- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 12. 2020.
00:00 >> 17:23
Ditari 18.12.2020
18.12.2020
Financimi i përkohshëm , rrogat dhe pensionet e rregullta
Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka kumtuar se Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin se nuk do të hartohet projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Nënkryetari Dritan Abazoviq ka kumtuar se deri në mars të vitit 2021 do të vazhdohet me masën e financimit të përkohshëm. Krivikapiq ka theksuar se ka qenë e paraparë që deri sot të gjitha ministritë të dorëzojnë informatat me qëllim që buxheti të koncipohet. “Megjithatë parregullsitë e shumta , të dhënat e pasakta dhe malverzimet e ndryshme kanë ndikuar që të kumtojmë se nuk do të hartohet projekt buxheti vetëm sa për tu hartuar ai dhe sa për të pasur të dhëna të pa sakta”, ka kumtuar Krivokapiq në konferencën për gazetarët. Siç ka theksuar , është marrë qëndrim që deri në mars të vitit të ardhshëm të hartojnë një buxhet realist i cili do të bazohet në një program të definuar qartë dhe në politikat e Qeverisë , pastaj në riorganizim i cili do të jetë i natyrshëm dhe në frymën e një dekreti të ri . Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka përkujtuar se Qeveria është zgjedhur me 4 dhjetor dhe se ata tani nuk mund të propozojnë një buxhet të hartuar nga PDS . “Ne nuk jemi në gjendje që të veprojmë sipas notave të regjimit të cilin e kemi mundur në zgjedhje. Andaj kemi vendosur që të vazhdojmë me masën e financimit të përkohshëm , kurse deri në muajin mars të propozojmë buxhetin e kësaj qeverie së bashku me projektet zhvillimore , për të cilat konsiderojmë se janë prioritet “, ka theksuar Abazoviq.
Kryeqyteti ti ndajë kishës ortodokse malazeze një lokalitet tjetër
Nënkryetari i Qeverisë ,Dritan Abazoviq i ka bërë ftesë kryeqytetit që Kishës ortodokse malazeze ti ndajë një lokalitet tjetër për ndërtimin e objektit fetarë, duke pasur para sysh se trolli nën Goricë është në kontest gjyqësor dhe për këtë arsye Qeveria e Malit të Zi ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë së mëparshme , me të cilin kryeqytetit i lejohet ndarja e trollit për Kishën ortodokse malazeze. Për tekstin e ndryshuar të ligjit për liritë fetare ai ka theksuar se është liberal , i shkurtë dhe shumë i qartë. Ministri i drejtësisë dhe i të drejtave njerëzore dhe të pakicave, Vlladimir Leposaviq konsideron se propozim ligji është sensibil dhe shkon drejtë mbrojtjes së drejtave të gjitha bashkësive fetare në Mal të Zi. Edhe Abazoviq ka theksuar se ligji i ndryshuar për liritë fetare nuk favorizon asnjë organizatë fetare. Qëllimi ynë ka qenë që ai të mos jetë në dëm të asnjë organizate fetare” , ka theksuar Abazoviq në konferencën për gazetarët. Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër Kishës ortodokse malazeze , duke i bërë ftesë kryeqytetit që kësaj kishe ti caktojë një truall tjetër, nëse mendon se një gjë e tillë është e nevojshme.
