Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 09. 2022. 00:00 >> 18:06

Ditari 13.09.2022

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin për këtë vit si dhe propozimin mbi ndryshimet e Vendimit për huamarrje. Me propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin për këtë vit janë planifikuar të dalat prej 2.69 miliardë euro që, nëse krahasohen me planifikimin e mëparshëm, janë 191.33 milionë euro më shumë, para së gjithash për shkak të gjenerimit të shpenzimit plotësues dhe ndryshimit të pritjeve kur bëhet fjalë për të hyrat buxhetore. Shpenzimet shtesë kryesisht kanë të bëjnë me Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin për sigurim pensionist dhe invalidor, si dhe mjete të tjera  për rroga. Është miratuar edhe ndryshimi i vendimit për huamarrje sipas të cilit në vend të huamarrjes së paraparë prej 70 milionë euro, propozohet që kjo shumë të jetë 350 milionë. Kryeministri në mandat teknik, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se do t’i paraqesë Parlamentit kërkesë që mbledhja e jashtëzakonshme lidhur me këto akte të mbahet më 28 shtator.

Gjukanoviq - Mali i Zi dhe Çekia kanë një traditë të gjatë dhe të pasur të marrëdhënieve miqësore

Mali i Zi dhe Çekia kanë një traditë të gjatë dhe të pasur të marrëdhënieve miqësore, kurse rruga e përbashkët në të ardhmen bazohet në vlerat evropiane, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Siç është kumtuar nga kabineti i Gjukanoviqit, ai është pritur sot në Pragë me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore, ndërkaq më pastaj ka zhvilluar një bisedë me kolegun çek Millosh Zeman, të cilin e kanë vazhduar me takimin e delegacioneve të dy vendeve. Mali i Zi dhe Çekia kanë një traditë të gjatë dhe të pasur të marrëdhënieve miqësore edhe trashëgimi të konsiderueshme kulturore me të cilën jemi krenarë, si dhe rrugën e ardhshme të përbashkët të bazuar në vlerat evropiane, ka bërë me dije Gjukanoviq në llogarinë e tij të tuiterit. Ai ka theksuar se për këtë arsye posaçërisht e vlerëson ftesën e Zemanit që ta vizitojë këtë vend, në kohën e kryesimit çek me Këshillin e Bashkimit Evropian. Këtë akt e përjetojmë si përkrahje të fuqishme të Çekisë për perspektivën evropiane të Malit të ZI dhe politikën e zgjerimit, ka shtuar Gjukanoviq.

Demokratët - Boshnjak nuk refuzon kandidimin për njërën nga dy funksionet më prestigjioze shtetërore

Deputetja e Frontit Demokratik Branka Boshnjak nuk ka refuzua kandidimin për njërën nga dy funksionet më prestigjioze shtetërore, kanë deklarua nga Mali i Zi Demokratik, duke pohuar se një gjë e tillë është logjike dhe me përgjegjësi. Demokratët kanë përshëndet kumtesën e deputetes të Frontit demokratik në të cilën kanë apelua tek liderët politik të shumicës nga zgjedhjet e 30 gushtit të vitit 2020 që me përgjegjësi dhe seriozitet ti qasën kërkimit të gjetjes së kompromisit, në mënyrë që sa më parë të vij deri tek propozimi i mandatorit për përbërjen e qeverisë së re, nëse janë dhënë sinqerisht nënshkrimet e paradokohshme. Përshëndesim kumtesën e deputetes të Frontit Demokratik dhe se qartë nga ajo mund të konkludojmë se Boshnjak nuk e ka refuzua njërën nga dy funksionet më të mëdha shtetërore, kanë deklarua Demokratët.

Klikovac arrestohet me urdhrin e prokurorisë speciale shtetërore

Ish drejtorja ekzekutive e ndërmarrjes së kryeqytetit “Putevi” Violeta Klikovac është arrestuar me urdhrin e prokurorisë speciale shtetërore. Prokurori special Vukas Radonjiq ka deklaruar se Klikovac është arrestuar për shkak të dyshimit se si person i ngarkuar, që ka kryer punë me interes publik, ka konsumuar veprën penale të keqpërdorimit e detyrës. Klikovac, e cila është arrestuar me qëllim të marrjes në pyetje me rolin e të dyshuarës, do të shoqërohet të prokurori shtetërore në afatin e paraparë me ligj, ka theksuar Radonjiq. Violeta Klikovac është emëruar në krye të ndërmarrjes së Podgoricës Putevi në vitin 2017, kurse në vitin 2019 ka dhënë dorëheqje nga ky funksion.

