Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 10. 2015. 17:19 >> 17:36

Lajmet 12.10.2015

12.10.2015

Parlamenti nesër për përbërjen e Këshillit

Parlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e parë të seancës së vjeshtës e cila do të mbahet nesër në Cetinë do të shqyrtojë ndryshimet e propozuara të vendimit për formimin e Këshillit për përcjelljen dhe zbatimin e ligjeve si dhe rregulloreve tjera me rëndësi për procesin zgjedhor, të cilin e ka paraqitur deputetja Draginja Vuksanoviq. Me ndryshimet e propozuara parashihet që anëtarët e Këshillit për përcjelljen dhe zbatimin e ligjit në procesin zgjedhor të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës në bazë të barabartë. Ndryshimet lidhur me përbërjen e Këshillit pasuan vendimin e Frontit Demokratik që të mos marr pjesë në punën e tij. Parlamenti i Malit të Zi në fund të muajit korrik miratoi vendimin për formimin e këtij këshilli me të cilin është paraparë që të kenë 14 anëtarë, nga 7 nga pushteti dhe opozita, dhe të përfaqësohen të gjithë përfaqësuesit e klubeve të deputetëve. “Deputetët e opozitë që do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, nuk mund të konsiderohen opozitë”, kanë porositur nga Fronti Demokratik. Funksionari i Frontit, Andrija Mandiq ka deklaruar për gazetarët se para gjashtë muajsh të gjitha partitë opozitare kanë mbështetur idenë për qeverinë kalimtare.

Për statusin e KU të Tuzit me 14 tetor

Parlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e dytë të seancës së rregullt të vjeshtës, me 14 tetor  do të shqyrtojnë disa ligje me miratimin e të cilëve duhet të krijohen parakushtet për formimin e Komunës Malësia – Tuzit. Lidhur me statusin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit, janë propozuar ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, Kryeqytetit, administratës lokale dhe financimin të administratës lokale. Për këtë temë kanë biseduar edhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokratike dhe përfaqësuesit e Partive shqiptare. Kryetari i Partisë Socialdemokratike Ranko  Krivokapiq ka theksuar se shteti nuk ka respektuar në tërësi pozitën, statusin dhe të drejtat e popullit shqiptarë i cili ka dhënë kontribut të madh  në ndërtimin e Malit të Zi shumë etnik dhe shumë konfesional, për rivendosjen e pavarësisë dhe për perspektiven evropiane dhe euro atlantike të tij. Siç theksohet, përfaqësuesit e PSD dhe të Partive shqiptare  kanë shkëmbyer qëndrimet për zgjidhjet konkrete  nga propozim ligji dhe kanë vlerësuar se ekziston pajtimi bazë  rreth përmbajtjeve të tyre dhe amendamenteve që do të paraqiten dhe që kanë për qellim korrigjimet e ligjit. Në rend të ditës të mbledhjes është paraparë edhe debati mbi ligjin për energjetikën , mbrojtjen shëndetësore, dhe sigurimin shëndetësor, përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani etj.

 

I ftojnë të gjitha partitë në dialog

Partia Liberale ka dorëzuar sot në procedurë kuvendore propozim rezolutën për stabilizimin e jetës politike dhe parlamentare në Mal të Zi, duke ftuar të gjitha subjektet politike për vazhdimin e dialogut në parlament për çështjet më të rëndësishme për vendin dhe qytetarët. Rezolutën e ka dorëzuar deputeti Andrija Popoviq me kërkesën që ajo të radhitet në rendin e ditës në mbledhjen e parë të seancës së vjeshtës, e cila nesër mbahet në Cetinë. Popoviq ka deklaruar për gazetarët në parlament se propozim rezoluta përmban gjashtë pika, në mesin e të cilave thuhet se demokracia përfaqësuese është garant i stabilitetit të sistemit demokratik dhe mundëson përfaqësimin e barabartë të ideve të qytetarëve të cilët u japin mandatin deputetëve për ti përfaqësuar.

