- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
13. 10. 2017.
17:15 >> 17:18
Lajmet 13.10.2017
13.10.2017
Brajoviq dhe Vuçiq vlerësojnë se duhet përshpejtuar projektet e përbashkëta
Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë të mira, por përmes bisedimeve dhe takimeve të zyrtarëve do të duhej të shpejtohet puna në projekte që kanë rëndësi për qytetarët e dy vendeve, është vlerësuar gjatë takimit të kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç mbi tema politike dhe protokollare, në takim është bërë fjalë edhe mbi lidhjen më të mirë infrastrukturore midis dy vendeve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me Brajoviqin ka biseduar mbi rrugën e përbashkët evropiane dhe mbi lidhjet infrastrukturore. Mendoj se njerëzit në vitet e ardhshme do të mund të shohin rezultate serioze, ka thënë Vuçiq. Brajoviq nga ana tjetër ka thënë se me Vuçiqin është pajtuar mbi shumë çështje politike. Më pastaj pjesën më të madhe të bisedimeve ia kemi kushtuar çështjeve konkrete jetësore, konkretizimit të tyre, zhvillimit të infrastrukturës dhe potencialeve turistike, ka thënë Brajoviq. Ai ka përsëritur vlerësimin e tij të mëparshëm se këto janë marrëdhëniet më të mira midis dy vendeve në dhjet vitet e fundit, në nivel të udhëheqësve politikë.
Mali i Zi dhe SHBA ndajnë vlera të përbashkëta të demokracisë
Qeveria e Malit të Zi me shtetet e Bashkuara të Amerikës ndan sistemin e vlerave që ka të bëjë me sundimin e ligjit, demokracinë, lirinë e medieve dhe zbatimin joselektiv të ligjeve. Kjo thuhet në një shkrim në llogarinë zyrtare të Tuiterit të Qeverisë së Malit të Zi, e si përgjigje në shkrimin e djeshëm në llogarinë e këtij rrjeti social të Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Podgoricë. Në shkrimin e djeshëm ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se vazhdon të përkrahë mediet e pavarura dhe përgjegjëse, gjë që është kyçe për Malin e Zi dhe synimet e saja euroatlantike dhe evropiane.
Ende nuk është caktuar mbledhja e Këshillit administrativ të Kuvendit
Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli, ka deklaruar për Antena M se akoma nuk din se kur do të mbahet mbledhja e këtij trupi kuvendor, në të cilën do të debatohet mbi raportin e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit, ku thuhet se disa anëtarë të Këshillit drejtues të Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe të Agjencisë për media elektronike e kanë shkelur ligjin. Shkreli thotë se në ndërkohë po bëhen presione të papara në Këshillin Administrativ. Mbledhja nuk është caktuar, së pari duhet ta përfundojë procedurën Agjencia për parandalimin e korrupsionit. Prej të hënës do të shohim se çfarë do të bëjmë lidhur me këtë çështje, sepse janë duke u bërë presione të papara ndaj anëtarëve të Këshillit, kurse ata janë duke punuar vetëm punën që u takon, ka thënë Shkreli. I pyetur se si e ndjen shkrimin e Ambasadës amerikane në Tuiter, përmes të cilit rekomandohet se përkrahin mediet e pavarura dhe përgjegjëse në Mal të Zi, Shkreli ka thënë se “gjithçka vjen nga Amerika e respektojmë”. Mbledhjet e Këshillit nuk janë të mbyllura, qasje do të ketë gjithkush që dëshiron, pra edhe përfaqësuesi i Ambasadës amerikane. Këtë deklaratë të ambasadës e përdorin organizatat joqeveritare dhe mediet më shumë se ç’ka të bëjë me punën e Këshillit, ka thënë Shkreli.
Të mbrohen shtetasit rus që kërkohen nga Mali i Zi
Kryetari i një prej partive kryesore në Rusi, “Rodina”, e zëvendëskryetar i Dumës, Aleksej Zhuravlev, ka kërkuar nga ministri i punëve të jashtme, Sergej Llavrov, mbrojtje për dy shtetas rus, Eduard Shishmakov dhe Vlladimir Popov, shkruan “Pobjeda”. Mali i Zi i kërkon Shishmakovin dhe Popovin për shkak të akuzave për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Zhuravlev, në letrën e publikuar në uebfaqën e “Rodinës”, një nga partitë në pushtet, financues e lider joformal i të cilës është nënkryetari i Qeverisë, Dimitri Rogozin, ka kërkuar nga Lavrovi informacion se çfarë bën Ministria e jashtme të Federatës ruse për mbrojtjen e shtetasve rus Shishmakov dhe Popov, të cilët janë akuzuar për tentimin e grusht shtetit në Mal të Zi. “U lutëm që të na tregoni për masat që merr Ministria e jashtme për të mbrojtur qytetarët tanë nga përndjekja në Mal të Zi”, thuhet në letrën të cilën e ka publikuar agjencia shtetërore e lajmeve TAS.
Miratohet plani për Shkollën e lartë në Beranë
Këshilli i fakultetit të mjekësisë, ka miratuar sot planin mësimor të Shkollës së lartë në Beran, me të cilin parashihet që në një semestër dy javë mësimi praktik të mbahet në Qendrën Klinike të Malit të Zi, në Podgoricë. Pjesa tjetër e mësimit do të mbahet në Beranë, ku është edhe selia e Shkollës së lartë mjekësore. Vendimin që e ka sjellë shumica e anëtarëve të Këshillit duhet ta vërtetojë edhe Senati i Universitetit të Malit të Zi. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve në Universitetin e Malit të Zi, për shkak të cilës është shkaktuar rektorja Radmilla Vojvodiq.
“Model nordik e zonë rajonale ekonomike për Ballkanin Perëndimor”
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Nordik, ministrin Dagfinn Hoybraten. Vuçiq dhe Hoybraten, siç njoftohet, kanë folur për përparësitë e modelit nordik për bashkëpunim të fuqishëm rajonal si dhe për mundësitë që kjo mënyrë lidhjeje të shërbejë si shembull në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net. Siç theksohet në kumtesën që e ka përcjellë B92, Hoybraten ka theksuar se vendet nordike, të vogla me numër banorësh, kanë provuar përparësitë e bashkëjetesës dhe se, edhe pse jo gjithmonë me lehtësi, kanë gjetur mënyra të realizojnë nivel të caktuar integrimi dhe lëvizshmëri tej kufitare që më pas kanë hapur kushte të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik. Ai ka ofruar që kjo përvojë të ndahet me Ballkanin Perëndimor duke theksuar se pos përparimit ekonomik, modeli nordik i bashkëpunimit ka sjellë edhe besimin e madh ndërmjet popujve. Vuçiq ka thënë se Serbia përkrah çdo gjë që mund t’i kontribuojë pajtimit në Ballkanin Perëndimor, stabilitetit rajonal si dhe përparimit të tij duke përkujtuar se ai përpiqet për lidhje të popujve të Ballkanit Perëndimor përmes krijimit të zonës rajonale ekonomike.
Bëhet faktor i paqes në rajon
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet, dhe se Serbia mund të luajë një rol konstruktiv në këtë dhe të bëhet faktor i paqes, por gjithashtu duhet të “përballet me realitetin”. Ai në një intervistë për Blicin serb i pyetur se çfarë do të ishte zgjidhja e tij për Kosovën në mënyrë që të dyja palët do të ishin të kënaqura, “duke qenë se Kosova për Serbinë është pjesë e territorit të saj, ndërsa për shqiptarët shtet” tha se do të ishte respekt dhe bashkëpunim i ndërsjellë, “duke pranuar realitetin se ka dy shtete që kanë nevojë për të ndërtuar një të ardhme për qytetarët e tyre “, transmeton Klan Kosova. Ai thotë se serbët janë njerëz të mirë, por ata që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të sillen para drejtësisë. I pyetur se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serb, kryediplomati kosovar ka thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe “në përputhje me kushtetutën”.Hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, të iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si hap të guximshëm, transmeton Klan Kosova.