Shqekiq - Kualiteti i dobët i shërbimeve shëndetësore më së forti goditë më të lënduerit

Kualiteti i dobët i shërbimeve shëndetësore më së forti goditë më të lënduerit dhe mu për këtë nuk mundet të lejohet që shërbimi kualitativ shëndetësor të bëhet luks i personave të pasur, ka deklarua ministri I shëndetësisë Dragosllav Shqekiq. Ai një gjë të tillë e ka deklarua në mbledhjën e rregullt vjetore të komitetit rajonal të organizatës shëndetësore botërore për Evropën në Tel Aviv. Sipas fjalëve të Shqekiqit sigurimi i mbrojtjes shëndetësore për Malin e Zi nga ana e organizatës botërore të shëndetësisë është tejet e rëndësishme. Ai potencoi se kjo mbrojtje vërehet më së miri përmes forcimit të mbrojtjes së qytetarëve nga vështirësitë financiare gjatë shfrytëzimit të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore.

Vuçiq: Serbia s'do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës", tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. "Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai. Vuçiq i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.  Procesi duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë; Serbia, tash për tash, nuk pranon. Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiq tha se "histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi". Kjo e vë Serbinë "në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës", tha Vuçiq.

kërkon nga Serbia të mos i madhërojë kriminelët e luftës

Bashkimi Evropian ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë dhe fetarë në Serbi që të mos i madhërojnë, siç tha, kriminelët e luftës. Reagimi vjen pas lajmit se Kisha Ortodokse Serbe dekoroi Vojisllav Sheshelin - i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi.“Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për gazetarët në Bruksel. “Qëndrimi i BE-së është i qartë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizëm dhe madhërim të kriminelëve të luftës - gjëra që janë në kundërshtim me vlerat themelore evropiane”, tha Pisonero. Ajo shtoi se nga udhëheqësit fetarë pritet që të punojnë drejt pajtimit dhe tejkalimit të ndasive nga e kaluara. “Prijësit fetarë dhe bashkësitë fetare kanë, po ashtu, përgjegjësi që të dëshmojnë lidership në përpjekjet për tejkalimin e trashëgimisë së vështirë nga e kaluara, si dhe të ndërtojnë në mënyrë konstruktive mirëbesim të ndërsjellë, tolerancë dhe dialog”, tha Pisonero.

Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, ka deklaruar presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës së saj të sotme zyrtare në Prishtinë. Në konferencën e përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Novak ka thënë se vendi i saj do të luajë rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti, “ashtu që të mos ketë më luftë në Evropë”. “Kanë kaluar 20 vjet prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, është shprehur presidentja e Hungarisë. Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se shpreson që të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë kryesimit të Çekisë me Presidencën e BE-së. Sipas Osmanit , ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në një nivel më të lartë dhe se “Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin e vendit kandidat”.

Greva vazhdon, s'ka marrëveshje mes grevistëve dhe Qeverisë

Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, për t’iu dhënë fund grevave. Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. Sot Jasharaj ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. “Mund të them se takimi ishte përmbajtësor, por për momentin nuk kemi asnjë ndryshim. Qeveria vazhdon të mbajë qëndrimin për deklaratat rreth pakos, ne vazhdojmë të jemi zë i sektorit publik me kërkesat tona”, ka thënë Jasharaj në një konferencë për media, pas takimit.

Blinken bisedë Ramën, SHBA mbështetje Shqipërisë për sulmet kibernetike

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç njofton departamenti Amerikan i Shtetit me një komunikatë të shkurtër për media, sekretari Blinken ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë. Një sulm i tillë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, pason sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, nga ana e Iranit me 15 korrik. Sekretari Blinken citohet të ketë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA - Shqipëri si aleatë të NATO-s, për sigurinë rajonale. Kohëve të fundit Shqipëria po përballet me sulme të forta kibernetike, të cilat janë identifikuar se vijnë nga Irani. Ky shtet i ka mohuar këto pretendime, por kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi se është vërtetuar se këto sulme janë nga ky vend. Për këtë arsye, ai edhe ka dëbuar tërësisht stafin e ambasadës së Iranit nga Tirana.

Mbreti Charles III premton se do të ndjekë shembullin e nënës së tij

Mbreti Charles III ka deklarua dje para Parlamentit britanik  se është “i vendosur që me besnikëri” të ndjekë shembullin e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, teksa shtoi se deputetët britanikë janë “instrumenti i demokracisë sonë”. Gjatë ceremonisë në Parlament, Charles e shfrytëzoi këtë adresim për të nderuar nënën e tij dhe u zotua se do të respektojë parimet e qeverisjes kushtetuese. “Në kohën kur ishte shumë e re, Mbretëresha u zotua se do të shërbente për shtetin dhe popullin e saj dhe të ruante parimet e çmueshme të qeverisjes kushtetuese që janë në zemër të shtetit tonë. Këtë premtim ajo e respektoi me përkushtim të madh”, tha ai para ligjvënësve. “Ajo vendosi shembull për shërbim, të cilin, me ndihmën e Zotit dhe këshillën tuaj, jam i vendosur që ta ndjek me besnikëri”, shtoi ai.

Zelensky: Kemi rikthyer 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar

Ushtria ukrainase ka rikthyer 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator,ka  thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar. “Që nga fillimi i shtatorit, ushtarët tanë kanë çliruar tashmë 6.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas në lindje dhe jug, dhe ne po përparojmë edhe më shumë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës. Gjashtë mijë kilometra katrorë është pothuajse e barabartë me zonën e kombinuar të Bregut Perëndimor dhe Gazës. “Forconi sanksionet – nevojitet një paketë e tetë e sanksioneve të BE-së. Është e nevojshme të rritet ndihma për Ukrainën, para së gjithash për të përshpejtuar sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për vendin tonë”, tha Zelensky. Një zyrtar i instaluar nga Rusia në rajonin e Harkivit, e ka thënë më 12 shtator se forcat ruse janë në numër shumë më të vogël në krahasim me ato ukrainase. Duke folur për mediumin shtetëror rus, Rossiya 24, Vitaly Ganchev ka thënë se trupat ukrainase kanë fituar kontrollin e zotëruar nga Rusia në muajt e fundit, dhe se “rreth 5.000 civilë" janë evakuuar drejt Rusisë. Sipas tij, ushtria ukrainase është në numër shumë të madh në krahasim me forcat ruse.

Dy gazetarë rusë ikin nga Moska

Gazetarët rusë, Viktor Zyrjanov dhe Sergei Nosov, janë larguar nga Rusia. Ata kanë ikur nga Moska pasi shtëpitë e tyre u kontrolluan javën e kaluar si pjesë e një hetimi kundër ish-deputetit të arratisur, Ilya Ponomaryov, i cili aktualisht banon në Ukrainë. Zyryanov i tha Radios Evropa e Lirë se ai dhe Nosov tani janë në Gjeorgji. Hetuesit rusë thonë se dy gazetarët janë të lidhur me një kanal në YouTube të Ponomaryovit, përmes të cilit ai ka kritikuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që të armatosen dhe të luftojnë kundër autoriteteve në vend. "Sipas të gjitha gjasave, ata na lidhën me hetimin kundër Ponomaryovit për shkak të qëndrimit tonë kundër luftës, dhe ngase gjithmonë shkruajmë dhe themi atë që mendojmë se është e nevojshme ta themi". Ata u shprehčn se planifikojmë të kthehen kur regjimi fashist të bjerë në Rusi. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë atë proces”, tha Zyrjanov. Ai tha gjithashtu se nuk e di statusin e tij zyrtar në këtë rast, pasi shtëpia e tij u kontrollua derisa ai ishte jashtë, duke shtuar se të gjitha llogaritë e tij bankare ishin ngrirë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës kritikon Gjermaninë për furnizimet me armë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, akuzoi Gjermaninë, më 13 shtator, se ka injoruar lutjet e Kievit për furnizim me tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder. Ai tha se Berlini u ka ofruar vetëm “justifikime dhe frikë abstrakte” për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake. "Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marderët tani - për të çliruar njerëzit dhe për t'i shpëtuar ata nga gjenocidi", shkroi Kuleba në Twitter. "Asnjë argument i vetëm racional se pse nuk mund të furnizohemi me këto armë, vetëm frikë abstrakte dhe justifikime. Prej çka ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?" shkroi ai.

Eksperti i OKB-së: Afganistani po shkon drejt autoritarizmit

Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend.“Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan. Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që është mbajt dje në Gjenevë.

Nesër mot i kthiellët

              Sot në mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14; Budvë 29, Podgoricë e H.Novi 28, Ulqin 27, Tivar 26, Cetinë, B.Pole e Nikshiq 23, Plevle, Beranë Pluzhinë e Petnicë 22, Andrievicë e Shavnik 21, Rozhajë e Kollashin 20,Guci 19, dhe në Zhablak 15 gradë.

              Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime të ndryshme, pasdite dhe gjatë natës në viset veriore dhe në bregdet vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 29 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се