I inkurajuar me përparimin e Malit të Zi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg, tha se personalisht është inkurajuar me përparimet që ka bërë Mali i Zi. Me të vërtet Mali i Zi ka bërë përparime si në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjykatave, modernizimin e ushtrisë si dhe në shërbimin e sigurisë, theksoi Stoltenberg në mbledhjen e Kuvendit parlamentar të NATO-s. Ai tha se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin, por tha se ndjen rritjen e përkrahjes për ftesën e Malit të Zi në NATO. Përkrahja e fundit ka arritur nga shtëpia e bardhë me kusht që Mali i Zi të vazhdojë me përparime në fushat kyçe, deklaroi Stoltenberg. Ai tha se që kur ka marrë funksionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s të gjithë e pyesin për Malin e Zi, por mbi këtë në fillim të dhjetorit, kur do të mbahet mbledhja e ministrave do të mund të jap përgjigje precize, deklaroi Stolltenberg. 

Ushtria e Malit të Zi sipas standardeve të NATO-s

Anëtarësimi në NATO mundëson sigurinë jo vetëm në aspektin e sigurisë por edhe në atë ekonomik dhe shumë aspekte të tjera, deklaroi ndihmës shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Sllovenisë Bojan Pograjc, duke vlerësuar se ushtria e Malit të Zi është harmonizuar me standardet e aleancës. Ai tha se anëtarësimi në NATO është gjithnjë e më i rëndësishëm në botën multipolare, në veçanti në Evropë dhe rajon, sepse situata e sigurisë nuk është më stabile se sa në kohën e luftës së ftohtë. Pra anëtarësimi në NATO garanton siguri në fushën e ekonomisë, si dhe në shumë lëmi të tjera dhe për këtë arsye Malit të ZI i dëshiroj suksese në rrugën e anëtarësimit drejtë NATO-s, deklaroi Pograjc për të përditshmen “Pobjeda”.

Të martën panel diskutimi për NATO-n

Organizatat e shoqërisë civile, “MOGUL”, “Horizonti i ri” dhe “Alfa Centar (qendra)”, kanë njoftuar se nesër do të mbahet panel diskutimi “Mali i Zi para dyerve të NATO-së”. Tubimi fillon në ora 14 në lokalet e OJQ “Mogul” dhe “Horizonti i ri”, në Ulqin. Në panel do të flasin ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Podgoricë Mitja Moçnik, Xhemal Peroviq nga Mogul-i, Dritan Abazoviq nga URA dhe Aleksandar Dedoviq nga Alfa Centar (qendra), njofton portal Ul- info. Qëllimi i panel diskutimit është që me përfaqësuesit e administratës lokale, partive politike dhe organizatave joqeveritare nga Ulqini të bisedohet për përparësitë e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Qeveria e gatshme për bashkëpunim me OJQ-të

Qeveria e Malit të Zi në bazë të parametrave të shumtë të punës transparente, prinë në rajon dhe plotësisht është e gatshme për bashkëpunim konstruktiv me sektorin civil dhe bashkësinë më të gjerë shoqërore, ka porositur nënkryetari i qeverisë Dushko Markoviq. Në konsultimet e hapura për planin aksionar të partneritetit për legjislaturë të hapur, Markoviq ka përsëritur se Qeveria sinqerisht është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim konstruktiv me OJQ-të, duke kyçur opinionin më të gjerë malazez në hartimin e politikave me interes të përgjithshëm.

Këshilli ligjdhënës jep dritën jeshile

Këshilli ligjdhënës i ka propozuar sot kuvendit që të miratojë propozim ligjin për energjetikë. Në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e Ministrisë së ekonomisë si propozues, edhe një herë është harmonizuar teksti i këtij ligji dhe janë miratuar ndryshimet të cilat tashmë janë pjesë e këtij dokumenti. Përfaqësuesit e Rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritar- MANS, në mbledhjet e kaluara disa herë e kanë ftuar Këshillin ligjdhënës që gjatë shqyrtimit të propozim ligjit për energjetikë të merret parasysh zgjidhja kushtetuese se është fjala për aktin i cili i definon obligimet materiale të qytetarëve, prandaj edhe duhet të miratohet me shumicën e kualifikuar, respektivisht 41 votat e deputetëve në Parlament.