Edi Rama: PD-ja, zero lidership
Kryeministri Edi Rama, në nisje të diskutimit në Kuvend të projekt-vendimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, theksoi se Partia Demokratike ka “zero lidership”.“Rezultati i zgjedhjeve ishte i thellë dhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirë ta lexojë me objektivitet. Partia Socialiste mori më shumë vota se 4 vite më parë, ndërsa Partia Demokratike më pak vota se 4 vite më parë. Asnjë vizion, asnjë program, asnjë ide dhe asnjë tingull i ri në këngën tuaj të vjetër “shaj e shaj se diçka do të mbetet”. Them me shumë keqardhje edhe se keni 0 lidership. Keni humbur çelësin e suksesit, që është përgjegjësia”, tha Rama në fjalën e tij. Kreu i qeverisë shtoi se opozita ankohet se i mungon liria e fjalës për arsye se është e paaftë që ta përdorë lirinë e saj.
Maqedoni, BE bën thirrje për zgjedhje pa dhunë dhe frikësime
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shkup, kanë dalur me deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ata thonë se zgjedhjet lokale janë mundësi që qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre dhe drejtimet në të cilin komunat e tyre duhet të lëvizin në të ardhmen. “BE inkurajon liderët politik, partitë e tyre, si dhe faktorët relevantë që ta shfrytëzojnë procesin zgjedhor për të vërtetuar dhe treguar përkushtimin e tyre për vlerat demokratike dhe sundimin e së drejtës”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ambasadorët evropian ftojnë liderë e partive politike dhe anëtarët tjerë të partive të mundësojnë zgjedhje pa dhunë dhe frikësime.
Turqia e interesuar për raketat ruse S-500
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij, që aktualisht ka shpallur plane për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër të prodhimit rus të tipit, S-400, është i interesuar edhe për furnizim me raketa të reja ruse, që janë në zhvillim e sipër.“Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu”, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat turke. Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit, S-400, nga disa në kryeqytetet perëndimore është shikuar si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tensioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës. Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s.
Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, evakuohet një qytet i tërë
Autoritetet kaliforniane urdhëruan evakuimin e një qyteti të tërë, për shkak të përkeqësimit të situatës së zjarreve, që i kanë marrë jetën të paktën 26 personave. Të gjithë banorët e Calistogas, në kontenë Napa, u udhëzuan të largoheshin. Shefi i zjarrfikësve të këtij shteti, Ken Pimlot paralajmëroi se thatësira dhe erërat do të vazhdojnë të kontribuojnë në përhapjen e flakëve. Sipas tij, bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej. Rreth 60 të burgosur iu bashkuan zjarrfikësve në luftën kundër flakëve. Mëngjesin e së enjtes, sherifi i kontesë tjetër të prekur, asaj Sonoma, deklaroi se 463 vetë vazhdojnë të mungojnë në apel. 900 persona u raportuan të zhdukur, që prej nisjes së zjarreve në rajonin e njohur për prodhimin e verës, mbrëmjen e së dielës, por shumë prej tyre janë lokalizuar. Flakët e përhapura nga erërat deri në 80 km në orë dogjën më shumë se 3.500 godina e banesa dhe shkrumbuan 69 mijë hektarë tokë.
Edhe nesër mot pa ndryshime
Sot mban mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 15: në Podgoricë 26 gradë, Tivar 25, Ulqin 24, Herceg Novi 23, Cetinë e Nikshiq 22, Plevle e Kollashin 20 dhe në Zhablak 16 gradë.
Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, gjatë ditës me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 27 gradë.
Коментари0
Остави коментар