- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 07. 2022.
00:00 >> 18:22
Ditari 18.07.2022
Ditarin e përgatiti Musa Gjoka
Abazoviq sot ose nesër do të bisedojë me Gjukanoviqin mbi Marrëveshjen bazë
Qeveria e ka miratuar sot proces verbalin nga mbledhja e kaluar e 11-të në të cilën është votuar marrëveshja bazë me Kishën ortodokse serbe. Kryeministri Dritan Abazoviq ka deklaruar se sot ose nesër do të zhvillojë konsultimet e para në lidhje me marrëveshjen bazë me presidentin Millo Gjukanoviq. Ai bëri apel në opinionin profesional që të japë propozime dhe sugjerime. Ministri i punëve të jashtme Ranko Krivokapiq, tha se nuk është e qartë se a është dashur të miratohet proces-verbali me shumicë të kualifikuar, apo sipas rregullores së qeverisë. Abazoviq ka thënë sqarimin se është votuar sipas rregullores së qeverisë. Deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes bazë, çdokush mund të japë mendimin e vet. Unë jam obliguar se do të hap konsultlimet dhe se konsultimet e para do t’i bëj me presidentin e shtetit, sot ose nesër. Në qoftë se ky dokument sot do të verifikohet llogaritni se do të iniciohet procedura e caktuar dhe se prej këtij momenti qeveria në thelb është në një lloj mandati teknik, dhe se besimi të cilin e keni fituar nga 46 deputetë është shkurtuar nga 32 sish, deklaroi Konjeviq. Abazoviq u përgjigj se me asnjë vendim nuk është i befasuar dhe se çdokush duhet të udhëheqë politikë në formën si ai mendon se duhet.
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë për Siguri Kombëtare
Një zyrtar i Agjencisë për Siguri Kombëtare Petar Llazoviq është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Prokuroria Speciale e Shtetit ka kumtuar se ai është arrestuar nga nëpunësit e Departamentit të Policisë Speciale, me urdhër të prokurorisë speciale të shtetit. Në njoftimin e kësaj prokurorie thuhet se P.Ll. i dyshuar për veprat penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe lëndë plasëse dhe shpërdorim i pozitës zyrtare. Theksohet se P.Ll. është arrestuar në një çështje penale që u rikthye në maj, me urdhër të kryeprokurorit special, bazuar në materialin e EUROPOL-it dhe autoriteteve gjyqësore franceze, të dorëzuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar. Bëhet me dije se të dyshuarit do të dërgohen për marrje në pyetje në prokurorinë speciale, brenda afatit ligjor.
Për shkak të krizës gjeopolitike por edhe dobësisë së Qeverisë, na pret kriza ekonomike
Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq për programin e mëngjesit të televizionit publik ka theksuar se situata ekonomike të cilën e ka lënë qeveria e 42-të dhe kjo në të cilën jemi tani janë të pakrahasueshme. Përgatitjet për sezonin turistik nuk janë zhvilluar siç është dashur dhe se kriza politike, siç theksoi ai s’është asgjë në krahasim me krizën ekonomike e cila pason. Ai konsideron se prapëseprapë nuk ka nevojë për borxhe të reja dhe se rrëzimi i qeverisë në shkurt ka qenë gabim, prandaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Rrjedhjet gjeopolitike do të kenë ndikim në Mal të Zi, por edhe dobësia e qeverisë rreth çështjeve të caktuara ekonomike. Ai shtoi se situata është e dobët dhe se Mali i Zi në qoftë se del tani në treg për të marrë hua, ajo do të jetë me interes prej 8 deri në 10 përqind, e jo si atëherë kur ne kemi marrë kredinë me interes prej 2.8, deri në 2.9 përqind dhe jemi kritikuar.
