Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 09. 2015. 17:19 >> 17:29

Lajmet 28.09.2015

28.09.2015

“Me protestat e FD fillon liria e plotë dhe e re”

Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Malit të Zi, e cila udhëhiqet nga kryeministri Millo Gjukanoviq. Opozita po kërkon një qeveri transite deri në mbajtjen e “zgjedhjeve të përgjithshme” të cilat ata mendojnë se mund të mbahen. Të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit, e cila po ruhet nga policia, ata kanë vendosur pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe “poshtë hajnat”. Liderët e opozitës i kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqje të qeverisë. Protestat e Frontit Demokratik tubuan disa mijëra qytetarë  e me këto tubime siç theksuan përfaqësuesit e FD, “fillon etapa e lirisë së plotë, etapa e re e jetës së re në Mal të Zi”. Organizatorët e protestës kërkojnë rënien e qeverisë aktuale, si parakusht i domosdoshëm për formimin e qeverisë kalimtare, duke theksuar në platonë para Kuvendit të Malit të Zi, se do të mbesin deri sa të plotësohen kërkesat e tyre dhe se nuk do të pranojnë shantazhe dhe zgjidhje gjysmake. Përndryshe, para Kuvendit të Malit të Zi janë të vendosura disa qindra çadra ndërsa liderët e FD-s theksojnë se tubimi i mbrëmshëm ka qenë i suksesshëm dhe do të vazhdojnë me protesta deri me plotësimin e kërkesave të tyre. Nga konferenca e sotme për gazetarët, liderët e këtij blloku politik theksuan se tani radhën e kanë që të veprojnë kryeministri Gjukanoviq dhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq, por edhe opozita tjetër. Vazhdimin e tubimit para Kuvendit njëri nga liderët e FD-s, Andria Mandiq e paralajmëroi për orën 18 e 30, duke theksuar se fjala është për luftë të padhunshme kundër regjimit dhe se do të jenë këmbëngulës në plotësimin e kërkesave. Nga ana tjetër zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Çasllav Veshoviq deklaroi se protestat e FD-s përjetuan dështim total, duke shtuar se kjo nuk është për tu çuditur, sepse siç tha ai, “siç janë organizatorët e protestës ashtu ishte edhe protesta”. Sipas fjalëve të udhëheqësve të FD-s, në çadrat para Kuvendit natën e kaluan afro 350 qytetarë. Funksionari i këtij blloku politik Koça Pavlloviq paralajmëroi për sot ardhjen e qindra qytetarëve të tjerë pjesëmarrës në protesta dhe vendosjen e 100 çadrave tjera. Përndryshe mbrëmë u arrestuan dy persona të cilët gjatë tubimit të mbrëmshëm sulmuan policinë me gurë dhe gjësendet tjera.

Integrimi i aspektit gjinorë në planet strategjike

Mali i Zi do ti ndërmarr të gjitha aktivitetet për integrimin e aspektit gjinor në të gjitha politikat nacionale dhe planet strategjike, deklaroi presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq në samitin global të liderëve që po mbahet në Nju Jork. Duke folur për barazinë e gjinive dhe forcimin e rolit të gruas, Vujanoviq tha se Mali i Zi dukshëm ka avancuar në suazat ligjdhënëse dhe normative për të arritur barazinë gjinore dhe për të forcuar rolin e grave dhe vajzave. Sipas fjalëve të tij, plani nacional për të arritur barazinë gjinore  në periudhën 2013-2017 është hartuar në bazë të platformës së Pekinit si dhe dokumenteve tjerë ndërkombëtarë për këtë fushë. Vujanoviq gjithashtu tha se Mali i Zi është i përkushtuar në implementimin e të gjitha standardeve nacional dhe ndërkombëtarë për të arritur barazinë gjinore dhe për forcimin e pozitës dhe veprimtarisë së grave dhe vajzave.

Delegacioni malazez në seancën e Strasburit

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi në Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës do të marr pjesë në seancën e vjeshtës, e cila fillon sot në Strasbur. Siç u kumtua, në këtë seancë do të debatohet për krizën  e migrantëve dhe refugjatëve në Evropë dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet transite dhe sistemi i azilit evropian. Në rend të ditës do të jenë edhe disa tema tjera siç është, realizimi i aktvendimeve gjyqësore të Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut dhe aktivitetet e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik. Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Malit të Zi janë shefi i delegacionit Predrag Sekuliq dhe anëtarët Goran Tupon dhe Snezhana Jonica.

