Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 06. 2017. 17:03 >> 17:11

Lajmet 23.06.2017

23.06.2017

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT TË RI PËR INTEGRIME

Mali i Zi gjatë 5 muajve të partë të këtij viti deri me tash ka realizuar 88 obligime nga 168 të planifikuara  nga programi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian ,ka thënë ministri i punëve evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq, duke theksuar se pret që deri në fund të çerekut të dytë përqindja e realizimit do të jetë shumë më e lartë.Ai e ka thënë këtë në mbledhjen e parë të komisionit të ri për integrime evropiane në të cilën janë shqyrtuar realizimi i obligimeve nga plani i anëtarësimit të Mali të Zi në Bashkimin Evropian në periudhën 2017-2018 dhe planet për avancimin e cilësisë së dokumenteve strategjike. Pejoviq ka rikujtuar se qeveria në pajtim me prioritetet dhe nevojat e reja, si në caktimin e të rejave ashtu edhe në riorganizimin e atyre ekzistuese, me 4 maj ka sjellë vendim për themelimin e komisionit për integrime evropiane. Pejoviq, siç është theksuar nga ministria e punëve evropiane, ka theksuar rolin kyç të komisionit për mbikëqyrjen e zbatimin të marrëveshjes për stabilizim dhe përafrim, si dhe për hartimin, revidimin dhe realizimin e programit të përafrimit të Mali të Zi në Bashkimin Evropian.

 

Boshkoviq - Integrimet evropiane dhe evroatlantike garancia më e mirë e stabilitetit

Integrimet evropiane dhe evroatlantike të vendeve anëtare të Evropës Juglindore janë garancia më e mirë e stabilitetit të këtij rajoni deklaroi sot ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, duke folur në panelin ,,Sfidat e sigurisë në Evropën juglindore,,  që fidhoi sot në Dubrovnik. Ai tha se na  imponohet pyetja nëse në hapësirat e ish Jugosllavisë do të ndolleshin shkatërrimet e mëdha luftarake dhe shkatërrimi ekonomik sikur ky vend do të ishte pjesë e Alenacs në të cilën tash një kohë janë Sllovenia dhe Kroacia kurëse prej 5 qerëshorit edhe Mali i Zi.

Sfidat e sigurisë në Evriopën Juglindore janë identike me ato me të cilat po ballafaqohet edhe bashkësia e gjerë nderkombëtare e ato janë terorizmi dhe migrimi, par së gjithash , deklaroi Boshkoviq.

 

Nuhoxhiq - Bashkëpunimi ndërkombëtar parakusht i luftës efikase

Bashkëpuni ndërkombëtar policor kualitativ, gjithëpërfshirës dhe i vazhdueshëm, është parakusht për luftën efikase kundër kriminalitetit të organizuar u vlerësua në hapjen e mbledhjes së 11  vjetore me atashet policor dhe oficerët për lidhje. Ministri për punë të brendshme Mevludin Nuhoxhiq tha se bashkëpunimi i deritashëm dhe mardhënjet e partneritetit në masë të rëndësishme kontribojnë në realizimin efikas të aktiviteteve që janë me randësi strategjike për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Mal të Zi.

Ai përkujtoj se Mali i Zi ka realizua njërin nga qellimet kryesore të politikës së vetë të jashtme, antarësimin në Nato, që është edhe vertetim  i rëndësishëm për qevrinë por edhe shoqërinë në pergjithësi se reformat kanë dhënë rezultate.

 

Grupi prej 25 antarëve të këshillit të PSP ka ftua në respektimin e statutit

Grupi prej 25 antarëve të këshillit të PSP ka ftua në respektimin e statutit dhe unitetin e të gjithë atyre që i përkasin kësaj partije dhe ideve të saja duke vlerësua se lideri i deritashëm Srgjan Miliq  në mënyrë katastrofike  ka udhëhequr partinë dhe e ka sjedhë atë në prag të shuerjes.

Kumtesën pos tjerëve e kanë nënshkrua deputeti Aleksandar Damjanooviq, ish deputetët Danijella Dragoviq, Radosav Nishaviq, Danko Sharançiq si dhe kryetari i komunës së Beranës Dragosllav Shqekiq. Në kumtesë vlerësohet se konvokimi i mbledhjes së 26 të këshillit qnedror të PSP , që është si pasojë e mbledhjes së mëparshme, të ashtuquajtur elektronike, është tregues definitiv se kjo parti është sjedhë në nivelin më të ulët që nga themelimi i sajë.

