Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 10. 2015. 18:22 >> 18:30

Lajmet 23.10.2015

23.10.2015

FD dëshiron që Malin e Zi ta kthejë mbrapa

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka vlerësuar se qëllimi i vërtet i protestave të FD është pengimi i rrugës së Malit të Zi drejtë NATO-s dhe që pastaj  të rishqyrtohet vendimi  për rivendosjen e pavarësisë në referendumin demokratik  me 21 maj të vitit 2006. “Ky bllok konsideron se kjo do të ishte rruga e drejtë kurse unë mendoj se kjo do të ishte vetëvrasje dhe shkatërrim i çdo gjëje të mirë që e kemi bërë gjatë 18 vjetëve të fundit”, ka theksuar Gjukanoviq duke marr pjesë në emisionin e RT të MZ, “U Centar” . Në FD, ka shtuar Gjukanoviq, protestat i përjetojnë si shans të fundit që ta pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.  Gjukanoviq ka përsëritur  se është i mundshëm vetëm skenari institucional në të cilin do të zhvillohej dialog për të gjitha çështjet kontestuese. Ai po ashtu ka përsëritur se nuk ka në planë të jap dorëheqje, sepse një gjë të tillë do ta konsideronte si pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të Malit të Zi dhe se qeveria e ka vlerësuar këtë kërkesë  si jo kushtetuese dhe demokratike. Në pyetjen se nëse Mali i Zi aktualisht gjendet në krizë politike, Gjukanoviq ka theksuar se nuk ekziston asnjë vend i cili për shkak të krizës së gjatë globale ekonomike nuk gjendet në një formë të krizës. Ai megjithatë ka shtuar se viti 2015 është njeri ndër vitet më të suksesshëm prej rivendosjes së pavarësisë.

Protestat të mos e rrezikojnë paqen

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka theksuar se protestat e nesërme nuk guxojnë ta rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike dhe as të drejtat dhe lirinë e qytetarëve tjerë. Ai sot në Cetinë ka theksuar se protesta të qeta, demokratike dhe jo të dhunshme ka në çdo shtet. Protestat, ka theksuar ai, janë formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe e synimeve. “Mali i Zi ndjek një rrugë të qartë të zhvillimit dhe rrugë të qartë të integrimeve. Ka shansin historik që në dhjetor të këtij viti të marr ftesën për anëtarësim në NATO. Kjo ftesë do të jetë kontribut i fortë në sigurinë e vendit”, ka theksuar Vujanoviq. Ftesa, siç ka theksuar, do ti forcojë edhe suazat ekonomike të Malit të Zi dhe do të mundësojë standard më të lartë të qytetarëve.

Brukseli i fton të gjithë në parlament

Komisioni Evropian i ftoi të gjitha partitë që dialogun politik rreth krizës aktuale në Mal të Zi ta zgjidhin në parlament. Zëdhënësja e komisarit për zgjerim dhe politikën fqinjësore Maja Kocjançiq, në pyetjen nëse Brukseli konsideron se është e domosdoshme që zyrtarët e UE të përfshihen në zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi, u përgjigj se zyrtarët evropian i ftojnë të gjitha subjektet politike  që dialogun politikë ta vazhdojnë në parlament. Kocijançiq, thotë se çdo zgjidhje e krizës politike duhet të vijë nga Mali i Zi. Sipas fjalëve të saj të gjitha partitë politike duhet në mënyrë konstruktive të përfshihen me iniciativën të cilën e ka filluar kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq me qëllim që të gjendet zgjidhja e krizës. “Dialogu politikë dhe diskutimet duhet të mbahen në parlament”, tha Kocjançiq duke theksuar se çdo kush duhet të jetë i lirë që ta shpreh mendimin e vet duke i respektuar ligjet.

