Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 07. 2024. 00:00 >> 18:10

Ditari 19.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Spajiq, përgjigjet në pyetjet e deputetëve në “Orën e kryeministrit”

Kryeministri Millojko Spajiq, sot në Kuvend po u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare, në seancën e posaçme kushtuar Orës së Kryeministrit. 

Kryetari i PDS, Danillo Zhivkoviq, tha se inflacioni do të hajë çdo rritje të pagave.

“Kur ta shihni këtë, ejani të flisni për politikë serioze ekonomike”, tha kreu i PDS-së  dhe pohoi se nuk është e vërtetë që rruga evropiane e Malit të Zi është ndalur që nga viti 2017.

Spajiq tha se Zhivkoviq merret me gjysmë të vërteta ose të pavërteta.

"Progresi i vërtetë fillon me zgjedhjen e qeverisë aktuale dhe këtë e thonë zyrtarët evropianë. Është bërë një punë e madhe si në qeveri ashtu edhe në parlament," tha Spajiq. Ai ka përshëndetur edhe rolin e opozitës në ato procese, sidomos kur është fjala për marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë.

Kryeministri theksoi rëndësinë e shtetit ligjor dhe pohoi se shteti do të luftojë fuqishëm kundër krimit.

Vasilije Čarapić, pyet se cili ishte vizioni i Spajić për zhvillimin strategjik të Malit të Zi dhe se si Banka Zhvillimore e Malit të Zi do të mbështeste infrastrukturën e ardhshme strategjike dhe projektet e zhvillimit në vend.

Spajiq tha se Banka Zhvillimore është diçka që ekziston si ide për një kohë të gjatë dhe se është një projekt i rëndësishëm.

 

USL të MZ, përgënjeshtron pohimet nga Qeveria 

Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi përgënjeshtron përfaqësuesit e Qeverisë të cilët dje në prezantimin e strategjisë fiskale thanë se kanë arritur një kompromis me partnerët socialë për modelin e paraqitur të Programit Evropa Tani 2. Siç theksojnë nga Unioni, si partner social, nuk kanë rënë dakord në asnjë mënyrë me modelin e preferuar nga Qeveria për zbatimin e Programit Evropa Tani 2.

Siç thuhet në njoftim, në konferencën e lartpërmendur për media, përfaqësues të Qeverisë disa herë kanë deklaruar se është arritur një kompromis me partnerët socialë për modelin e paraqitur të Programit të prezantuar dje. Për hir të informacionit të saktë dhe të plotë të anëtarësisë së Unionit të sindikatave të lira dhe publikut të gjerë, ata mohojnë që si partner social, në çfarëdo mënyre të ketë pranuar modelin e preferuar nga Qeveria për zbatimin e Programit Evropa Tani 2.

 

S.Mikavica; Të kënaqur që është miratuar kërkesa e punëdhënësve 

Kryetari i Unionit të Punëdhënësve, Sllobodan Mikavica, tha se paga minimale e propozuar fillimisht prej 700 euro nuk ishte propozim i pranueshëm për punëdhënësit dhe ata besojnë se së pari do të rrezikonte kompanitë në veri.

“Është respektuar qëndrimi ynë se 700 euro janë shumë, nga ana tjetër kontributi nuk është ulur aq sa është paralajmëruar, por në një masë më të vogël, që për mendimin tim është mirë sepse kemi një bazë më të madhe për taksim dhe arkëtimi drejt fondit”, tha ai në programin e mëngjesit të TVMZ.

Ai theksoi se kjo zgjidhje do të sjellë një fuqi punëtore më konkurruese.

 

Fondi pensionist dhe inladior, do të jetë i njëjtë dhe nuk ndryshon asgjë  

Askush nuk luan me Fondin Pensionist-invalidor, dhe të gjitha pensionet, përveç atyre minimale, do të rriten në janar të vitit të ardhshëm, tha Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Naida Nishiq, e cila ishte e ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit të Mali të Zi. Përfaqësuesja e Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi, Ivana Mihajlloviq thotë se përkrahin çdo rritje të pagave, por sindikata ka propozuar një model tjetër që ata e kanë konsideruar më të qëndrueshëm dhe sipas të cilit paga minimale do të ishte unike. 

