Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 10. 2021. 00:00 >> 17:45

Ditari 20.10.2021

20.10.2021

Një viktimë nga plaçkitja në Nikshiq

Në një plaçkitje të armatosur të postës së Nikshiqit është plagosur rëndë një punëtor i sigurimit, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, është bërë me dije për Televizionin e Malit të Zi nga Qendra Klinike. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në ora 9 në rrugën Njegosheva. Policia është në ndjekje të kriminelëve dhe, siç theksojnë, e kanë gjetur automjetin e djegur për të cilin dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale. Nuk është e njohur sa sa para janë vjedhur. Drejtori i Spitalit të Nikshiqit, Marko Mitroviq, ka thënë se punëtori i sigurimit është pranuar në spital me gjendje të rëndë, me plagë në pjesën e kraharorit.Pas intervenimit kirurgjikal dhe përpunimit të shpejtë radiografik, pacienti është dërguar për në Qendrën Klinike të Malit të Zi, prej nga është bërë me dije se nuk ka mbijetuar, ka thënë Mitroviq. Nga policia kanë bërë me dije se janë në ndjekje intensive të ekzekutuesve, të cilët kanë vjedhur sasi të pacaktuar të parave. Mbi këtë ngjarje është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e lartë në Podgoricë dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Abazoviq- gjendemi në një situatë kur strukturat e sigurisë përdorën për qëllime politike

Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq i është drejtuar opinionit lidhur me vetëvrasjen e ish funksionarit të lartë të Agjencisë së Sigurisë Nacionale duke theksuar se për fat të keq gjendemi në një situatë kur strukturat e sigurisë përdorën për qëllime politike, kurse në fund kthehet si bumerang. Ai u ka rekomanduar zyrtarëve të Agjencisë së sigurisë nacionale, të policisë dhe prokurorisë, që të marrin kurajë dhe ta informojnë opinionin mbi detajet e rëndësishme, kurse shteti do t’i mbështesë. Abazoviq thotë se e ka parë mesazhin e lamtumirës të ish funksionarit të Agjencisë së sigurisë nacionale, Lluka Bullatoviq, i cili është gjetur i vdekur në një banesë në lagjen e Podgoricës Momishiqi. Me keqardhje e konstatoj atë çfarë i ka ndodhur ish funksionarit të ANB-së. Unë vetëm dëshiroj të them se menaxhmenti i ri Agjencisë së Sigurisë Nacionale është aty që të zbulojë shkelje të shumta, se kjo ka ndodhur edhe në fillim të shkurtit kur ka ndodhur një aferë e madhe lidhur me ANB-në, se kjo ka ndodhur edhe tani me zbulimin e një aparati përgjues në kabinetin e Prokurorit special shtetëror, që është nga periudha e menaxhmentit të mëparshëm, theksoi Abazoviq. Ai thotë se më pastaj do të shihet nëse këto ngjarje janë të lidhura.

Millan Knezheviq, në rolin e kryetarit të Këshillit për siguri dhe mbrojtje, ka caktuar seancë dëgjimore

Një nga liderët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, në rolin e kryetarit të Këshillit për siguri dhe mbrojtje, ka caktuar seancë dëgjimore me nënkryetarin e Qeverisë Dritan Abazoviq, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit Drazhen Buriq dhe me udhëheqësin e repartit policor special Dragan Radonjiq, sepse ekzistojnë dyshime të bazuara së një pjese të sektorit të sigurisë ka marrë pjesë në formimin e klaneve kriminale. Kjo nuk ka qenë e mundshme pa lidhje  institucionale, ka thënë Kenzheviq. Ai thekson se Fronti Demokratik ka tërhequr vërejtjen se një pjesë e agjencisë për siguri nacionale ka qenë e përfshirë në të gjitha aktivitetet e ish opozitës. Ai theksoi se në kohën e grushtit të shtetit ka pasur qasje në të dhënat sekrete. Edhe tani mund të them se ANB ka qenë e përzier në montimin e këtij procesi, ka thënë Knezheviq.

