Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 05. 2025. 00:00 >> 17:23

Ditari 15.05.2025

Përgatiti, Musa Gjoka

PROTESTE NË DY LOKACIONE NË KOMUNËN E ULQINIT DHE PARA HOTEL HILTON NË PODGORICE

Siç e kishin paralajmëruar dhe udhëheqësit e partive politike që veprojnë në komunën e Ulqinit, sot u mbajt protestë 1 orësh në dy vende; në hyrje të qyteti në Krruç dhe në pikën kufitare në Sukubinë. Nga ora 11:00 deri në 12:00 shumë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile u bashkëngjiten protestës.
Po ashtu në Podgoricë, para Hotel Hilton u mbajt një performancë e organizatave joqeveritare dhe aktivistëve civilë që kundërshtojnë marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe. "Ne erdhëm këtu për t'i dhënë z. Alabar një grusht tokë malazeze, dhe kjo është e vetmja gjë që ai mund ta marrë falas nga qytetarët e Malit të Zi. Çdo gjë tjetër do të duhet të merret përmes një tenderi dhe ekskluzivisht sipas rregullave të BE-së. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian që na mbron nga vendimet e kryeministrit tonë dhe vendimet e Parlamentit tonë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Prokurorisë Speciale që, përveç gjithë punës së madhe që bën, e hapi edhe këtë çështje dhe shpresojmë se ky do të jetë një mesazh i mjaftueshëm për deputetët e shumicës aktuale që të presin me miratimin e kësaj marrëveshjeje", deklaroi Qalloviq Markoviq.

ALABAR: NUK I MARR PLAZHET, ATO JANË E MIRË PUBLIKE

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Emaar Properties dhe Eagle Hills, Mohamed Alabar, theksoi se vepron në përputhje me rregullat dhe është i përkushtuar ndaj investimeve të qëndrueshme dhe transparente. Ai është folësi kryesor në konferencën Zhvillimi i Pasurive të Patundshme sot dhe nesër në hotelin Hilton në Podgoricë. Siç theksoi, ai nuk i merr plazhet sepse ato janë një e mirë publike dhe u përkasin të gjithëve. Transmetimi i prezantimit të tij u transmetua në TVCG2. Alabar tha se erdhi në Podgoricë mbrëmë dhe se pati reagime pozitive nga qytetarët. Ai tha se me të mbërritur, njerëzit i dërguan mesazhe inkurajimi dhe mbështetjeje. Ai theksoi se fjalimi i tij në Tivat, së fundmi në samitin e ESG-së, kur foli për nënën e tij, padyshim që irritoi disa nga publiku dhe mediat. Ai deklaroi se kjo e kishte habitur, sepse e di që nëna është shtylla e familjes. U shpjegua se Alabar nuk është financues i konferencës RE:D, as lobist, por e njohu rëndësinë e këtij takimi.

SPAJIQ: MALIT TË ZI NGA PLANI I RRITJES IU PAGUAN 27 MILIONË EURO

BE-ja sapo i ka paguar Malit të Zi afër 27 milionë euro nga Plani i Rritjes, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në rrjetin social "X". Kjo njohu vlerën e agjendës së reformave që Qeveria e Malit të Zi propozoi vitin e kaluar.
"Shuma totale prej 383 milionë eurosh, të cilën do ta marrim gradualisht gjatë dy viteve të ardhshme, do të drejtohet për zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse që sjellin përfitime konkrete për qytetarët. Po ndërtojmë 12 kopshte të reja, 11 shkolla fillore dhe dy konvikte studentësh", tha Spajiq. Siç tha ai, ata investojnë në arsimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e aftësive të reja.
"Po marrim më shumë energji nga burimet e rinovueshme. Po forcojmë buxhetin dhe po zgjerojmë shërbimet sociale. Po prezantojmë shërbime të reja dixhitale dhe po shkurtojmë radhët në sportele. Po vendosim kontroll më të mirë të prokurimit publik dhe po forcojmë luftën kundër ekonomisë gri", thotë Spajiq, dhe thekson se reformat nuk janë vetëm burokraci, ato nënkuptojnë një jetë më të mirë.