Protestat t jenë të qeta dhe demokratike

Drejtori politik i PDS Tarzan Millosheviq ka theksuar se e ardhmja e Malit të Zi është në dialog e jo në protesta. PDS nuk është e befasuar tepër me kërkesat e FD të cilat disa herë i ka shqyrtuar seriozisht duke i refuzuar  si një variant i cili në këtë moment nuk i nevojitet Malit të Zi. Sa u përket zgjedhjeve, kjo parti është e gatshme ti shpallë ato menjëherë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe të cilat do të mbaheshin kah mesi i vitit të ardhshëm. Lëvizja qytetare URA nuk ka marr  dhe nuk do të marr pjesë në protestat të cilat i organizon Fronti Demokratik, iu kumtua agjencisë MINA nga kreu i URA-s. Pasi që URA, DEMOS dhe Mali i Zi Demokratik kanë kumtuar së bashku të enjten se Malit të Zi i nevojitet dialog urgjent dhe i ftuan liderët e subjekteve relevante politike në një atmosferë më të qetë të përpiqen  të pajtohen për pushtetet  për organizimin e zgjedhjeve të para të ndershme dhe të lira, në FD kanë vlerësuar se  këto parti i kanë përkrah protestat e 24 tetorit. As Mali i Zi Pozitiv, siç u kumtua, nuk do të marrë pjesë në këto protesta, u paralajmërua nga kjo parti. Protestat duhet të jen qytetare, të qeta dhe jo të dhunshme, demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të qytetarëve, në mbrojtjen e kushtetutës dhe rregullimit republikan të Malit të Zi, ka theksuar sot grupi i qytetarëve. Ata i kanë ftuar qytetarët e Malit të Zi që ta nënshkruajnë memorandumin protestues drejtuar kreut të shtetit dhe të gjithë bartësve të shërbimeve publike, udhëheqësve partiak, sindikatave, OJQ, mediave si dhe opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Opozita në Mal të Zi, me sinjale antishqiptare

Forcat opozitare malazeze kanë paralajmëruar për nesër protesta të reja në Podgoricë. Liderët e opozitës thonë se protestat do të vazhdojnë deri në formimin e qeverisë së përkohshme dhe deri në imponimin e zgjedhjeve të reja në Mal të Zi. Ndërkaq, përfaqësuesit e Partisë në pushtet dhe analistët e pavarur protestat e opozitës i cilësojnë si të manipuluara me qëllim të destabilizimit të Malit të Zi para hyrjes në strukturat e NATO-s. Për shqiptarët e Malit të Zi, protestat e paralajmëruara janë të nxitura nga kundërshtarët e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Europian dhe në NATO. I këtij mendimi është deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Sipas deputetit shqiptar, opozita që proteston, kundërshton edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ai përmend se mbështetja e parë ishte nga Moska. Ndërsa për shqiptarët e Malit të Zi, është shqetësues fakti se në protestë ka sinjale antishqiptare. “Koha për të cilën është përcaktuar që do të bëhet tubimi protestues, sigurisht konvenon dhe me kohën kur komisioni europian duhet të japë mendimin mbi ecurinë e Malit të Zi dhe të gjithë rajonit. Por dhe reagimi i parë që kanë bërë zyrtarë nga shtetet e huaja ka qënë reagimi nga Moska”, thotë Nimanbegu.

Mali i Zi, referendum për në NATO

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin, ka thënë se fjalën e fundit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duhet ta thotë populli dhe jo qeveria, duke propozuar një referendum për këtë çështje. Karpushin deklaroi se përshpejtimi i procesit për integrimin e Malit të Zi në strukturat Euro-Atlantike e çojnë këtë shtet tek polarizimi politik dhe ideologjik i shoqërisë civile, që për pasojë mund të ketë probleme ekonomike dhe sociale. Në pyetjen direkte, Rusia e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ambasadori rus Karpushin tha se “kjo është puna sovrane dhe e brendshme e popullit të Malit të Zi dhe ne respektojmë gjithmonë zgjidhjen e popujve sovran”.

Mali i Zi anëtarë i denjë i KB

Mali i Zi me përgjegjësi do të veprojë në Kombet e Bashkuara duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj organizate botërore duke treguar gatishmëri që të jetë anëtarë i denjë, ka theksuar presidenti Filip Vujanoviq. Ai në solemnitetin në Cetinë me rastin e shënimit të 70 vjetorit të OKB ka theksuar se Mali i Zi, anëtarësimin e vetë e përjeton si vërtetim të fortë të vlerave të pavarësisë së vetë, por edhe si obligim që të marr pjesë në të gjitha proceset e që janë në funksionin e realizimit të misionit të kësaj organizate. Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në forcimin e pozitave të KB në realizimin e këtij misioni global.