Misioni i OSBE do të ndihmojë në harmonizimin e propozimit

Misioni i OSBE-së në Mal të Zi do të përfshihet në hartimin e propozim ligjit për liritë fetare, në pjesën që ka të bëjë me standardet ndërkombëtare nga kjo lëmi, është kumtuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ministri Suad Numanoviq ka biseduar sot me shefen e këtij misioni Janina Hrebiçkova lidhur me çështjet më aktuale dhe për këtë propozim ligj. Hrebiçkova ka lavdëruar bashkëpunimin e Misionit të OSBE-së në Mal të Zi me Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, si dhe konsultimet e rregullta lidhur me realizimin e masave të përbashkëta.

 

Mustafiq në Monako

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Sulo Mustafiq, duke marrë pjesë në konferencën e dhjetë të kryetarëve të parlamentit të vendeve të vogla evropiane, e cila fillon sot në Monako. Në këtë konferencë do të bisedohet në temat, sfidat në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe negociatat në anëtares, mbi përparimin e aktiviteteve ekonomike në kohën e krizës, si dhe mbi angazhimin e studentëve në vendet e vogla – barrierat dhe shanset. Në fund të kësaj konferencë do të miratohet deklarata përfundimtare, ndërsa këtë takim do ta kryesojë kryetari i Këshillit nacional të mbretërisë së Monakos Lloran Nuvion.

Ka mjete në buxhet për rritjen e rrogave

Ministri i shëndetësisë Budimir Shëgrt tha se në buxhet ka para për rritjen e pagave të mjekëve dhe punëtorëve të shëndetësisë. Për Televizionin e Malit të Zi ministri Shëgrt theksoi se është duke u përgatitur propozimi i buxhetit të ri për sistemin e shëndetësisë, duke shtuar se ai do të përpiqet që Qeverisë t’i paraqesë vizionin se çfarë shëndetësie duhet të kemi dhe sa do të kushtojë ajo. Ministri poashtu bëri me dije se gjatë tri mbledhjeve të fundit kryeministri ka treguar gatishmëri për përmirësimin e statusit material të të punësuarve në shëndetësi. Ministria e Financave, projektbuxhetin për vitin e ardhshëm duhet t’ia dërgojë Qeverisë për shqyrtim deri më 15 të këtij muaji.

Punëtorët kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar

Punëtorët e minierës së Boksitit të Nikshiqit kanë heqë dorë nga protesta e paralajmëruar për sot para ndërtesës së Qeverisë në Podgoricë. Përfaqësuesi i sindikatës së pavarur, Nikolla Zhugiq, ka deklaruar se punëtorët janë njoftuar se nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e protestës pasi që gjithçka është e bllokuar rreth ndërtesës së Qeverisë, për shkak të protestave të Frontit Demokratik. Ai poashtu ka rikujtuar se para dy ditësh kanë biseduar me Ministrin e ekonomisë, Vlladimir Kavariq, i cili u ka premtuar se do të tentojë të organizojë bisedime të reja me pronarin e UNIPROM- Metalit, Veselin Pejoviq. Ndryshe, sot punëtorët e Kombinatit të Duhanit në Podgoricë, i cili është në falimentim, rreth 70 prej tyre, kanë hyrë në ndërtesën e drejtorisë së kësaj fabrike duke insistuar në pagesën e të ardhurave që u kanë borxh. Kryetarja e sindikatës së re të punëtorëve të kësaj fabrike, Snezhana Vidakoviq, ka deklaruar për agjencinë Mina- Business, se prodhimtari është ndërprerë me 29 shtator, duke shtuar se punëtorët vetëm se e kanë ndryshuar vendin e mbajtjes së grevës dhe janë futur në ndërtesën e drejtorisë.