MILLATOVIQ PROPOZOI MIRJANA VUÇINIQIN PËR GJYQTARE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i paraqiti Parlamentit të Malit të Zi një propozim për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, njoftoi Kabineti i Presidentit. Millatoviq vendosi të emërojë Mirjana Vuçiniqin, një juriste dhe avokate e shquar, si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.
"Sipas kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta e Malit të Zi, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i paraqiti Parlamentit të Malit të Zi një propozim për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në provat e përmbushjes së kushteve për zgjedhje dhe rezultatet e diskutimeve me kandidatët, Presidenti Milatoviq vendosi t'i propozojë Parlamentit të Malit të Zi Mirjana Vuçiniq, një juriste - avokate e shquar, si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftim.

SHQEPANOVIQ: IVAN DELIQ DHE ALEKSANDAR KEKOVIQ ARRESTOHEN NË DUBAI

Ivan Deliq, i arratisur nga Budva, dhe Aleksandar Kekoviq, i njohur me nofkën Arkan, një i arratisur nga Podgorica u arrestuan në Dubai. Këtë e bëri të ditur drejtori në detyrë i Administratës së Policisë, LLazar Shepanoviq. “Përfaqësuesit e Interpol Dubait konfirmuan se vepruan me kërkesë të autoriteteve malazeze dhe se në bazë të urdhër-arrestit të kuq ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Podgoricë dhe si pjesë e shkëmbimit intensiv të të dhënave të inteligjencës dhe operacionales, oficerët e Interpol Dubait gjetën dhe arrestuan dy shtetas malazezë, anëtarë të rangut të lartë të grupeve të krimit të organizuar - Aleksandar Kekoviq dhe Ivan Deliq, të cilët kërkohen nga Mali i Zi për kryerjen e disa veprave penale , thotë Shqepanoviq.

S’KA PËRPARIM NË ZHBLLOKIMIN E NGËRÇIT NË KUVEND AS PAS TAKIMIT ME PRESIDENTEN

Nuk është shënuar ndonjë përparim për ta zhbllokuar ngërçin politik - pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës - as pas një takimi sot të presidentes Vjosa Osmani me shefat e partive parlamentare. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partitë politike kryesisht qëndruan në pozicionet e tyre paraprake. Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “siç mund ta shihni, nuk ka dalë tym i bardhë, pra nuk ka risi”. “Nuk jam optimist që Kurti do ta ndërrojë propozimin. Ai nuk i ka votat as për komision as për kryetare e as për kryeministër. Duke mos i pasur votat po e mban peng krejt shtetin”, tha Krasniqi pas takimit. Pas takimit me shefat e partive shqiptare, Osmani do të zhvillojë bisedime me pakicat në orën 15:00. Takimi vjen në ditën kur deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e gjashtëmbëdhjetë - pikërisht një muaj pasi filluan përpjekjet - për shkak të ndarjeve politike.

RAMA PRITI KRYEMINISTRIN BRITANIK KEIR STARMER NË TIRANË

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë emigrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar emigrimin e ligjshëm. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm “kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë”. “Në vitin 2024, numri i shqiptarëve që kanë hyrë, apo tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara për ta ngritur task-forcën e përbashkët, arriti në 12 mijë, përkatësisht në vitin 2022 kur pati një fluks të madh”, tha Rama.

ZELENSKY MBËRRIN NË ANKARA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti në Ankara ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Tayyip Erdogan, tha se Ukraina është në kontakt me delegacionet amerikane për çështjen e bisedimeve me Rusinë. Ukraina do të vendosë për hapat e mëtejshëm në bisedime pas takimit të tij me Tayyip Erdogan, shpjegoi Zelensky. Presidenti ukrainas u tha gazetarëve pas mbërritjes në aeroportin e Ankarasë se pala ukrainase nuk ishte informuar zyrtarisht për përbërjen e delegacionit rus të dërguar në Stamboll nga Moska, por se dukej të ishte i një “natyre dekorative” dhe ai pyeste veten “nëse është në gjendje të marrë vendime”. Presidenti turk, pritet të theksojë gjatë bisedimeve të tij me presidentin ukrainas qëndrimin turk, përkatësisht se duhet të ketë një armëpushim dhe bisedime paqeje pa vonesë për t’i dhënë fund luftës, njoftoi zyra e tij.

