Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 03. 2017. 16:30 >> 16:37

Lajmet 02.03.2017

02.03.2017

“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat”, kanë porositur nënat nga protesta

Nënat e pa kënaqura e kanë filluar protestën para ndërtesës së parlamentit, gjatë të cilës siç kanë paralajmëruar , do të kërkojnë që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e kompensimeve të cilat i kanë fituar në bazë të lindjes të tre ose më tepër fëmijëve.

Nënat kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe i kanë ftuar të gjitha nënat, shfrytëzuese të kompensimeve që tu bashkohen me datën 7 mars në protestë. Raportuesi i Portalit të RTMZ ,njofton se karshi parlamentit është vendosur skena dhe se sot rreth orës 12 në këtë pjesë të qytetit komunikacioni ishte i bllokuar.

Sipas vlerësimit të gazetarit në tubim marrin pjesë rreth 2 mijë nëna dhe qytetarë. Përfaqësuesja e nënave , Zhelka Savkoviq, ka theksuar se nënat nuk do të heqin dorë nga kërkesat e veta.

Nuk do të lejojmë të na merret ajo që e kemi merituar, ka rekomanduar Savkoviq.

F.Mogherini;  Dialogu konstruktiv, vendimtar  për të ardhmen e Malit të Zi

Rruga drejtë anëtarësimin në UE nuk është e lehtë, por dialogu konstruktiv politikë është vendimtarë për të ardhmen e Malit të Zi , për demokracinë e tij dhe prosperitetin e qytetarëve, ka theksuar përfaqësuesja e lartë e UE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

 Ajo këtë e ka theksuar në përgjigjen në letrën e deputetit të FD Nebojsha Medojeviq, në të cilën kjo aleancë politike ka protestuar për shkak të vendimit të Mogerinit, që gjatë vizitës së sajë në Mal të Zi, të mos takohet me përfaqësuesit e opozitës.

Ajo ka përkujtuar se gjatë fjalimit në parlament ka theksuar se përkrahja Integrimeve Evropiane, i tejkalon qëndrimet partiake dhe se rruga drejtë anëtarësimit në UE duhet të shërbej si motivim i fortë që të tejkalohen të gjitha mospajtimet politike gjë që është e natyrshme në demokraci.

Ajo ka theksuar se i vjen keq për faktin se deputetet e FD nuk ishin prezent në Kuvend dhe se nuk është shfrytëzuar rasti për një shkëmbim konstruktiv të mendimeve. Ajo ka vërtetuar se është e kënaqur që ndan qëllim të njëjtë- lufta për demokraci, për sundim të ligjit dhe respektimi i të drejtave njerëzore.

Këto janë vlera kyçe të UE dhe unë e përshëndes qëndrimin tuaj ndaj idealeve të njëjta.

 Mogerini ka theksuar se shpreson se dialogu do të vazhdojë në periudhën që vjen.

I.Brajoviq; Së pari kthimi në Parlament, pastaj bisedimet

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen në vitin 2020 kurse kusht për çfarëdo bisedimesh me opozitën është kthimi i tyre në Parlament, ka theksuar kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq.

 Ai sot ka biseduar me kryetarin e Parlamentit të krahinës Hesen, të Gjermanisë, Norbet Kartman. Në pyetjen se çka mendon për kërkesat e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve dhe për qeverinë teknike, ai ka përfituar me këtë rast qeverinë e besimit zgjedhor në vitin e kaluar.

Brajoviq, ka përkujtuar se edhe të gjitha proces verbalet nga vendvotimet në zgjedhjet e kaluara kanë qenë të nënshkruara. Brajoviq duke folur për takimin me Kartman, ka shtuar se për Malin e Zi, është me rëndësi të madhe të ketë kontakte me partnerët evropianë dhe se ata kanë pasqyrë objektive për ngjarjet në Mal të Zi.

 Kartman ka theksuar se në demokraci është e zakonshme që në mungesë të parlamentit asgjë nuk mund të funksionojë.

Ai ka shtuar se parlamenti i krahinës Hesen është për zgjerimin e UE duke shprehur besimin se Mali i Zi së shpejti do të jetë anëtarë i tij.

N.Kartman; Mundësi të shumta për investime nga Gjermania

Kryetari i parlamentit të krahinës Hesen, Norbert Kartman, ka theksuar se ekzistojnë mundësi të shumta për pjesëmarrjen e afaristëve gjermanë në projektet në Mal të Zi dhe ka sugjeruar promovim më intensiv të potencialeve malazeze në  Biznes  për bashkësinë gjermane.

 Kartman , i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi është takuar sot me kryeministrin Dushko Markoviq. Ata janë pajtuar që mërgimtarët nga Mali i Zi , që në Krahinën Hesen, janë rreth 7 mijë sish , mund të jenë urë për vendosjen e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta investuese në Mal të Zi.

 Kartman i ka dorëzuar kryeministrit Markoviq ftesën e kryeministrit të krahinës Hesen, për vizitë zyrtare gjatë të cilës do të konkretizohej bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive në periudhën e ardhshme, gjë që u pranua me kënaqësi.

R.Krivokapiq; Protestat nuk janë mjeti për zgjidhjen e problemeve

Protestat nuk janë mjet me të cilin Partia Socialdemokratike, do ti zgjidhte problemet ka theksuar kryetari, Ranko Krivokapiq, duke  shtuar se PSD do të përmbahet derisa formalisht të mos mbyllet procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Markoviq, se kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve është e pa pranueshme , Krivokapiq ka theksuar se është rregull, kur ekziston kriza, mosfunksionimi i institucioneve, protestat , masat e rënda ekonomike, që mandati tu kthehet qytetarëve,  ka theksuar ai gjatë orës qytetare në Info Qendrën e CDT-së.

 PDS nuk e gëzon përkrahjen e shumicës së këtij populli dhe ata mund të vazhdojnë vështirësimin e situatës por pasojat do të jenë gjithnjë e më të rënda, ka theksuar Krivokapiq.

 Ai ka shtuar se kundërshtarëve të NATO-s, u duhet jostabiliteti në Mal të Zi dhe se anëtarësimi në aleancë është kërcënim për strukturat e kriminalizuara në pushtet.

Prokurorët rusë, shqyrtojnë  kërkesën e Malit të Zi, lidhur me grushtetin në tentativë vitin e  kaluar 

Prokurorët rusë thanë se janë duke shqyrtuar një kërkesë nga Mali i Zi për t’i ndihmuar këtij vendi që të hetojë përpjekjen për grushtshtet gjatë zgjedhjeve, tetorin e kaluar, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Kremlini i ka cilësuar si absurde akuzat e prokurorit të shtetit në Mal të Zi se Moska ka qenë e përfshirë në komplotin për të vrarë kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, dhe për ta sjellë opozitën në pushtet.

Prokurori special i Malit të Zi, Millivoje Katniq, muajin e kaluar, tha se “institucionet shtetërore të Rusisë” kanë qenë të përfshira në komplotin e dyshuar për grushtshtet dhe kërkoi nga shteti rus që të bëjë hetime.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Federatën Ruse është duke shqyrtuar kërkesën e autoriteteve në Mal të Zi për dhënien e ndihmës juridike, në lidhje me hetimin e ngjarjeve të përmendura”, tha Reuters duke cituar agjencinë ruse TASS. 

PDS; Vlerësimet nga BE, mirënjohje për angazhimet e Qeverisë  

Vlerësimet politike të përfaqësues evropiane, Federika Mogerini, për progresin e Malit të Zi, në procesin e anëtarësimit në UE dhe kontributin për bashkëpunimin rajonal , janë vërtetim shtesë për kredibilitetin e qeverisë së Malit të Zi, është vlerësuar nga PDS. Vlerësimet tejet pozitive të cilat i ka paraqitur Mogerini për progresin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në UE dhe kontributin për bashkëpunimin rajonal janë vërtetim plotësues i politikës si në prioritetet e brendshme si dhe në kursim e definuar të politikës së jashtme si dhe të kredibilitetit  që e gëzon qeveria dhe administrata në tërësi e cila në përkushtim punon në kryerjen e detyrimeve në procesin negocues , thuhet në kumtesë.

 Nga PDS theksojnë se vlerësimet e Mogerinit për rezultatet të cilat i ka arritur Mali i Zi në planin e brendshëm dhe në planin e politikës së jashtme për këtë parti nuk janë befasi.

 Ata, po ashtu, në kumtesë  shtojnë se as deklaratat e udhëheqësve opozitarë nuk paraqesin ndonjë befasi të madhe.

Shtyhet vendimi për Haradinaj, deri më 6 prill 

Gjykata franceze në Colmar ka vendosur që të shtyjë për 6 prill vendimin në lidhje me rastin Ramush Haradinaj. Ky i fundit është paraqitur të enjten para gjykatës, por drejtësia franceze ka kërkuar edhe një muaj afat për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë.

Pas seancës gjyqësore, e cila ka zgjatur vetëm disa minuta, Haradinaj është paraqitur para medieve dhe një mase njerëzisht të tubuar aty, duke thënë se shtyrja e vendimit ishte e padrejtë.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shtyrja e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është padrejtësi në shumë rrafshe.

Sipas Thaçit, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.

”E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook.

K.Veseli; Lajm i papranueshëm për gjithë shqiptarët 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranueshëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare.

Ai në rrjetin facebook, siç njofton RTK,  ka shkruar se duhet t'u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve të vendit dhe të ndalën këto përpjekje të ulëta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi. 

