- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
19. 08. 2022.
00:00 >> 21:12
Ditari 19.08.2022
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Deputetët duhet të deklarohen sot mbi për propozimin për mosbesimin e qeverisë
Deputetët duhet të deklarohen sot mbi për propozimin për mosbesimin e qeverisë. Kjo nismë u iniciua nga 36 deputetët të PDS-së, Partisë Liberale, PSD-së, Social-Demomokratëve dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Nga partitë Mali i Zi i Bashkuar dhe ai i Vërtetë thanë se do të votojnë për shkarkimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit. Kurse Demokratët thanë se ka shumë arsye për rënien e qeverisë, por se në bazë të diskutimit në parlament do të vendosin se si do të votojnë. Demosi, siç ka paralajmëruar lideri i kësaj partie, Miodrag Lekiq, me shumë gjasa do të abstenojë. Partia Boshnjake dhe Forca, siç u shprehën, do ta marrin vendimin para seancës dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Fronti Demokratik.
Abazoviq: Nuk ka pasur bisedime konkrete për rikonstruktimin e Qeverisë
Kryeministri Dritan Abazoviq tha se rikonstruktimi i Qeverisë, nëse sot nuk i votohet mosbesimi, nënkupton se ai do të mbetet në po atë pozitë. Abazoviq u tha gazetarëve në parlament, para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, se nuk ka pasur bisedime konkrete për rikonstruktimin e mundshëm të qeverisë, nëse nuk bie sot. Siç tha ai, çdo gjë varet nëse sot do të formohet një mazhorancë e re.Sipas fjalëve të tij, nëse do të ndodh një rikonstruktim, atëherë do të thotë që kryeministri do të mbetet i njëjtë. Abazoviq tha se përderisa mandati është në dorën e tij, qytetarët mund të jenë të qetë në luftën kundër kriminalitetit.
Gjeloshaj: Alternativa shqiptare kundër rrëzimit të qeverisë
Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është kundër rrëzimit të Qeverisë së Dritan Abazoviqit, të cilën e ka përkrahur dhe ka marrë pjesë në të, tha kreu i asaj partie, Nik Gjeloshaj. Ai në Facebook ka kumtuar se në seancën e Qeverisë nuk e kanë përkrahur propozimin e Marrëveshjes Themelore të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe në përmbajtjen në të cilën është miratuar. “Megjithatë, ne besojmë se është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të Marrëveshjes Themelore në bashkëpunim me mbështetësit më të mëdhenj të kësaj marrëveshjeje”, tha Gjeloshaj. Ai e vlerësoi se ësht joracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi dhe shtoi se do të donte që koha ta përgënjeshtrojë .
Axhiq dhe Brgjanin i kanë njoftuar bashkëbiseduesit amerikanë për rezultatet e punës së policisë
Ministri i brendshëm Filip Axhiq dhe drejtori i Drejtorisë së policisë, Zoran Brgjanin, i kanë njoftuar bashkëbiseduesit amerikanë për rezultatet e punës së policisë malazeze, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës së cigareve, njoftoi Ministria e punëve të brendshme.Donacionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ministrinë e Punëve të Brendshme janë pasqyrë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, thuhet në njoftim. Ministri Axhiq ka pritur ambasadoren amerikane Xhudy Reizing Rajnke, me të cilën ka nënshkruar dokumentet për dhurimin e pajisjeve për Ministrinë gjegjëse dhe Drejtorinë e Policisë. Donacioni i parë është dorëzuar në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të Qeverisë së SHBA-së dhe Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.
Ministri kroat i Mbrojtjes të hënën në Mal të Zi
Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq do të qëndrojë të hënën për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me homologun e tij malazez Rashko Konjeviq. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, ministrat do të diskutojnë për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe nismave rajonale."Gjithashtu, ata do të diskutojnë për sfidat aktuale të sigurisë në Evropën Juglindore," thuhet në deklaratë. Shtohet se pas takimit Konjeviq dhe Banozhiq do të japin deklarata për media në Vilën Gorica.