MASAKËR NË GAZA, 74 TË VRARË NGA BOMBARDIMET IZRAELITE

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, e cila ka përfshirë edhe aktorë rajonalë si Libani, Siria, Irani dhe Jemeni, ka hyrë në ditën e saj të 587-të. Sipas raportimeve të transmetuesit Al Jazeera, bombardimet e fundit izraelite në orët e para të mëngjesit në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 74 palestinezëve, kryesisht në zonën e Khan Yunis, në jug të enklavës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të disa zonave veriore të Gazës, teksa operacionet ushtarake vazhdojnë me intensitet të lartë. Ndërkohë, kryeministri i Katarit ka deklaruar se bombardimet izraelite po pengojnë përparimin e negociatave për një armëpushim, duke theksuar se zhvillimet e fundit po rrezikojnë përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftimeve dhe lehtësimin e krizës humanitare në terren. Situata në rajon mbetet tejet e tensionuar, me shqetësime në rritje për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

TRUMP NUK HEQ DORË NGA PLANI PËR GAZËN

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ripropozoi idenë që SHBA-të të marrin kontrollin e Gazës, duke ofruar idenë e një “zone lirie”. “Nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar nëse Shtetet e Bashkuara ta marrin dhe ta bëjnë një zonë lirie. Le të ndodhin disa gjëra të mira, t’i vendosin njerëzit në shtëpi ku mund të jenë të sigurt”, tha Trump nga Doha, Katar. Përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Hamas deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Më parë ai ka hedhur idenë që SHBA-të të marrin kontrollin dhe të zhvillojnë Gazën. Ai vazhdoi duke thënë “Njerëzit jetojnë nën rrënojat e ndërtesave që u shembën, gjë që nuk është e pranueshme, është e tmerrshme. Dhe dua ta shoh Gazën të jetë një zonë lirie.”

INCIDENT I FRIKSHËM NË NJË KOPSHT ZOOLOGJIK NË FRANCË, 13 PERSONA GODITEN NGA RRUFEJA

13 persona, përfshirë 4 fëmijë, u plagosën nga rrufeja që goditi një kopsht zoologjik në Francën jugore sot. Dy nga të plagosurit u goditën nga rrufeja. në parkun zoologjik La Barben, pranë Aix-en-Provence. Forca të shumta zjarrfikëse shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes. Incidenti ndodhi pak para orës 3:00 të pasdites, sipas orës lokale, në një kohë kur një pjesë e madhe e Francës është vendosur në alarm të verdhë për stuhi. I hapur në vitin 1971, Kopshti Zoologjik La Barben është shtëpia e 700 kafshëve nga më shumë se 130 specie të ndryshme.

MOT JOSTABIL, DERI NË 20 GRADË

Sot në Mal të Zi man mot kryesisht i vranët, vende vende me të reshura të dobëta në jug dhe në pjesët perëndimore të vendit. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e jugut. Temperaturat në ora 14 u shënuan; B. Pole 23, Beran e Plevle 22, Podgoricë e Ulqin 21, Budvë 20, Tivar H. Novi, Andrievicë e Rozhaj 19, Shavnik 18, Kollashin e Plluzhinë 17, Cetinë e Guci 16, dhe në Nikshiq e Zhablak 15.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët, vende vende me shi të përcjell me bubullimë. Në veri në zonat malore janë të mundshme të reshura të dobëta bore. Në orët e pasditës dhe në mbrëmje pritet ndërprerje të reshurave dhe kthjellim moti. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat e mëngjesit prej 2 deri në 2 deri në 17 kurse më e larta e ditës 5 deri në 20 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се