- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
26. 07. 2017.
17:42 >> 17:46
Lajmet 26.07.2017
26.07.2017
Kolegjiumi ka dënuar sjelljen e deputetëve të PD
Kolegjiumi i kryetarit të parlamentit ka dënuar ashpër sjelljen e deputetëve të FD e cila , siç ka deklaruar Brajoviq ,ka tërhequr sërish vërejtjen për nevojën e ndryshimit të rregullores. Nuk jam nga ata i cili mendon se me sanksione shtesë duhet rregulluar sjellja e deputetëve ,por në fakt mendoj se sjellja e djeshme e përsëritur dhe fyerjet shtesë kanë treguar se duhet të fillojnë me ndryshimin e rregullores ashtu siç janë propozuar , ka theksuar Brajoviq në fillimin e seancës kuvendore. Përndryshe në rend të ditës të seancës së parlamentit , me votat e koalicionit në pushtet , është radhitur deklarimi për heqjen e imunitetit 4 deputetëve të FD , Millan Knezheviq , Marina Joçiq, Millutin Gjukanoviq dhe Branko Radulloviq ,si dhe ndryshimet e rregullores. Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit ka dënuar ashpër sjelljen e djeshme të deputetëve të FD gjatë mbledhjes së Këshillit administrativ. Është shprehur keqardhje për shkak të incidenteve të përsëritura të cilat kanë për qellim cenimin e dinjitetit të Parlamentit malazez.
Edhe një ftesë qe Lekiq të jap dorëheqje
Kryetari i Këshillit ekzekutiv të DEMOS , Goran Danilloviq edhe një herë e ka ftuar liderin e partisë Miodrag Lekiq që të ndërmarr hap korrekt dhe të mençur dhe të jap dorëheqje .Ai ka shtuar se ,nëse Lekiq jep dorëheqje ,të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ai . Nëse edhe këtë ftesë do ta refuzojë, si edhe ftesën e mëparshme ,me heshtje dhe vazhdimin e shkatërrimit të DEMOS-it përmes fyerjeve të funksionarëve partiak si kryetar i Këshillit ekzekutiv të Partisë i zgjedhur në Kuvend do të jem i detyruar që me statut përmes vendimeve të Këshillit ekzekutiv të mbroj dinjitetin e shumicës dhe të siguroj procesin zgjedhor brena partiak në të gjitha segmentet, ka theksuar Danilloviq.
Të gjithë duhet ti qetësojë përzierja ruse në Mal të Zi
Zyrtari i lartë i Departamentit të shtetit amerikanë Hojt Brajan Ji, ka deklaruar se SHBA nuk dëshirojnë të potencojnë zgjerimin e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, por do të jenë të kujdesshme dhe të angazhuara plotësisht në këtë rajon. Dëshirojmë të jemi të sigurt se Rusia dhe asnjë vend tjetër nuk do ta ketë lehtë që të ndikojë në politikën e jashtme dhe të brendshme në Ballkan, ka theksuar Ji në intervistën për Zërin e Amerikës. Zëvendësi i ndihmës sekretarit shtetëror për Evropën dhe Euro Azinë ka theksuar se çdo demokraci duhet ta shqetësojë përzierja ruse në Mal të Zi. Brajan Hojt Ji konsideron se takimet e paradokohshme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me nënpresidentin amerikanë Majk Pens ,si dhe vizita e ardhshme e Pens në Mal të Zi është vërtetim i përkushtimit të administratës amerikane ndaj këtij rajoni. Ai megjithatë ka shtuar se demokracitë në Ballkanin Perëndimor ende nuk janë stabile.
Me ligjin e ri drejtë depolitizimit dhe punësimeve transparente
Sistemi i meritave në administratën publike në Mal të Zi nuk është zbatuar në tërësi , ka vlerësuar shefi i delegacionit të UE në Podgoricë, Aivo Orav ,duke shtuar se duhet miratuar ligji i ri i cili do tu përmbahej parimeve të depolitizimit dhe punësimit transparent. Ai ka vlerësuar se të drejtat e qytetarëve në administratë të mirë, në qasje informatave dhe drejtësisë administrative është sferë e cila duhet rregulluar shumë më mirë. Ai konsideron se është me rëndësi jetike për Malin e Zi që ta miratojë ligjin e ri i cili do tu përmbahet parimeve të meritave , depolitizimit dhe punësimit transparent. Orav ka shtuar se reforma e administratës publike është njëri ndër themelet e zgjerimit të UE karshi sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike.
