- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
28. 09. 2020.
00:00 >> 17:28
Ditari 28.09.2020
28.09.2020
Prej sot janë në fuqi masat më të ashpra mbrojtëse
Duke pasur para sysh transmisionin e përhapur lokal, numrin e madh të rasteve në spitale dhe presioni i shtuar në sistemin shëndetësor, Instituti për shëndetin publikë i ka propozuar Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse, futjen e masave shtesë me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të korona virusit të ri. “Shtabet lokale të krizës, duke pasur para sysh situatën e pavolitshme epidemiologjike, i janë drejtuar trupit koordinues nacional me propozimin që të ndërmerren masa shtesë në komunat me transimisionin tejet të lartë të këtij virusi”, thuhet në kumtesë. Ata u kanë bërë apel të gjithë individëve me ndikim që të ndikojnë sa më tepër të jetë e mundur për respektimin eksplicit të masave të miratuara. “Këto masa, zbatimi i të cilave fillon prej sot, do të sigurojnë që duke filluar nga gjysma e parë e muajit tetor të pengojmë zgjerimin e theksuar të epidemisë dhe të ruajmë shëndetin dhe jetën e banorëve”, kanë theksuar nga Instituti për shëndetin publikë. “Jemi të vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe problemet të cilat do të pasojnë pas propozimit të këtyre masave, por kjo është e vetmja mënyrë që të përpiqemi të vendosim nën kontroll situatën tejet të rëndë epidemiologjike dhe ta ndihmojmë sistemin shëndetësor që të rimëkëmbet” , thuhet në kumtesë.
Edhe 116 raste të reja të infektuarish me Covid 19
Laboratorët e Institut për shëndetin publik, deri dje në ora 17, kanë përfunduar analizën e PCR të 545 mostrave në korona virusin e ri me ç'rast janë konfirmuar 116 raste të reja të infektimit, ka kumtuar Instituti për shëndetin publikë. ”Prej dje në ora 17, nuk ka pasur raste të konfirmuara të vdekjeve “, theksohet në kumtesë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve, si pasojë e infektimit meCovidë 19, prej fillimit të muajit qershor është 149, kurse prej fillimit të vitit, 158. “Gjatë 24 orëve të fundit, pra deri dje në orën17, është konfirmuar shërimi i 88 pacientëve”, thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Coovid19, në Mal të Zi, është 3 mijë e 669 persona. “Prej fillimit të vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Corona virusin e ri është 10 mijë e 313 persona” thuhet në kumtesë.
Rënie e numrit të prekurve brenda 10 deri në 14 ditëve të ardhshme
Masat e reja restriktive të cilat do të zbatohen prej sot në disa Komuna të Malit të Zi, mund të japin rezultate brenda 10 deri në 14 ditë, ka deklaruar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi, dr. Senad Begiq. Ai, ka përkujtuar se prej sot hyjnë në fuqi masat e reja restriktive në disa komuna, varësisht nga situata epidemiologjike. Begiq, thekson se komunat ndahen në 4 kategori, varësisht nga numri i të prekurve gjatë 14 ditëve të kaluara. “Çdo komunë e cila do të kalojë nga njëra në kategorinë tjetër do të përballet me aplikimin e masave më të ashpra”, ka theksuar Begiq. “Në ciklin aktual, masat më të ashpra janë futur në komunat Andrievicë, Nikshiq e Beranë, në të cilat situata epidemiologjike është më e ndërlikuar dhe ku shkalla e rritjes së të prekurve, në veçanti në Nikshiq, është 5 herë më e lartë se sa në nivelin shtetëror”, ka theksuar Begiq. Ai, ka shtuar se Andrievica dhe Berana, kanë trendin e rënies së prekurve, kështu që duhet të pritet që situata në këto komuna të përmirësohet. “Nikshiqi, për fat të keq, është në gjendje pothuaj se të njëjtë me një trend të rënies të sëmurëve, kurse Rozhaja, tregon rënie dhe qetësim të gjendjes” ka theksuar Begiq.