Marrja në dorëzim e Hekuranës të përfundojë deri më 1 shtator
Punëtorët e Uzinës së hekurit presin që fati i kësaj fabrike të zbardhet deri më 1 shtator. Ata thonë se nuk do të lejojnë investitorin turk t'i dërgojë në Entin për punësim dhe shpresojnë që nëse negociatat zvarriten, do të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe se do të vazhdojnë të marrin pagat edhe pas skadimit të kontratës më 1 shtator. Ivan Vujoviq, përfaqësues i punëtorëve të Hekuranës, tha për Televizionin e Malit të Zi se punëtorët janë njoftuar se negociatat për fatin e fabrikës kanë filluar. Sipas Vujoviq, punëtorët janë të paduruar dhe presin që çështja të zgjidhet deri më 1 shtator, deri kurë i kanë vendimet duke shtuar se nuk do të lejojnë investitorin turk që t'i dërgojë në Entin për punësim pas kësaj date. Të përkujtojmë se të hënën, më 15 gusht, pas mbledhjes në të cilën mor vendimi për propozimin që Elektroekonomia e Malit të Zi, EEMZ, të blejë pronën e Hekuranës në Nikshiqit, kryeministri Dritan Abazoviq tha se EEMZ ka dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me kompaninë turke për marrjen e Hekuranës. EEMZ kumtoi se po hyn në këtë biznes sepse shohin potencial të mirë energjetik në Hekuranë dhe ky njoftim i inkurajoi punëtorët , të cilët paralajmëruan se do të vazhdojnë me grevën në çatinë e objektit.
Është regjistruar edhe rasti i dytë i lisë së majmunëve
Në Mal të Zi është regjistruar edhe rasti i dytë i lisë së majmunëve, njofton Instituti për Shëndetin Publik, ISHP ,duke shtuar se pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Nga ky institut u tha se rasti i dytë i lisë së majmunit është konfirmuar nga laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Qendrës për Mikrobiologji Mjekësore. Siç thanë ata, ky rast nuk është epidemiologjikisht i ndërlidhur me rastin e mëparshëm, përkatësisht me rastin e parë të regjistruar. Thuhet se janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare. “Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme”, njofton ISHP. Ata kujtuan se lija e majmunëve zakonisht fillon me temperaturë të lartë të trupit, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhe se mund të shfaqen dhimbje të fytit dhe kollë.Instituti u bëri apel qytetarëve që t'u përmbahen masave parandaluese higjienike dhe epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
ISHP: Edhe 447 të infektuar dhe një viktimë
Gjatë 24 orëve të fundit nga infeksioni me koronavirus në Mal të Zi janë regjistruar 447 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti për Shëndet Publik. Gjate kësaj periudhe kohore është regjistruar edhe një rast i vdekjes. Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi,laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit i kanë përfunduan dhe dorëzuan rezultatet e 1444 mostrave për koronavirusin e ri. Deri sot në orën 15:00, janë shëruar 642 pacientë . Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarëve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 3641.
Vuçiq: Ditë e vështirë në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment. Ai i është referuar takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Ndonëse kanë biseduar për disa orë, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe. Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Prandaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.Vuçiq – teksa po mbaheshin takimet në Bruksel – ka thirrur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. ka thënë në një konferencë për media se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, negociatat do të vazhdojnë. Sipas tij takimet Kurtit dhe Vuçiqit, nuk kanë qenë "takime të zakonshme", por "takime për menaxhimin e krizës".
SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel më 18 gusht përfundoi pa rezultat, raporton Zëri i Amerikës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjekë me vëmendje dhe përparësi situatën. “Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha Price. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah në tërësi dialogun dhe tha se është me rëndësi që të dyja palët të shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se ato duhet të “çojnë përpara diskutimin për normalizim marrëdhëniesh që ka në qendër premisën e njohjes së ndërsjellë”. Price tha se zyrtari i Departmentit të Shtetit, Gabriel Escobar, krahas ambasadorit të SHBA-së në BE, Mark Gitenstein, janë duke i vëzhguar diskutimet nga afër në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se sekretari i Shtetit, Antony Blinken, është i angazhuar personalisht. “Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. E kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër këto bisedime. Ju siguroj që këto bisedime e kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ky është një prioritet që përfshin gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha Price.