Vukoviq: Vendimi i kryeqytetit është në fuqi
Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për shfuqizimin e vendimit që Kishës ortodokse malazeze ti ndahet trolli për ndërtimin e objektit fetarë është në kundërshtim me parimet themelor juridike të civilizimit modern, ka vlerësuar kryebashkiaku i Podgoricës Ivan Vukoviq. Të përkujtojmë se Qeveria e Malit të Zi ka shfuqizuar dje vendimin e Qeverisë paraprake me të cilën i lejohet Kuvendit të kryeqytetit që ti ndajë një truall Kishës ortodokse malazeze për ndërtimin e tempullit nën Goricë. Kryeministri Zdravko Krivokapiq ,ka theksuar se askush nuk ka të drejtë që të shpërdorojë pronën shtetërore dhe se ky vendim është miratuar në të ashtuquajturën qeveri me mandatin teknik. Megjithatë , Parlamenti i Podgoricës ka votuar që Kishës ortodokse malazeze ti ndahet ky truall . Kryebashkiaku Vukoviq ka theksuar se akoma është në fuqi vendimi i Kuvendit të kryeqytetit dhe se për vendimin e Qeverisë së re janë njoftuar nga mediat, si dhe nga kolegët opozitarë. “Akoma nuk kemi dokument zyrtarë. Që të jemi të informuar një gjë e tillë duhet të arikivohet. Unë kam vërtetuara edhe pas kohës së punës dhe nuk kam hasur në këtë dokument. Në ndërkohë, Kuvendi i kryeqytetit ka sjell vendimin për transferimin e pronësisë së trollit në pronësi të Kishës ortodokse malazeze për nevojat e ndërtimit të një objekti fetarë”, ka kumtuar Vukoviq në emisionin e TVMZ “Kronika e Podgoricës”.
Veloviq: Vetëm puna në bazë të ligjit garanton ndienjen e sigurisë
Vetëm një punë e bazuar në ligj garanton ndienjen e sigurisë dhe të krenarisë për veprat e realizuara , ka theksuar ish drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq, duke shtuar se e ka pasur për nderë që së bashku me pjesëtarët e organizatë policore të kujdesën për sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit. Ai , me rastin e dorëzim pranimit të detyrës të drejtorit të policisë se i kënaqure me përgjegjësinë, përkushtimin , vendosmërinë dhe kurajon në realizimin e rezultateve të rëndësishme në të gjitha sferat e veprimtarisë . Veloviq ka theksuar se këtë vit ka qenë e karakterizuar me pandeminë e pambajtur mend , si dhe me sfida të tjera dhe se ky ka qenë një vit pothuajse më i rëndë dhe problematik gjatë tri decenieve të fundit. “Kemi arritur që së bashku të gjejmë përgjigje efikase dhe të garantojmë ndienjen e sigurisë për çdo individ , familje dhe bashkësi “ , ka theksuar Veloviq në Tuiter. Të përkujtojmë që në mbledhjen e djeshme ka vendosur që ushtrues i detyrës të drejtorisë së policisë të vendoset Vesko Damjanoviq.
Transformimi i qet dhe përkrahja për reformat janë lajme të mira për rajonin dhe BE
Transferimi i qetë i pushtetit në Mal të Zi dhe përkrahja e akterve kryesor politikë për progresin në reforma , janë lajme të mira për tërë rajonin dhe Bashkimin evropianë, kurse meritat për këtë u takojnë si pushtetit ashtu edhe opozitës, ka deklaruar shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa. Ajo ka theksuar se të gjitha forcat politike pro evropiane së shpejti do të kenë rastin të tregojnë përkushtimin e sinqertë
ndaj të ardhmes evropiane të Malit të Zi . “Këtë mund ta bëjnë duke lënë anash dallimet politike dhe me një punë të përbashkët në çështjet që u takojnë interesave shtetërore, siç është rimëkëmbja ekonomike nga pasojat e Covid 19, përmes reformave gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe përmes emërimeve në funksionet kyçe gjyqësore dhe të prokurorisë “, ka theksuar Popa në intervistën dhënë agjencisë Mina. Ajo me këtë rast ka theksuar se BE është i gatshëm që ta ndihmojë Malin e Zi që të përparojë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE dhe të përkrah rimëkëmbjen e tij ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. Siç ka theksuar Popa , në Mal të Zi ka ndodhur ndryshimi i pushtetit, mirëpo dëshira e banorëve të Malit të Zi që të jenë pjesë e Bashkësisë së lirë dhe me prosperitet e popujve evropianë , nuk ka ndryshuar.