 

PDS - Inicijativa e këshilltarit Lluka Rakçeviq jo serioze

Inicijativa e këshilltarit Lluka Rakçeviq që të konvokohet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit të kryeqytetit në të cilën do të debatohej për shfuqizimin e planit detaj urbanistik ,,Bllok 5,,  është joserioze dhe shprehje e politizimit klasik, vlerësojnë nga PDS.

Rakçeviq  po manipulon me opinjon dhe për fat të keq si këshilltar për të satën herë me radhë po demonstron mosdijen dhe joinformimin kur bëhet fjalë për temat profesionale, thuhet në reagimin e klubit të këshilltarëvetë PDS në Podgoricë.

 

Emërimi i Sanja Vllahoviq për ambasadore në Romë është në kundërshtim me ligjin

Emërimi i Sanja Vllahoviq për ambasadore në Romë është në kundërshtim me ligjin për punë të jashtme, sepse neni 44 i këtij ligji vendos barriera për enërime politike, u vlerësua nga Mali i Zi Demokratik. Deputeti i Demokratëve Momo Koprivica tha se paralajmërimi i shefit të diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq se Vllahoviq do të emërohet për ambasadore të Malit të Zi në Romë, paraqet vazhdimin e praktikës të shkeljes së ligjit në sherbimet diplomatike.

Sipas  fjalëve të tij paraqitet edhe pyetja nëse ministri për punë të jashtme në kabinetin e Markoviqit se a ka lexuar ligjin për punë të jashtme.

 

RRITJA EKONOMIKE NË ÇEREKUN E PARË 3.2 PËR QIND

Shkalla reale e rritjes së prodhimit të përgjithshëm bruto në Mal të Zi në çerekun e parë të këtij viti ka qënë 3.2 për qind. Rritja më e madhe e prodhimit të përgjithshëm bruto është arritur në fushën e ndërtimtarisë 37.5 për qind. Ka kumtuar Monstati.

Gordana Radojeviq nga Monstati ka thënë se prodhimi i përgjithshëm bruto në çerekun e parë të këtij viti ka qënë 748 milion euro. Në raport me çerekun e parë të vitit të kaluar prodhimi i përgjithshëm bruto shënon rritje nominale  5.9 për qind, që në shifra absolute do të thotë se në çerekun e parë të këtij viti janë krijuar vlera shtesë për 42 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ka thënë Radojeviq.

 

Kurti: Kjo është mënyra e vetme që PAN ta formojë Qeverinë

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja”, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për situatën politike në Kosovë, në veçanti për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim, duke e nxjerr Vetëvendosjen të parën e PDK-në të tretën.“Zgjedhjet dëshmuan se populli i Kosovës ka votuar masivisht ndryshimin. Subjekti që është rritur më së shumti në këto zgjedhje është Lëvizja VETËVENDOSJE! (LV), e cila ka dyfishuar numrin e votave të saj, po ashtu edhe atë të deputetëve, duke kaluar kështu prej subjektit të tretë që ishte më përpara, në subjektin e parë, më të madh në Kuvendin e Kosovës. LV u rrit pa pasur nevojë për koalicione, madje pikërisht pse nuk hyri në koalicione parazgjedhore. Konsistenca jonë në qëndrimet tona, mosndryshimi ynë përkundër gjithë presioneve që na janë bërë, por edhe koherenca politike e programit tonë qeverisës të shprehur në 40 masa konkrete gjatë kësaj fushate, janë shpërblyer me besimin në rritje tek një numër i madh votuesish. Nga ana tjetër, partitë e vjetra janë ndëshkuar, e më së shumti është ndëshkuar PDK, e cila prej subjektit të parë që ishte dikur, tashmë është bërë subjekt i tretë”, ka thënë Kurti.