Këshilli parlamentarë për ekonomi përkrah propozimin
Revidimi i raportit financiar të Bankës Qendrore do ta punojnë së bashku dy firma nga Podgorica dhe Beogradi për një çmim prej 29 mijë euro. Ky propozim është përkrahur edhe në Këshillin parlamentarë për ekonomi. Të theksojmë se në ligjin për akcizat janë paraqitur 6 , kurse në ligjin për tatimin në vlerën shtesë janë paraqitur dy amendamente.
Rënie e vogël e papunësisë
Në Mal të Zi gjatë kësaj jave kanë qenë 46.29 mijë të pa punësuar ose 0.3 për qind më pak se në javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit për punësim. Shkalla e papunësisë sipas raportit të Entit ka rënë nga 20.01 për qind në 19.95 për qind . Shkallë më e lartë e papunësisë 32.7 për qind është shënuar në korrik të vitit 2000 ,kurse shkalla me e ulët në gusht të vitit 2009 ,10.1 për qind. Enti për punësim prej fillimit të vitit ka regjistruar 8 mijë të sapo punësuar, prej fillimit të këtij viti janë shpallur 20.47 mijë vende të lira të punës.
Thaçi: Në Kosovë të gjithë do të ndihen të barabartë
Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, në të cilën është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet pakicë në Kosovë. Me këtë rast presidenti Thaçi, tha se do të vazhdojë të mbështetjen për këtë pjesë të shoqërisë kosovare, duke garantuar që të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se nuk do të lejojnë që të ketë dallime në baza kombëtare, apo fetare.“Ju siguroj që e keni mbështetjen e Zyrës së Presidentit. Jam i njoftuar për shqetësimet e juaja sikurse që ishte ai i përkthimit të librave shkollor në gjuhën serbe. Si president takoj të gjitha liderët e komuniteteve, bisedojmë për zgjidhjet dhe proceset në të cilat kalojnë të gjitha komunitetet në Kosovë. Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve pavarësisht gjinisë, fesë apo orientimit seksual. Garantojmë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë të ndihen të barabartë. Vetëm një Kosovë e re multietnike mund të të ketë të ardhmen e saj”, ka thënë Thaçi, ku ka shtuar se komunitetet janë vlerë e rëndësishme e Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Konsultativ, Gazmend Salijeviq ka thënë se ky këshill është mekanizëm kyç që i mundëson anëtarëve të komunitete për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen.
HARADINAJ: NUK DO TË HUMBIM KOHË PËR FORMIMIN E QEVERISË
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka dhënë nënshkrimin e tij për t`u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e ardhshme, ka thënë se nuk do të humbet shumë kohë dhe qeveria do të formohet. Haradinaj ka thënë se besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë që të vazhdohet me punë deri në formimin e institucioneve të vendit.“Sot i uroj ata që janë zgjedhur për herë të parë. Besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë dhe do të vazhdojmë me punë. Me rëndësi që e kemi të caktuar ditën e seancës, atë ditë do të procedojmë në bazë të rendit të ditës. Me sa e di unë në rend të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit dhe Kryesisë, besoj shumë që nuk do të humbim kohë e do pasojmë me Qeverinë”, ka thënë ai.
Edi Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia e stabilizon rajonin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se kjo njohje do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit. Në faqen e tij në rrjetin Facebook, dje zoti Rama ka shkruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte “zgjidhje e qartë nga errësira e tunelit në dritë në dalje të tij”.Në këtë mënyrë zoti Rama reagoi ndaj një artikulli të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikuar ditën e hënë, në të cilin ai ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, duke propozuar hapje të dialogut kombëtar në Serbi për këtë çështje. Kryeministri Rama e ka lavdëruar artikullin e presidentit Vuçiq dhe e postoi atë në Facebook, raporton agjencia AP nga Tirana.“Dëshiroj ta ndajë me ju mbresën e mirë që presidenti i Serbisë e ka lënë tek unë me këtë meditim publik”, ka shkruar Rama. Zoti Rama, po ashtu, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, derisa këto dy shtete janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në BE.
Edhe Qeveria e Bullgarisë e miraton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë
Qeveria e Republikës së Bullgarisë në seancën e sotme ka miratuar tesktin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Maqedoninë, kumton shërbimi i shtypit të Qeverisë në Sofi, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë është shprehje e dëshirës së Bullgarisë për të ndërtuar marrëdhënie moderne fqinjësore të bazuara në vlerat evropiane’, ka deklaruar sot kryeministri Bojko Borisov. Sipas Borisov, vizita e kryeministrit Zaev në Sofi dhe qëndrimi i shprehur drejt historisë së përbashkët, është hapi i parë në kontestet për ndërtimin e shpirtit të ri në marrëdhëniet me fqinjët.Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes do të hapet faqe e re e raporteve mes dy vendeve dhe do të vendosen raportet në miqësi të sinqertë.