 

Numanoviq në seancën plenare të Komisionit të Venecias

Ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq  qëndron sot dhe nesër në Venecia ku pritet të arsyetojë propozim ligjin dhe plotësimet e ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave. Në kuadër të agjendës preliminare  të dërguar në letrën e Tomas Market, sekretarit të komisionit, parashihet që një nga pikat të jetë edhe analiza dhe miratimi i projekt mendimit në propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi. Ky propozim ligj është shqyrtuar në mbledhjen e qeverisë me 8 maj të këtij viti, teksti i të cilit është harmonizuar me kontratat ndërkombëtare dhe dokumentet tjera të sjellura nën patronatin e OKB dhe Këshillit të Evropës. Ky propozim ligj më vonë është shqyrtuar në qershor, por i cili nuk e ka fituar shumicën e duhur për miratim nga parlamenti u kumtua nga kjo ministri. Në delegacionin e Malit të Zi me ministrin Numanoviq qëndron edhe zëvendësministri Leon Gjokaj.

Programi social do të zgjas deri në përfundimin e falimentimit

Programi social për të punësuar në Kombinatin e Aluminit do të zgjas deri në përfundimin e procedurës falimentuese, ka kumtuar ministria e ekonomisë. “Çdo punëtorë do të informohet me kohë për kohë zgjatjen e programit dhe do të ketë mundësi që në kohë të paraqitet për ndarjen e mjeteve për këto qëllime, në pajtim me legjislaturën ekzistuese nga kjo sferë”, thuhet në kumtesë. Nga ministria kanë sqaruar se deri në përfundimin e procedurës falimentuese të gjithë të punësuarit në KAP do të kenë rastin që të paraqiten për programin social përmes informimit të plotë për afatet dhe brenda kohës dhe mundësive të mjaftueshme që ti shqyrtojnë të gjitha aspektet dhe të sjellin vendimin për paraqitje.

Të ardhurat mesatare 477 euro

Rroga mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin shtator sipas të dhënave të Monstat-it ishte 477 euro ose 1,7 herë më e vogël se shporta minimale shpenzuese e cila kishte vlerën 807.9 euro. Rroga mesatare pa tatime dhe kontribute në shtator ishte në të njëjtin nivel me muajin gusht ose 59 për qind të shportës minimale shpenzuese. Rroga mesatare në muajin shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ka shënuar rritje 0.2 për qind, kurse krahasuar me rrogën mesatare të vitit të kaluar ishte në të njëjtin nivel.

 

Sot sërish seanca e Kuvendit kosovar

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë disa herë tashmë nga forcat politike në opozitë. Seanca është paralajmëruar se do të mbahet në orët e pasditës. Partitë opozitare sërish kanë hedhur gazë lotsjellës në Kuvend. Këtë e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Blerta- Deliu Kodra. “Opozita paska ndërrua strategji, sot gazin lotsjellës e vendosi masivisht në të gjitha korridoret e Kuvendit”, tha deputetja Deliu- Kodra. Përndryshe, Kryeministri kosovar Isa Mustafa ka thirrur në takim urgjent kabinetin e tij. Burime nga Qeveria, kanë bërë të ditur se kryeministri i ka ftuar të gjithë ministrat që të takohen në kabinetin e tij në kryeministri. Sipas këtij burimi, kryeministri Musfata ka ftuar ministrat e tij për një konsultim para se të shkojnë në mbledhjen e Kuvendit.  Deputetët e partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë të prerë se as sot nuk do të ketë mbajtje të seancës, përderisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk tërheq nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel. Autoritete të larta kosovare dhe ndërkombëtare kanë kritikuar opozitën, duke i bërë thirrje që të shfrytëzojë pikërisht Kuvendin, për të ngritur përmes debatit shqetësimet që ka. Partitë politike në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar ashpër veprimet e fundit të subjekteve politike në opozitë, përfaqësues të të cilave në dy raste kanë përdorur edhe gazin lotsjellës brenda sallës së Kuvendit për të ndërprerë punimet.