Delegacioni i Gjyqit suprem të Turqisë për vizitë në Mal të Zi

Delegacioni i Gjyqit Suprem të Turqisë, të cilin e kryeson kryetari i parë, Ismail Rrustu Cirit, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjyqin Suprem të Malit të Zi prej nesër deri me një tetor. Nga Gjyqi suprem i Malit të Zi njoftuan se delegacioni i Gjyqit Suprem turk do të bisedojë nesër me kolegët malazezë dhe me nënkryetarin e qeverisë për sistemin politik, politikë të brendshme dhe të jashtme Dushko Markoviq, me ministrin e drejtësisë Zoran Pazhin dhe me kryetarin e Këshillit Gjyqësor Mlladen Vukçeviq. Siç u kumtua nga Gjyqi Suprem i Malit të Zi, “vizita e delegacionit të Gjyqit suprem turk është vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm të dy sistemeve gjyqësore të vendosura në vitin 2011 gjatë vizitës së ish kryetares së gjyqit suprem Vesna Medenica në Ankara”, thuhet në kumtesë.

Arritja më e madhe në Mal të Zi dhe në Maqedoni

Ekonomit e vendeve të Evropës Juglindore janë duke u shëruar, ndërsa arritja më e madhe në këtë vit pritet të jenë në Mal të Zi dhe në Maqedoni, derisa Serbia dhe Bosnjë Hercegovina do të shënojnë rritje me të ngadaltë, u tha sot në prezantimin e 9-të të rregullt të raportit ekonomit të Bankës Botërore për Evropën Juglindore. “Ekonomia e këtij rajoni është duke u shëruar. Investimet publike janë nxitës kryesor i kësaj rritjeje. Secili nga gjashtë vendet e rajonit në këtë vit po shërohet në kuptim të caktuar, ndërsa rritja në përgjithësi është 1,8 përqind. Rritja më e madhe është shënuar në Mal të Zi dhe Maqedoni, 3,4, respektivisht 3,2 përqind”, tha sot në Sarajevë bashkautorja e raportit të Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Galina Vinqelete. Pas këtyre dy vendeve pason Kosova me rritjen e Bruto Prodhimtari të Brendshme (BPB), 3 përqind, Shqipëria me 2,7 përqind, Bosnjë e Hercegovina me 1,9 dhe Serbia me 0,5 përqind.  Siç theksoi Vinqelete, secila nga këto gjashtë vende të rajonit në Evropën Juglindore shënon përparim të caktuar në këtë vit.

Të mërkurën konferenca për zhvillimin e shoqërisë informativ

Konferenca ministrore me temën – Zhvillimi i shoqërisë informative, të cilin e organizojnë Ministria malazeze për shoqërinë informative dhe telekomunikacion në bashkëpunim me Këshillin rajonal për bashkëpunim, RCC, do të mbahet të mërkurën në Beçiq. Fjalën hyrëse, siç u kumtë nga kjo Ministri, do ta ketë nënkryetari i qeverisë dhe Ministri i shoqërisë informative dhe telekomunikacionit, Vuica Llazoviq. Në konferencë do të marrin pjesë edhe ministrja për inovacione dhe drejtori publike e Shqipërisë Milena Harito, ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci  pastaj disa ministra dhe zëvendës ministra të kësaj fushe nga rajoni dhe zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim –RCC, Gazmend Turdiu. Qëllimi i konferencë është “theksimi i nevojës dhe rëndësia e zhvillimit të shoqërisë informative dhe teknologjisë informativo-komunikuese si gjenerator i arritjes ekonomike dhe inovacioneve afariste”, theksojnë nga kjo ministri.

