Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 07. 2024. 00:00 >> 18:59

Ditari 22.07.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Seanca e nesërme e Kuvendit, në rend dite është rikonstruktimi i Qeverisë

Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, në të cilin morën pjesë shefat e klubeve në Parlament, solli vendimin që nesër në orën 11:00 të vazhdojë seanca parlamentare me pikën e rendit të ditës lidhur me zgjedhjet dhe emërimet. Sipas të gjitha gjasave, në vazhdimin e kësaj seance do të finalizohet rikonstruktimi i Qeverisë.

Nesër, finalizimi i rikonstruimit të Qeverisë

Rikonstruktimi i Qeverisë së kryeministrit Millojko Spajiq sipas të gjitha gjasave do të finalizohet nesër. Partitë të cilat do të duhej të jenë pjesë e qeverisë së re, në mbledhjet e sotme të organeve partiake do të vendosin për rikonstruksionin e paralajmëruar. Rikonstruktimi i Qeverisë, me hyrjen e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike, është paraparë me marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar gjatë formimit të shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Reagime zyrtare ende nuk ka edhe pse marrëveshja tregon qartë se cilat resore duhet t'u takojnë palëve që kanë nënshkruar atë dokument. Partia Boshnjake në seancën e sotme të këshillit qendror do të vendosë për hyrje të mundshme në Qeveri, kurse siç është paralajmëruar, mbledhja  do të mbahet në Rozhajë.

Këshilltarët e “Lëvizjes për Podgoricën” kërkojnë shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Përfaqësuesit e Lëvizjes për Podgoricën thanë se do t'ua kthejnë mandatin qytetarëve. “Presim që këshilltarët të tregojnë përgjegjësi, sidomos ata në pushtet dhe se të gjithë ta shkurtojmë mandatin Kuvendit”, tha këshilltarja Nagja Lilaniq. Ajo shtoi se do të votojë për shkurtim mandati, por pret që të njëjtën gjë të bëjnë edhe kolegët që shprehin pakënaqësi për funksionimin e kryeqytetit. Lidhur me atë nëse do ta votojë iniciativën për shkarkimin e kryetares Ollivera Injac, ajo tha se nuk do ta përkrahin këtë iniciativë.

Pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë në patrullime të përbashkëta

Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në patrullimet e përbashkëta me forcat e policisë përgjatë kufirit malazez. Kështu u dakorduan në takimin e ministrit të mbrojtjes Dragan Krapoviq me shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, me ministrin e punëve të brendshme Danillo Saranoviq dhe drejtorin e drejtorisë së policisë Zoran Bërgjanin.

MPB-ja është një partner i besueshëm në fushën e migracionit

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) është thelbësor për përparimin e politikave që sigurojnë përgjigje efektive ndaj çështjeve të migracionit, thanë ministri përkatës Danillo Sharanoviq dhe kreu i Zyrës së AKBR-së në Mal të Zi, Zhan Iv Bushardi.

Siç njofton MPB-ja, Sharanoviq sot ka pritur Bushardin në një vizitë lamtumire.

Sharanoviq falënderoi Bushardin për punën dhe përkushtimin e tij të përkushtuar gjatë mandatit të tij në Mal të Zi.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe AKBR-së, veçanërisht në fushën e menaxhimit të flukseve të përziera migratore, sigurimit të mbrojtjes së refugjatëve dhe përmirësimit të integrimit të refugjatëve.

“Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi ndërmjet MPB-së dhe AKBR-së është thelbësor për përmirësimin e politikave që sigurojnë përgjigje humane dhe efikase ndaj çështjeve të migracionit, si dhe se ky bashkëpunim i frytshëm zgjat shumë vite”, thuhet në deklaratë.

Raportohet se Bushardi vlerësoi përpjekjet që Mali i Zi po investon në përmirësimin e kushteve për emigrantët dhe refugjatët.

