Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 02. 2023. 00:00 >> 18:20

Ditari 08.02.2023

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Mbi 11.200 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 11.200 persona. Zyrtarët thanë sot se 8.574 persona janë konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe 2.662 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme. Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit. Por, përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme. Në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat. Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit. Në Siri, operacionet e shpëtimit janë ndërlikuar për shkak se sistemi i kujdesit shëndetësor dhe infrastruktura është shkatërruar nga lufta civile që po zgjat që 12 vjet. Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se ekipet nga 35 shtete tashmë kanë arritur në zonat e prekura nga tërmetet. Bashkimi Evropian ka ofruar që të dërgojë mbi 1.200 punëtorë të shpëtimit, përfshirë dy ekipe mjekësore dhe mbi 70 qen të kërkim-shpëtimit.

NATO ul flamujt në gjysmështizë pas tërmetit në Turqi

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti në Turqi. Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë në mes deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti. Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale thuhet se “falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.

Mali i Zi: Ndihmat  financiare  për të prekurit nga tërmeti

Ndihmat financiare për popullsinë e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri, qytetarët e Malit të Zi mund ti paguajnë në xhirollogari dhe që nga sot ekziston mundësia e dërgimit të SMS-ve në të tre operatorët telefonik në numrin 15888. Këtë e deklaroi sekretarja e Kryqit të kuq Jellena Dubak, e cila vlerësoi se qytetarët e Malit të Zi ishin gjithmonë solidarë.

Tatijana Begoviq u zgjodh UD së prokurores supreme të shtetit

Prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Tatjana Begoviq, është zgjedhur sot ushtruese e detyrës së prokurores supreme të shtetit. Ajo u zgjodh në atë pozitë në seancën e Këshillit Prokurorial me votat e shtatë anëtarëve, ndërsa një abstenoi. Begoviq më herët dha dorëheqjen si anëtare e  Këshillit Prokurorial. Ish-UD Maja Jovanoviq  u pushua pas dy mandateve gjashtëmujore. Qeveria e Malit të Zi të premten tërhoqi nga procedura parlamentare propozimin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, i cili parashikonte që mandati i ushtruesit të detyrës zgjat deri në zgjedhjen e drejtuesit të prokurorisë në mandat të plotë. Komisioni Legjislativ paraprakisht ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi.

Osmani: Shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,  dje dhe sot qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Në ditën e dytë të vizitës në këtë republikë, ajo sot vizitoi komunën e Tuzit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi, si dhe shtet ndërtimit të tij. “Sot komuniteti shqiptar në Mal të Zi, vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm në shtyrjen përpara të shtetit të Malit të ZI, në rrugën evropiane, Kosova ndan të njëjtin synim”, tha ajo. Presidentja Osmani premtoi mbështetje dhe përkrahjen për mbrojtje të identitetit shqiptar në Mal të Zi. Ajo ka folur edhe për investimet kosovare në Mal të Zi. “Jam shumë krenare edhe me investimet që bizneset e Kosovës po bëjnë këtu”, theksoi ajo.Ajo tha se Kosova do të mbështes shqiptarët që jetojnë në të gjitha trevat, si në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës. Ndërkaq, kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj tha se janë të nderuar dhe të emocionuar për këtë vizitë, sepse të gjithë shqiptarët në Mal të Zi janë shumë të lidhur me Kosovën. “Bashkë biseduam për bashkëpunimin institucional të komunës së Tuzit me shtetin e Kosovës”, tha ai.Pas takimit me Kryetarin e Tuzit Nik Gjeloshaj, Osmani  vizitoi njërin  nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëkohësisht  është edhe investimi më i madh nga Kosova. Presidentja Osmani sot vizitoi edhe Komunën e Ulqinit. Ajo është pritur nga kryetari, Omer Bajraktari për të vazhduar pas takimet edhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Osmani ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore refugjatëve të vitit 1999 e cila është para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Nesër seancë konsultative për ndryshimet në Ligjin për prejardhjen e pronës

Këshilli Kuvendor për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë nesër do të mbajë seancë konsultative lidhur me ndryshimet në Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprimtaria kriminale, në të cilën janë ftuar ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave.

