Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 09. 2022. 00:00 >> 18:48

Ditari 14.09.2022

Përgatiti Gj. Dukaj

A.Mandiq; Pajtueshmëri e plotë që Lekiq të jet Mandatar i ardhshëm

Njëri nga liderët e frontit demokratik, Andria Mandiq, pas takimit të sotëm të shumicës parlamentare nga zgjedhjet e 30 gushtit, ka deklaruar se bashkëbiseduesit gjatë ketij takimit, kanë arritur shkallë të  lartë të pajtimit për mandatarin e ardhshëm.

Ai, ka njoftuar s,e Miodrag Lekiq, është personi  për të cilin është biseduar gjatë këtij takimi dhe, siç ka thënë ai, nuk është paraqitur ndonjë në kundërshtim tij. Mandiq, po ashtu, ka paralajmëruar se bisedimet do të vazhdohen edhe sonte dhe njëkohësisht, ka thënë ai, është arritur marrëveshja edhe për programin e Qeverisë, në veçanti për zgjedhjen e udhëheqësisë së Kuvendi, si dhe për të gjitha temat të cilat do ti zgjedhim shpejt, ka thënë Mandiq.

Ai, ka rikujtuar se kanë dërguar mesazh të fuqishëm me nënshkrimet e 41 deputetëve. Të rikujtojmë se shumica parlamentare ka mbajtur katër takime por deri me tani nuk ka arritur marrëveshjen për formimin e Qeverisë dhe udhëheqësisë së Kuvendit.

 

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më reale”

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbaheshin deri në fund të këtij viti, do të ishin zgjidhja më e mirë dhe më e pastërt e situatës politike në Mal të Zi, konsideron deputeti  i PDS, Predrag Boshkoviq.

Ai, ka theksuar se ata të cilët e kanë formuar pushtetin pas zgjedhjeve të 30 gushtit të vitit 2020, përpiqen të arrijnë marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve. “Megjithatë, siç shiihet, deri tani janë mbajtur 4 mbledhje por nuk është arritur  ndonjë marrëveshje për rivendosjen e raporteve me qëllim që në krye të Qeverisë ose të Parlamentit, të vendoset dikush nga strkturat e tyre”, ka deklaruar Boshkoviq, për agjencin MINA. Ai, ka shtuar se është mirë që brenda pesë ditëve të ardhshme do të dihet se si qëndron situata sepse, nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të shpall zgjedhjet.

Në pyetjen se si do të dukeshin këto zgjedhje duke pasur para sysh situatën me Gjyqin kushtetutës, Boshkoviq, ka theksuar se këto janë gjëra të cilat e vështirësojnë edhe më tepër situatën edhe ashtu të komplikuar, por është i sigurt se askujt nuk i intereson që të ruhet situata e status kuo.

 

Për këtë dhe për vitin e ardhshëm nuk është paraparë huamarrje nga FMN

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, pret që Kuvendi i Malit të Zi, njëzëri të miratojë ribalancin e buxhetit, të cilin Qeveria e ka miratuar dje. Në këtë dhe vitin e ardhshëm, siç thotë ai, nuk ka plane për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për më 28 shtator, është caktuar seanca e Kuvendit, ku do të diskutohet për ribalancin dhe huamarrjen prej 350 milionë eurosh. Ministri i Financave tha në emisionin “Link”, të Radios së Malit të Zi, se pret që të gjitha pyetjet për financat publike të hapen me deputetët. “Pres që ribalanci të miratohet njëzëri në Kuvend dhe të jetë bazë që Kuvendi dhe Qeveria të planifikojnë së bashku dhe të dalin me një buxhet optimal për vitin e ardhshëm”, tha Damjanoviq. Damjanoviq, nesër do të qendrojë në Sarajevë, ku po mbahet i ashtuquajturi mini-Samiti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, dhe Bankës Botërore. Ministri thotë se, vitin e ardhshëm, Mali i Zi, do të jetë mikpritës i një takimi të tillë. “Do të jetë ky një rast për të vëzhguar terrenin përsa i përket aranzhmaneve dhe aspekteve të mundshme të bashkëpunimit”, tha Damjamoviq, dhe shtoi se, megjithatë, huamarrja nga FMN nuk është në plan.

