Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 07. 2022. 00:00 >> 17:08

Ditari 07.07.2022

Përgatiti Gj. Dukaj

Abazoviq; Rrëzimi i Qeverisë do të shuante ëndrrën evropiane të Malit të Zi

Kryeministri, Dritan Abazoviq, deklaroi se në takimin e sotëm në mëngjes, është konstatuar se përbërja e 43-të të Qeverisë, do të duhej të ruhet dhe se nuk është opsion më i mirë të shkohet në zgjedhje në këtë situatë. Ai, është shprehur se mbetet i qëndrimit se marrëveshja bazë me Kishën ortodokse serbe, nuk do të duhej të jetë temë e cila tërheqë vëmendjen e qeverisë.

Abazoviq, sot ka biseduar me presidentin e vendit, Millo Gjukanoviq dhe nënkryetarin e Qeverisë, Rashko Konjeviq. “Mund të rrëzohet Qeveria e Malit të Zi por atëherë shuhet ëndrra evropiane. Nuk ka Gjyq kushtetues, nuk ka kryeprokuror shtetëror, prandaj Mali i Zi do të humb shansin i cili është paraqitur pas krizës në Ukrainë”, shprehet Abazoviq dhe ka shtuar se “nëse  rrëzohet Qeveria, do të shkohet në zgjedhje, prandaj shtrohet pyetja deri kur do të konstituhet  Qeveria e re, a do të ketë shumicë të duhur dhe, në këtë situatë, humbasim perspektivën evropiane”, pohon kryeministri. Në takimin e sotëm në Qeveri, morën pjesë përafqësues të pastive parlamentare të cilat përbëjnë shumicën aktuale në Kuvend. 

 

Abazoviq; Mali i Zi, vend ideal i cili mund të ringjall procesin e zgjerimit të BE

Kryeministri, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar se Mali i Zi, është vend ideal i cili mund të ringjall procesin e zgjerimit të BE dhe se hyrja e vendit tonë në BE nuk është vetëm në interesin e Podgoricës zyrtare por edhe të Austrisë. Ai, në konferencën përgazetarët me homologun austriak, kancelarin Karl Nehamer, në Vjenë, ka deklaruar se Mali i Zi, posedon të gjitha karakteristikat dhe se është vend ideal për të ringjallur procesin e zgjerimit në pajtim me rezultatet e arritura.  

Austria vazhdon të jetë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik të politikës së jashtme të Malit të Zi, ka pohuar Abazoviq dhe ka shtuar se turistët austriak janë të mirëseardhur në mal të Zi. Kryeministri Abazoviq, ka sqaruar se Kontrata bazë me Kishën ortodkse serbe, nuk është çështje nga agjenda Evropiane, por çështje e brendshme e Malit të Zi, kurse obligimet tona evropiane janë Këshilli gjyqësor, Gjyqi Kushtetues dhe zgjedhja e Prokurorit special kryesor të shtetit, ka thënë ai. Ndryshe, Abazoviq, qëndron sot në vizitë zyrtare në Austri, ku siç është paralajmëruar më parë, përveç me kancelarin Nehamer, do të bisedojë edhe me vicekancelarin Verner Kolgler, dhe ministrin për Evropën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare Aleksandër Shallenberg, thuhet në kumtesë.

 

Popoviq; Sipas të gjitha gjasave do të shtyhet votimi për marrëveshjen tehemlore

Lideri i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, është shprehur se beson se në ditët e ardhshme do të zgjidhet problemi në lidhje me marrëveshjen bazë me Kishën ortodokse serbe dhe se të gjithë në mbledhjen e sotme në Qeveri, kanë shprehur vullnetin e mirë që kjo çështje të zgjidhet. Ai, pas mbledhjes ka deklaruar për gazetarë se është mirë që ka filluar dialogu i autoriteteve më të larta që janë përfaqësues të shumicës parlamentare.

 

Të hapet debat profesional mbi temat që shkaktojnë ndasi

Disa organizata joqeveritare kanë apeluar tek përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ që të përmbahen nga çdo hap i cili, siç kanë theksuar, do të rrezikojë shansin të cilin Malin e Zi e ka fituar në anëtarësimin në Bashkimin Evropian me procedurë të shpejtuar. Organizata joqeveritare Juventas, Cemi, Quier Montenegro, Sos Nikshiq, e tjera, kanë reaguar me rastin e paralajmërimeve për nënshkrimin e kontratës bazë me Kishën ortodokse serbe. Në këto organizata joqeveritare, konsiderojnë se duhet zh’bllokuar procesi i Integrimeve Evropiane, pastaj të hapet debati profesional mbi temat të cilat shkaktojnë ndasi të thella në shoqëri. “Paralajmërimi i nënshkrimit urgjent të marrëveshjes bazë, ngadalëson zhvillimin e vendit, prandaj kjo temë kërkon kohë, debat profesional dhe transparent e jo, kurrsesi, sjellje të vendimit në atmosferë të nxehtë”, rekomandojnë organizatat qytetare.