Katër humbje jete dhe 432 raste të reja të infektuar
Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit , nga pasojat e korona virusit e kanë humbur jetën 4 persona , kurse janë vërtetuar edhe 432 raste të reja të infektimit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se laboratorët e Institutit dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostifikimin e infektimit me koronavirus deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 1777 mostrave në korona- virusin e re në mesin e të cilave 432 kanë rezultuar pozitiv. “Deri dje në ora 17 Institutit i janë konfirmuar 4 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me koronavirus të pacientëve nga Nikshiqi, Rozhaja dhe Bjello Pola. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasoj e infektimit me Covidë 19 prej fillimit të muajit qershor është 605, kurse prej fillimit të vitit 614 persona. Theksohet se deri dje në ora 17 e 30 minuta është konfirmuar edhe shërimi i 499 pacientëve. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me infektimin Covid 19, është 42 mijë e 995 persona.
Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor
Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.
“Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.
Përmes një video-konference, ai bisedoi të premten me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit rreth asaj se si të ndihmohet furnizimi i tyre me vaksinat kundër koronavirusit.
Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: i pari është progami i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë se vaksina është në dispozicion edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; kanali i dytë është përmes shteteve individuale anëtare, që do të kanë tepricë vaksinash.
Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën, ndërsa, sipas paralajmërimeve, vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor.
Të gjitha shtetet anëtare do të kenë qasje në vaksina në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat çmime.
Vaksinimi ka nisur tashmë në disa shtete: Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada e Arabi Saudite.
Basha takon Osmanin, premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit: Miratim pa vonesë i rezolutës kundër gjenocidit serb
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të të cilit mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
Basha dhe Osmani përsëritën edhe njëherë rëndësinë për miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Shqipërisë për të dënuar gjenocidin serb, gjë për të cilën kryedemokrati u zotua se do të realizohet pa vonesë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Kuvendi i ri i Shqipërisë do të votojë pa vonuar rezolutën që dënon gjenocidin serb. Nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët. Do të vazhdojmë të mbështesim dialogun, ku pa diskutim përfundimi duhet të jetë njohja e ndërsjellë që i jep fund një kapitulli të dhimbshëm”, tha Basha.
Ndërsa, Vjosa Osmani shtoi për këtë çështje se Kosova dhe Shqipëria duhet të unifikojnë zërat për këto krime që kanë ndodhur në Kosovë dhe të mos lejojnë që historia të ndryshohet nga agresorët.
Lulzim Basha premtoi se sapo të marrë drejtimin e qeverisë do të ndryshojë qasjen e Tiranës në mbështetje të institucioneve të Kosovës, duke shtuar se vendimi i parë do të jetën heqja e traut në Rrugën e Kombit.
Qeveria bullgare:Merkel dhe Borisov në komunikim, duan zgjidhje për Shkupin
Siç njoftojnë nga Qeveria e Bullgarisë, kryeministri Boyko Borissov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe ekipet e tyre, kanë komunikim të vazhdueshëm me të gjitha temat që janë në interes të përbashkët. Edhe kryeministri Borissov edhe kancelarja Merkel janë të interesuar të gjejnë zgjidhje për çështjen me Shkupin.
Nga Qeveria bullgare thonë se përpjekjet e palës bullgare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë drejt arritjes së dialogut dhe kuptimit për zgjidhjen e çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut, por, siç thuhet në njoftim, për këtë qëllim duhet të ketë vullnet nga të dyja palët, transmeton INA.
Më herët u publikua se Merkel ka biseduar me kryeministrin bullgar për bllokimin e Maqedonisë, ndërsa duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Bundestag, Merkel pret se do të tejkalohet bllokimi bullgar.
Ndryshe, kancelarja gjermane në Bundestag u kritikua nga deputeti i partisë së tij për shkak se Gjermania si kryesuese e BE-së nuk i filloi bisedimet me Maqedoninë e Veriut ashtu siç u premtua. Ai pyeti Merkelin si i vlerëson mundësitë që në të ardhmen e afërt do të tejkalohet bllokimi bullgar ndërsa ajo u përgjigj “Edhe një herë bisedova me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov dhe shpresoj se këto çështje do të tejkalohen në të ardhmen e afërt”.