Në seancën konsultative janë të ftuar përfaqësues të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Mbrojtësit të Interesave Pronësore dhe Juridike të Malit të Zi. Ftesa i është dërgua drejtoreshës së Rrjetit për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar Vanja Qaloviq Markoviq, përfaqësueses së Malit të Zi para gjykatës në Strasburg Valentina Pavliciq, Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Boris Mariq, si dhe ekspertëve të pavarur, përfaqësues të Shoqatës së Juristëve, Ministrisë së Financave, Aksioni për të Drejtat e Njeriut.  Këshilli i ka lënë mundësinë edhe organizatave të tjera joqeveritare dhe individëve që të aplikojnë për pjesëmarrje në seancën konsultative. Kryetari i Këshillit, Momo Koprivica tha në seancën e Komisionit të së hënën se qëllimi i seancës është që të gjithë pjesëmarrësit të marrin më shumë informacion rreth projektligjit. Më këtë propozim ligj   është paraparë që kryesit  të veprës penale mund t'i konfiskohet pasuria nëse është fituar me veprimtari kriminale dhe vlera e saj totale është vlerësuar   në shumën së paku 50 mijë euro, nëse është vërtetur aktakuza për vepra kriminale në kompetencat e Prokurorisë speciale shtetërore.

Tuz: Mbrëmë u dorëzuan  në KKZ shtatë lista të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 5 mars

Mbrëmë para orës 20 është dorëzuar edhe lista e fundit për zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit, të cilat do të zhvillohen më 5 mars. Në Komisionin Komunal Zgjedhor janë dorëzuar shtatë lista, parti dhe koalicione. Këto janë listat që do të jenë në fletëvotim:

,,Forumi shqiptar – Bashkim e Zhvillim (ASH, LDSH, UNSH, LDnëMZ)”

„PDP – Për gjeneratat e ardhshme”

„Alleksa Beçiq – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”

„PSP– NDERSHMËRISHT PËR TUZIN – ZHELKO MILIQ”

„Koalicioni PDS , UDSH, PB, SD – Rrugës së drejtë”

„PSD – Lëvizja për Tuz – Me gjithë zemër për Tuz”

„Koalicioni shqiptar – Bashkë (PD – Forca)”

Komisioni propozoi: Regjistrim në gjysmën e parë të nëntorit

Komisioni për Politikë Ekonomike dhe Sistemi Financiar i Qeverisë së Malit të Zi ka propozuar dje që regjistrimi i popullsisë të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor të këtij viti. Siç është bërë e ditur nga Qeveria për Portalin RTCG, data varet nga seanca e nesërme e Qeverisë dhe nëse do të ketë ndryshime, por nuk priten. Më 12 dhjetor të vitit të kaluar  me votat e deputetëve të shumicës parlamentare Kuvendi miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.Tre deputetë ishin kundër miratimit të këtij akti dhe një abstenoi.

Ministri i Financave, Alleksandar Damjanoviq tha më herët se regjistrimi i banorëve, amvisërive dhe banesave mund të bëhet me se afërmi nga muaji maj të vitit të ardhshëm. Me regjistrim janë te përfshirë shtetasit malazez te cilët kane vendbanime ose vendqëndrimet në Mal të Zi, pavarësisht a janë  të pranishëm  në vendbanim ose përkohësisht qëndrojnë në një vend tjetër në Mal të Zi ose në ndonjë shtete tjetër, si dhe të huajt të cilëve u është lejuar qëndrimi i përhershëm ose i përkohshëm.

Investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë të interesuar për projekte në Budvë, Ulqin dhe në veri

Investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të interesuar të investojnë në projekte në Budvë, Ulqin dhe në veri të Malit të Zi. Kjo u bë e ditur pas takimit të kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazoviqit dhe kryetarit dhe themeluesit të Ajana Holding Group, Abdul Muhamed Matar Lahej Alfalasi, i cili është një investitor i njohur global nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në takim mori pjesë edhe Nemanja Jovanoviq, drejtor i NIOUM General trade, i cili është pjesë përbërëse e atij grupi. Në takim u diskutua për realizimin e projekteve në Budvë, Ulqin dhe në veri të Malit të Zi, për të cilat janë të interesuar investitorët e përmendur”, thuhet në njoftim.Siç njofton Qeveria, gjatë bisedës, kryeministri i ka njohur bashkëbiseduesit me potencialin e Malit të Zi, veçanërisht në fushën e turizmit shëndetësor dhe infrastrukturës, duke theksuar njëkohësisht se Mali i Zi është i hapur për investime nga Lindja e Mesme.

