Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 08. 2022. 00:00 >> 17:57

Ditari 31.08.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Jokoviq vjen në takim të premten

Kryetari i Partisë Socialiste Popullore (PSP) e zëvendëskryeministër në mandatin teknik, Vlladimir Jokoviq do të vijë në mbledhjen e shumicës së vjetër parlamentare më 2 shtator, kanë konfirmuar për portalin RTMZ nga kjo parti. Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe njëri nga liderët e FD-së, Andria Mandiq, i ka ftuar dje në takim liderët e partive fituese të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020. Mandiq propozoi që mbledhja të mbahet të premten në ora 11:00, një orë para fillimit të seancës së Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës është shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Daniella Gjuroviq. PSP thotë se ata kanë qenë gjithmonë pjesë e zgjidhjes. Ata thonë gjithashtu se marrëveshja nuk varet nga PSP, por nga ata që më 19 gusht së bashku me PDS-në rrëzuan Qeverinë e 43-të për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) dhe siç thonë në PSP, kanë një plan të fshehur për të formuar një qeveri me PDS .

FBI vjen në Mal të Zi, do të ndihmojë në hetimin e sulmeve kibernetike

Është miratuar ardhja e ekipit të FBI-së që do të marrë pjesë dhe do të ndihmojë në hetimin e sulmeve kibernetike në Mal të Zi, njoftoi Ministria e punëve të brendshme (MPB). Siç thonë ata, transferimi i tyre në Mal të Zi është në vazhdim. Sipas MPB-së, pas takimit të parë të ministrit të Punëve të Brendshme, Fillip Axhiq, me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Zoran Bërgjanin, me atasheun ligjor të FBI-së për Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, Kenneth Brajan, i cili shprehu gatishmërinë e FBI-së për mbështetje konkrete për kolegët malazezë. Sot është lejuar ardhja e Ekipit të Veprimit Kibernetik të FBI-së, i cili do të marrë pjesë dhe do të ndihmojë në hetimin lidhur me sulmet e fundit kibernetike në Mal të Zi, njofton Ministria e punëve të brendshme. “Ata aktualisht janë duke u dërguar në Mal të Zi. Ky është një tjetër konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Malit të Zi dhe dëshmi se ne mund të llogarisim në mbështetjen e tyre në çdo situatë”, është kumtuar nga MPB.

Konjeviq: Mali i Zi është objekt i sjelljes malinje të Rusisë

Në vitet e fundit, Mali i Zi ka qenë objekt i dukshëm i sjelljes malinje të Rusisë, tha zëvendëskryeministri për sistemin politik dhe politikën e brendshme, Rashko Konjeviq. Duke hapur seminarin "Forcimi i qëndrueshmërisë demokratike në Mal të Zi - përballja me modelin e aktivitetit të Kremlinit në Evropën Juglindore", ai tha se Kremlini projekton fuqinë e butë në mënyra të ndryshme, përmes kishës, investimeve në media, fushatave dezinformuese, financimit të partive pro-ruse dhe organizatat joqeveritare. Konjeviq, siç njoftoi kabineti i tij, tha se si në Mal të Zi ashtu edhe në vendet përreth, Rusia po përpiqet të përfitojë nga problemet e kahershme, madje edhe dekada. Ai vuri në dukje faktin se në shtetet ekonomikisht të qëndrueshme, ku sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë të garantuara, ka më pak vend për ndikimin e aktorëve antidemokratikë. Punëtoria u organizua nga Ambasada e Bullgarisë në Podgoricë dhe Qendra për Studimin e Demokracisë, një institut evropian për politikat publike me qendër në Sofje.

Komuniteti malazez i IT-së në dispozicion të MAP

Komuniteti malazez i IT-së është i gatshëm të vendos në dispozicion burimet, njohuritë dhe përvojën e tij në një afat të shkurtër, në mënyrë që të kontribuojë në eliminimin e problemeve të shkaktuara nga sulmet kibernetike në sistemet e informacionit të administratës publike, njoftoi Oda Ekonomike të Malit të Zi pas një takimi të ekspertëve të IT-së me përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike. "Aktualiteti i situatës imponon rëndësinë e një reagimi efektiv. Është e nevojshme të reagohet sa më shpejt, që nga sot", tha nënkryetari i Odës Ekonomike, Nikolla Vujoviq. Përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, Dushan Polloviq, falënderoi Odën Ekonomike në emër të Qeverisë për reagimin e shpejtë dhe përmbushjen e kërkesave të tyre për mbështetje nga komuniteti i biznesit.