Zorka Kordiq -raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi para së gjithash është motivues dhe realist

Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Zorka Kordiq ka përsëritur se raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi para së gjithash është motivues dhe realist. Kordiq për emisionin Link të Radios së Malit të Zi ka thënë se është shumë e rëndësishme që në shkallën e përparimit të Malit të Zi në nivel vjetor nuk ka prapambetje, sepse ky do të ishte edhe rekomandim për ngadalësimin e procesti. Raporti është i balancuar midis mesazheve të fuqishme politike Kuvendit, sistemit gjyqësor, të gjitha degëve të pushtetit, në kuptimin e angazhimit më të mirë, kurse nga ana tjetër kemi një set orientimesh që kanë të bëjnë me implementimin e trashëgimisë juridike në të gjithë 33 kapitujt. Para së gjithash flasin për sundimin e ligjit që është edhe leva e pushtetit, ka thënë ajo. Kordiq ka theksuar se një nga mesazhet më të rëndësishme të raportit të progresit ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike. Procesi duhet të shikohet në thelb. Ky element do të jetë gjithnjë e më i rëndësishëm në këtë proces, ka thënë kryenegocuiatorja Kordiq.

Gjukanoviq - ngecja në procesin bashkëbisedues duhet të tejkalohet

Ngecja në procesin bashkëbisedues duhet të tejkalohet me konsolidimin e strukturave negociuese dhe me kthimin e pushtetit ekzekutiv në dinamikën e domosdoshme të procesit bashkëbisedues, ka thënë Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, ia ka dorëzuar Gjukanoviqit raportin e Komisionit Evropian. Ambasadores së BE-së në Mal të Zi, duke e falënderuar për raportin e dorëzuar, ia kam transmetuar vlerësimin mbi objektivitetin e tij dhe për fat të keq të pasqyrës depresive të cilën urgjentisht duhet ta ndryshojmë, ka thënë Gjukanoviq. Agjenda evropiane duhet të jetë përparësi e çdo qeverie, ka përfunduar ai.

Markoviq i brengosur për shkak të vlerësimeve nga raporti i Bashkimit Evropian

Ish kryeministri Dushko Markoviq ka thënë se është i brengosur për shkak të vlerësimeve nga raporti i Bashkimit Evropian për Malin e Zi. Kjo nuk është befasi, por vërtetim i asaj që flasim tash një vit – se ky pushtet nuk ka bërë asgjë në planin e integrimeve evropiane, dhe se në raport qëndrojnë formulimet e pafavorshme të drejtpërdrejta, që nuk janë rastësi, por mesazh i qartë Qeverisë, ka shkruar Markoviq në Tuiter. Siç ka theksuar, vlerësimet nga raporti flasin se dialogu politik, bashkëpunimi dhe konsensusi shoqëror janë më të nevojshëm se gjithçka tjetër, dhe se një gjë të tillë, derisa ishte kryeministër, e ka filluar përmes dialogut me Aleancën për Evropën, që nënkupton përfshirjen e aktorëve politikë dhe të gjithë përbërësve shoqëror në procesin e integrimeve.

Edhe 8 viktima dhe 459 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 8 persona , kurse 459 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2050 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 347 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5063, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 139 mijë e 66 persona.

 

Osmani: Kosova e ka prioritet anëtarësimin në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë dje se shteti që udhëheq ajo, e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve. Ajo i ka bërë këto komente teksa ka pranuar Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Osmani e ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Ajo e ka mirëpritur rikonfirmimin e mbështetjes së Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ka thënë se liberalizimi është proces qenësor për ruajtjen e kredibilitetit të BE-së në raport me zbatimin e politikës së zgjerimit. Raportin e ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Kurti ka konsideruar se në gjashtëmujorin e dytë, Kosova ka shënuar shumë përparim, periudhë kur ka nisur udhëheqjen Qeveria e tij. “Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që përbën progres të madh shoqëror, që do ta kishin zili, jo vetëm e rajonit, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti, në konferencë për media.


SHBA dhe BE mbështesin angazhimin e Kosovës për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian”. Kështu është thënë në një deklaratë të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, të publikuar sot. Deklarata është publikuar një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces. “Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, prioritet i deklaruar i tërë Ballkanit Perendimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i takon Bashkimit Evropian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa”, është thënë në deklaratën e përbashkët. Në veçanti në këtë deklaratë përmenden edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, vende ku ka pasur tensione në muajt e fundit. BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin veprimet e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe inkurajojnë palët që të angazhohen për zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi. “Ne nënvizojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në një shtensionim të qëndrueshëm dhe të evitojnë veprimet, të cilat kërcënojnë stabilitetin”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

 

BE: Të enjten takohet grupi punues për targat

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesëre, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. “Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht. Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e letrave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të formojnë një grup punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes. Ndërkaq, Stano i tha Radios Evropa e Lirë se takimet e ekipeve negociuese dhe ato të nivelit të lartë do të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga takimet e këtij grupi punues.

 

Varheli – në dhjetor Konferenca e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut së bashku me Shqipërinë

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varheli deklaroi se po punon që deri në dhjetor të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut së bashku me Shqipërinë. I pyetur nga eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev nëse e pranonte ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për fillimin e negociatave të anëtarësimit, komisari i BE-së u përgjigj negativisht. ”Unë mendoj se është e qartë se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe ne duam një marrëveshje për të dy vendet, ky është pozicioni i më shumë se shumicës së shteteve anëtare të BE-së, në këtë moment ne mund dhe duhet t’i shqyrtojmë së bashku”, deklaroi ai. Disa minuta para kësaj deklarate, eurodeputeti bullgar Kovaçev u bëri thirrje eurodeputetëve të mos flasin për mosmarrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si një mosmarrëveshje dypalëshe. “Kjo është një mosmarrëveshje për të drejtat e njeriut, bullgarët në Maqedoninë e Veriut kanë frikë të thonë se kush janë, kjo nuk është një temë e çmendur nacionaliste, por një temë e të drejtave themelore të njeriut siç thuhet në rezolutat e Parlamentit Evropian në 10 vitet e fundit’’, theksoi Kovaçev.

Britania regjistron numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 prej marsit

Numri i viktimave me koronavirus në Britani të Madhe është rritur në shkallën më të lartë prej muajit mars. Autoriteti i Statistikave në këtë shtet ka raportuar se 223 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve të testimit pozitiv në COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Kjo ka qenë shifra më e lartë e viktimave brenda një dite, prej 9 marsit, kur janë regjistruar 231 viktima. Shifra totale e viktimave ka shkuar në 138,852. Të hënën janë regjistruar gati 50,000 raste të reja me koronavirus. Deri më tani, Qeveria britanike ka diskutuar pak për mundësinë e kthimit të masave kufizuese. Në Britani masat si vendosja e detyrueshme e maskës në ambiente të brendshme, kërkesa për vaksinim, apo test negativ në koronavirus, janë shfuqizuar në muajin korrik. Deri më tani, 79 për qind e popullatës prej 12 vjeç e tutje, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

 

SHBA tregon përkushtim për lirimin e të kidnapuarve në Haiti

Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që munden për të liruar një grup të misionarëve të krishterë, amerikanë dhe kanadezë, të cilët janë zënë si pengje në Haiti dhe kidnapuesit kanë kërkuar 17 milionë dollarë për lirimin e tyre – 1 milion dollarë për secilin person. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të “fokusuara vazhdimisht në këtë gjë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë për media në një vizitë në Ekuador. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate”. Banda e njohur si 400 Mawozo, është thënë se qëndron mbrapa kidnapimit të një grupi të shtatë grave, pesë burrave dhe pesë fëmijëve. Bisedimet janë duke vazhduar për të kërkuar lirimin e tyre, ka thënë ministri i Drejtësisë në Haiti, Liszt Quitel. Kidnapuesit kanë telefonuar grupin, të cilit i përkasin pengjet më 16 tetor, dhe menjëherë kanë bërë kërkesën për para, ka raportuar rrjeti televiziv amerikan, CNN. Quitel ka thënë për CNN se deri më tani janë realizuar shumë thirrje në mes të kidnapuesve dhe grupit misionar. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë amerikane për të liruar pengjet.

 
 
Shpërthim vdekjeprurës ndaj një autobusi ushtarak në Damask

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, ka thënë media shtetërore e Sirisë. Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, pak pas agimit, ka thënë agjencia e lajmeve Sana. Incizimet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autobusi është djegur tërësisht. Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla. Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës. Grupi militant, Shteti Islamik (IS), pati marrë përgjegjësinë për atë sulm. Për sulmin e së mërkurës ende askush nuk është shpallur përgjegjës, mirëpo ka dyshime se IS qëndron mbrapa, meqë ka kryer disa sulme kundër ushtrisë këtë vit në Siri.

 

K. Veriore pretendon se ka testuar raketë vështirë të gjurmueshme

Koreja Veriore ka konfirmuar se ka testuar me sukses të martën një raketë të re balistike, të lëshuar nga një nëndetëse. Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, ka thënë se raketa ka pasur “teknologji të avancuar”, çka e bën atë vështirë të gjurmueshme. Koreja Veriore ka kryer një sërë testesh në javët e fundit, duke lansuar edhe ato që ka thënë se janë armë hipersonike, apo me rreze të gjatë veprimi. Kombet e Bashkuara ia ndalojnë këtij shteti testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore. Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese, pasi mund të bartin më shumë armë, të kenë rreze më të gjatë veprimi dhe mund të fluturojnë më shpejt. Media shtetërore verikoreane ka thënë të mërkurën se raketa e fundit ka pasur “teknologji kontrolluese”, që ka mundësuar lëvizjen anash.Ky medium ka publikuar edhe fotografi të raketës. Kjo raketë ka qenë një nga armët e reja që është prezantuar në një parakalim në Phenjan javën e kaluar. Në raportime nuk është përmendur lideri Kim Jong-un, duke sugjeruar se ai nuk ka qenë pjesë e testit. Shefi i stafit të Koresë Jugore, ka thënë se një raketë është lansuar  dje nga porti Sinpo, në lindje të Koresë Veriore, ku Phenjani zakonisht i vendos nëndetëset e saj. Raketa ka rënë në Detin Lindor, të njohur edhe si Deti i Japonisë dhe ka udhëtuar rreth 450 kilometra me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash.

 
Pekini ofron doza përforcuese teksa përgatitet për Olimpiadë

Pekini ka nisur që t’iu ofrojë banorëve doza përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, teksa kryeqyteti kinez përgatitet për mbajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, në shkurt të vitit të ardhshëm. Dozat përforcuese do t’iu ofrohen banorëve mbi moshën 18-vjeçare, të cilët janë vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, ka raportuar media shtetërore. Ky vendim është marrë teksa Lojërat Olimpike të këtij viti do të organizohen vetëm me shikues kinezë. Atletët do të duhen të jenë të vaksinuar, apo t’i nënshtrohen karantinës 21-ditore pas shkuarjes në Kinë. Kina ka vaksinuar plotësisht më shumë se 1 miliard persona – rreth 78 për qind të popullsisë – deri në mesin e shtatorit, ka thënë Komisioni Shtetëror për Shëndetësi. Ekspertët kinezë për shëndetësi kanë thënë se ky shtet duhet të vaksinojë 85 për qind të popullsisë për të arritur imunitetin kolektiv, synim që autoritetet janë duke synuar ta përmbushin deri në fund të këtij viti.

 

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin "Nakadake" 1 të vullkanit. Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për "publikun të mos i afrohet vullkanit". Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Për nesër pritet mot me vranësira mesatare

Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët, gjatë ditës vende-vende me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në viset jugore dhe qendrore. Do të fryjë erë vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 21 gradë.

 

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се