 

“URA, asnjëherë më unike rreth realizimit të qëllimeve programore”

Lëvizja qytetare URA, asnjëherë më e fuqishme, unike dhe e vendosur në qëllimin për të zbatuar qëllimet e veta rogramore e, para së gjithash, i pari dhe më i rëndësishmi që, Mali i Zi, sa më parë të bëhet anëtar i plotë i BE, ka porositur nënkryetarja e URA-së, e ministre për punët  evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviq. Ajo ka sqaruar se në mbledhjen e mbrëmshme të kësaj partie, është miratuar vendimi për nënshkrimin e kontratës bazë me Kishën ortodokse serbe me “shkëmbimin e mendimeve ashtu siç funksionojnë partitë e vërteta demokratike”.

Siç thuhet në kumtesë, Maroviq, ka shtuar se në këtë parti janë të orientuar drejtë çështjeve shumë më të rëndësishme në këtë moment, të shohim se si në mënyrën më të mirë të ushtrojmë politikë të përgjegjshme shtetërore, e cila Malit të Zi, do ti sigurojë sa më parë anëtarësimine  plotë në BE si dhe situatë më të mirë ekonomike në rrjedhat e papërshtatshme ekonomike globale, ka thënë ministrja Maroviq.

 

CEDEM, publikon rezultatet e hulimtimit të opinionit ndaj partive politike

Në qoftë se zgjedhjet do të mbaheshin javën e ardhshme, Partinë Demokratike të Socialistëve do ta përkrahnin 28.2 përqind të qytetarëve.

Demokratët 14.9 përqind, kurse Frontin Demokratik 14 përqind, janë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut, CEDEM. Hulumtimi i opinionit publik është realizuar prej 11 deri më 27 qershor, në mostrën prej 1 mijë e 26 të anketuarve. Sipas rezultateve të nxjerra nga ky hulumtim, lëvizjen Evropa Tani, do ta përkrahin 10.9 përqind. URA-n 4.8 përqind, Partinë Socialiste Popullore 3.9 përqind, Partinë Socialdemokrate 3.4 përqind, dhe Partinë Boshnjake 3.3 përqind.

Hulumtimi ka treguar se për Socialdemokratet do të votonin 2.6 përqind të qytetarëve, Alternativën Shqiptare 2.3 përqind, UDSH-në 1.8, Malin e Zi të Vërtet 1.6 përqind, kurse Malin e Zi të Lirë 1 përqind.

 

Spajiq dhe Millatoviq, politikanët më të vlerësuar në bazë të hulumtimit të CEDEM

Ministrat në Qeverinë e kaluar, Millojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq, janë politikanët më të vlerësuar në hulumtimin e opinionit publik të zhvilluar muajin e kaluar nga Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Spajiq, është vlerësuar me notën mesatare 2.62, ndërsa Millatoviq 2.51, i treti më i vlerësuar është ish kryeparlamentari, Aleksa Beçiq, me notën 2.45. Pastaj presidenti i shtetit e lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, 2.37, ish kryeministri, Zdravko Krivokapiq 2.22, Millan Knezheviq i Frontit Demokratik 2.15 dhe kryeministri e lideri i Lëvizjes qytetare URA, me notën 2.11.

 

Nga muaji shtator, befasi të reja vizuele në RTMZ

Redaktori i programit të parë të Televizionit publik, Damir Ramoviq, ka deklaruar se rezultatet e Agjencisë “Damar”, të cilat kanë treguar rritjen e besueshmërisë dhe shikueshmërisë të Radiotelevizionit publik, inkurajojnë por edhe paraqesin pikën fillestare nga e cila duhet të nisemi në përmirësimin e mëtejmë të programit. Ai, në emisionin e mëngjesit, tha se rritja e besueshmrëisë prej 6%, është për çdo lëvdatë. Ndërkaq, siç tha ai, 27 përqind e qytetarëve në nivel ditor e përcjellë programin e Radiotelevizionit të Malit të Zi, që shënon rritje prej 4 përqind. Ndryshimet më të mëdha qytetarët i kanë vërejtur në Programin e parë të Radiotelevizionit të Malit të Zi. Po ashtu, është rritur besueshmëria edhe në programin informativ, deklaroi Ramoviq. Sipas fjalëve të tij, rezultatet e shënuara janë informacion i mirë për përmirësimin e cilësisë së programit.

 

PD, paralajmëron mbajtjen e protestës në Tiranë

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, për rritjen e çmimeve të shportës dhe të karburantit do të mbahet sot në orën 19:00. Thirrje të shumta u janë drejtuar qytetarëve nga kreu dhe deputetë të PD që të marrin pjesë në protestë pasi, sipas tyre, Shqipëria është në rrezik. Protesta e PD do të mbahet para Kryeministrisë dhe për këtë është vendosur që në dyert e kësaj godine të vishen me hekur si një masë e marrë në rast të eskalimit të situatës.