Qeveria miraton marrëveshjet e Procesit të Berlinit për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit. Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, po ashtu ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ndërkaq, miratuan edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit te lartë në Ballkanin Perëndimor. Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ndau edhe mjete për pagesën e specializantëve me vetëfinancim gjatë vitit 2023.

Ambasadori Hill: Amerika vazhdon të këmbëngulën në formimin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë absolutisht të përkushtuara për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rëndë dakord duhet të zbatohet. Kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që Marrëveshja e mëparshme duhet të zbatohet, ku pjesë është marrëveshja franko-gjermane”,tha Hill, transmeton lajmi.net. Ndërsa kur është pyetur për Marrëveshjen e Washington-it, Hill tha se nuk dëshiron ta anashkalojë atë dhe se ishte e rëndësishme, sepse sipas tij është përkushtim që ekonomia të cilën siguron Prishtina dhe Beogradi mund të zgjidhin disa çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve në teren. Ndryshe Kosovës vazhdimisht i është kërkuar formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Albin Kurti, theksoi se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së, por se paraprakisht janë disa pyetje të cilat duhet parashtruar në Bruksel.

Zelensky në Londër kërkon avionë modernë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve britanikë sot se do të bënte gjithçka që mundej për ta bindur botën që t`i siguronte Ukrainës avionë modernë, për t`i ndihmuar forcat e tij të mposhtin Rusinë. "Ne... do të bëjmë gjithçka të mundur dhe të pamundur për ta bërë botën të na sigurojë avionë modernë për të fuqizuar dhe mbrojtur pilotët që do të na mbrojnë", u tha Zelensky qindra ligjvënësve në sallën Westminster të Londrës.Britania njoftoi për dërgesat e menjëhershme ushtarake, që t’i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër forcave ruse, dhe u zotua se do të trajnojë pilotët, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Londër me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.Vizita në Londër është e dyta e Zelenskyt jashtë vendit që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt. Në dhjetor, ai realizoi vizitën e parë jashtë vendit, përkatësisht vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Nesër, Zelensky pritet të udhëtojë për në Bruksel, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian. Në nisje të takimit me Sunakun, Zelensky e falënderoi Britaninë për mbështetje të shtetit të tij “që nga dita e parë e pushtimit në shkallë të gjerë”.

BE shton sanksionet kundër Irani

Ministrat e jashtëm të BE-së do të japin miratimin zyrtar në Bruksel për sanksionet e reja kundër Iranit dhe një mision të ri vëzhgues të BE-së për Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Diplomatët e BE-së konfirmuan se më shumë se 36 persona dhe organizata iraniane do të jenë në shënjestër si përgjigje ndaj abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Teherani ka shtypur demonstratat, duke përfshirë ekzekutimet e fundit të protestuesve, të shkaktuara nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia pas arrestimit të saj për shkelje të dyshuar të kodeve të rrepta islame të veshjes.

Vendimi i sanksioneve vjen ndërsa vendet anëtare të BE-së debatojnë për vendosjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në listën terroriste të BE-së, e cila është ligjërisht e detyrueshme.

BE-ja ka miratuar tre raunde të mëparshme sanksionesh kundër Iranit për abuzime të të drejtave të njeriut që nga fillimi i protestave vitin e kaluar, me 146 persona dhe 12 organizata në shënjestër, duke përfshirë anëtarë të IRGC.

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në pjesët jugore dhe qendrore të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët, vende-vende me borë të dobët. Frynë erë mesatare deri e fortë , vende- vende edhe shumë e fortë  nga drejtimet veriore. Temperaturat në orën 13:Herceg Novi e Budvë 8, Tivar e Petrovac 6, Podgoricë  e Ulqin 5, Cetinë 1, Nikshiq 0, Bijello Pole e Beranë -2, Andrievicë e Shavnik -3, Plevla, Petnjicë, Plluzhinë e Kollashin -4, Rozhajë -5, Guci -6 dhe në Zhablak -9 gradë.

Për nesër meteorologët parashohin të mbaj mot  kryesisht me diell. Në pjesët kontinentale me ngrica, kurse  ne veri i vranët. Do të fryje ere mesatare  deri e fortë  nga drejtimet veriore  dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej -18 deri në 1, kurse më e larta e ditës prej -5 deri ne 10 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се