Raportohet për shpërthime të reja në Krime
Të paktën katër shpërthime janë raportuar gjatë natës në rajonin ukrainas të Krimesë afër aeroportit ushtarak të Belbekut, thanë burimet lokale. Ky aeroport gjendet në afërsi të Sevastopolit, në Krimenë e okupuar nga Rusia. Administratori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, shkroi në Telegram në orët e vona të 18 gushtit se mbrojtja ajrore ka rrëzuar një dron ukrainas. Ai shtoi se shpërthimet nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm. Po të njëjtën ditë, një zyrtar rus në qytetin Kerç të Krimesë tha se mbrojtja ajrore është aktivizuar. Kerç gjendet në skajin më lindor të Krimesë dhe aty gjendet edhe ura e Krimesë, apo siç quhet Ura e Ngushticës së Kerçit. Kjo urë ishte ndërtuar nga Rusia dhe aty kalon edhe linja hekurudhore që lidh gadishullin e okupuar ukrainas me territorin e Rusisë. Ky zyrtar tha se “nuk ka rrezik për qytet apo për urën”. Ndërtimi i urës së Krimesë përfundoi në maj të vitit 2018 dhe kishte kushtuar rreth 4 miliardë dollarë. Ky projekt kishte për qëllim të forconte pretendimet e Moskës në Krime dhe ura ishte inauguruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Erdogan thotë se Turqia nuk dëshiron të marrë territor sirian
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se Turqia nuk dëshiron që të marrë nën kontroll territor të Sirisë, pavarësisht se shteti i tij ka shpeshtuar sulmet ndaj forcave kurde që gjenden në veri të Sirisë. “Ne nuk i kemi sytë te territori në Siri sepse populli sirian janë vëllezërit tanë”, tha Erdogan për gazetarët, teksa u nis për në Turqi pas qëndrimit në Ukrainë. “Regjimi [sirian] duhet ta di këtë”, shtoi lideri turk. Ai tha po ashtu se Ankaraja nuk e përjashton asnjëherë mundësinë e dialogut dhe diplomacisë me Sirinë. I pyetur për bisedimet potenciale me Damaskun, sipas raportimeve, Erdogan tha se diplomacia mes dy shteteve nuk mund të ndërpritet kurrë plotësisht. Ka nevojë për hapa të mëtejmë me Sirinë”, theksoi Erdogan. Këto janë qëndrime më të buta sesa komentet paraprake të liderit turk karshi Sirisë fqinje. Ankaraja mbështet palët opozitare në luftën në Siri dhe Damasku e ka akuzuar Turqinë se mbështet grupe “terroriste” në vend. Më herët gjatë këtij viti, Erdogani u zotua se do të kryejë një tjetër operacion ushtarak në veri të Sirisë. Që nga viti 2016, Turqia ka ndihmuar aleatët e saj sirianë që të marrin nën kontroll qindra kilometra territor dhe është futur rreth 30 kilometra në territorin sirian, për të luftuar milicinë kurde YPG, që e konsideron organizatë terroriste.
Fëmijët në mesin e të vdekurve nga stuhitë në Evropë
Stuhitë e fuqishme kanë goditur disa rajone në qendër dhe jug të Evropës, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, që janë shkaktuar kryesisht nga rënia e drunjve, janë raportuar në Itali, Austri dhe ishullin francez, Korsika. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat kanë shkatërruar zonat e kampeve në këtë ishull francez, derisa për dëme është raportuar edhe në qytetin italian, Venecia. Stuhitë vijnë pas disa javëve të të nxehtit ekstrem dhe thatësisë nëpër kontinentin evropian. Në Korsika, erërat kanë shkulur drunjtë dhe kanë dëmtuar shtëpitë. Autoritetet kanë thënë se një vajzë 13-vjeçare ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një druri në kamp. Një burrë ka vdekur në një aksident të ngjashëm, ndërsa një grua në moshë ka vdekur pasi makina e saj është goditur nga një çati e shkëputur nga shtëpia. Dy persona tjerë kanë vdekur në det. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka arritur në Korsikë për të inspektuar dëmet dhe ka konfirmuar vdekjen e gjashtë në atë zonë. Dhjetëra njerëz tjerë janë plagosur në tokë dhe det.