Rusia kërkon masa kundër Polonisë për shkatërrimin e monumenteve sovjetike
Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka kërkuar nga presidenti, Vladimir Putin, që ta filloj përgatitjen e sanksioneve kundër Polonisë, për shkak të planeve për shkatërrimin e monumenteve sovjetike, kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore ruse. Por, Kremlini ka thënë se Putin ende nuk e ka ndërmarrë ndonjë masë kundër Polonisë, për shkak të legjislacionit të miratuar aktualisht në Varshavë, me të cilin qeveria autorizohet për shkatërrimin e më se 500 monumenteve sovjetike, që konsiderohen si relikte të regjimit autoritar.
Zyrtarët polakë kanë thënë se ish-Bashkimi Sovjetik ishte një shtet okupues gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore dhe derisa po shtohen ndjenjat nacionaliste, ata dëshirojnë t’i shkatërrojnë qindra monumente të ndërtuara gjatë asaj periudhe.
Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – dhjetëra policë të vrarë
Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se 26 ushtarë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i talibanëve kundër një baze ushtarake në provincën jugore të Kandaharit. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se janë vrarë ose plagosaur edhe 80 talibanë, gjatë këtij sulmi në bazën ushtarake në rajonin Khakrez, sot herët në mëngjes. Burime qeveritare, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistamin, se së paku 30 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra. Nëpërmjet një kumtese, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se i kanë vrarë 74 ushtarë dhe i kanë zënë 6 të tjerë. Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se në vendin e sulmit janë dërguar përforcime. Ky sulm u bë në periudhën e intensifikimit të dhunës në Afganistan, ku sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti janë vrarë më se 1,700 ushtarë.
Policia izraelite plagosi 13 palestinezë afër Al-Aksës
Së paku 13 palestinezë janë lënduar të martën mbrëma kur policia palestineze qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Besimtarët kryen lutjen e mbrëmjes kur policia intervenoi në njërën nga hyrjet e xhamisë, që është eskalimi i fundit i dhunës që kur autoritetet izraelite vendosën masat e reja të sigurisë në këtë vend vend të shenjtë për muslimanët.Kriza eskaloi javën e kaluar kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit Al-Aksa, ndërsa gjithçka rezultoi me një rrëmujë të përgjithshme në të cilën u lënduan më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital. Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa.Banorët lokalë muslimanë në kompleksin Al-Aksa nuk kanë mundur të hyjnë nga e premtja deri të hënën, ndërsa forcat izraelite të dielën edhe në hyrjet e kompleksit vendosën pika shtesë kontrolluese me detektorë për metalë. Palestinezët lokalë protestonin për këtë dhe refuzuan të hyjnë në kompleksin, ndërsa namazet i kryenin para tij.Pas kritikave dhe trysnisë ndërkombëtare, autoritetet izraelite të hënën mbrëma vendosën të heqin detektorët e metalit në hyrjet e xhamisë Al-Aksa.Në njoftimin e këshillit izraelit të sigurisë theksohet se detektorët e metalit do të zëvenedësohen me teknologji të avancuar, gjegjësisht me masa tjera avancuese.
Korea Veriore kërcënon SHBA-të: Do t’ju shfarosim!
Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamor në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.
Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.“Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurtë se dhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e Pompeos, shkruan TCh.
Por Ministria e Jashtme e shtetit komunist reagoi menjëherë duke kujtuar se Koreja e Veriut vlerëson se po t’i “kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëherë do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”.Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur komuniteti amerikan i inteligjencës doli në përfundimin se Peniani e ka përshpejtuar programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale, ndërsa Washington Post shkruan se brenda 2018-s, Kim Jong Un do të ketë raketa me kapacitet bërthamor.
Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht perëndimore.
Temperaturat: H. Novi 30, Tivar e Ulqin 28, Podgoricë 25, Cetinë e Beranë 24, Plluzhinë 23, Rozhajë 22, Kollashin, Plevle e Plavë 21, Nikshiq 19, Zhablak e Mojkovac 18, Shavnik 17 dhe në B. Pole 16 g.
Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe intervale me diell , kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët, vende vende e fortë, veriore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 20, kurse më e larta e ditës para 19 deri në 31 g. c.
Коментари0
Остави коментар