Opinioni të ketë rol më aktiv në kontrollin e punës të organeve shtetërore

Institucionet malazeze ende nuk e dinë rëndësinë e shpalljes së informatave, posaçërisht në fushat e ndjeshme dhe korruptuese, ndërsa opinioni malazez duhet të ketë rol më aktiv në kontrollin e punës të organeve shtetërore, konsiderojnë në rrjetin për afirmimin e sektorit joqeveritarë – MANS. Nga kjo organizatë konsiderojnë se është shqetësues fakti se opinioni malazez vazhdon të mos ketë qasje ndaj disa informatave të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet në buxhetin shtetëror. Në shumë vende, siç theksojnë ata, ky ligj qytetarëve dhe sektorit civil u shërben si mjet i fuqishëm për zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit, prandaj ata konsiderojnë se qytetarët e Malit të Zi duhet më shumë të kyçen në kontrollin e punës të organeve shtetërore.

Fillon sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës

Liderë botërorë, janë mbledhur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të shënuar 70-të, vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme. Pjesëmarrjen e 160 liderëve nga shumë vende të botës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Bank ki Moon, e ka quajtur “koha e trazirave dhe shpresës.” Siria do të jetë në qendër të bisedimeve të këtij takimi, ku po kërkohet që të përfundojë konflikti atje nga, i cili kanë humbur jetën më shumë se 200 mijë persona. Presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i drejtohen asamblesë me nga nja fjalim. Putin pritet të përqendrohet në luftën kundër grupit ekstremistë të ISIS-it, në Lindje të Mesme, përshirë Sirinë, ku Rusia ka rritur prezencën e saj ushtarake duke e mbështetur presidentin Bashar al Assad, gjë e cila ka nxituar reagimin e Washingtonit.

Për BE-në, marrëveshjet “kapitull i mbyllur”

Për Brukselin është kapitull i mbyllur arritja e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës e Serbisë, të cilat u firmosën nga kryeministrat Mustafa e Vuçiq më 25 gusht. Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin për pasojat nëse Qeveria e tërheq nënshkrimin prej marrëveshjeve,nga BE-ja kanë rikujtuar domosdoshmërinë e nisjes sa më shpejt të zbatimit të tyre në praktikë, shkruan sot “Koha ditore”. Por opozita në Kosovë nuk heq dorë nga kërkesa që dokumentet e fundit të zhvleftësohen, edhe me çmimin që derisa të ndodhë kjo Kuvendi të bllokohet. Ata thonë se ky zhvleftësim edhe proceduralisht ka bazë kushtetuese e ligjore. Zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk janë përgjigjur direkt për pasojat eventuale nëse Kosova vendos të tërhiqet nga Marrëveshja për Asociacionin, ashtu siç po insiston opozita.

Në Bruksel sot e nesër zhvillohet rundi mes Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel sot e nesër zhvillohet rundi i radhës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në fokus të bisedimeve është vlerësimi i gjendjes në zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse. Në takimin për çështjen e diplomave universitare do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjis, Arsim Bajrami. Në këto takime, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të paraqesë qëndrimet për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi. Takimet do të mbahen  me 28 dhe 29 shtator. Për secilën nga temat që do të bisedohen, opinioni do të njoftohet për rrjedhat dhe rezultatet e bisedimeve.

Kosova të mos shpërblehet me UNESCO

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar Kosovën për “shkatërrim të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike”. Duke folur në një takim të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Daçiq ka kërkuar që për shkak të “veprimeve të tilla”, Kosova “të mos shpërblehet” me anëtarësimin në UNESCO apo Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO është futur tashmë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se pritjet janë që në muajin tetor ky këshill të japë rekomandimin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Serbia, në anën tjetër, është zotuar se do të bëjë gjithçka të mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës.

Kroacia përballë valës së refugjatëve

Mijëra imigrantë të tjerë, shumë nga Siria dhe Iraku kanë vërshuar në Kroaci ditët e fundit. Ministri i brendshëm kroat Ante Kotromanoviq bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes vendeve evropiane. Fluksi vjen një ditë pasi Kroacia hoqi bllokadën kufitare me Serbinë duke i dhënë fund një krize një javore që tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve të Ballkanit. Ndërkohë, 17 imigrantë sirianë u mbytën sot, kur anija e tyre u fundos në brigjet turke, ndërsa udhëtonte për në ishullin grek të Leros.