Bisedimet për Qeverinë e re do të zhvillohen gjatë kësaj jave
Mandatari i propozuar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, do të fillojë gjatë kësaj jave bisedimet për përbërjen e pushtetit ekzekutiv dhe, së pari, do të bisedojë me liderët e Frontit Demokratik, shkruan gazeta “Dan”. Me këtë ai do ta fillojë serinë e takimeve për përbërjen e Qeverisë, në prag të paralajmërimeve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se deri me 23 tetor do të emëroi mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re, duke respektuar kështu vullnetin e shumicës në Parlamentin e Malit të Zi. Edhe pse takimet nuk janë caktuar, siç theksohet, pritet se ato do të zhvillohen gjatë kësaj jave dhe se, Krivokapq, së pari do të bisedojë me liderët e FD, sepse ishte bartës i listës së koalicionit “Për të ardhmen e malit të Zi”. Në Kuvendin e Malit të Zi, me 23 shtator, është formuar shumica e re parlamentare e përbërë nga tre koalicione, liderët e të cilave janë; Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq. Me këtë rast, Aleksa Beçiq, kryetar i Malit të Zi Demokratik e lider i Listës zgjedhore “Paqja është kmbi ynë”, është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
Janë paraqitur 12 kandidat
Në ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjyqit Kushtetues të Malit të Zi, janë paraqitur 12 kandidatë, bëhet me dije agjencia Mina. Këshilli Kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi, ka shpallur me 7 gusht ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjyqit Kushtetues të Malit të Zi. Më parë, mediet kanë publikuar se gjyqtarët e Gjyqit Kushtetues; Mevluda Muratoviq dhe Hamdia Sharkinoviq, në vitin e ardhshëm, i plotësojnë kushtet e parapara me ligj për pensionim. Me ligj është paraparë që Gjyqi Kushtetues, për plotësimin e kushteve për pensionin e pleqërisë, respektivisht skadimin e mandatit që gjyqtari e njofton propozuesin i cili këtë gjykatës e ka propozuar për këtë funksion, 6 muaj para plotësimit të kushteve të parapara. Gjyqi kushtetues, ka 7 gjykatës të cilët zgjedhen për mandatin 12 vjeçar. Gjykatës i Gjyqit Kushtetues, zgjedhet individi nga radhët e juristëve eminent i cili, së paku ka moshën 40 vjet dhe 14 vjet përvojë pune në profesionin e juristit.
Boshnjakët në anën e vlerave Evropiane dhe Euroatlantike
Boshnjakët, si popull, gjithmonë i kanë përkrahur forcat progresive të Malit të Zi, dhe jemi të sigurt se si sot , ashtu edhe në të ardhmen, do të jemi përkrah atyre të cilët e udhëheqin Malin e Zi, në drejtim të vlerave Evropiane dhe Euro - atlantike, thuhet në urimin e Partisë Boshnjake, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, e cila shënohet sot. Theksohet se kjo është ndër festat më të mëdha nacionale e boshnjakëve në Mal të Zi, dhe në të gjitha shtetet ku ata jetojnë. “Kemi obligim që ta ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët, shtetin e Malit të Zi, dhe të sjellim vendime të drejta të cilat do të hapin rrugë të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të Malit të Zi. Boshnjakët, si popull të cilët gjithmonë i kanë përkrahur forcat progresive të Malit të Zi dhe jemi të sigurt se si sot , ashtu edhe në të ardhmen, do të jenë në anën e atyre të cilët e udhëheqin Malin e Zi, në drejtim të vlerave Evropiane Euro- atlantike “, thuhet në kumtesën e Partisë Boshnjake. Ata, theksojnë se vendosmëria e boshnjakëve për ta ruajtur dhe forcuar unitetin brenda bashkësisë, duke kultivuar raportet e mira me popujt e tjerë, janë vlera për të cilat të gjithë duhet të jenë krenar.