Gjermania me rekord rastesh të reja me koronavirus
Gjermania raportoi të premten për 33,777 raste të reja me koronavirus, të konfirmuara në 24 orët e fundit.
Kjo është hera e parë që Gjermania regjistron mbi 30,000 raste të reja në ditë.
Instituti Robert Koch raportoi edhe për 813 viktima të premten.
Kjo është shifra e dytë më e lartë e viktimave, prejse ka nisur pandemia në muajin mars.
Vendi është futur këtë javë në një bllokadë të ashpër, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jothelbësore, për të frenuar rritjen e mprehtë të infektimeve me koronavirus.
Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ndërsa do të lehtësohen fare pak për Krishtlindje, transmeton rel.
Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë
Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në botë.
Sipas “Worldometer” numri të infektuarve ka shkuar mbi 75 milionë, konkretisht në 75 milionë e 13 mijë e 332 raste.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17 milionë e 486 mijë e 984 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 9.977.760 raste, Brazili me 7.053.486, Rusia 2.762.668, Franca 2.427.316, Turqia 1.955.680, Britania 1.948.660, Italia 1.906.377, Spanja 1.805.633, Argjentina 1.517.046, Kolumbia 1.456.599, Gjermania 1.429.040, Meksika 1.277.499, Polonia 1.171.854 dhe Irani me 1.138.530 raste.
Kujtojmë që shumë vende nga frika se situata mund të dalë nga kontrolli dhe mund të fillojë një valë e tretë infektimi kanë shtrënguar masat kufizuese për festat e fundvitit.
OBSH thirrje për të qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjes
Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Krishtlindjeve. Kreu i Zyrës Rajonale për Europën thotë se, “nuk ia vlen të rrezikohet”, pasi mund të infektoheni me Covid-19.
Në një deklaratë, doktor Hans Kluge, thotë se duhet të bëhet një sakrificë e fundit gjatë pak muajve të ardhshëm. “Kur të shohim pas në këto kohëra të paprecedenta, shpresoj që të gjithë ne të ndjejmë që kemi vepruar në shërbim të njerëzimit për të mbrojtur ata në nevojë”.
Kluge shton se pandemia shkatërruese ka goditur komunitetet në kontinentin e vjetër dhe paralajmëroi ndikimin shqetësues në shëndetin mendor të qytetarëve.
“Covid-19 ndau familjet dhe komunitetet si dhe solli falimentim të shumë bizneseve”, përfundon zyrtari i OBSH.
Pompeo: Sistemi raketor rus në Turqi rrezikon sigurinë amerikane
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.
Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.
Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit.
Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak yë blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.
Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes.
Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.
Pasi Turqia ka realizuar blerjen, SHBA-ja ka larguar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, ndërsa ka vazhduar negociatat me Ankaranë.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar.
Afganistan, 15 civilë humbin jetën në një sulm me bombë
Të paktën 15 civilë e kanë humbur jetën në një sulm me bombë gjatë një ceremonie fetare në rajonin Ghazni të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për gazetarët tha se sulmi është kryer me një motoçikletë me bombë gjatë një ceremonie për hatmen e Kur'anit në fshatin Agucan në zonën Gejlan të Ghaznit.
Aryen tha se në sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa 20 të tjerë u plagosën.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.
Nesër mot i ndryshueshëm
Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare . Frynë ere e dobët nga drejtimet e ndryshme .Temperaturat e shënuara në orën 13:Budvë e Petrovac 17 , Tivar 16, Podgoricë 15, Ulqin 14, Cetinë 13, Nikshiq e Rozhajë 10, Zhablak 7, Kollashin ,Plluzhinë ,Plavë e Guci 6, B.Pole 3, Beranë 1 Andrievicë 0 dhe në Zhablak -1 gradë
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe me intervale të diellit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 8 ,kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар