- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
23. 02. 2022.
00:00 >> 17:27
Ditari 23.02.2022
Përgatiti, Gj. Dukaj
FD, paralajmëron për nesër bllokadën e rrugëve ndërurbane
Njëri nga liderët e Frtontit Demokratik, Andria Mandiq ka paralajmëruar se nesër prej orës 18 e 30 do të fillojnë aksionin e kësaj aleancë, nën moton “me bllokadë kundër tradhtisë” dhe, e cila nënkupton, bllokimin e 17 punkteve jashtë qendrave urbane në Mal të Zi.
Siç ka theksuar ai, kjo do të jetë vërejte se nuk pranojnë tradhtinë dhe ndryshimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Ai, në konferencën e sotme për gazetarët, po ashtu, ka njoftuar se qytetarët do të mund të lëvizin pa pengesë në të gjitha qytetet por, siç tha ai, do të bllokojnë komunikacionin ndërurbanë për ç' gjë u ka kërkuar ndjesë qytetarëve. Mandiq, po ashtu ka paralajmëruar se ushtruesi i detyrës së kryetarit të Parlamentit, Strahinja Bullajiq, nuk do të caktojë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi më 1 mars, në të cilën do të zgjidhej kryetari i Parlamentit.
“Zgjedhja e Qeverisë dhe e Kryetarit të Parlamentit nuk mund të ndalohet me kërcënime”
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e Qeverisë së re të Malit të Zi, nuk mund të ndalohet me kërcënime dhe përpjekje për bllokadë, tha zëdhënësi i socialdemokratëve, Nikolla Zirojeviq. "Ftesat e disa subjekteve politike për të bllokuar Parlamentin, vetëm sepse nuk janë më në krye të tij, janë të paregjistruara në praktikën demokratike," tha Zirojeviq.
Ai, deklaroi se është e pakuptueshme të mbështetemi në vullnetin elektoral të qytetarëve dhe të mos u lejohet përfaqësuesve të tyre legjitim të sjellin vendime.“Sipas Kushtetutës, deputetët votojnë sipas bindjeve të tyre. Andaj u bëj apel të gjithëve që, pavarësisht se janë të pakënaqur me humbjen e funksionit, të lejojnë shumicën e deputetëve në Kuvend të vendosin në përputhje me Kushtetutën për ato propozime që do të jenë në rend të ditës, deklaroi ai.
Qeveria e re të ruaj strukturën ekzistuese
Qendra për arsimimin qytetarë, në prag të formimit të Qeverisë së re dhe të paralajmërimeve se këtë do ta përcjellin një rritje e dukshme e numrit të ministrive, ka tërhequr vërejtjen se një qeveri e tillë e cila pa dyshim do të këtë afatin e kufizuar për vetëm një vit, do të duhej të ruaj strukturën ekzistuese në mënyrë që të mos e kontestojë veten pa nevojë gjë që do të kishte ndikim negativ edhe në efikasitetin e saj, ka deklaruar Milica Zindoviq. Qendra për arsimimin qytetarë, thekson se struktura ekzistuese e cila ka lindur pa ndonjë analizë paraprake, nuk është zgjidhje e mirë.
Kjo OJQ, propozon që me rastin e votimit për Qeverinë e re të miratohen edhe ndryshimet dhe plotësimit e ligjit për administratën shtetërore me të cilat do të futej mundësia që ministri të caktojë numrin e sekretarëve shtetëror në pajtim me nevojat e ndonjë ministrie të caktuar. Siç theksohet, Mali i Zi, as pas 16 vjet të rivendosjes së pavarësisë, nuk disponon me një legjislacion të rregulluar për pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv kur është fjala për ligjin për qeverinë dhe ligjin për parlamentin.
Parlamenti, të miratoj vendimin për akcizat
Ministria e financave dhe përkujdesjes sociale ka përgatitur vendimin për mbledhjen e nesërme të Qeverisë që, Parlamentit, ti dorëzohet propozimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të ligjit për akcizat, me të cilat i mundësohet Qeverisë, t'i ulë akcizat në karburante në masën deri në 20%.
“Ky vendim do të mund të ishte në fuqi në periudhën prej një muaji, me mundësi që të vazhdohet, varësisht nga situata në tregun botëror dhe rrjedha e çmimit të derivateve në Mal të Zi, me qëllim që të sigurohet stabiliteti i çmimeve të derivateve të naftës”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.
Kjo ministri dhe Qeveria, kanë propozuar tanimë uljen e akcizave në derivate deri në 15% dhe sikur kjo masë, edhe i vetmi ndryshim i ligjit, të ishte miratuar në dhjetor të vitit të kaluar në parlament, do të kishte qenë e mundur, siç theksojnë ata, të veprohet menjëherë dhe të zbutet rritja e çmimeve. Në propozimin e ri të ministrisë, nuk parashihet futja e akcizave në ëmbëlsira dhe pijet e pagazuara me sheqer shtesë dhe as rritja e akcizave në pijet me gazë, cigare e të ngjashme dhe që ishin kundërmasa për rritjen e të ardhurave në periudhën e mëparshme.
Keqpërdorimet, nuk do të ndikojnë në stabilitetin e bankës
Keqpërdorimi i pozitës zyrtare e zbuluar para do kohe në Bankën Komerciale Malazeze, nuk mund të ndikojë në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e bankës, ka vlerësuar drejtori i sektorit për kontrollin e bankave të Bankës Qendrore të Malit të Zi Dejan Vujaçiq. Ai ka shtuar se në këtë moment nuk ekziston frika për stabilitetin e sistemit të përgjithshëm., pra as të depozitimeve të garantuara të qytetarëve. Të përkujtojmë se drejtoria e Bankës Komerciale malazeze ka paraqitur fletëpaditë penale kundër dy të punësuarve të dyshuar për shpërdorizimin e 14 milion euro nga llogaritë e rreth 200 klienteve të kësaj banke. Lëndën me rastin e plaçkitjes milionshe brenda kësaj banke e ka formuar zëvendësi i prokurorit special të shtetit Sasha Çagjenoviq. “Presim se në mënyrë sistematike do të menjanohen të gjitha shkaqet të cilat mund të rezultojnë në periudhën e ardhshme duke pasur para sysh se Banka ka kapacitete që të përballet me një gjë të tillë” ka theksuar Vujaçiq.
“Do të veprojmë në përmbushjen e rekomandimeve kyçe”
Përcjellja dhe plotësimi i rekomandimeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropianë janë në fokus të punës të grupit negociator i cili përgatit raportin e parë tre mujor për realizimin e plantit të aksionit në adresimin e rekomandimeve kyçe nga raporti i Komisionit Evropianë për Malin e Zi, në vitin 2021, është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm të qeverisë.
Miratimi i tij do të kontribuojë në orientimin e obligimeve nga agjenda Evropiane dhe për një raport më të mirë të ardhshëm të Komisionit Evropianë, është vlerësuar në mbledhjen e tretë të grupit negociator e të cilën e ka kryesuar, kryenegociatorja Zorka Kordiq. Siç thuhet në kumtesë, në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ishte dinamika dhe kualiteti i përgatitjeve për raportin tremujor në realizimin e planit të aksionit për adresimin e rekomandimeve kyçe nga raporti i Komisionit evropianë për Malin e Zi në vitin 2021 dhe, i cili mes tjerash, përmban një sërë rekomandimesh për Kuvend.
Delegacioni i Kuvendit në Konferencën ndërparlamentare në Paris
Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, do të marrë pjesë në Konferencën ndërparlamentare për politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, e cila do të mbahet në Paris, gjatë dy ditëve të ardhshme. Konferenca, do të tubojë delegacionet e parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve vëzhguese, si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, me qellim që të zhvillojnë debat konstruktiv mbi temat aktuale në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. "Njëra nga temat do të jenë përpjekjet e BE-së për të mbështetur Ukrainën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial," u kumtua nga Parlamenti i Malit të Zi .
Thuhet se në Konferencën ndërparlamentare, do të marrin pjesë mbi 200 përfaqësues të parlamenteve nacionale. Në delegacionin malazez, janë Miodrag Lekiq dhe Andria Nikoliq, kryetar dhe nënkryetar i Këshillit për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët si dhe Ivan Brajoviq, anëtar i Këshillit për mbrojtje dhe siguri.
“Familja Abazoviq, nuk ka lidhje me presidentin Vuçiq”
Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, Dritan Abazoviq, i ka demantuar dhe ka dënuar, siç theksohet, dezinformatat e pa cipa të medieve të cilat sot kanë publikuar “lajmin e rremë” se, Abazoviq, ka vërtetuar gjoja lidhjet e anëtarëve të familjes së tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe hapjen e klinikës në Beograd.
“Në pyetjen sarkastike të gazetares së Radio televizionit kroatë, Abazoviq, po ashtu ka dhënë përgjigje pohuese sarkastike gjë që këto kvazimedie e kanë shfrytëzuar që të publikojnë informatën dhe, me qëllim të keq, të shpjegojnë sarkazmën, duke e keqpërdorur esencën e vetë përgjigjes”, thuhet në reagim. Nga kabineti i zëvendëskryeministrit, kanë theksuar se është e qartë se këto media në bazë të këtyre dezinformatave dëshirojnë të diskreditojnë nënkryetarin Abazoviq, kurse vëllain e tij, doktor Xhihanin, ta komprometojnë profesionalisht.
Ministria e mbrojtjes, e shqetësuar për situatën në Ukrainë
Ministria e mbrojtjes ka shprehur shqetësimin për shkak të rrezikimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe cenimin e situatës së sigurisë. “Ministria e mbrojtjes shpreh shqetësim për shkak të rrezikimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe cenimit të sistuatës së sigurisë dhe mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e aleancës me qëllim të ruajtjes së paqës dhe të sigurisë në Evropë” thuhet në llogarinë e kësaj ministrie në Tuiter.,,,,
Një i vdekur dhe 208 raste të reja pozitive nga Ciovid 19
Në 24 orët e fundit, në Mal të Zi, nga pasojat e Covid 19, ka vdekur 1 pacientë dhe janë regjistruar 208 raste të reja pozitive nga kjo sëmundje, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik.