 

M.Konatar; “Të zhgënjyer nga programi Evropa Tani 2”

Deputeti i Levizjës qytetare URA, Millosh Konatar, deklaori se janë të zhgënjyer, sepse kryeministri Millojko Spajiq, ka mashtruar qytetarët e Malit të Zi. “Përgjegjësia për paqëndrueshmërinë financiare që do të pasojë i takon vetëm kryeministrit dhe ekipit të tij”. Siç tha ai në konferencën për media, ajo që u premtua nga Lëvizja Evropa Tani në fushatën parazgjedhore, pas prezantimit të programit Evropa Tani 2, është e qartë se nuk do të realizohet. 

Konatar, tha se dje në prezantimin e Programit Evropa Tani 2, u tha se paga minimale mesatare do të jetë 700 euro. Aktualisht 825 euro është paga mesatare dhe sipas programit të prezantuar do të rritet për 6.13 për qind dhe kjo, siç theksoi ai, më së miri prezanton programin Evropa Tani 2.

 

D.Sharanoviq; “Kamë dëshirë të përmbush obligimet e mia ndaj Kuvendit”

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, ka mbajtur sot konferencë për media, pasi është konstatuar se nuk është siguruar kuorumi për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

“Kam pasur dëshirën që të vazhdoj t'i përmbush obligimet e mia ndaj Kuvendit të Malit të Zi, por nuk kam mundur ta bëj këtë – mungesë kuorumi”, tha Sharanoviq.

Ai tha se në konferencën për shtyp ka shpjeguar një pjesë të vogël të sqarimeve nga interesimi i  opozitës dhe publikut dhe “për çështje dhe raste të tjera të rëndësishme” kur takohet “ballë për ballë” me kolegët, tha ai. 

 

Arrestohen tre policë të dyshuar se kanë torturuar M.Jovanoviq

Dy policët Z.B. dhe N.Zh., si dhe ish-polici B.A, janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Siç ka mësuar Portali RTMZ,  nga Prokuroria themelore, janë arrestuar policët Nikola Zhizhiq, Boris Andushiq dhe Zoran Backoviq, të cilët dyshohen se kanë torturuar Millo Jovanoviq.

“Personat e përmendur janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të zhvatjes së dëshmisë dhe keqpërdorimit në vitin 2021, në dëm të M.J, i cili me atë rast ka pësuar lëndime fizike”, thuhet në njoftim.

Millo Jovanoviq, një anëtar i dyshuar i klanit "Shkalari" dhe Jovan Mrvaleviq, kanë akuzuar anëtarët e atëhershëm të Departamentit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SBPOKK) për rrahje, torturim, shantazh, kërcënim me përdhunim dhe vrasje, por gjithashtu se do të dëmtojnë familjet e tyre, duke kërkuar që të dëshmojnë rrejshëm se janë duke punuar për të ndjerin Jovan Vukotiq nga Kotorri dhe se kanë për detyrë të vrasin një banor të Kotorrit.

 

Banorët në malin e Kakarriqit, përballen me mungesë të ujit ditë me radhë 

Banorët e vendbanimit në Malin e Kakarriqit, në Podgoricë për të gjashtën ditë me radhë janë pa ujë mes temperaturave ekstreme gjatë kësaj periudhe në Mal të Zi.

Disa nga banorët e këtushëm kanë kontaktuar me portalin e RTMZ, duke na informuar se problemi i ujit daton gati një javë më parë, kur dyshohet se në këtë vendbanim ka plasur një tub uji.

Ndërkohë, Portali RTMZ, ka kontaktuar kompaninë e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Podgoricë,  me pyetje se kur do të zgjidhen problemet e banorëve në këtë lagje, por ende pa përgjigje në pyetjet e parashtruara. Rikujtojmë se banorët e këtushëm, në vazhdimësi përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, sidomos në sezonin veror. 

 

12 vjet burg për të akuzuarin për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare, duke i shqiptuar një dënim në kohëzgjatje 12 vjet burg. Atij do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë dhe depërtimit të popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

 

Policia serbe ka vrarë vrasësin e policit në Serbi 

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

 

V.Osmani; “Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të destabilizojnë Kosovën”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti akuzat se Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të tentojnë që të destabilizojnë Kosovën, por edhe rajonin.

Osmani këtë deklaratë e bëri pasi mori pjesë në Samitin e katërt të Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani, por edhe krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës, kohëve të fundit kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Rusia, përmes Serbisë, po synon të destabilizojë Kosovën.