Porosia e SHBA-së: mos e izoloni Kosovën

Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar si jo të mira për Kosovën, zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Duke iu drejtuar forcave politike në opozitë, ambasadori amerikan kishte deklaruar se ato janë “duke e lënduar ekonominë e Kosovës, janë duke e izoluar Kosovën dhe janë duke rrezikuar liberalizimin e vizave” në zonën Schengen të Bashkimit Evropian, për qytetarët e Kosovës. Ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të jetë prezent në kohën kur do të nisë seanca e sotme plenare. Ndryshe sot përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, kanë organizuar një marshim paqësor në Prishtinë, duke u bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë që të shmangin aktet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Kurse kryeprokuroria e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ende nuk ka vendosur nëse do të lëshojë urdhër-arrest për deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti e Albulena Haxhiu. Hetimet kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave politike në opozitë, në përpjekje për të shfuqizuar marrëveshjet me Serbinë, të cilësuara si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës nga ana e opozitës. 

 

Integrimi i Ballkanit, Meta: mbështesni Kosovën

Është mbajtur sot në Tiranë, konferenca e 11-të e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore, ku u tha se Ballkani ka ende probleme të demokracisë dhe funksionimit të shtetit, probleme të politikave të brendshme, retorika nacionaliste, probleme të respektimit të minoriteteve, korrupsion dhe çështje të krimit të organizuar. Konferenca është përshëndetur nga kryetari i Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian, raporter për Shqipërinë. Kreu i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se rajoni ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm por se ky progres substancial nuk duhet marrë si i mirëqenë. Meta shtoi se vendet e Ballkanit janë të bindura se duhet të përshpejtohet ritmi i reformave që lidhen me forcimin dhe sundimin e ligjit.Ai foli edhe për Kosovën dhe tha se përfshirja e saj në të gjitha iniciativat rajonale duhet të mbështetet dhe të gjejë mirëkuptimin e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore.

KE, drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni t’i vazhdojnë bisedimet

Komisioni Evropian kërkon që katër drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni t’i vazhdojnë sa më parë bisedimet për realizimin e reformave që dalin nga Marrëveshja e 2 qershorit, në mënyrë që të mos humbet më shumë kohë. Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç duke folur në Bruksel, ka thënë se komisioneri Johannes Hahn ka bërë me dije për dëshpërimin e tij pas mos-suksesit në bisedimet e fundit, ndërkohë që u ka bërë thirrje nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinës që të tregojnë aftësi drejtuesish dhe përgjegjësi. Zëdhënësja Kocijançiç ka theksuar rëndësinë e zbatimit të zotimeve nga Marrëveshja, ndërkohë që është shprehur se “BE ndjen keqardhje për shkak të përpjekjeve për shpërqendrimin e vëmendjes nga thelbi i çështjeve, duke sulmuar ata të cilët po përpiqen të ndihmojnë”. Edhe ambasada amerikane në Shkup është shprehur e shqetësuar për shkak se partitë politike në Maqedoni nuk e respektuan afatin që deri më 20 tetor të realizoheshin reformat e parashikuara. Ambasada inkurajon qeverinë që të vazhdojë dhe brenda një kohe më të shpejtë të zbatojë reforma serioze në mënyrë që të themelohen institucionet e pavarura, të cilat do ta përcaktojnë përgjegjësinë lidhur me përgjimet ilegale dhe që do t’i hetojnë akuzat që dalin nga ato.

Tragjedi në Francë, humbin jetën 42 persona

42 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti mes një autobusi dhe një kamioni, në jug të Francës. Autoritetet kanë raportuar se edhe pesë persona të tjerë janë lënduar pas aksidentit mes dy automjeteve. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Puisseguin, 57 kilometra në lindje të  rajonit Bordeaux. Autobusi po barte 50 pasagjerë. Mediat raportojnë se udhëtarët ishin kryesisht persona të moshuar. Nga Athina, ku po qëndron për vizitë presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se janë mobilizuar të gjitha shërbimet emergjente dhe se ai është “zhytur në pikëllim nga tragjedia.”

