Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 03. 2017. 17:24 >> 17:31

Lajmet 23.03.2017

23.03.2017

Mocnik: Dinamika e nënshkrimit të protokollit rrjedhë shumë shpejt

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO do të përfundojë me kohë , ka deklaruar në intervistën për Radion tonë ambasadori i Sllovenisë në Podgoricë Mitja Moçnik.

Ai ka theksuar se dinamika e nënshkrimit të protokollit rrjedhë shumë shpejt bile edhe më shpejtë se sa dinamika e Sllovenisë.

 

Anëtarësimi do të kontribuoj në uljen e tensioneve politike

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO  do të kontribuojë në uljen e tensioneve politike në shtet dhe deri te ky qëllim ka mbetur shumë pak kohë, është vlerësuar në konferencën, “NATO –vlerë shtesë “. Ministri i mbrojtjes ,Predrag Boshkoviq , ka theksuar se përmes integrimeve euroatlantike Mali i Zi ka fituar shtytje në integrimet evropiane dhe kalon një rrugë drejtë reformave juridike dhe të sigurisë. Ai ka vlerësuar se çështja e zgjerimit të NATO me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të përfundojë me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se Mali i Zi edhe pas anëtarësimit në NATO do të vazhdojë reformat në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Ambasadori i Hungarisë në Podgoricë, Kristian Posha, ka theksuar se Mali i Zi është shteti i vetëm në rajon i cili zhvillon marrëdhëniet më të mira me fqinjët dhe i cili më së teprimi ka përparuar në rrugën drejtë UE.

 

Akuzë kundër anëtarëve të NATO- të cilat e kanë bombarduar Jugosllavinë

Unioni për neutralitet do të iniciojë akuzën kundër të gjitha anëtareve të NATO-s të cilat në vitin 1999 e kanë bombarduar Jugosllavinë, për shkak të veprimtarisë së vazhdueshme të uraniumit dhe të përbërësve tjerë të cilët , siç kanë kumtuar ,kanë shkaktuar rritjen e numrit të sëmurëve në Mal të Zi. Ekipi i juristëve të Unionit, siç kanë theksuar , do të vendos se të cilit institucion do t’ia postojnë akuzën. Kryetari i Unionit,Gojko Raiçeviq ka theksuar se Unioni prej nesër me aktivitete të ndryshme do të shënojë fillimin dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

 

Të forcohet bashkëpunimi me Kosovën

Mali i Zi dhe Kosova synojnë integrimet euro atlantike ,gjë që është rrugë e mirë drejtë forcimit të bashkëpunimit reciprok , është kumtuar pas takimit të ministrit për të drejtat njerëzore dhe të drejtat e pakicave ,Mehmet Zenka me delegacionin e Kosovës. Zenka , gjatë takimit me ndihmës ministrin kosovarë për administratën e vetëqeverisjes lokale Bajram Gecaj dhe ambasadorin e Kosovës në Podgoricë ,Skender Durmishi ,është shprehur i kënaqur me përparimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Siç është kumtuar nga Ministria për të drejtat njerëzore dhe të pakicave, ministri Zenka e ka njoftuar delegacionin e Kosovës me procesin e realizimit të aktiviteteve të parapara për kapitujt negociues 19 dhe 23. Gecaj, siç theksohet në kumtesë, e ka njoftuar mikpritësin me përparimin e punimeve në infrastrukturën rrugore në pjesën e Kosovës të rrugës magjistrale Deçan-Plavë.

 

Ishte përgatitur atentat kundër Katniqit

Agjencia për sigurinë nacionale dhe Drejtoria e policisë kanë marr para 10 ditësh informata operative se është duke u përgatitur atentat mbi prokurorin kryesor special Milivoje Katniq, njofton gazeta Dnevne Novine. Informatat konkrete të cilat përmbajnë edhe emrin e personit nga Serbia i cili duhej të angazhohej në kryerjen e veprës , organet e sigurisë malazeze e kanë fituar nga shërbimet partnere dhe për këtë arsye gjatë ditëve të fundit policia është në shenjë të gatishmërisë. Sipas kësaj gazete, Katniqi është njoftuar me këtë , janë shtuar masat e sigurisë dhe gjoja i është ofruar një aubtolind për shfrytëzim.

 

Të gjitha tubimet  përveç atyre të lejuara do të pengohen

Të gjitha tubimet e qytetarëve përveç atyre të cilat i kanë lejuar organet kompetente , në pajtim me ligjin dhe autorizimet e policisë do të pengohen dhe procesuohen , ka deklaruar ministri i punëve të brendshme ,Mevludin Nuhoxhiq . Sipas fjalëve të tij e drejta e tubimeve të qeta , mendimi i lirë shprehja e pakënaqësisë ose e mospajtimit është e drejt e patjetërsueshme e njeriut të lirë.

Ai ka shtuar se në këtë mënyrë rrezikohet siguria e pronës dhe e personave dhe krijohen tollovit në komunikacion ,gjë që shkakton fatkeqësi të shumta të komunikacionit. Sipas fjalëve të tij , jemi dëshmitarë se protestat aktuale nuk shprehin pakënaqësi sociale për shkak të zvogëlimit të kompensimeve nënave me tre ose më tepër fëmijë.

 

Të ndalohet kursi destruktiv i Qeverisë

Lideri i PSP ,Srgjan Miliq ka deklaruar se është tejet e rëndësishme që urgjentisht të ndërpritet kursi destruktiv  i Qeverisë jolegjitime të Malit të Zi. Ai gjatë bisedimeve me  shefen e repartit politiko-ekonomik në ambasadën e SHBA në Mal të Zi Lesli Freriksen ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi nuk ka për qëllim të heq dorë nga praktika e deritashme e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara më të cilat qytetarët ballafaqohen çdo ditë.

 

Nikoliq anulon kontratën me Qendrën klinike

Drejtorja e Qendrës klinike ,Zorica Kovaçeviq ka theksuar në konferencën për gazetarët  se problemi më i madh është se kjo Qendër është e tejngarkuar me pacient nga spitalet e përgjithshme .

Ajo ka paralajmëruar se në fillim të prillit do të organizojë takim me drejtorët e Qendrës klinike dhe do të bëjë sistematizimin e tyre. Ajo ka vërtetuar se edhe ish shefi i Qendrës për kardiologji Aleksandar Nikoliq para dy ditësh e ka anuluar kontratën. Aleksandar Nikoliq më parë ishte shef i klinikës kardiovaskulare, por pas ardhjes së drejtores Kovaçeviq është shkarkuar duke emëruar në vend të tij kardiologun Nebojsha Bullatoviq.

 

Shqyrtohet mundësia e rritjes së rrogës minimale

Ministria e financave shqyrton mundësinë e rritjes të rrogës minimale gjatë këtij viti në ç’ gjë insistojnë sindikatat reprezentues , mirëpo kjo sipas fjalëve të drejtorit të Drejtorisë për buxhet Nikolla Vukiqeviq  bart me vete rrezikun e hyrjes në zonën e krizës dhe zvogëlimin e numrit të punësuarve. Ai në mbledhjen e Këshillit për ekonomi i ka arsyetuar ndryshimet e ligjit për të ardhurat në sektorin publikë të cilat mes të tjerash nënkuptojnë zvogëlimin e rrogave 1 për qind për ata koeficienti i të cilëve është më i madhe se 4.1 në vend të ngritjes së stazhit të punës gjatë dy viteve të ardhshme.

 

Thaçi: Do t’i themelojmë Forcat e Armatosura dhe do ta ruajmë partneritetin ndërkombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.  Ai shprehu besimin e plotë se Qeveria e Kosovës do ta procedojë Projektligjin për FSK-në,  pasi sipas tij nuk ka kurrfarë vërejtje procedurale apo përmbajtjesore. Presidenti i vendit duke folur për takimin me ambasadorin amerikan tha se si president i vendit ka takime të rregullta me ambasadorët e vendeve të QUIN-tit.

Sipas tij, tani është më e lehtë pasi Ministria e Integrimit, ajo e Financave si dhe e Forcës së Sigurisë ka dërguar opinionet e tyre pozitive, raporton Telegrafi.“Unë kam besim të plotë se qeveria do ta procedoj projektligjin prandaj nuk shoh telshae në këtë proces, as procedural por as përmbajtjesor”, tha ai.Thaçi tha se janë në favor të ndryshimeve kushtetuese,  do ta vazhdojnë debatin me serbët, me shoqërinë civile dhe me tërë spektrin politik dhe shoqëror, por të njëjtën kohë do të vazhdojnë të punojmë paralelisht edhe në procesin për Projektligjin për FSK-në.