 

QUINT-i kërkon Qeveri me shumicë stabile në Parlament

Ambasadat e shteteve të QUINT-it në Prishtinë kanë bërë thirrje që Kosova ta formojë një Qeveri me shumicë stabile në Parlament. Sipas tyre, kjo Qeveri duhet t’i adresojë sa më parë problemet themelore për vendin, si: zhvillimi ekonomik, korrupsioni, sundimi i ligjit, integrimi evropian e stabiliteti rajonal. Vonesat në formimin e Qeverisë, sipas tyre, nuk janë në interes të Kosovës. Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj. Madje Kosova duhet t’i adresojë sa më parë problemet akute në mënyrë që ta avancojë zhvillimin ekonomik, politik, integrimin e saj euroatlantik e çka është më e rëndësishmja stabilitetin rajonal, shkruan "Zeri".  Kjo është kërkesa që ambasadat e QUINT-it e kanë për autoritetet kosovare dhe liderët e partive politike. Sipas tyre Kosova ka nevojë për një qeveri me legjitimitet demokratik e që do të merrej urgjentisht me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Madje, Ambasada Gjermane në Kosovë specifikisht është ndalur në nevojën që Kosova ta formojë një qeveri, e cila do ta ketë një shumicë stabile në Parlament. E tërheqja e investimeve të huaja dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, e cila do të formohet pas certifikimit të rezultateve.

 

Veseli: Institucionet formohen në korrik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ishin fer dhe demokratike. Sipas kreut të PDK-së, rezultatet paraprake kanë nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ky vendim i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë. Ish-kreu i Kuvendit shprehet i bindur se në pjesën e parë të korrikut do të formohen institucionet e reja për katër vitet të ardhshme, me kryeministër Ramush Haradinaj. Ai shprehet se nuk është në interes të askujt në Kosovë që të ketë një bllokadë, sikur ajo e vitit 2014, e cila ishte e bazuar në ndjenja të mllefit dhe të revanshizmit. Sipas rezultateve preliminare, për të formuar qeverinë e re, PAN-i duhet të bëjë koalicion edhe me ndonjërin nga subjektet e tjera, ose me parti të caktuara, si AKR-në, por dhe mund “të peshkojë” disa deputetë. Por, Veseli mohon se partia që e drejton ka biseduar me individë të caktuar, në mënyrë që të sigurojnë votat për formimin e qeverisë. “Princip e kemi të bëjmë biseda me parti politike, jo me individë të veçantë, në mënyrë që të krijohet stabilitet politik, stabilitet institucional; në mënyrë që t’i hapet perspektiva ekonomike vendit”.

 

“Luftëtarët e huaj” kërcënim për sigurinë në Kosovë

Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak, mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë, madje edhe nëse tashmë janë nëpër burgje. Një konstatim të tillë e ka dhënë Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, me të cilin pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Siguria në Kosovë mbetet e brishtë dhe mjaftë e paqëndrueshme”, ka vlerësuar komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një fjalimi në Bruksel, ai ka thënë se ka shumë rrethana që mund të prodhojnë dhunë. Në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar komandanti i KFOR-it.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë ne largim të Kosovës, Valdet Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se Komandanti i KFOR-it, me të drejtë i ka ngritur këto shqetësime. Në fillim institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sfidën e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri e Irak, një dukuri kjo e cila sipas Hoxhës është stopuar pas disa veprime të ndërmarra. Kurse tash, sfidë mbetet deradikalizimi dhe ri-integrimi i këtyre personave, që njihen edhe me termin “luftëtarët e huaj”, ndonëse ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë për veprimet e tyre. Ndërkohë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë thotë se institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë angazhuar në aspektet e parandalimit dhe luftimin e radikalizmit, kurse u mungon përvoja në programet tjera të de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit. Në bazë të shifrave aktuale, nënvizon Ramadani, për përfshirje apo bashkëveprim në aktivitete terroriste, janë dënuar 50 qytetarë të Kosovës, kurse ndaj 34 personave po zhvillohen procedura gjyqësore. Ndërkaq, nën hetime, janë 131 persona.

 

Eksploziv LSI-së, Koka akuzon PS-në

Për shpërthimin në një zyrë elektorale të LSI-së në Durrës, Lefter Koka deklaron se është vepër e atyre që ai i quan “zagarë të rilindjes”.

Kryetari i LSI-së së Durrësit thotë se shpërthimi ka qenë i madh dhe ka ndodhur pas mitingut përmbyllës elektoral të kësaj partie në këtë qytet. “Kjo vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të PS-së që i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të vazhdojnë veprimtarinë e vendosjes së tritolit. Thirrje socialistëve të ndershëm, që situata të tilla që i kemi kaluar në vitet ’96-‘97, nuk kanë lidhje me ta, por me një grup të vogël, që e kanë pagëzuar Rilindja. Në Durrës të mos luajnë se nuk do të ketë forcë që të na pengojnë. Një kundërshtar kemi, Lulin dhe Rilindjen. Do të përballen me forcën e të rinjve dhe të rejave. Le ta përjetojnë me qetësi ndryshimin e pushteteve”, tha Koka. Pa dhënë më shumë detaje, policia konfirmon se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Maqedoni: Administrata publike nën ethet e ndryshimeve

Njohësit e çështjeve politike thonë se Qeveria e re e Maqedonisë ndodhet përpara një sfide të madhe, asaj të de-politizimit të administratës publike.