Në javët në vijim është planifikuar formimi i një grupi punues për Ballkanin e Hapur
Grupi punues i Qeverisë, i cili do të vlerësojë përputhshmërinë e nismës Ballkani i Hapur me rrugën malazeze drejt Bashkimit Evropian (BE), do të formohet në javët në vijim, njoftoi Qendra për Edukimin Qytetar . Siç kanë kumtuar nga kjo organizatë joqeveritare , këtë informacion e kanë marrë nga Ministria për punët Evropiane . Nga kjo OJQ e përshëndetën njoftimin e Ministrisë për punët evropiane se, përveç përfaqësuesve të disa ministrive përkatëse, do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në punën e këtij grupi punues, të cilin ata e kanë kërkuar. Ata theksuan se presin shpalljen e shpejtë të thirrjes publike për përfaqësues të OJQ-ve.
Buriq tërheq kandidimin për kryeprokuror shtetëror
Kandidati për kryeprokuror shtetëror Drazhen Buriq ka tërhequr kandidimin për këtë funksion, duke vlerësuar se zgjedhja e tij është në tërësi e pakuptimtë. Buriq, i cili sot është dashur të përgjigjet në pyetje të deputetëve, anëtar të Këshillit për sistem politik gjyqësor, për këtë funksion është propozuar nga përbërja e re e Këshillit prokurorial. Pas më shumë se 30 viteve të kaluara në prokurori dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit shtetëror në të gjitha instancat e prokurorisë shtetërore, propozimi i përbërjes së re të Këshillit prokurorial të jem i zgjedhur në funksion të kryeprokurorit shtetëror, më bën nder të madh, por edhe mirënjohje për punën time të deritanishme profesionale dhe përgjegjësi, ka shkruar Buriq në deklaratën mbi tërheqjen e kandidimit të dorëzuar të këshillit në fjalë. Ai ka përkujtuar se propozimi i Këshillit prokurorial i është dërguar Kuvendit të Malit të ZI më 29 korrik të vitit të kaluar.
Helikopteri i ushtrisë është përfshirë në shuarjen e zjarrit
Një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi me tre anëtarë të ekuipazhit i është bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit në malin Vojnik, me kërkesë të Drejtorisë për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministria e Mbrojtjes tha se helikopteri Bell 412 me pajisje zjarrfikëse ka një kapacitet deri në 1.5 mijë litra dhe se ekuipazhi është i trajnuar për të vepruar në situata të tilla.Përveç helikopterëve, u vunë në dispozicion edhe njësi dhe resurse të tjera”, është kumtuar nga kjo Ministri.
Zjarri po përhapet edhe në Herceg Novi. Zjarri, i cili ka shpërthyer dje në vendin e quajtur Kabao, mbi vendbanimin Zelenika, në komunën e Herceg Novit, është përhapur që nga mëngjesi i sotëm i ndihmuar edhe nga era, ndërsa është aktivizuar edhe zjarri në Zhvinje. Komandanti i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim i Herceg Novit, Zllatko Qiroviq, tha për Portalin RTMZ se shtëpitë nuk janë të kërcënuara, por se gjithçka varet nga era. Siç tha ai, zjarri po zbret me shpejtësi në drejtim të terrenit të përshtatshëm dhe zjarrfikësit po marrin pozicion për ta shuar.
Terziq: Kemi frikë se numri i të hospitalizuarëve do të rritët
Numri i të infektuarve me koronavirus të cilët aktualisht janë të hospitalizuar në Mal të Zi ende është nën kontroll tha drejtori medicine i Qendrës Klinike të Malit të Zi Zoran Terziq. Ai thotë se ka frikë se do të rritet numri i të hospitalizuarëve pasi të shënohet numri i të infektuarve të ri. Të hospitalizuarit, thotë ai, kryesisht kanë gjendje të lehtë dhe se aktualisht nuk ka pacientë të rrezikuar për jetën. Terziq për Programin e mëngjesit të televizionit publik, të premten në vendin tonë kanë qenë të hospitalizuar 35 pacientë. Numri i të hospitalizuarve, siç thotë ai nuk është rritur në raport me muajin shkurt, por brengos numri i të infektuarve gjithnjë e më i madh.