 

EULEX-i e Kosova bashkë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, priti sot shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku bashkërisht diskutuan mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Kryesuesi Gjetaj njoftoi Shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, për punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithnjë me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur. Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, edhe gjatë këtij takimi siguroi kryesuesin Gjetaj, që EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë gjithë përvojën, dijen, pajisjet dhe ekspertizën profesionale për institucionet e Kosovës, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

 

Lavrov: Shpresoj që shtetet e Perëndimit e kuptojnë rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Ministri i jashtëm i federatës ruse, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Moska shpreson që shtetet e perëndimit ta kuptojnë rrezikun e tentimit të destabilizimit të situatës në Maqedoni. Sipas tij, është e çuditshme se rajoni i Ballkanit është duke u perceptuar si rajon i aktiviteteve provokuese ruse dhe se çfarëdo marrëdhënie normale ndërmjet Rusisë dhe Ballkanit, sipas tij, ngritë shqetësime në perëndim. Sipas Sputniknews, Lavrov ka deklaruar se ”sitauta e tanishme në Maqedoni është paksa më e ndërlikuar. Madje do ta quaja krizë, në shumë aspekte të provokuara në mënyrë artificiale, që çon në situatën kur tentimet bëhen për ta ndarë shoqërinë”, duke shtuar se shpreson që ”perëndimi ta kuptojë rrezikun e tentimeve të tilla”.

 

Dy të plagosur nga shpërthimi në një bazë ushtarake në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se dy persona janë plagosur lehtë nga shpërthimi në një bazë ushtarake, në perëndim të vendit.

Në deklaratën e lëshuar sot, ministria tha se shpërthimi i një dite më parë ka plagosur një rreshter të ushtrisë dhe një civil nga agjencia e trafikut ajror.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë pastrimit të bazës në Porto Romano, rreth 40 kilometra në perëndim të Tiranës. Ministria nuk dha detaje për shkaqet e shpërthimit.

 

Evakuim masiv pas zjarrit në një depo municioni në Ukrainë

Një depo municioni pranë qytetit Karkiv të Ukrainës është përfshirë nga flakët. Disa shpërthime janë dëgjuar po ashtu, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen. Kryeministri Volodymyr Hroysman tha se shpërthimi ka ndodhur në depon e bazës ushtarake në Balaklia, pranë Karkivit, dhe rreth 100 kilometra larg vijës së frontit në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë. Kryeprokurori ushtarak, Anatoliy Matios, shkroi në Facebook se hetuesit në vendin e ngjarjes besojnë se zjarri dhe shpërthimet e mëvonshme janë “rezultat i sabotimit”.Zyrtarët nuk thanë menjëherë nëse ka viktima nga incidenti. Ata thanë se rreth 20,000 banorë të zonës janë duke u evakuuar. Depoja, e cila posedon mijëra tonelata municion, përfshirë artileri dhe raketa, përdoret për të furnizuar forcat e Ukrainës.

 

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Parlamentin e Londrës. Mediat britaneze raportojnë se sulmuesi i cili la të vrarë katër persona, ishte një ‘ushtar’ i Shtetit Islamik, transmeton lajmi.net.

Sulmi i djeshëm terrorizoi gjithë Britaninë e Madhe. Kryeministrja britanike, Theresa May tha se vendi i saj nuk i nënshtrohet sulmeve terroriste.

 

Vriten 43 civilë në Mosul

Gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në Mosul, të paktën 43 civilë janë vrarë. Lajmi është konfirmuar  nga pjesëtarë të forcave ushtarake. Ahmet el-Hazraci, pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, thotë për AA se në 24 orët e fundit, në kuadër të operacioneve anti-DEASH, në sulmet ajrore të organizuara, të paktën 43 civilë kanë humbur jetën dhe ka shtuar se pjesë e tyre janë edhe fëmijë dhe gra.

 

Edhe nesër mot i kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta dhe intervale të gjata me diell. Frynë erë e dobët  deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 25, Beranë 23, Plevle, Kollashin e B,. Pole 22, Nikshiq e Shavnik 21, Budvë, Cetinë e Rozhajë 20, H. Novi 19, Tivar, Ulqin e Plavë 18, Plluzhinë 17 dhe në Zhablak 15 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се