 

Abazoviq; Do të propozojmë një plan kursimi të energjisë elektrike

Shkatërrimi i mjedisit në Mal të Zi është pasojë e mungesës së sundimit të ligjit, tha kryeministri, Dritan Abazoviq, duke folur për çështjet mjedisore në emisionin e mëngjesit të TVMZ. Kur është fjala për energjinë, kryeministri thotë se në Mal të Zi, këtë vjeshtë gjithçka varet nga kushtet hidrologjike. “Të gjithë po  lutemi që vjeshta të jetë me shi, por nëse nuk nuk do të kerë shi,atëherë do të kemi probleme të theksuara. Nëse vjeshta është me shi, ndoshta EEMZ  mund të ketë edhe fitim”, tha kryeministri duke shtuar se do të propozohet një plan kursimi të energjisë elektrike për administratën publike dhe komunat. Pavarësisht kësaj, siç konkludoi ai, Mali i Zi duhet të fillojë ndërtimin e objekteve energjetike. Ai është kundër projekteve energjetike që rrezikojnë mjedisin. “Këto projekte nuk do të realizohen sa të jetë kjo Qeveri, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë brenda një apo dy tre viteve”, tha kryeministri. Ai, po ashtu, theksoi se duhet të shfrytëzohen resurset ujore, por mendon se kjo nuk duhet të bëhet në Komarnicë.Siç thotë ai, për një Mal të Zi të vërtetë ekologjik, do të duhet të ëndërrojmë edhe për një periudhë të gjatë kohore.Atë, siç theksoi, më së shumti e shqetëson devastimi i lumit Cem, gjendja e nivelit të ujit, si dhe rënia e rendimentit të burimit “Bolje sestre”.

Avantazhi më i madh krahasues i Malit të Zi, është se është i vetmi vend ekologjik, thotë Abazoviq dhe shton se shpreson se do të kemi më shumë përparim edhe në atë fushë.

 

Vukčević; Shkeljet e të drejtave zgjedhore janë të mundshme

Njëri nga kandidatët për Gjyqin Kushtetutes, Ilija Vukçeviq, ka deklaruar se komisionet  zgjedhore duhet të shtyjnë të gjitha veprimet për shkak të situatës me Gjyqin kushtetutes.

Ai, në mbledhjen e sotme të Këshillit kushtetutes, ka theksuar se shkeljet e të drejtave zgjedhore janë të mundshme. “Nëse do të analizojmë ashtu siç duhet, zgjedhjet  nuk do të duhej të mbaheshin. Konsideroj se komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të duhej të dalë me njëfar informacioni apo mendimit  se duhet shtyrë zgjedhjet. Veprimet zgjedhore veç kanë filluar dhe janë të mundshme shkeljet e të drejtave zgjedhore; grumbullimi i nënshkrimeve, nënshkrimet e dyfishta, listat zgjedhore, e kështu me radhë”, ka thënë Vukçeviq.

 

Forcimi i kapaciteteve spitalore është prioritet

Forcimi i kapaciteteve spitalore është një nga prioritetet themelore të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje eksperte në përgatitjen e planit për investime dhe fuqizim të institucioneve shëndetësore.Kjo u konkludua në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Dragosllav Shekiq, me drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, i cili u mbajt në margjinat e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, në Tel Aviv. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk ka një sistem shëndetësor të fortë, të përgatitur dhe të aftë për të dhënë një përgjigje efektive në situata emergjente, pa spitale moderne, të pajisura dhe të forta.Përveç Shqekiq dhe Kluge, në takim morën pjesë edhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Obradoviq, shefi i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në këtë departament ,koordinatorja kombëtare për OBSH-në, Mirjana Gjuranoviq dhe shefja e Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi , Mina Brajoviq.

 

Ndërrimi i pushtetit nuk i solli ndryshimet e pritshme

Ndërrimi i pushtetit në Mal të Zi, nuk solli ndryshimet që i prisnin qytetarët, institucionet e lira, sundimin e ligjit dhe mungesën e punësimit partiak, kanë kumtuar nga Aleanca Qytetare . Ata i ftuan të gjitha subjektet në shoqëri që të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi. Aleanca qytetare kujtoi se nesër bëhen 15 vjet nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 15 shtatorit si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Siç deklaruan ata, koncepti i demokracisë ka pësuar ndryshime të llojllojshme, por në thelb demokracia nënkupton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Një shtet demokratik, siç thonë ata, kërkon institucione të forta dhe të pavarura, gjyqësor të pavarur dhe, më e rëndësishmja, mungesën e ndikimit politik në marrjen e vendimeve që nuk kanë karakter politik. Aleanca qytetare theksoi se me ndryshimin e qeverisë më 30 gusht të vitit 2020, ndodhën ndryshime të rëndësishme, pozitive, si programe të mira sociale dhe punë për një standard më të mirë jetese, rritje të transparencës në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë dhe filloi një luftë më efektive kundër korrupsionit. “Megjithatë, qytetarët prisnin ndryshime, lirim të institucioneve, sundim të ligjit, mungesë të punësimit partiak, gjë që nuk ka ndodhur”, kanë vlerësuar në Alternativon qytetare.