 

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, vitin e ardhshëm do të mbahet në Tiranë 

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua në Britaninë e Madhe.

Në këtë samit u organizua një pritje për liderët nga mbreti Çarls III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

 

Obama dhe Pelosi, ftojnë presidentin J.Biden të rishqyrtojë kandidaturën  

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e ka paralajmëruar Bidenin se demokratët mund ta humbin aftësinë që të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nëse ai nuk largohet nga gara për zgjedhjet e nëntorit. Kështu raportoi Associated Press duke u thirrur në burime të informuara për këtë çështje.

Pelosi po ashtu i ka treguar sondazhe Bidenit dhe ka argumentuar se ai me gjasë nuk mund ta mposhtë republikanin Donald Trump, edhe pse ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të enjten përmes një deklarate tha se raportimet me burime anonime “keqinterpretojnë çdo bisedë” që ajo mund të ketë zhvilluar me presidentin.

 

D.Tramp, ka pranuar nominimin e republikanëve për president  

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve. Ai është zotuar se do t'i ndalë luftërat në botë, do të luftojë imigrimin, do të rrisë prodhimin e naftës dhe gazit në SHBA, dhe do t'i ulë taksat. Trump, 78-vjeçar, është parë me fashë në veshin e tij të djathtë, për shkak të sulmit që ka përjetuar në atë që Byroja Federale e Hetimeve e ka cilësuar atentat ndaj tij.

 

Rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Tel Aviv

Rebelët Huthi të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për atë që duket se ka qenë sulm me dronë në qendër të Tel Avivit në orët e para të së premtes, duke lënë të vrarë një burrë dhe duke plagosur disa të tjerë, ka thënë ushtria izraelite.

Shpërthimi, i cili nuk ka aktivizuar alarmet e mbrojtjes ajrore, ka ndodhur disa orë pasi ushtria izraelite e ka konfirmuar se e ka vrarë një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut, në jug të Libanit.

Si Hezbollahu, ashtu edhe rebelët Huthi, përkrahen prej Iranit.

 

Para Françesku; Lojërat Olimpike mundësi për unitet në Francë

Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mundësi për unitet kombëtar në Francë.

Ai i ka bërë këto deklarata pak para nisjes së këtyre Lojërave në Paris, më 26 korrik.

“Shpresoj që organizimi i këtyre Lojërave do të jetë mundësi për të gjithë njerëzit në Francë që të kenë harmoni, të kalojnë përtej dallimeve dhe opozitës, dhe të lejohet forcimi i unitetit të kombit”, ka thënë Papa përmes një letre. Thirrja e tij vjen në kohën e dallimeve të theksuara në politikën franceze, meqë zgjedhjet e kanë lënë vendin pa një rrugë të qartë për formim të Qeverisë. Në thirrrjen e Papës janë përsëritur thirrjet për arritjen e armëpushimeve në botë, në kohën e mbajtjes së Lojërave, të cilat i ka përshkruar si organizim “që natyrshëm sjell paqe dhe jo luftë”.

 

Zelenski, refuzon bisedimet për marrëveshje me Rusinë pa miratimin e Kievit 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë pushtimin e nisur nga Rusia.

Zelensky mori pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zhvilloi takime të ndara me liderë evropianë, përfshirë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Osmani tha pas samitit se Serbia, së bashku me Rusinë, po tentojnë të destabilizojnë Kosovën dhe tërë rajonin.

Me të arritur në samit, Zelensky menjëherë u kërkoi të pranishmëve që të “mbajnë unitetin në Evropë sepse gjithmonë uniteti çon në marrjen e vendimeve të fuqishme”.

 

Nesër, mot i kthjellët, pasdite me vranësira të ndryshueshme 

Në viset jugore të Malit të Zi, mban mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. 

Temperatura në orën 14; Podgoircë 39 gradë, Herceg Novi 38, Ulqin 37, Cetinë e Budvë 35, Bjello Pole e Andrijevicë 32, Plevlë, Kollashin, Berane e Petnjicë 31, Guci 30, Rozhajë e Plluzhinë 29 dhe në Zhablak 26 gradë.

Nesër, në pjesëne  parë të ditës parashihet mot kryesisht me diell, kurse pasdite me vranësira të ndryshueshme, vende - vende  me të reshura kalimtare të shiut.   Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga  drejtime të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 26, kurse më e lartë ditore prej 25 deri në 38 gradë celsius. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се