De-politizimi i administratës është një nga shtyllat kryesore që janë apostrofuar si kërkesa nga Brukseli në rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Borce Davitkoski, ligjërues në Fakultetin Juridik në Shkup, tha për Radion Evropa e Lirë se me çdo ndryshim të pushtetit, rreth 5 mijë funksionarë të cilët janë në pozita strukturore, siç janë drejtuesit e klinikave, drejtuesit e institucioneve kulturore, ata të ndërmarrjeve publike deri tek drejtorët e shkollave, caktohen në bazë të përkatësive partiake. Davitkoski, thotë se duhet t’i jepet fund praktikës që me ndërrimin e pushtetit të ndërrohen të gjithë, nga kryeministri deri tek punonjësit e higjienës. “Ata që punojnë si këshilltarë në dikastere të ndryshme ministrore, ose drejtues sektorësh, gjithsesi që duhet të mbeten në vendin e njëjtë, sepse për edukimin e tyre është shpenzuar kohë por edhe janë derdhur mjete. Nëse vendosen persona të tjerë do tu duhet kohë për të mësuar rrjedhën e punës e cila kohë është shumë e rëndësishme për Maqedoninë në këtë moment që duhet të realizoj reformat për të përshpejtuar procesin e integrimeve në strukturat euroatlantike”, thotë Davitovski. Kjo Qeveri, sipas tij, gjendet para sfidës së madhe që të ndërpres praktikën nga e kaluara dhe ta çliroj administratën nga influenca politike.

 

Përafrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është prioritet

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se përafrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian është njëri nga dy prioritete e punës së saj në të ardhmen. Kjo është me rëndësi për interesat strategjike për BE-së dhe finalzimi i idesë për një kontinent të bashkuar, shkruan  european esternbalkans.com, transmeton Klan Kosova. Ajo ka shtuar se pranë punës së saj për sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së, prioritet i dytë është që në dy vitet e ardhshme që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpien më afër BE-së dhe ta sigurojnë më pas ta arrijnë këtë proces të pakthyeshëm. Mogherini ka shtuar se ajo nuk e thotë ketë sepse ka parë se në Ballkan ka zona të ngatërresës, por që kjo pjesë e Evropës ka shumë potenciale.

 

BE: Liderët u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm, deri më 31 janar të vitit 2018.Të 28 shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dyditësh në Bruksel, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës, që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Minskut. Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, në Minsk, në vitin 2015, në përpjekje për ndaljen e luftimeve. Sanksionet, në shënjestër të të cilave janë kryesisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës. Pakoja e sanksioneve pastaj është ripërtrië për çdo 6 muaj.

 

SHBA: Kryesuesi Ryan dëshiron lëvizje më të shpejtë për sanksionet ruse

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, ka thënë se dëshiron lëvizje më të shpejtë për legjislacionin e Senatit, me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit, derisa komitetet e Kongresit punuan për zgjidhjen e çështjes proceduarale që e kishte bllokuar këtë dokument. “Ne vetëm dëshirojmë që të lëvizim”, u tha gazetarëve Ryan duke shtuar se “i mbështet sanksionet”. Mëtutje ai theksoi se kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Ed Royce, “ka indikuar se dëshiron të lëvizet shpejtë dhe ne dëshirojmë ta respektojmë këtë”. Ky legjislacion në Senat ka kaluar bindshëm: 98 vota për dhe vetëm dy kundër, por hasi në pengesë në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, kur ligjvënësit gjetën se me këtë dokument shkelet parimi në Kushtetutën amerikane se çfarëdo legjislacioni, me të cilin rriten të ardhurat e Qeverisë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë. Ndihmësit në Kongres thanë se sanksionet ose gjobitjet kundër vendeve të tjera, sikur ato në këtë legjislacion, mund të interpretohen se kanë ndikim në të ardhurat e Qeverisë amerikane. Ryan tha se çështja procedurale duhet të zgjidhet para se Dhoma të ndërmarrë aksion për këtë legjislacion. Republikani Kevin Brady, kryesues i Komitetit për mënyrat dhe mjejet e Dhomës Përfaqësuese, u tha gazetarëve se Senatit i ka dërguar sugjerim për ndryshim në legjislacion, i cili do ta zgjidhë problemin procedural. Sipas tij, ndryshimi do t’i lejoj Senatit fillimin “e një procesi shumë të thjeshtë për ta tërhequr prapa legjislacionin, ta ndryshojë atë dhe pastaj ta dërgojë për procedurë të mëtejshme”. Derisa liderët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit thanë se ndryshimet në fjalë prapseprapë nuk duket se e ndryshojnë në mënyrë substanciale legjislacionin dhe se ekipet e tyre po e rishqyrtojnë atë për të vendosur se si të lëvizet përpara.