Duhet përmirësuar ende gjendja e personave me hendikap
Pozita e personave me invaliditet në Mal të Zi, në decenien e fundit është përparuar dukshëm, por akoma është larg nga ajo që duhet të jetë, tregon sondazhi i Shoqatës të rinjve me hendikap në Mal të Zi. Hulumtimi, lidhur me realizimin e rekomandimeve të komitetit të OKB për të drejtat e personave me invaliditet, lidhur me jetën e pavarur dhe përfshirjen e tyre në bashkësi, ka treguar se legjislatura është avancuar, respektivisht, se ekzistojnë kufizime në shumicën e sferave të jetës. Nga Shoqata e të rinjve me hendikap, kanë theksuar se hulumtimi ka treguar se sistemi i përkrahjes për jetë në bashkësi, është përshkruar si e paqartë, por mundësia për një jetë të pavarur të personave me invaliditet janë të përkufizuara. Theksohet se si problem shtesë në praktik, të anketuarit kanë theksuar faktin se disa persona me invaliditet nuk disponojnë në mënyrë të pavarur me mjetet e veta financiare, por këtë e bëjnë anëtarët e familjeve të tyre dhe kjo ndikon negativisht në vetëbesimin e tyre dhe në menaxhimin me jetën e vetë të pavarur.
Ka përfunduar intervistimi i Agim Çekut, në gjykatën speciale
Ka përfunduar intervistimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi avokati Artan Qerkini, i cili nuk tregoi nëse Çeku është mbrojtur në heshtje apo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, para gjykatës së Dhomave të Specializuara do të dalë për herë të parë ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit 1999. Mustafa është arrestuar më 24 shtator pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Hoti; Çështja e asociacionit është një temë e mbyllur
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një temë tashmë e mbyllur.
“Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 (midis Kosovës dhe Serbisë), e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, tha Hoti.
Hoti i bëri komentet në një konferencë për media në Prishtinë, në ditën kur është dashur të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por që është shtyrë, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.
Derisa Kosova thotë se nuk dëshiron ta hapë çështjen e Asociacionit, Serbia insiston që të bisedohet për të.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lakçak, ka thënë se Asociacioni “duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.
Gjuriq; Hoti, duhet të ndërmarr hapa urgjentisht për të krijuar asociacionin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë” krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ai (Hoti), në takimet në Bruksel, këndon këngë tjetër dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe garanton autorizime shtesë për të”, tha Gjuriq në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Gjuriq, i cili është edhe udhëheqës i delegacionit të Serbisë në bisedimet në nivel ekspertësh me Kosovën, tha se Hoti duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa për të formuar Asociacionin, pas një vonese shtatëvjeçare.
V.Filipçe; Shetetet e rajonit duan hapje të menjëhershme të kufijve
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë se shtetet e rajonit synojnë hapje të përnjëhershme të kufijve dhe heqjen e testit për koronavirus, me metodën PCR. “Të gjitha shtetet në rajon janë duke biseduar për hapjen e përnjëhershme të kufijve me një politikë të njëjtë lidhur me ‘PCR’ testet. Është e vërtetë që ne kemi njoftuar disa herë në javët e mëparshme se do të kemi ndonjë vendim, por fatkeqësisht po prisnim përgjigjen nga vendet fqinje. Ata më në fund u përgjigjën gjatë javës së kaluar. Sistemi i koordinimit po funksionon, i cili tani mbështetet nga Ambasada amerikane në Shkup”, ka ai. Ai ka thënë se vendimi do të merret edhe në konsultim me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat japin vetëm rekomandime, ndërsa vendimi sillet nga vetë shtetet e rajonit, duke u bazuar në të dhënat reale epidemiologjike.
Gjendje lufte në Armeni dhe Azerbajxhan për rajonin e Nagorno Karabak
Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmarrëveshje territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka rishpërthyer me përplasjet më të rënda në vite. Së paku 23 njerëz janë raportuar të vrarë të dielën, në luftimet midis dy-ish republikave sovjetike për rajonin e Nagorno Karabakut.
Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se është i sigurt se do të rimarrë kontrollin mbi Nagorno Karabakun.
"Jemi në prag të një lufte të shkallës së plotë në Kaukazin Jugor", paralajmëroi kryeministri armen, Nikoll Pashinian, duke e akuzuar Azerbajxhanin për agresion të planifikuar. Të dyja vendet shpallën gjendje lufte dhe mobilizuan ushtritë.
Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tri dekada, ndërsa ka pasur luftime periodike.
Tramp; Do të angazhohem në ndaljen e dhunës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi dje se SHBA po shikon se çfarë mund të bëjë për të ndaluar dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e okupuar Nago-Karabak. Trump u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se SHBA kanë “shumë marrëdhënie të mira në atë zonë. Ne do të shohim nëse mund ta ndalojmë atë”, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova. Marrëdhëniet midis dy kombeve ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene ‘pushtoi’ Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Franca, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar një ndalje të menjëhershme të përleshjeve në rajonin e okupuar.
Rohani, akuzon Washingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit
Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiziv më 26 shtator, u tha iranianëve që ta drejtojnë zemërimin e tyre kah Uashingtonit zyrtar, sa i përket ndikimit që do të kenë sanksionet amerikane. Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “egërsi” lidhur me vendosjen e sanksioneve, përfshirë edhe për sanksionet e reja që u vendosën gjatë kësaj jave. “Me sanksionet e tyre joligjore dhe jonjerëzore dhe me veprimet terroriste, amerikanët kanë shkaktuar 150 miliardë dollarë dëme për popullin e Iranit”, tha Rohani. Rohani tha se sanksionet do të pamundësojnë blerjen e barnave dhe ushqimit. Furnizime të tilla nuk përfshihen në sanksionet amerikane, por shumë kompani kanë frikë që të thyejnë rregullat dhe shmangin transaksionet me Teheranin zyrtar.
Navalny, konfirmon vizitën që i bëri kancelarja, Merkel, në spital
Politikani rus i opozitës, Aleksei Navalny, konfirmoi raportet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka vizituar atë në një spital të Berlinit, ku është trajtuar nga, siç është thënë, helmimi me agjentin nervor Noviçok.
“Ka pasur një takim, por nuk duhet të quhet sekret”, shkroi Navalny të hënën në Twitter, duke iu referuar raporteve të mediave se Merkel ka bërë një vizitë të pazbuluar në spitalin Charite të Berlinit, ku Navalny ka kaluar 32 ditë.
“Ka qenë një vizitë private dhe bisedë me familjen”, tha Navalny.
Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, konfirmoi në një konferencë shtypi se ka qenë një "vizitë personale" dhe nuk dha detaje të tjera.
U përurua përmbledhja “Vdekja e fjalës”, e autorit H.Kovaçi
Të shtunën në mbrëmje në mjediset e kompleksit “ Lamiga” në Krythë të Anës të Malit , u përurua libri me poezi “ Vdekja e fjalës” i poetit Hajredin Kovaçi.
Për librin kanë folur shkrimtari dhe studuesi i letërisë Dimitrov Popoviq dhe recensenti i këtij vëllimi poetik Argëzon Sulejmani. Me këtë rast u lexuan fragmente nga kritikat e redaktorit të librit Prof. Dr. Salajdin Salihu nga Tetova dhe recensentes Liridona Sinishtaj. Më gjerësisht për këtë aktivitet kulturor, i cili u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelëektualëve “ Art Club”, do t’ju njoftojmë në emisionin e të shtunës.
Pergatiti, Gj. Gjonaj
Nesër, mot i ndryshueshëm, pasdite, kthjellim gradual
Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme, deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura të shiut.
Frynë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore.
Temperatura në orën 14; Podgoricë, Tivar e Ulqin 22 gradë,
Budvë e Bijello Pole 21, Petrovac 20, Beranë 19,
Plevlë, Andrijevic e Rozhajë 17, Plavë 16, Herceg Novi e Kollashin 15, Guci 14, Plluzhinë e Shavnik 12, Nikshiq 11 dhe në Zhablak 6 gradë.
Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me të reshura kalimtare të shiut, gjatë ditës pritet kthjellim gradual i motit.
Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve jugperëndimore, e cila në orët e mbrëmjes do të marr kahje veriore.
Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 23 gradë celsius.
Përgatiti, Gj. Dukaj
Коментари0
Остави коментар