 

Klikovac, i është caktuar paraburgimi deri në 72 orë

Ish-drejtoreshës ekzekutive të firmës“Putevi”, Violeta Klikoovac, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale të Shtetit, i është caktuar paraburgimi deri në 72 orë. Të rikujtojmë se ajo është arrestuar dje, me urdhërin e kësaj prokurorie, nën dyshimin se ka kryer vepër penale – shpërdorim i pozitës zyrtare. Prokurori special, Vukas Radonjiq, dje ka njoftuar se V.K. e arrestuar me dyshimin se në cilësinë e përsonit zyrtar që kryen punë me interes publik ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Ajo, do të sillet në prokurori të shtetit për t'u marrë në pyetje si e dyshuar brenda afatit ligjor”, ka thënë Radonjiq.

Klikovac u emërua në krye të firmës“Putevi” të Podgoricës në vitin 2017 dhe në vitin 2019 dha dorëheqjen nga kjo pozitë.

 

Fon der Lajen: BE-ja nuk është plotë pa Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE), mbetet i përkushtuar ndaj zgjerimit, tha kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursulla Fon der Lajen, duke u thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë, se e ardhmja e tyre qëndron në BE. Në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, fon der Lajen tha se BE-ja, kur bëhet fjalë për agjendën e politikës së jashtme, duhet të investojë në demokraci. "Ne duhet të bashkojmë forcat me partnerët tanë për të zgjeruar demokracinë dhe rruga e drejtpërdrejtë është të forcojmë marrëdhëniet tona dhe demokracinë në vendet tona," tha ajo. Fon der Lajen, tha se ka vende që janë tashmë në rrugën drejt BE-së dhe se BE duhet t'i mbështesë në çdo hap të rrugës së tyre, sepse, siç theksoi ajo, rruga drejt një demokracie më të fortë është e njëjtë me rrugën drejt BE-së. “Kjo është arsyeja pse unë dua t'u them qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë se ata janë pjesë e familjes sonë, e ardhmja e Bashkimit Evopian. Pa to, BE-ja nuk do të ishte e plotë”, ka thënë kryetarja e Komisionit Evropian, transmeton agjencia e lajmeveTanjug.

 

Rusia ka financuar dhjetëra vende në mbëlshtetje të fushatës zgjedhore 

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, presidenti rus, Vladimir Putin, është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën. Zyrtari që foli për media, tha se ky është përfundimi i një raporti të komunitetit amerikan të zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit”. Sipas një burimi me njohuri mbi raportin, Shqipëria është një nga këto vende. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në vitin 2017, përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i Qeverisë amerikane. Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, njofton Radio Evropa e Lirë ( REL). Raporti përmend financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për zgjedhjet e vitit 2018, si dhe fonde për partinë pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik.  Zyrtari amerikan tha për mediat se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatët dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

 

Xhaferi, hodhi poshtë nismën për anulimin e marrëveshje sme Bullgarinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të martën, më 13 shtator, hodhi poshtë nismën e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së për organizimin e një referendumi për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. VMRO DPMNE-ja, që drejtohet nga Hristijan Mickovski, më 9 shtator kishte dorëzuar nismën për referendum me arsyetimin se “Marrëveshja me Bullgarinë është antikombëtare dhe antishtetërore, pasi rrezikon identitetin dhe gjuhën maqedonase”.Përmes një komunikate, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se “iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën”, në të cilën, sipas kreut të Kuvendit, thuhet se “marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”.