Evakuime në Zelandën e Re si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesë të Zelandës së Re për të katërtën ditë me radhë, kanë detyruar qindra persona të largohen nga shtëpitë e tyre pas daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre. Nelson, që gjendet në brigjet e Ishullit të Jugut, është goditur më së rëndi nga moti i keq dhe mbi 400 persona janë evakuuar, pasi kjo hapësirë është shpallur e pabanueshme për shkak të kushteve atmosferike. “Shkatërrimet që pash në Nelson ishin të tmerrshme dhe mendoj se do të duhen vite që kjo pjesë të rimëkëmbet”, tha Alec Louverdis, koordinator i ekipit për Mbrojtje Civile në Nelson. Ai tha se në këtë zonë ka rrëshqitje të mëdha të dheut. Meteorologët thanë se Nelson është përballur me 172 milimetra shi që prej të martës, që është dyfishi i mesatares së reshjeve të shiut që rëndom bien në gusht. Po ashtu, edhe të shtunën, më 20 gusht, Nelson pritet të përballet me stuhi shiu. Banorët e Nelsonit janë udhëzuar që të kursejnë ujin për shkak të problemeve që janë shfaqur në sistemin e ujësjellësit të qytetit. Shërbimet e mbrojtjes civile kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg bregdetit, për shkak se në disa plazhe valët e detit po arrijnë në lartësi deri në 3 metra. Forcat e Mbrojtjes së Zelandës së Re po ndihmojnë në evakuime dhe në parandalimin e vërshimeve. Zelanda e Re për javë të tëra është përballur me mot të paqëndrueshëm. Ekspertët thonë se stuhitë e shiut janë shkaktuar nga një rrymë atmosferike që ka goditur vendin.
Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, do të marrin pjesë në samitin e radhës së G20-s, tha lideri i Indonezisë, shteti i të cilit që do të jetë nikoqir i samitit.
Nëse Putin dhe Xi do të merrnin pjesë në samitin e G20-s, atëherë do të hapej mundësia për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden, në kohën kur Uashingtoni ka përkeqësuar raportet me Kinën dhe Rusinë, veçanërisht për shkak të krizave në Ukrainë dhe Tajvan. Samiti i radhës i G20-s do të mbahet në Bali të Indonezisë në muajin nëntor. Moska është izoluar pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, ndërkaq lideri kinez ka kufizuar udhëtimet jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, gjatë një interviste për Bloomberg, tha se dy liderët do të marrin pjesë fizikisht në samitin e G20-s. "Xi Jinping do të vijë. Presidenti Putin po ashtu më ka thënë se do të vijë”, tha Widodo. Indonezia aktualisht udhëheq me presidencën e G20-s. Xhakarta u vu nën presionin e Perëndimit për të mos e ftuar Putinin në takimin e G20-s, pasi Indonezia njoftoi në prill se e kishte ftuar liderin rus. Por, Indonezia ka mbajtur një pozicion neutral duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë dhe Widodo më herët gjatë këtij viti ka vizituar edhe Kievin, edhe Moskën.
Sonte nata e parë e festivalit ,,Vitoja 2022,,
Para informatës mbi motin ju njoftojmë se sonte në Vitojë fillon Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022”. Fidhimisht para shfaqjes së programit të paraparë shoqëritë kulturo artistike, pjesëmarrëse në programin e sontëm do të defilojnë nëpër qendër të Tuzit me fidhim në ora 18.Programin e sontëm si zakonisht e hapë nikoqiri SHKA ,,Rapsha,, për të vazhduar me mysafirët ,,Malësori,, nga Prizreni, ,,Maja e Karanfilit,, nga Plava, ,,Gurra e Kurbinit,, nga Laçi, ,,Jahi Hasani,, nga Çegrani i Gostivarit, ,,Ansambli Folklorik Çipini,, nga Vlora, ,,Zëri i Luginës,, nga Bujanoci – Lugina e Preshëvës dhe ,,Ansambli i këngëve dhe valleve ,,Deçani,, nga Deçani.
Nesër mot i ndryshueshëm
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.
Temperaturat: Podgoricë 38, Plevle 36, Nukshiq, Kollashin, Budvë e Rozhaj 34, Ulqin , Shavnik e Bjello Pole 33, Herceg Novi, Cetinë, Plluzhinë, Beranë e Guci 32, Tivar 31 dhe në Zhablak 30 g.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me shi e bubullima, sidomos gjatë orëve të paradites. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 32 gradë.
Коментари0
Остави коментар