 

OKB mbi çështjen e refugjatëve

Gjendja e refugjatëve, të cilët kanë vërshuar në Evropë është mes çështjeve kryesore për udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon pritet të zhvillojë një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme për të diskutuar krizën dhe të kërkojë një përgjigje të gjerë ndërkombëtare. Ndërsa refugjatët vazhdojnë të vërshojnë në Evropë, SHBA dhe fuqitë e tjera botërore janë në kërkim për më shumë alternativa për të ndihmuar në frenimin e kësaj krize humanitare në rritje. Çështja do të jetë në krye të agjendës së OKB-së, kur më shumë se 150 presidentë dhe kryeministra të mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme.

Partitë pro pavarësisë fitojnë në Kataloni

Partitë të cilat përkrahin idenë e ndarjes së Katalonisë nga Spanja, kanë fituar shumicën e vendeve në parlamentin rajonal. Nga rezultatet e votimit del se grupi i separatistëve “Së bashku  për Po”, ka fituar 62 vende, nga 135 sa ka gjithsej parlamenti. Nëse ata bashkohen me partitë e majta, të cilat përkrahin idenë e pavarësisë së Katalonisë, ata do t’i kenë 68 ulëse në parlament, po aq sa nevojiten për të shtyre planin për pavarësimin e Katalonisë, nga Spanja, në vitin 2017. Separatistët kanë përkrahur referendumin e pavarësisë për një kohë të gjatë, gjë të cilën qeveria qendrore në Spanjë nuk e lejon. Parlamenti me seli në Barcelonë, është rajon me 7.5 milionë banorë, në kufi me Francën, dhe përfaqëson gati 1/5 e prodhimit ekonomik të Spanjës.

Do të intensifikojmë mbështetjen për Assadin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij nuk planifikon të marrë pjesë në ndonjë operacion të trupave në territorin e Sirisë, porse do të intensifikojë bashkëpunimin me presidentin sirian, Bashar al-Assad. Në një intervistë për televizionin CBS, Putin ka thënë se Rusia është e angazhuar për të luftuar terrorizmin.“Janë mbi 2,000 militantë në Siri nga ish-republikat sovjetike dhe ekziston rreziku që ata të kthehen prapa. Pra, në vend se të presim për kthimin e tyre, ne duhet t’i ndihmojmë Assadit që t’i luftojë ata në territorin sirian. Kjo është gjëja më e rëndësishme që na inkurajon dhe na nxit. Dhe, në përgjithësi, ne nuk duam që situata në rajon të bëhet si në Somali”, ka thënë Putin. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që duan largimin nga pushteti të Assadit, janë të shqetësuara me përfshirjen ushtarake të Rusisë në Siri. Moska ka dërguar disa pajisje ushtarake në qytetin Latakia të Sirisë.

Të mërkurën vazhdimi i mbledhjes për kredi

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka deklaruar se të mërkurën, më 30 shtator, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e parlamentit lokal. Në këtë seancë do të sillet vendimi për huamarrje të komunës së Ulqinit tek banka gjermane “KFW” me vlerë 20 milion euro për projektet e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Me këtë rast do të formohet këshilli mbikëqyrës i përbërë nga nëntë anëtarë nga të gjithë grupimet parlamentare i cili do të përcjell realizimin e projektit, njofton portali Ul- info. Në krye të këtij trup do të jetë përfaqësuesi i opozitës.

Qendra për emergjencë  prej nesër në lokalet e riadaptuara

Qendra për emergjencë prej nesër do ta fillojë punën në lokalet riadaptura, me pajisje të standardeve evropiane, u kumtua nga Qendra Klinike e Malit të Zi. Agjencia turke për zhvillim dhe koordinim- TIKA, për këtë qëllim ka ndarë rreth 750 mijë euro. “Në koordinim me përfaqësuesit e TIKA –s, Qendra emergjente do të fillojë nesër punën në lokale të reja ndërsa për hapjen solemne, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në kumtesën e Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në pjesët jugore dhe qendrore po mban mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi, Budvë e Ulqin 26 gradë, Podgoricë 23, Cetinë 21, Nikshiq 16, Bijello Pole e Beranë 12, Kollashin e Rozhaj 10 dhe në Zhablak 5 gradë celsius.

Për nesër në pjesët jugore dhe qendrore, meteorologët paralajmërojnë të mbaj mot me vranësira të pakta dhe me intervale me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme deri krejt të vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 26 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се