Po ashtu, disa nga rrugët pranë zonës ku do të zhvillohet protesta janë bllokuar. Protesta është paralajmëruar që do të jetë paqësore dhe do të protestohet kundër shpopullimit, çmimeve të larta dhe ekonomisë në rënie.

 

A.Vuçiq; Nuk nënshkruajmë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleknsandar Vuçiq, tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën. “Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë.

Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiq për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë. Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

 

Përfundon aksioni policor në Shtërpci

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka konfirmuar se aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar. Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave paralele, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc. Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione. Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është theksuar se janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Shtërpcë.

 

Forcat ruse kanë sulmuar Ishullin e Gjarprit në Ukrainë

Ushtria ruse tha se forcat ajrore të saj kanë sulmuar Ishullin e Gjarprit, pasi trupat ukrainase pretenduan se kanë ngritur flamurin e Ukrainës në këtë vend strategjik në Detin e Zi. Sulmi ndodhi në orët e para të 7 korrikut dhe ka “shkatërruar” pjesë të njësive të vendosura ukrainase në këtë ishull, kanë thënë nga Ministria ruse e mbrojtjes.

Serhiy Bratchuk, kreu i administratës rajonale të Odesës, konfirmoi se ishulli është sulmuar, edhe pse ai nuk dha detaje për dëmet e shkaktuara apo për viktima. Ky ishull i vogël ka një rëndësi strategjike sepse ka afërsi të madhe me rrugët detare për në portin ukrainas të Odesës.

Por, ky ishull ka edhe rëndësi simbolike qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse pesë muajt më parë. Forcat ruse u tërhoqën nga ishulli më 30 qershor pasi u përballën me bombardime të ashpra nga artileria ukrainase.

 

UNDP; Mbi 71 milion njerëz në botë, jetojnë në varfëri si pasojë e rritjes së çmimeve 

Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë mbi 71 milionë persona në mbarë botën në varfëri që nga fundi i shkurtit kur Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës, tha një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e Programit për Zhvillim i OKB-së (UNDP), i publikuar më 7 korrik, gjithashtu paralajmërohet për rrezikun e trazirave shoqërore në disa vende për shkak të trazirave ekonomike.

Achim Steiner, administrator i kësaj agjencie, tha se analizat e bëra në 159 shtete në zhvillim tregojnë për rritje të çmimeve të mallrave këtë vit që kanë goditur pjesë të Ballkanit, Afrikës Nën-Sahariane, Azisë dhe gjetkë. “Kostoja e jetesës po çon miliona njerëz në varfëri dhe madje edhe uria po përhapet me shpejtësi marramendëse”, tha ai përmes një deklarate.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë pothuajse çerekun e eksporteve globale të grurit dhe mbi gjysmën e eksporteve të vajit të lulediellit.

 

Blinken, do të ftojë vendet e G20, për të zhbllokuar eksportet nga Ukraina

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do t’iu bëjë thirrje anëtarëve të G20, për t’i bërë presion Rusisë që të mbështesë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të rihapur rrugët detare që janë bllokuar nga konflikti në Ukrainë. Gjatë takimit të G20-s, Blinken pritet po ashtu të përsërisë paralajmërimet ndaj Kinës që të mos e mbështesë Moskën në luftën kundër Ukrainës.

Blinken është nisur më 6 korrik për në Azi, për të marrë pjesë në takimin e 8 korrikut të G20-s në Bali. Ai pritet të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi, por asnjë takim nuk pritet të ndodhë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

 

B.Johnson, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë Konservatore

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Konservatore. Ai do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit deri në muajin tetor të këtij viti, kur partia do të zgjedhë një lider të ri që të bëhet kryeministër ose kryeministre, shkruan lajmi.net.

Kryeministri britanik ka qenë në presion të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqje që nga largimet e para nga kabineti i kryeministrit që nisën të hënën. Edhe pse dje Johnson ka thënë se do të vazhdojë të mbajë pozitat e tij, si duket presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara të Partisë Konservatore zgjatën gjashtë javë.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe me të reshura të shiut

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira mesatare. Frynë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve veriore.

Temperatura në orën 14; Podgoricë e Herceg Novi 34 gradë, Budvë 33, Ulqin 32, Cetinë e Nikshiq 29, Bjello Pole e Petrovac 28, Beranë e Plluzhinë 27, Shavnik, Andrijevicë e Guci 26, Kollashin e Rozhajë 25, Plevlë 24 dhe në Zhablak 21 gradë. 

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot i vranët, në mëngjes kryesisht i thatë, kurse gjatë ditës me të reshura të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë, vende-vende shumë e fortë e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 29 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се