Po ashtu është konfirmuar edhe shërimi i 422 pacientëve të infektuar më parë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndetin Publik, në 24 orët e fundit janë analizuar 1708 mostra të dyshuar nga kjo sëmundje, prej të cilëve 208 persona kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkaq, në Qëndrën klinike të Malit të Zi, janë duke u trajtuar 34 pacient kovid pozitiv, 17 prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Kosova dhe Serbia janë gati të arrijnë disa marrëveshje
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë gati të arrijnë një marrëveshje “për disa dokumente”.
Pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, Lajçak ka treguar se dje ka pasur 11 orë negociata, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu ka potencuar se hapi i fundit është më i vështiri.
“Pas 11 orësh negociata intensive dje, ne jemi afër të arrijmë një marrëveshje në disa dokumente. Por gjithashtu, hapi i fundit është më i vështiri. Puna po vazhdon”, tha Lajçak.
Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
A.Vuçiq ; “Do të dënoj veprimet e Rusisë kur presidenti Zelenski të dënojë sulmet e NATO-s ndaj Serbisë më 1999”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.
"Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, tha Vuçiq për Pink TV gjatë vizitës në Monako. Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura. Ndryshe, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dënuar vendimin e Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Vetëm lideri serb i Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, nuk e ka dënuar këtë veprim të Rusisë dhe ka thënë se shteti i tij duhet të qëndrojë neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë.
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin
Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha më 23 shkurt se Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014.
Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera.
Separatistët pro-rusë kanë kontrolluar pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që nga viti 2014. Rusia i njohu ato si shtete të pavarura dhe miratoi dërgimin e trupave të saj atje gjatë kësaj jave.
Danilov tha gjithashtu se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy nuk kishte diskutuar zhvillimin e armëve bërthamore, diçka që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se përbën një kërcënim strategjik për Rusinë.
Ukraina po përballet me atë që Perëndimi thotë se është kërcënimi i një pushtimi të afërt në shkallë të plotë nga Rusia.
Sot hyjnë në fuqi sanksionet e BE ndaj Rusisë
Një raund i parë i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë do të hyjë në fuqi të mërkurën.
Kështu u shpreh një diplomat i BE-së, duke futur në listën e zezë më shumë politikanë dhe duke ndaluar tregtinë midis BE-së dhe dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, shkruan lajmi.net.
Presidenti rus Vladimir Putin, më 21 shkurt njohu rajonet separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës lindore që ngjiten me Rusinë, duke thelluar frikën perëndimore për një luftë të madhe në Evropë.
BE-ja zgjodhi të mos e sanksionojë vetë Putinin, por në vend të kësaj, të fusë në listën e zezë të gjithë anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus që votuan në favor të njohjes së rajoneve të shkëputura, duke ngrirë çdo pasuri që ata kanë në BE dhe duke i ndaluar ata të udhëtojnë në bllok.
Sanksione ndaj Rusisë për veprimet e saj ndaj Ukrainës
Më shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë.
Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit.
Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin grupi i parë në një arsenal sanksionesh të mundshme që Australia mund të përdorë kundër Rusisë.
Ndërkohë, kryeministri japonez, Fumio Kishida, më 23 shkurt përshkroi gjithashtu masat kundër Rusisë, duke thënë se qeveria e tij do të ndalojë shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni.
Japonia do të ndalojë gjithashtu udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre në Japoni, tha Kishida.
SHBA anulon takimn mes presidentëve J.Biden dhe V.Putin
Shanset për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë u ngushtuan pasi Shtetet e Bashkuara thanë se një takim midis Presidentit, Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin nuk do të jetë i mundur pas agresioneve të fundit të Moskës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve më 22 shkurt se një takim i propozuar i dy liderëve është jashtë tavolinës për momentin pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje. "Ne kurrë nuk do ta mbyllim plotësisht derën e diplomacisë," u tha ajo gazetarëve. Megjithatë, ajo shtoi se “diplomacia nuk mund të ketë sukses nëse Rusia nuk ndryshon kursin”. Kjo erdhi disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kishte anuluar një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov që ishte planifikuar të mbahej në fund të kësaj jave.
Nesër, mot i ngjashëm
Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira të pakta. Frynë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore.
Temperaturat në orën 13: H. Novi 18 gradë, Budvë 17, Tivar, Ulqin e Petrovac 15, Podgoricë 13, Cetinë e B. Pole 11, Beranë , Nikshiq e Shavnik 8, Plevle, Andrievicë e Rozhaj 7, Kollashin e Plluzhinë 5, Guci 2 dhe në Zhablak 1 g.
Edhe për nesër parashihet mot kryesisht me diell, në orët e pasditësë vende vende me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 17 g. c.
Коментари0
Остави коментар