“Evropa Tani 2”, do të rrisë punësimet

Programi "Evropa Tani 2" paraqet iniciativë kyçe për uljen e papunësisë në vend, me qëllim të qartë, në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe standardeve të jetesës, tha David Perçobiq, ushtrues detyre i drejtorit të Entit për punësim. Ai tha se si drejtues i Entit, institucionit kryesor në tregun e punës në Mal të Zi, dëshiron të shprehë mbështetjen e tij të plotë për programin Evropa tani 2, për të cilin konsideron se nuk është vetëm projekt ekonomik, por, siç u shpreh ai, edhe projekt shoqëror.

Programi Evropa Tani 2 do të luftojë inflacionin

Deputetja e Lëvizjes Evropa Tani, Jellena Nedoviq, thekson se rritja e paralajmëruar e pagës minimale dhe mesatare për të gjithë, në 600 respektivisht në 800 euro, është betejë e drejtpërdrejtë kundër inflacionit që prek qytetarët. Siç theksoi ajo, nëse nuk do të ishin programet Europa Tani 1 dhe 2, shtrohet pyetja se çfarë do të kishte ndodhur dhe si do të jetonin qytetarët me çmimet e reja e të ardhurat e vjetra dhe me dinamikën e rritjes së tyre që ishte në kohën e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Protesta e ish-punëtorëve të “Koshutës”, vazhduan protestën edhe sot

Ish-punëtorët e Koshutës nga Cetina u tubuan edhe sot prej orës 11 me ç’rast bllokuan për 30 minuta komunikacionin në rrugën Cetinë- Podgoricë në shenjë proteste për kërkesat e paplotësuara. Përfaqësuesja e punëtorëve Diana Vujoviq tha për Radio tonë se protesta u ndërpre sërish dhe se ajo dyshon për obstruksion. Ajo tha se janë duke rishkiuar mundësinë e protestës edhe të hënën e ardhshme, duke u rekomanduar autoriteteve  që t'i lejojnë të protestojnë ashtu siç u lejon ligji.

Mugosha lirohet nga akuzat në rastin “Dogana”.

Ish-kryetari i Komunës së Podgoricës, Miomir Mugosha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin “Carine”.

Vendimi është shqiptuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Vesna Kovaçeviq.

Duke shpjeguar aktgjykimin, ajo theksoi se nuk ka dëshmi se i akuzuari ka kryer vepër penale.

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka akuzuar ish-kryetarin Mugosh se ka dëmtuar buxhetin e kryeqytetit për 6.7 milionë euro në rastin e shitjes së tokës së qytetit tek kompania ndërtimore “Carine”, dhe po aq ka përfituar kjo kompani.

Pesë persona të vrarë në një shtëpi të të moshuarve në Kroaci

Pesë persona u vranë pasi një person i armatosur hyri në një shtëpi për të moshuarit në Kroaci sot dhe hapi zjarr, bënë me dije televizionit publik.

Një burrë me armë zjarri hyri në një shtëpi private për të moshuarit në qytetin Daruvar, në lindje të kryeqytetit Zagreb, dhe qëlloi ndaj njerëzve që ishin të pranishëm, njoftoi Radiotelevizioni Kroat (HRT).

Pesë nga viktimat humbën jetën menjëherë dhe numri i të plagosurve nuk dihet ende, sipas HRT. Agjencia shtetërore e lajmeve HINA ka raportuar se disa nga të plagosurit janë ende duke marrë ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur u largua me vrap, por më vonë u arrestua pranë një kafeneje, sipas HINA.

Hetimi është në vazhdim dhe policia nuk ka dhënë detaje shtesë, tha HRT.

“Jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave” në shtëpinë e të moshuarve, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në një postim në rrjetet sociale.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e të plagosurve. Pres që autoritetet kompetente të përcaktojnë të gjitha rrethanat e krimit të tmerrshëm”, tha Pllenkoviq.

Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës

Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri.

Me të përfundojnë të gjitha proceset legjislative.

Pasi të hyjë në fuqi - gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së - vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit e Serbisë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Procedurat për anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe nisën në vazhdën e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti.