Gazetarja Marina Ovsyannikova arrestohet për shkak se protestoi kundër luftës në televizionin rus
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj dje. Ovsyannikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës. Më vonë, ajo shkroi se është akuzuar për diskreditim të veprimeve të ushtrisë ruse për shkak të intervistës që kishte dhënë pranë një gjykate në Moskë në mbështetje të politikanit opozitar, Ilya Yashin, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshime për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse.
Zelensky shkarkon shefin e sigurisë dhe prokuroren e përgjithshme, punonin në interes të Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së shtetit. Këto shkarkime vijnë pas raportimeve se dhjetëra persona nga shërbimet e sigurisë tani po punojnë kundër interesave të Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia. Përmes dekreteve të nënshkruara më 17 korrik është shkarkuar prokurorja e Përgjithshme, Iryna Venediktova, dhe Ivan Bakanov, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, që njihet me shkurtesën SBU. Në deklaratë, Zelensky, pa përmendur me emër Venediktovën dhe Bakanovin, tha se “veprimet specifike dhe çdo mosveprim i zyrtarëve në sektorin e sigurisë dhe në agjencitë e zbatimit të ligjit do të vlerësohen”. Ai tha se “deri sot, 651 procedime kriminale janë regjistruar sa i përket tradhtisë dhe aktiviteteve kolaboracioniste të punonjësve të Zyrës së Prokurorit, organeve të hetuesisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit”.
Nxirren trupat e pajetë të ekuipazhit të avionit ukrainas
Trupat e pajetë e tetë anëtarëve të ekuipazhit të avionit ukrainas të mallrave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, pasi avioni u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë. Në spitalin në Komotini ekspertët kanë ekzaminuar trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit. Më pas, trupat iu dorëzuan përfaqësuesve diplomatikë të Ukrainës në Greqi. Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet. Zëdhënësi i zjarrfikësve, Janis Artofios, më herët tha se gjatë hetimit të kryer në vendin e rrëzimit të avionit nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.
Berlini, nikoqir i bisedimeve për klimën
Me botën që po përballet me rënien ekonomike për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, zyrtarë të lartë nga 40 shtete takohen sot në Berlin për bisedime se si të qëndrojnë të fokusuar në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Organizatorët kanë thënë se takimi dyditor është mundësi për të ndërtuar besimin midis shteteve të pasura dhe të varfra para samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën që këtë vit mbahet në Egjipt. Bisedimet në Berlin vijnë pasi bisedimet teknike të muajit të kaluar prodhuan pak përparim për çështjet kyçe siç është ndihma për klimën për vendet në zhvillim.
“Shumë nga shtetet më të varfra në botë tani po përjetojnë ndikime të ashpra të klimës”, tha për Associated Press e dërguara e Gjermanisë për Klimën, Jennifer Morgan.
Të gjitha llojet e karburanteve 11 cent më të ulëta
Prej sonte në mesnatë çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi do të jenë 11 cent më të ulëta , njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Benzina eurosuper 98 do të kushtojë 1.63 euro, kurse eurosuper 95 - 1.59 euro. Për dy javët e ardhshme do të duhet të ndahen 1.63 euro për një litër eurodizel. Ndërkaq vaji për ngrohje do të kushtoje 1.86 euro . Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri më 2 gusht.
Edhe nesër mot me diell dhe i nxehte
Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore.
Temperaturat në orën 14: Ulqin 36, Podgoricë e H. Novi 34, Budvë 33, Cetinë 31, Nikshiq 30, B. Pole 29, Beranë , Tivar e Shavnik 28 , Plevle e Plluzhinë 27, Kollashn e Rozhaj 26, Guci 25 dhe në Zhablak 22 g.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 g. c.
Коментари0
Остави коментар