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill 

Kreu i Qeverisë së Serbisë ka njoftuar se zgjedhjet presidenciale në këtë vend do të mbahen më 2 prill, të këtij viti.

Vuçiq do të jetë vetë kandidat për president nga Partia Përparimtare Serbe.

I pyetur nga mediat në Beograd se kë e sheh si kundërshtar në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Vuçiq tha se duhet pritur 2 prillin dhe pastaj të flitet për të tjerat.

Ivanov, refuzon t’i jap mandatin për kryeministër liderit të LSD , Zoran Zaev  

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme,  siç njofton REL, presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Derisa të jem President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandatin asnjë njeriu, e asnjë partie e cila angazhohet, apo në programin e saj ka platformë për  rrënimin e sovranitetit, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë, pasi thellë besoj se këto janë vlera themelore me të cilat askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti dhe as që mendoj të heq dorë nga këto vlera”, ka deklaruar Ivanov, duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mosdhënien e mandatit ashtu siç ndërkombëtarët nuk reaguam për platformën shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranën zyrtare.

Vendimi i Presidentit Ivanov është dënuar  edhe nga dy partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, duke e të cilësuar të dëmshëm për të ardhmen e vendit.

J.Hahn; Të gjithë duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve 

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Hahn, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni, transmeton Anadolu .

Në një njoftim të eurokomisinerit Hahn të publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian, theksohet se të gjithë duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit përfshirë edhe presidentin e vendit. 
“Ne kemi deklaruar vazhdimisht se të gjithë liderët e vendit, duke përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Në një demokraci, doemos duhet të pranohet shumica parlamentare, edhe në qoftë se kjo nuk i pëlqen dikujt. Nga këtu pres që të gjithë politikanët dhe institucionet, në interes të qytetarëve, që të lejojnë të rrjedhin proceset demokratike”, thekson Hahn. 

Një komision i OKB, akuzoi të gjitha palët për shkelje në betejën e zhvilluar në Alepo

Një panel i Kombeve të Bashkuara tha se evakuimi në lindje të Alepos, pas muajsh të rrethimit dhe bombardimeve nga forcat ruse dhe siriane, ka qenë një nga shumë krimet e luftës, të kryera nga ata që luftojnë për kontrollin e Alepos – qytetit të dytë më të madh të Sirisë.

Komisioni i Hetimeve në Siri, siç njofton REL,  tha se të gjitha palët kanë bërë shkelje në betejën e vitit të kaluar në Alepo, përfshirë bombardime pa dallim të zonave me civilë, përdorimin e armëve kimike dhe municioneve thërrmuese dhe evakuimin e detyrueshëm.

Marrëveshja për të evakuuar pjesën lindore të Alepos, të kontrolluar nga rebelët, nuk u ka lejuar civilëve të mbeten në qytet në fund të fushatës dhe kjo, sipas Komisionit, llogaritet “krim lufte me zhvendosje të detyrueshme”.

Komisioni analizoi shkeljet e kryera nga 21 korriku, kur ka nisur rrethimi i zonës së kontrolluar nga rebelët në Alepo, deri më 22 dhjetor, kur trupat siriane dhe forcat aleate kanë rimarrë kontrollin e gjithë qytetit.

Ligjvënësit e BE i heqin imunitetin parlamentar  M. Le Pen 

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian i hoqën imunitetin parlamentar të BE-së kandidates për  presidente të Francës, Marine Le Pen, për shkak të postimit në Twitter të fotografive të akteve të dhunës, të kryera nga grupi militant Shteti Islamik.

Le Pen, e cila udhëheq partinë e ekstremit të djathtë "Fronti Kombëtar" në Parlamentin e BE-së, po hetohet në Francë për postimin e tri fotografive të ekzekutimeve nga Shteti Islamik, në dhjetor të vitit 2015.

Fotografitë përfshijnë prerjen e kokës së gazetarit amerikan, James Foley.

Imuniteti parlamentar e mbron Le Penin nga ndjekja penale. Me heqjen e tij, legjislatura e BE-së lejon veprime ligjore kundër saj.

Tërmet prej 5.5 ballësh ka goditur sot Turqinë juglindore

Agjencia qeveritare turke ka raportuar se një tërmet prej 5.5 ballësh ka goditur Turqinë juglindore, transmeton Klan Kosova.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur në orën 14:07 sipas kohës lokale, raportojnë mediat turke.

Ende nuk dihet a ka dëme materiale ose të lënduar.

Neser, mot me diell 

      Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

            Temperatuarat: Tivar, H. Novi, e  Budvë 16 gradë, Podgoricë 15, Ulqin 14, Beranë e Rozhaj 13, Cetinë , Shavnik , Mojkovac e B. Pole 12, Nikshiq e Kollashin 11, Plevle e Pll7uzhin 10 dhe në Plavë e Zhablak 9 g..

 Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 19 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се