 

Gjermania miraton masa të reja për migrantët

Gjermania pret një numër rekord të migrantëve, prej më shumë se 800 mijë vetëm gjatë këtij viti. Me masat e reja që Gjermania pritet t’i ndërmarrë, Berlini ka për qëllim që të përballojë më lehtë, numrin e paprecedentë të valës së migrantëve. Masat e reja kanë për qëllim që të përshpejtojnë procedurat e largimit të migrantëve nga Evropa lindore, në mënyrë që përqendrimi të jetë tek migrantët që vinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Peter Altmaier, nga kabineti i kancelares gjermane ka thënë se masat e reja, pritet të hyjnë në fuqi prej 1 nëntorit. “Duam që t’i përshpejtojmë procedurat e kthimit të atyre migrantëve, të cilëve i është refuzuar qëndrimi në Gjermani.” Mbështetja për kancelaren gjermane Angela Merkel ka rënë, përshkak të shqetësimeve nga kriza e migrantëve.

 

Assad i gatshëm të bashkëpunojë me grupet rebele

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se qeveria e Sirisë është e gatshme të bashkëpunojë me grupet rebele, që janë të gatshme të luftojnë kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Putin ka thënë se ka pyetur presidentin sirian Bashar al-Assad se si e vlerëson ai një veprim të tillë. “Ai është përgjigjur pozitivisht”, ka thënë Putin në një konferencë të mbajtur në jug të Rusisë. Putin ka apeluar tek grupet kurde qe t'i bashkohen qeverive te Sirisë dhe Irakut, në luftë kundër IS-it. Megjithatë grupet rebele në Siri, kanë kërkuar largimin e Assadit nga pushteti, si kusht për fillimin e negociatave për të gjetur zgjidhje politike në Siri.

 

Takohen Kerry- Lavrov për krizën në Siri

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të takohen sot për për të diskutuar rreth krizës në Siri. Gjatë takimit në Vjenë do të jenë të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite. Takimi vjen pas vizitës së befasishme të presidentit sirian Bashar al Assad në Moskë, më 20 tetor. Washingtoni ka thënë se nuk e ka mirëpritur vizitën e Assadit në Rusi, që është vizita e tij parë jashtë vendit, që nga fillimi i krizës në Siri, më 2011. Më 30 shtator Rusia kishte filluar sulmet në Siri, kundër siç thotë, të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Washingtoni dhe aleatët e tij e kanë kritikuar Rusinë se kryesisht është duke sulmuar caqet kundër grupeve rebele, që luftojnë kundër forcave qeveritare.

Marrëveshja me Ukrainën, nuk është kundër Rusisë

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë me Ukrainën, nuk është kundër Rusisë. Merkel ka thënë gjatë konferencës ekonomike Gjermani-Ukrainë, se Gjermania dëshiron të ketë lidhje të mira ekonomike me Ukrainën dhe Rusinë. “Në të kundërtën, ne duam që Ukraina të ketë lidhje të mira ekonomike me BE-në, Gjermaninë por edhe me Rusinë,” ka thënë ajo. Marrëveshja e Asociimit BE- Ukrainë është nënshkruar vitin e kaluar. Merkel ka inkurajuar Ukrainën që të vazhdojë reformat e saja ekonomike dhe ta luftojnë korrupsionin. Ajo ka thënë se bizneset gjermane janë të gatshme të investojë atje, nëse krijohen kushte të mira.

Palestinezët bëjnë thirrje për protestë masive

Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për protesta masive kundër Izraelit, në Bregun Perëndimor dhe në lindje të Jerusalemit, në atë që është cilësuar si “dita e tërbimit”. Disa orë pas paralajmërimeve, një palestinez ka plagosur me thikë një ushtar izraelit, në Bregun Perëndimor, i cili pastaj është ka humbur jetën, ka thënë ushtria izraelite. Nga kjo valë e dhunës që ka filluar javë më parë kanë humbur jetën 60 persona, shumica palestinezë. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është optimist rreth uljes së tensioneve, gjatë një bisede me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Berlin më 22 tetor.

Nesër mot kryesisht  i kthjellët

Sot në Mal të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët, por kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fortë nga drejtimet e verilindjes.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi e Tivat 20 gradë, Tivar 19, Ulqin 18, Podgoricë 16, Cetinë 15, Bijello Pole e Nikshiq 10, Plavë 8, Plevle 7, Kollashin 6, Rozhaj 4 dhe në Zhablak 1 gradë.

Për nesër meteorologët në pjesët jugore dhe qendrore parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Para dite do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e verilindjes, kurse pas dite me intensitet diçka më të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 23 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се