Vuçiq pati takim sekret me kryekriminelin Radoiçiq në Kragujevc

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fillim të këtij muaji është takuar me kryekriminelin Millan Radoiçiq. Sipas burimeve të RTK-së brenda organeve të sigurisë së Kosovës, takimi ka ndodhur gjatë vizitës që presidenti serb ka pasur në qytetin e Kragujevcit, në fillim të muajit korrik. Sipas burimeve, në këtë takim është diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë mbështetjen e grupit kriminal të Millanit Radoiçiqit, për protestat e mundshme, për opozitën në Serbi si dhe shkaktimin e incidenteve/sulmeve në veri të Kosovës.

Vuçiq dhe Radoiçiq, janë pajtuar që me raste të kritikojnë njëri-tjetrin në qarqe të caktuara, për të kamufluar bashkëpunimin e afërt që e kanë.Thuhet se Vuçiq i ka konfirmuar Radoiçiqit fuqizimin e mbështetjes së shtetit dhe të institucioneve të Serbisë për vazhdim të aktiviteteve të tyre, ndërsa Radoiçiq ka shprehur edhe një herë besnikërinë ndaj Vuçiqit.

Përndryshe, grupi paramilitar i Milan Radoiçiqit, kohët e fundit ka përqendruar aktivitetet e veta në zonën e Novi Pazarit, ku janë shtuar lëvizjet e tyre në lokacionet e afërta si Banja e Novi Pazarit, Vuçja Llokva, Ribariqi dhe Rogozna.

Gjithnjë sipas burimeve të RTK-së brenda institucioneve të sigurisë, Milan Radoiçiq së fundmi është takuar edhe me disa eprorë të Policisë së Serbisë, me të cilët ka diskutuar "tema të sigurisë" dhe ka kërkuar mbështetjen për grupin e tij, derisa vazhdon të ketë takime të rregullta edhe me zyrtarë të BIA-s serbe.

Presidenti J.Biden, tërhiqet nga gara për mandatin e dytë

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet sot. Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije. Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

Ushtria izraelite urdhëroi sot evakuimin e një pjese të një zone në Rripin e Gazës që e ka caktuar si zonë humanitare. Ushtria kumtoi se planifikon të fillojë një operacion kundër militantëve të Hamasit, të cilët janë ngulitur në zonë dhe e kanë përdorur atë për të lëshuar raketa drejt Izraelit. Përndryshe kryeministri izraleit Benjamin Netanyahu shkon sot në një udhëtim të shumëpritur në Shtetet e Bashkuara për t'u takuar me presidentin Joe Biden. Diskutimet pritet të fokusohen në tentimet për të garantuar një armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve.

Rusia thotë se rrëzoi 47 dronë ukrainas

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.

Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det.

Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.

Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.

Bangladesh, 151 studentë të vdekur nga trazirat

Gjykata Supreme e Bangladeshit ka anuluar të dielën shumicën e kuotave për vende të punës në institucione qeveritare, mirëpo nuk ka plotësuar tërësisht kërkesat e studentëve, të cilët kanë mbajtur protesta vdekjeprurëse në ditët e fundit. Autoritetet kanë raportuar se 151 persona kanë vdekur si pasojë e përleshjes së studentëve me forca të sigurisë. Këto protesta kanë shënuar një prej trazirave më të rënda gjatë udhëheqësisë së kryeministres Sheikh Hasina.

Ushtarët janë duke patrulluar në gjithë Bangladeshin, pasi polica nuk ka arritur të mbajë rendin, ndërsa linjat e internetit dhe komunikimeve janë kufizuar ashpër prej të enjtes, duke izoluar këtë shtet me pjesën tjetër të botës.

Gjykata Supreme ishte planifikuar të merrte vendim për këtë rast përgjatë muajit gusht, mirëpo ka dalë me një vendim të dielën, për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Gjykata u ka kërkuar studentëve të “kthehen nëpër klasa”, pas marrjes së vendimit. Në vendim është zvogëluar kuota për vendet e rezervuara të punëve qeveritare, prej 56 për qind në shtatë për qind.

Nesër mot kryesisht me diell

Për nesër në jug dhe bregdet parashihet të mbajë mot kryesisht me diell deri me vranësira të pakta. Në veri me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pasdite me reshje të mundshme të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 12 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се