 

Gjuroviq: Mesazh urimi  me rastin e 1 shtatorit, Ditës së Komunës së Tuzit

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danella Gjuroviq, me rastin e 1 shtatorit, Ditës së Komunës së Tuzit, u dërgoi mesazh urimi kryetarit të komunës Nikë Gjeloshaj, atij të Kuvendit Fadil Kajoshaj, këshilltarëve si dhe të gjithë qytetarëve të Tuzit. Kjo komunë njihet si mjedis në të cilin mbizotëron harmonia multifetare dhe multietnike, duke i shërbyer me krenari gjithë shtetit. Banorët e Tuzit i mbrojnë pa rezerva këto vlera universale, të cilat përfaqësojnë themelin dhe pasurinë më të madhe të Malit të Zi, duke konfirmuar kështu kapacitetin dhe pjekurinë e tyre qytetare”, thuhet në urimin e krye-parlamentares Gjuroviq. Ajo shpreh besimin se statusi i komunës së plotë në periudhën e ardhshme do të krijojë edhe më shumë mundësi për një jetë më të mirë dhe më komode për qytetarët e Malësisë.

 

Protestë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Qytetarë të shumtë në Prishtinë protestuan më 31 gusht kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” edhe sa qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata po kërkojnë dënim  për të dyshuarit e dhunimit të të miturës.

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht . Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.

Dhunimi thuhet se ka ndodhur më 27 gusht në një park në Prishtinë.

Viktima, sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në një strehimore.

Edhe më 30 gusht, në Prishtinë para Teatrit Kombëtar është mbajtur një protestë, përmes së cilës, qytetarët kanë kërkuar që të bëhen publike emrat e të dyshuarve për dhunë seksuale.

 

Presidentja Osmani në Çeki, pritet nga homologu Vystrčil

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Çeki është takuar me kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil.

Në takim me kryetarin Vystrčil, Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme, me të cilën ndajnë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euroatlantik.Osmani ka adresuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës në mandatin e Çekisë, e cila aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidencës.“Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejtë BE-së gjatë Presidencës Çeke. Mbështetja për procesin e liberalizimit të vizave duhet të jetë në agjendë, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Osmani. Në takim, Osmani ka kërkuar edhe përkrahjen e senatit çek për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që parlamentarët luajnë në këtë proces, sidomos në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Poashtu Osmani ka diskutuar me kryetarin Vystrčil për rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe e më pas në NATO. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, sikurse edhe në forcimin e diplomacisë parlamentare ndërmjet dy vendeve.

Kurti priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Sipas komunikatës për media nga zyra e kryeministrisë, në takim  u bisedua për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin dhe aftësimin profesional, në shërbim të rritjes së punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. U theksua rritja ekonomike prej 4,9% në tremujorin e parë të këtij viti, si tregues shtesë, që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit u fol edhe për reformat në drejtësi, procesin e vettingut, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

 

Roth në Shkup: Ndryshimet kushtetuese shpejtojnë rrugën drejt BE-së

Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të miratojë ndryshimet kushtetuese, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, i ka bërë këto deklarata pas një vizite që ka realizuar më 31 gusht në Shkup.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.Megjithatë, ai është kundërshtuar nga opozita maqedonase, e cila ka thënë se minon shtetin maqedonas, dhe ka shkaktuar protesta e tensione.

Nga Qeveria në Shkup nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimin e Kushtetutës, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

Roth, ka thënë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, por duhet të ndodhin me angazhimin e të gjitha subjekteve politike.

Ai ka siguruar qytetarët maqedonas se ndryshimi i kushtetutës dhe miratimi i propozimit francez nuk rrezikon identitetin e tyre kombëtar.

Sipas tij, edhe “BE-ja ka obligim të jetë më e pranishme në Maqedoninë e Veriut, të jetë më e dukshme, të angazhohet më shumë, të ofrojë perspektivë për të rinjtë, veçanërisht në këto kohë të vështira kur mund të ndjejë zhgënjim dhe frustrim me BE-në”.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat e votave, apo me votat për të 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

 

Borrell kërkon kompromis për çështjen e vizave për rusët

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që të gjejnë kompromis dhe të lënë pas inatet, teksa blloku po debaton nëse duhet të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, si sanksion për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.Duke folur për gazetarët më 31 gusht pasi arriti në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë, Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”.Çështja e kufizimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të bllokut, por që të arrihet një marrëveshje duhet vendim unanim i të 27 shteteve të bllokut. Më pas ky vendim do të bëhej sanksioni më i ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – kanë udhëhequr kauzën për vendosjen e një ndalese kufizuese mbi vizat për turistët rusë. Për shkak të sanksioneve të BE-së për fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e BE-së.