 

Katari ka dhjetë ditë për miratimin e kërkesave të vendeve arabe

Shuarja e televizionit Al-Jazeera, ulja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe mbyllja e bazës ushtarake turke janë disa nga 13 kërkesat, të cilat shtetet arabe i kanë dërguar Katarit për miratim. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë dërguar Katarit listën me kërkesa, të cilat duhet përmbushur në afat prej dhjetë ditësh nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet diplomatike dhe ekonomike, të cilat janë vendosur para dy javësh, transmeton KosovaPress.Katari ka hedhur poshtë akuzat e vendeve arabe se po e financon terrorizmin dhe po destabilizon rajonin. Kërkesat shtetit të Katarit ia ka dërguar Kuvajti, i cili është ndërmjetës në zgjidhjen e krizës.Autoritetet e Katarit nuk kanë komentuar kushtet e vendosura nga vendet arabe, por më herët shefi i diplomacisë së këtij vendi Muhamed bin Abdulrahman al Tani kishte deklaruar se nuk do të ketë negociata derisa të mos hiqen të gjitha masat ndëshkuese.Në mesin e kërkesave janë disa kushte, për të cilat Katari ka bërë me dije se nuk do t’i përmbushë, siç është shuarja e Al-Jazeera etj.

 

Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët. Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat. Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa katër prej të vrarëve ishin policë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zyrtarët provincialë e kanë fajësuar Indinë për shpërthim, duke mos dhënë ndonjë provë.

 

May: Shtetasit e vendeve të BE-së nuk do të dëbohen menjëherë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka premtuar mbrëmë se shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian nuk do të dëbohen menjëherë nga Britania, kur ajo të largohet nga Bashkimi Evropian, në procesin e njohur si Brexit. Kjo deklaratë e saj është pritur me kënaqësi nga liderët e BE-së. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e zonjës May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë. Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit, kanë thënë zyrtarët.

 

Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus. Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjesën jugore të Rakës, në fund të muajit maj”. Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”. Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë.

 

Në numrin e ri të të përjavshmës Koha javire mund të lexoni

Në numrin e ri të të përjavshmës Koha javire, përveç mbi ngjarjet më të rëndesishme të javës që po e lëmë pas, mund të lexoni:në rubriken Oponine dhe veshtrime artikullin e Frank Shkrelit “Shumë vite-shumë tregime e histori”, Gjek Gjonajt “Të ndryshojmë imazhin e mjedisit”, Xhoana Perkajt “Paralelet me të kaluaren”, Ismet Kallabës “Kur policia tregon dhëmbët”. Në kulturë Tonin Çobani sjellë shkrimin “Një roman i shkruar ndryshe”, Anton Gojçaj “për çështje lokale, me standarde profesionalë”, Moikom Zeqo “Për një përkthyes të madh, për të cilin media hesht” , Dom Nikë Ugzimi “ bashkimi politik i fiseve shqiptare”; në Mozaik Astrit Lulushi “Ego”. Në këtë numër të Kohës, mund të lexoni edhe in memoriam kushtuar Musa Krajes nga profesor Hajrullah Koliqi, si dhe artikuj të tjerë.

 

NESËR KRYESISHT KTHJELLËT DHE NXEHTË DERI NË 37 GRADË

Sot mban mot kryesisht i kthjellët, në veri vende vende me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe i thatë. Temperaturat në orën 13: Podgoricë 33, Plevle 31, Cetinë 30, Tivar, Ulqin e Nikshiq 29, Herceg Novi 27 dhe në Zhablak 25 gradë. Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë, pas dite në viset kontinentale me zhvillim të vranësirave mesatare deri krejt i vranët dhe vende vende janë të mundshme të reshura të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 21 kurse më larta e ditës prej 27 deri në 37 gradë.