 

Autoritetett serbe kanë ndaluar marshin e Euro-Pride

Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para se tubimi panevropian ishte parashikuar të mbahej në Beograd. Ky njoftim ka nxitur kritika nga organizatorët e kësaj ngjarjeje dedikuar komunitetit LGBT. Organizata “Krenaria e Beogradit” shkroi në Twitter më 13 shtator se policia serbe ka ndaluar marshin e sivjetmë të EuroPride-it dhe organizatorëve u është dorëzuar njoftimi zyrtar. Por, kjo organizatë u zotua se do të përdorë “të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar këtë vendim” me qëllim që të organizojnë Paradën e sivjetme të Krenarisë. Ministria e Brendshme më vonë konfirmoi për REL-in se marshi i EuroPride – i paraparë të mbahej më 17 shtator në Beograd – është ndaluar. Po ashtu është ndaluar mbajtja e një kundërproteste të paralajmëruar në po të njëjtën ditë.

 

Kremlini, mohon planet për mobilizim të përgjithshëm 

Kremlini thotë se nuk ka plane për shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm apo të pjesshëm, teksa pushtimi i paprovuar rus i Ukrainës po vazhdon. Këto komente nga Kremlini vijnë pasi trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë humbur territor në rajonin e Harkivit, gjatë kundërofensivës ukrainase. “Në këtë pikë, jo, nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje”, tha Peskov më 13 shtator kur u pyet nga gazetarët për mundësinë e shpalljes së mobilizimit. Peskov po ashtu tha se çdo kritikë ndaj zyrtarëve ushtarakë rusë lidhur me sukseset e fundit të Ukrainës në fushëbetejën në rajonin e Harkivit, mund të bëhen “vetëm në bazë të legjislacionit aktual”. Një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë 6.000 kilometra katrorë territor nga Rusia në kundërofensivën që kanë nisur në fillim të muajit. Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe këtë pushtim në shkallë të gjerë e cilëson si "operacion të posaçëm ushtarak".

 

Arrestohenn mësuesit rus në qytetet ukrainase pas muajit shkurt

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase kur Rusia mori kontrollin e tyre pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha më 12 shtator se mësimdhënësit, të cilët erdhën në Ukrainë për të mësuar nxënësit në shkollat lokale ukrainase me kurrikulë ruse, “kanë kryer krime”.Vereshchuk shtoi se mësuesit e arrestuar rusë nuk do të hyjnë në listën e shkëmbimit të të burgosurve, pasi ata nuk kanë qenë pjesë e formacioneve luftarake. Më 10 shtator, mediat lokale ukrainase raportuan se një numër i paspecifikuar i mësuesve rusë kanë mbetur në Ukrainë, teksa trupat ruse dhe zyrtarët e emëruar nga Rusia janë larguar nga disa vendbanime në rajonin e Harkivit. Në këtë rajon, forcat ukrainase po rimarrin territorin e humbur në kundërofensivën që po zhvillojnë.

 

Scholz, i bën thirrje presidenetit Putin për tërheqje nga Ukraina

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqje të plotë të trupave ruse. Kështu bëri të ditur zyra e Scholzit, pasi lideri gjerman më 13 shtator zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus. Gjatë kësaj bisede, Scholz ka theksuar nevojën për të ofruar siguri për centralin bërthamor të Zaporizhjës.

 

Apel për ndalje të armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Liderët botërorë kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Këto thirrje vijnë pasi pothuajse 100 ushtarë u vranë në luftimet në kufirin midis këtyre dy shteteve. Këto janë përleshjet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës së vitit 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha më 13 shtator se i janë vrarë 50 ushtarë, ndërkaq Armenia raportoi për të paktën 49 ushtarë të vrarë. Luftimet kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kombet e Bashkuara që t’u bëjnë thirrje të dyja shteteve që të ndalin luftimet. Por, në orët e para të 14 shtatorit, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë akuzoi Azerbajxhanin se ka rinisur granatimet. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje palëve që në mënyrë urgjente të ulin tensionet, teksa u kërkoi që të “tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të zgjidhin çështjet e hapura përmes dialogut dhe brenda formateve ekzistuese”, tha zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinian, dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

 

Nesër, mot i ndyrshueshëm dhe kryesisht i thatë

Sot, në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Frynë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14: Rozhaj 29 gradë, Podgoricë, B. Pole e Budvë 28, Beranë, H. Novi e Ulqin 27, Tivar, Plevle e Andrievicë 26, Cetinë, Shavnik e Guci 25, Nikshiq, Plluzhinë e Kollashin 24 dhe në Zhablak 23 gl c

Meteorologët, për nesër parashohin mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës janë të mundshme të reshura të përkohshme të shiut, kryesisht në viset jug perëndimore dhe qendrore të vendit. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë  e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 30 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се