Rusia ndalon gazin përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1

Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Evropë më 31 gusht, derisa janë rritur shqetësimet se Moska po zvogëlon dërgesat e gazit për t’iu bërë presion shteteve perëndimore. Dërgesat ranë në zero në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 – që sjell gaz për në Gjermani përmes Detit Baltik – sipas të dhënave nga pikat hyrëse që lidhin tubacionin me rrjetin gjerman të gazit. Ndërprerja e furnizimeve me gaz është bërë për shkak të mirëmbajtjes që pritet të zgjasë deri në orët e para të 2 shtatorit. Gjiganti i energjisë ruse, Gazprom, tha se është e “nevojshme” një punë treditore në kompresorin e gazsjellësit. Por, shefi i Agjencisë federale të Rrjetit në Gjermani, Klaus Mueller, tha se vendimi është “teknikisht i pakuptueshëm”. Ai paralajmëroi se kjo ndalesë e gazit ka të ngjarë të jetë thjesht një pretekst nga Moska për të përdorur furnizimet me energji si kërcënim. Ndërprerja e dërgesave të gazit ka rritur frikën se Rusia po ndalon furnizimet për t’iu bërë presion shteteve perëndimore dhe për të prishur unitetin e tyre ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, Rusia hedh poshtë një akuzë të tillë. Edhe në korrik, Rusia kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e gazit natyror në Gjermani për shkak të disa punimeve të përvitshme në mirëmbajtje. Ndërprerjet dhe zvogëlimi i dërgesave të gazit nga Rusia kanë rritur çmimet e gazit dhe kanë detyruar qeveritë evropiane që të përpiqen të sigurojnë furnizime alternative para stinës së dimrit.

 

Misioni i Agjencisë për Energjinë Atomike mbërriti në Zaporozhie

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mbërriti sot në qytetin ukrainas të Zaporozhie. Një ekip ekspertësh të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Rafael Grossi, më pas, siç është paralajmëruar, duhet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporozhie, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, transmeton Reuters. Termocentrali bërthamor Zaporozhie ndodhet në bregun e majtë të lumit Dniepër dhe është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë për sa i përket numrit të njësive dhe kapacitetit. Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë akuza për granatimet e këtij centrali bërthamor.

 

Vdes në moshën 91-vjeçare, Mihail Gorbaçovi

Mihail Gorbaçovi, i cili i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por që nuk arriti të parandalojë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, njoftuan agjensitë ruse të lajmeve duke cituar zyrtarët e spitalit.Zoti Gorbaçov, presidenti i fundit sovjetik, arriti marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve, si dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr Perden e Hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe për të mundësuar ribashkimin e Gjermanisë.Kur protestat pro-demokracisë përfshinë vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore komuniste në vitin 1989, ai tregoi vetëpërmbajtje duke mos përdorur forcën - ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit që kishin dërguar tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në 1956 dhe Çekosllovaki në 1968.Por protestat nxitën aspiratat për autonomi në 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, që u shpërbë në mënyrë kaotike gjatë dy viteve në vazhdim.Zoti Gorbaçov u përpoq pa sukses për ta parandaluar kolapsin. Pasi u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike në vitin 1985, kur ishte vetëm 54 vjeç, ai vendosi ta rigjallëronte sistemin duke lejuar liri të kufizuara politike dhe ekonomike, por reformat e tij dolën jashtë kontrollit.Politika e tij 'glasnost' - liria e fjalës - lejoi kritika të paimagjinueshme më parë ndaj partisë dhe shtetit, por gjithashtu inkurajoi nacionalistët që filluan të bëjnë presion për pavarësi në republikat balltike të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe vende të tjera. Shumë rusë nuk e falën kurrë Gorbaçovin për trazirat që shkaktuan reformat e tij, duke e konsideruar rënien e mëvonshme të standardeve të tyre të jetesës si një çmim shumë i lartë për t’u paguar për demokracinë.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

      Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore.

  Temperaturat: Podgoricë 33, H. Novi 32, Tivar, Ulqin , Cetinë e Nikshiq 29, Beranë 28, Kollashin e B. Pole 27, Plevle 26, Plluzhinë e Shavnik 25, Rozhajë 25 dhe në Zhablak 21 g.

       Për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Pas dite dhe në orët e mbrëmjes , kryesisht në viset veriore , vrasim gradual dhe me reshje e bubulim lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 32 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се
ЗАКЉУЧАНО: ОТКЉУЧАЈТЕ ПОВЛАЧЕЊЕМ СТРЕЛИЦЕ У ДЕСНО ...