 

 

Grupi prej 25 antarëve të këshillit të PSP ka ftua në respektimin e statutit dhe unitetin e të gjithë atyre që i përkasin kësaj partije dhe ideve të saja duke vlerësua se lideri i deritashëm Srgjan Miliq  në mënyrë katastrofike  ka udhëhequr partinë dhe e ka sjedhë atë në prag të shuerjes.Kumtesën pos tjerëve e kanë nënshkrua deputeti Aleksandar Damjanooviq, ish deputetët Danijella Dragoviq,Radosav Nishaviq, Danko Sharançiq si dhe kryetari i komunës së Beranës Dragosllav Shqekiq. Në kumtesë vlerësohet se konvokimi i mbledhjes së 26 të këshillit qnedror të PSP , që është si pasojë e mbledhjes së mëparshme, të ashtuquajtur elektronike, është tregues definitiv se kjo parti është sjedhë në nivelin më të ulët që nga themelimi i sajë.

 

 

 

Inicijativa e këshilltarit Lluka Rakçeviq që të konvokohet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit të kryeqytetit në të cilën do të debatohej për shfuqizimin e planit detaj urbanistik ,,Bllok 5,,  është joserioze dhe shprehje e politizimit klasik, vlerësojnë nga PDS. Rakçeviq  po manipulon me opinjon dhe për fat të keq si këshilltar për të satën herë me radhë po demonstron mosdijen dhe joinformimin kur bëhet fjalë për temat profesionale, thuhet në reagimin e klubit të këshilltarëvetë PDS në Podgoricë.

 

 

 

 

Integrimet evropiane dhe evroatlantike të vendeve anëtare të Evropës Juglindore janë garancia më e mirë e stabilitetit të këtij rajoni deklaroi sot ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, duke folur në panelin ,,Sfidat e sigurisë në Evropën juglindore,,  që fidhoi sot në Dubrovnik. Ai tha se na         imponohet pyetja nëse në hapësirat e ish Jugosllavisë do të ndolleshin shkatërrimet e mëdha luftarake dhe shkatërrimi ekonomik sikur ky vend do të ishte pjesë e Alenacs në të cilën tash një kohë janë Sllovenia dhe Kroacia kurëse prej 5 qerëshorit edhe Mali i Zi. Sfidat e sigurisë në Evriopën Juglindore janë identike me ato me të cilat po ballafaqohet edhe bashkësia e gjerë nderkombëtare e ato janë terorizmi dhe migrimi, par së gjithash , deklaroi Boshkoviq.

 

 

 

 

Bashkëpuni ndsërkombëtar policor kualitativ, gjithëpërfshirës dhe i vazhdueshëm, është parakusht për luftën efikase kundër kriminalitetit të organizuar u vlerësua në hapjen e mbledhjes së 11  vjetore me atashet policor dhe oficerët për lidhje. Ministri për punë të brendshme Mevludin Nuhoxhiq tha se bashkëpunimi i deritashëm dhe mardhënjet e partneritetit në masë të rëndësishme kontribojnë në realizimin efikas të aktiviteteve që janë me randësi strategjike për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Mal të Zi. Ai përkujtoj se Mali i Zi ka realizua njërin nga qellimet kryesore të politikës së vetë të jashtme, antarësimin në Nato, që është edhe vertetim  i rëndësishëm për qevrinë por edhe shoqërinë në pergjithësi se reformat kanë dhënë rezultate.

 

 

 

 

Emërimi i Sanja Vllahoviq për ambasadore në Romë është në kundërshtim me ligjin për punë të jashtme, sepse neni 44 i këtij ligji vendos barriera për enërime politike, u vlerësua nga Mali i Zi Demokratik. Deputeti i Demokratëve Momo Koprivica tha se paralajmërimi i shefit të diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq se Vllahoviq do të emërohet për ambasadore të Malit të Zi në Romë, paraqet vazhdimin e praktikës të shkeljes së ligjit në sherbimet diplomatike. Sipas  fjalëve të tij paraqitet edhe pyetja nëse ministri për punë të jashtme në kabinetin e Markoviqit se a ka lexuar ligjin për punë të jashtme.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се