Jo presion ndaj Serbisë, por vazhdim i dialogut

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka deklaruar sot se BE-ja nuk është duke bërë presion ndaj Serbisë, ndërsa kur është fjala te kapitujt në procesin e anëtarësimit të Serbisë, BE insiston në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit dhe normalizimit të raporteve me Kosovën. “Kemi të bëjmë me kornizën e dialogut për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 dhe të marrëveshjeve të tjera, në kuadër të dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Davenport, dhe ka shtuar se “ende është qëndrim unik i të 28 vendeve anëtare të BE-së se duhet të ketë normalizim gjithëpërfshirës të raporteve”, raporton agjencia Beta. Daveport u ka thënë gazetarëve në Beograd, se ekziston mundësia serioze që të hapet kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me implementimin e këtyre obligimeve në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Këto komente u bënë, pasi nesër në Bruksel pritet të mbahet edhe një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Kosova hyn në agjendën e UNESCO-s

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka vendosur për ta përfshirrë propozimin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate. Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që dhjetëra prej tyre tashmë e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO. Për pranimin e Kosovës pritet të bisedohet dhe votohet më 21 tetor.  Vendimi sillet me shumicë votash, ndërkaq në qoftë se propozimi pranohet, atëherë vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës në UNESCO, do të sillet në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor. Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për sjelljen e vendimit nevojiten dy të tretat e votave. Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur formalisht Shqipëria, të cilën kërkesë e kanë mbështetur 45 vende. Në propozim-vendim thuhet që Bordi ekzekutiv sjellë rekomandimet që Konferenca e përgjithshme ta pranojë Kosovën në anëtarësinë e UNESCO-s, duke pasur parasysh që “Kosova e pranon kushtetutën e organizatës dhe është e gatshme t’i përmbushë obligimet që dalin nga anëtarësia, si dhe të jetë pjesëmarrëse në shpenzime”.

BE-ja shqyrton praninë e re edhe pas EULEX-it

Në Bashkimin Evropian janë të interesuar që misioni i EULEX-it të përmbyllet në Kosovë sipas planit dhe, mundësisht, nëse nuk do të mbetet në kujtesë shumë për të mirë, për shkak të skandaleve, së paku që të mos mbetet në kujtesë për të keq. Por në kohën kur kanë mbetur edhe më pak se një vit për të përmbyllur këtë mision në Kosovë, në BE po mendohet për një prani të vazhdueshme në fushën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë edhe pas largimit të Misionit të tanishëm, dhe në disa raste edhe me mandat ekzekutiv. Në një “non paper” që qarkullon në BE, që mendohet se është hartuar së bashku nga Gjermania dhe Britania e Madhe, të cilin e ka siguruar “Koha ditore”, thuhet se, me gjithë sukseset e Misionit, ende nuk është arritur niveli i dëshiruar për fazën përfundimtare. Pra këtu thuhet se ende nuk është arritur qëllimi i definuar në fushën e rendit dhe ligjit për një sistem gjyqësor transparent, llogaridhënës, multietnik dhe të qëndrueshëm të drejtësisë, me standardet e pranuara evropiane, duke e përfshirë edhe antikorrupsionin dhe pa një ndërhyrje politike.

Nga vërshimet – një person i vdekur

Autoritetet në Shqipëri njoftojnë se vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha, i kanë dëmtuar rrugët kryesore, kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike, ndërsa një shofer ka humbur jetën pasi makina e tij ishte gëlltitur nga një lum me nivel të shtuar të ujit. Ministria e brendshme e Shqipërisë kumtoi sot se ky person 50 vjeçar, e ka humbur jetën afër qytetit të Vlorës, 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tirana, raporton agjencia AP. Të reshurat e mëdha gjatë dy ditëve të kaluara, kanë shkaktuar vërshime në Vlorë dhe Fier, ku afro 40 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Në shumë rajone të pjesës jugore dhe perëndimore të Shqipërisë është raportuar për dëmtime të rrugëve kombëtare.

