjten në Kiev, për të diskutuar bashkëpunim më të ngushtë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.“Jam në Kiev, në vizitën time të tretë prej nisjes së luftës së Rusisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen në Twitter, para takimit me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.“Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë ajo.
Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike. Shumë vende anëtare të bllokut evropian i kanë dhënë Kievit armë të avancuara, të cilat i kanë ndihmuar ushtrisë ukrainase që të rikthejë kontrollin mbi territoret që i ka pushtuar Rusia pak pas nisjes së luftës. Zelensky, i cili më 14 shtator ka vizituar zonat e rikthyera nga ushtria ukrainase, ka thënë se rajonet që ka parë, janë shkatërruar rëndë nga forcat ruse. Në fillim të muajit shtator, ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë për të rikthyer kontrollin e territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase kontrollon mbi 6.000 kilometra katrorë në rajonin e Harkivit dhe tani fokusi është te rajonet lindore. Autoritetet ruse kanë thënë se forcat e tyre janë tërhequr nga rajonet e Harkivit për t’u përforcuar në rajonin e Donbasit.
Raisi- Putinit: Bashkëpunimi i forcon shtetet e sanksionuara nga SHBA-ja
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i ka thënë sot homologut të tij rus, Vladimir Putin, se bashkëpunimi mes shteteve të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara i bën ato edhe më të “fuqishme”.
“Marrëdhënia në mes të shteteve që janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, sikurse Irani, Rusia, dhe shtetet tjera, mund të tejkalojë shumë probleme dhe t’i bëjë ato më të fuqishme”, ka thënë Raisi në një takim me Putinin në Uzbekistan.“Amerikanët mendojnë se cilido shtet që e sanksionojnë, ia ndalin hovin, por përshtypja e tyre është e gabuar”.Raisi ka thënë se shteti i tij është “seriozisht i vendosur për të zhvilluar marrëdhënie strategjike bilaterale” me Rusinë në fushën e politikës, ekonomisë, tregtisë dhe hapësirës ajrore.Ky është takimi i dytë mes Raisit dhe Putinit në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin më 19 korrik.Putin po ashtu ka mbështetur forcimin e lidhjeve me Republikën Islamike të Iranit, duke thënë se “në nivel bilateral, bashkëpunimi është duke u zhvilluar në mënyrë pozitive”.
Ai ka shtuar se puna për një traktat mes dy shteteve, me qëllim të forcimit të lidhjeve, është afër kompletimit, dhe se Moska do të dërgojë një delegacion biznesor në Iran javën e ardhshme për të zhvilluar lidhje tregtare.
Zelenskiy përfshihet në aksident
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin zoti Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.
Mjekët që shoqëronin zotin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.
Pak minuta pasi zoti Nykyforov bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm.
OKB e shqetësuar për ekzekutimet e pretenduara nga talibanët
Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë “shumë të shqetësuara” për një video në të cilën duket se shihen militantët talibanë duke ekzekutuar anëtarët e një grupi kryengritës afgan.Në këtë video, e cila është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, shihen dy grupe të njerëzve – disa të Frontit Kombëtar të Rezistencës, grup që kryesisht operon në Luginën e Panjshirit – të cilët janë me duar të lidhura mbrapa shpinës, kur qëllohen me pushkë automatike nga luftëtarët talibanë. Agjencia e lajmeve AFP, ka cituar një zëdhënës taliban të ketë thënë se autoritetet janë duke hetuar këtë çështje.Më herët gjatë javës, talibanët kanë thënë se kanë vrarë të paktën 40 luftëtarë të Frontit Kombëtar të Rezistencës në Panjshir. Sibghatullah Ahmadi, zëdhënës i këtij grupi, i ka konsideruar vrasjet “krime lufte” dhe i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Afganistan që të “përmbushë obligimet, jo vetëm për ata që janë të shqetësuar, por edhe që të inkurajojë banorët që të përmendin talibanët, të dënojnë krimet e tyre dhe t’i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marra masa të menjëhershme”.Zyra e OKB-së për Afganistanin ka akuzuar talibanët për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, prej kur militantët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021, në kohën kur misioni ushtarak ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është larguar nga shteti.
Demokracia, vlerë universale për njerëzimin
Sot, në mbarë globin shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e proklamuar në vitin 2007, nga Asambleja e përgjithshme e OKB.
Qëllim parësor i kësaj ideje ishte inkurajimi i qeverive që përmes programeve të tyre të përkushtohen për një demokraci më të konsoliduar në mënyrë që ajo të jetë më e fortë në të mirë të civilizimit njerëzor. Aq më parë, pasi demokracia është përcaktuar si vlerë universale dhe e cila bazohet në parimin themelor në shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve në vendimmarrje, në zgjedhjen dhe përcaktimin e sistemit të vlerave politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe shpirtërore të çdo individi dhe të shoqërisë në përgjithësi. Nga vetë fakti i domethënies të këtyre vlerave në jetën e përditshme të qytetarëve, demokracia është njëra prej fjalëve më së shpeshti të përdorura, sidomos nga ato vende dhe institucione të cilat i janë përkushtuar afirmimit të kësaj vlere universale dhe konsolidimit të saj në të mirë të përgjithshme. Në veçanti, nga ato vende me traditë të lashtë në jetësimin e demokracisë, themeli i të cilës është gjithnjë vullneti i popullit, respektivisht i atyre që duhet të vendosin duke shprehur vullnetin e lirë të tyre. Në kohën e sotme, nga temat e përditshme që preokupojnë shoqërinë njerëzore, janë të drejtat e njeriut, barazia gjinore, përfshirja e bashkësive pakicë, grupeve të margjinalizuara dhe, posaçërisht, të grave, në jetën politike dhe në organet vendimmarrëse me qëllim të jetësimit të një demokracie funksionale, si parakusht për avancimin e mëtejmë të shoqërisë njerëzore. Andaj, shënimi i kësaj date, është rast i mirë që në çdo mjedis të vlerësohen të arriturat dhe të identifikohen fushat ku duhet vepruar me vendosmëri më të madhe, më fuqishëm dhe me përkushtim në përmirësimin e gjendjes duke përvetësuar vlerat universale, siç është demokracia.
Përgatiti, Gj. Dukaj.
Nesër mot i vranët dhe jostabil
Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell, vende- vende me vranësira të pakta.
Ka fryrë erë e dobët deri e mesme, vende - vende edhe e fortë nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 14: Ulqin 31, Podgoricë, Budvë e Rozhajë 29, Tivar e Beranë 28, H. Novi 27, Andrievicë 26, Kollashin, Cetinë e Plluzhinë 25, Nikshiq, Shavnik, Guci e Petnjicë 24, Plevle 22 dhe Zhablak e B. Pole 21.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe jostabil, vende-vende priten edhe rrebeshe të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 gradë.
Коментари0
Остави коментар