 

Në 36 orët e fundit – arritën mijëra migrantë

Gjithsej 12,220 migrantë kanë hyrë në pjesën lindore të Austrisë, gjatë 36 orëve të fundit, derisa po vazhdon depërtimi i migrantëve nga Lindja e Mesme nëpër vendet e Ballkanit, për në shtetet e Bashkimit Evropian, ka njoftuar sot policia. Sipas policisë, 8,540 vetë kanë hyrë dje nëpër vendkalimin kufitar Nickelsdorf me Hungarinë, ndërsa deri në mëngjesin e sotëm kanë hyrë edhe 3,680 migrantë të tjerë. Zëdhënësi i policisë së Austrisë, Gerald Koller, i ka thënë agjencisë AFP se rritja aktuale e numrit të migrantëve, pas disa ditëve më të qeta, ka nodhur për shkak të shtimit të numrit të hyrjes së këtyre njerëzve nga Greqia në Maqedoni. Ata synojnë vazhdimin e rrugës për në Serbi, Kroaci dhe Hungari. Nga ana tjetër, policia hungareze tha se 7,879 njerëz kanë hyrë në këtë vend ditën e diel, nëdrsa të shtunën në Hungari kanë hyrë 7,907 migrantë. Ky është fluksi më i madh i migrantëve në Evropë, gjatë së cilit disa qindra mijëra njerëz kanë hyrë në kontinent këtë vit, shumica prej tyre duke u larguar nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan. Ndërsa, ish gjykatës dhe avokatë anglezë kanë kritikuar qeverinë në Londër për përgjigje të “ngadaltë dhe të ngushtë” për krizën e migrantëve, raporton BBC. Ata kanë deklaruar se pranimi i 20 mijë migrantëve për pesë vitet e ardhshme nuk është i mjaftueshëm. Qeveria angleze ka deklaruar se përveç pranimit të 20 mijë migrantëve, ka dërguar një miliard funta ndihma në Siri, si dhe ka ndihmuar edhe me 100 milionë funta organizatat humanitare, për migrantët e zhvendosur.

Fokus i hetimeve grupi Shteti Islamik

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka fajësuar grupin eksetrmistë Shteti Islamik se qëndron mbrapa, sulmeve në Ankara. Së paku 97 persona kanë humbur jetën gjatë dy sulmeve me bomba në Ankara, më 10 dhjetor. Duke folur në televizioni turk NTV, Davutoglu ka thënë se hetimet janë afër identifikimit të njërit nga të dyshuarit, përmes testit të ADN-ës. Ai ka thënë se sulmi ka pasur për qëllim ta ulë numrin e qytetarëve në zgjedhjet që do të mbahen më 1 nëntor. Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Trupat qeveritare në Siri marrin nën kontroll disa territore

Trupat e qeverisë së Sirisë, kanë shënuar përparim të dukshëm në marrjen nën kontroll të disa territoreve. Lajmi është konfirmuar nga qeveria në Damask dhe grupet rebele. Këto përparime vijnë, pas fushatës ajrore ruse, e cila ka filluar pa paralajmërim më 30 shtator. Një pjesë e territoreve në provincën Idlib dhe Hama janë tashmë nën kontrollin e qeverisë së presidentit Bashar al Assad.Rusia ka thënë se ka kryer më shumë se 60 sulme në provincat Hama, Latakia, Idlib dhe Raqqa, gjatë 24 orëve të fundit. Moska zyrtare ka deklaruar se caku kryesor është i ashtuquajturi Shteti Islamik. Në një intervistë televizive në Rusi, presidenti Putin ka thënë se objektivi kryesor i Rusisë është “stabilizimi i autoritetit legjitim” të Presidentit Bashar al Assad dhe “krijimi i kushteve për kompromis politik” në Siri. Putin ka mohuar se Rusia është duke sulmuar grupet e moderuara, që janë duke luftuar kundër regjimit të Assad-it. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë deklaruar se mbështetja e Rusisë, për presidentin Assad, është “gabim.”

Obama akuzon Putinin për “lidership të dobët”

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin është duke treguar lidership të dobët, duke e mbështetur qeverinë në Damask. Obama ka thënë se “Putin është duke i dërguar trupat e tij, ushtrinë e tij, vetëm për të mbajtur mezi, aleatin e tij,“ presidentin Bashar al Assad. “Fakti që e ka bërë këtë nuk është ndonjë indikatorë i forcës,” ka thënë Obama, për mediat amerikane. “Zgjidhja e krizës atje duhet të bëhet vetëm kur partnerët kryesore do ta pranojnë se atje duhet të ketë një qeveri të re transitore,” ka thënë Obama. Deklaratat e Obamës janë bërë në kohën kur është raportuar se forcat qeveritare në Siri kanë shënuar progres duke marrë nën kontroll disa territore, me ndihmën e sulmeve ajrore të Rusisë.

Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Autoritetet në Izrael kanë kumtuar se kanë sulmuar dy caqe në Rripin e Gazës, pas sulmeve me raketa, që janë bërë në pjesën jugore të Izraelit. Derisa ushtria izraelite njofton se ka sulmuar një objekt me armatim të Hamasit, autoritetet palestineze kanë raportuar për një grua dhe një fëmijë të vrarë. Zyrtarë të Bregut Perëndimor kanë thënë se një djalë 13 vjeçar është vrarë nga forcat izraelite, gjatë përleshjeve. Më vonë është raportuar edhe për katër izraelitë të plagosur, gjatë sulmeve. Vetëm gjatë këtij muaji, mediat kanë raportuar se janë vrarë 24 palestinezë dhe 4 izraelitë, gjatë përshkallëzimit të dhunës.

Solemnisht nisin punimet në shkollë

Në Sukobinë, Anë të malit, në komunën e Ulqinit, nesër do të vendoset gurthemeli për ndërtimin dhe mobilimin e shkollës për arsim fillor. Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm funksionarët e lartë të Qeverisë së Malit të Zi, Drejtorisë për punë publike, Komunës së Ulqinit dhe diasporës së Ulqinit në SHBA. Përndryshe, ato bashkërisht do të financojnë punimet në këtë objekt, të cilat do të kapin vlerën deri afro j 300 mijë eurosh. Pritet që shkolla në Sukubinë të presë nxënësit e parë në vitin shkollor 2016/2017.

Mali i Zi sonte për EURO 2016, Shqipëria kualifikohet

Tashmë janë duke përfunduar garat në grupet e kualifikimit për Euro 2016, ashtu që janë të njohur pjesa më e madhe e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në turneun final në të kampionatit evropian të futbollit. Sot, luhen ndeshjet e fundit për disa  reprezentacione, në mesin e të cilave edhe të kombëtares malazeze, e cila luan në Moskë, me reprezentacionin e Rusisë. Pavarësisht rezultatit, lojtarët malazez i kanë humbur të gjitha shanset për të udhëtuar në Francë, për dallim nga ekipi rus, i cili varësisht nga rezultati i ndeshjes, është udhëtar i sigurt për në Euro 2016. Malazezët kanë paralajmëruar se do të tentojnë të përfundojnë denjësisht  garën kualifikuese edhe pse nuk arritën  synimin e planifikuar para dy viteve. Ndeshja  në Moskë,  fillon në orën 18.   Ndërkohë,  dëshira e lojtarëve dhe tifozëve shqiptar, është realizuar, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pas fitores së thellë 3-0 në  ndeshjen e fundit, të luajtur mbrëmë me Armeninë. Kështu, reprezentacioni shqiptar, për herë të parë në histori, do të marr pjesë në kampionatin Evropian të futbollit, vitin e ardhshëm.  Pas kësaj fitoreje, Shqipëria edhe zyrtarisht është pjesë e Kampionatit Evropian ‘Franca 2016’, pasi këtë gjë e arriti duke shënuar katër fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke i humbur dy të tjera. Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë, kurse në ‘play-off’, shkon Danimarka. Urojmë, që edhe në Euro 2016, kombëtarja shqiptare të arrijë suksesin e dëshiruar, pas mbylljes me sukses të garave kualifikuese në grupin I.

Nesër mot ma stabil

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët por kryesisht i thatë. Frynë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan në: Budvë 23 gradë, Ulqin 22, Tivat 21, Tivar 20, Podgoricë e Herceg Novi 19, Cetinë e Plavë 14, Nikshiq, Bijello Pole e Beranë  13, Kollashin 12, Rozhajë e Plevle 10 dhe në Zhablak 7 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët deri me vranësira të pakta, në mbrëmje vrasim gradual. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të jugut, pasdite me intensitet më të fortë. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 23 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се