Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 02. 2023. 00:00 >> 17:44

Ditari 01.02.2023

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Vazhdojnë bisedimet për kandidatët e Gjyqit Kushtetues

Anëtarët e Këshillit Kushtetues dhe Shefat e Klubeve të deputeteve takohen sot në Parlamentin e Malit të Malit, për të diskutuar për kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i takimit është të arrihet marrëveshja për kandidatët që do fitojnë përkrahjen e nevojshme në Parlament. Kjo është përpjekja e gjashtë për të zgjedhur gjyqtarët, pasi të mëparshmet dështuan .Partnerët ndërkombëtar dërguan vazhdimisht mesazhe të qarta për rëndësinë e zgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese, duke marrë parasysh se Mali i Zi është në një krizë të madhe institucionale dhe se shumë procese, pikërisht për shkak të bllokadës së këtij insitucioni, janë në pritje. Duke komentuar zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Dritan Abazoviq tha se sot është dita D dhe se është shumë me rëndësi të fitojmë katër anëtarë kredibil, ndërsa qytetarët duhet të vlerësojnë se në interes të kujt është që Gjyqi Kushtetues të jetë në bllokadë. Përndryshe Këshilli Kushtetues dëgjoi 26 kandidatë që aplikuan në thirrjen publike për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshill i propozon katër kandidatë e pastaj vendimi përfundimtarë merret nga Parlamenti i Malit të Zi me dy të tretat ose tri të pestat e votave të deputetëve. Më parë Parlamenti nuk zgjodhi asnjërin nga katër kandidatët e propozuar sepse nuk morë shumicën e nevojshme, as në rundin e parë dhe as në rundin e dytë të votimit. Gjykata Kushtetuese nga gjithsejtë shtatë anëtarë, ka vetëm tre dhe nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kuorum për vendimmarrje. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Parlamenti i Malit të Zi me mandat 12 vjeçar.

Ti shkurtohet mandati Qeverisë aktuale dhe ti hapet rrugë zgjedhjeve të reja

Mali i Zi ka nevojë për marrëveshje të shpejtë politike, në mënyrë që ta përfundojë mandatin qeveria aktuale dhe tu hapet rruga zgjedhjeve të reja parlamentare, konsideron kryesusesi i Këshillit parlamentar për stabilizim dhe asociim të Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Vlladimir Billçik. Billçik në tekstin autorial për “The Parlament Magazine”, theksoi se Mali i Zi edhe pse është një nga shtetet më të reja në botë, është i njohur si kryesues në procesin e bashkangjitjes në Bashkimin Evropian. Ai përkujtoi se Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, ndërsa tre prej tyre i ka mbyllur përkohësisht, kurse kërkesën për anëtarësim e paraqiti në vitin 2008, ndërsa zyrtarisht filloi procesin e pranimit në qershor të vitit 2012. "Parimisht Mali i Zi do të duhej që të ketë qasje të drejtpërdrejtë për anëtarësim, pa pengesa të mëdha që të jetë anëtari i radhës i Bashkimit Evropian”, deklaroi Billçik. Ai poashtu theksoi se për dallim nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, Mali i Zi nuk ka kontestime afatgjate me shtetet fqinje.

Nuk do të ketë bllokim të bisedimeve me BE

Negociatat e Malit të Zi me Bashkimin Evropian nuk do të bllokohet, deklaroi sot koordinatorja e punës në ministrinë evropiane për çështjeve evropiane, Ana Novakoviq - Gjuroviq. Ajo sot ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Televizionin “Vijesti”, ku deklaroi se kjo është e rëndësishme për shkak të dezinformatave të cilat qarkullojnë ditëve të fundit. “Mes tjerash, mund të them se nuk do të ketë çfarëdo sanksionesh të Bashkimit Evropian ndaj Malit të Zi edhe pse flitet për ato financiare”, tha ministrja, duke shtuar se Mali i Zi mori mbështetje financiare nga BE në shumë prej 30 milion euro për sektorin energjetik dhe 40 milion për përmirësimin e infrastrukturës, kurse fondet janë akoma në dispozicion. Novakoviq- Gjuroviq tha se Mali i Zi ende perceptohet si vendi në rajon i cili ka përparuar më së shumti në integrimet evropiane, dhe se Bashkimi Evropian vazhdon të na përkrah, u shpreh ajo dhe theksoi se është dërguar mesazh i qartë nga partnerët tonë evropian se institucionet janë parakusht për vazhdimin e bisedimeve.

]"Maksimalisht të angazhuar që Mali i Zi të jetë partner i besueshëm i NATO -s"

Fakti që Mali i Zi merr pjesë aktive në misionet paqeruajtëse dhe i plotëson të gjitha obligimet ndërkombëtare, ndërsa për herë të parë ndajmë 2% të Bruto Prodhimtarisë së Brendshme për të mbrojtur standardet e NATO -s, konfirmon angazhimin e fortë të Malit të Zi që të jemi partner i besueshëm i Aleancës Veriatlantike, deklaroi sot kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiq. Beçiq gjatë vizitës në Uashington u takua me drejtoreshën e zyrës për Siguri dhe Politikë evropiane në Departamentin amerikan të shtetit, Kami Vitmer. Drejtoresha Vitmer falënderoi kontributin e Malit të Zi në forcimin e Aleancës dhe përkrahjen e vendimit për pranimin e Suedisë e Finlandës dhe miratimin e Rezolutës në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, duke e vlerësuar si konfirmim shumë të rëndësishëm të partneritetit Veriatlantik. “Anëtaret e NATO -s duhet të jenë të gatshme në rezistentë ndaj luftërave kibernetike dhe të gjitha sfidave tjera në të cilat vazhdimisht punojnë me të gjitha vendet anëtare të NATO -s", tha drejtoreshën e zyrës për Siguri dhe Politikë evropiane në Departamentin amerikan të shtetit, Kami Vitmer.

Mali i Zi nuk e arriti pavarësinë nga imperializmi rus

Mali i Zi, edhe pse anëtar i NATO-s, nuk ka arritur ende pavarësinë funksionale gjeopolitike nga imperializmi rus, kryesisht falë Kishës Ortodokse Serbe, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Andria Nikoliq. Siç njofton PDS, Nikoliq ka thënë në forumin "Si të kundërpeshojmë agresionin rus në Ukrainë", i cili u mbajt në Kongresin amerikan në Uashington. Nikoliq tha se, sipas sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në vitin 2016, Mali i Zi ishte në vijën e zjarrit mes Perëndimit dhe Moskës, për shkak të dëshirës së tij për t'u bërë anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se Mali i Zi, edhe pse i ekspozuar ndaj presionit të madh rus, përfundimisht u bë anëtar i NATO-s, duke shtuar se Moska nuk u dorëzua dhe se ende ka bastione të forta në Ballkanin Perëndimor. Sipas Nikoliqit, Moska vazhdon të përdorë bazat e saj në Beograd dhe Banja Llukë për një luftë kibernetike kundër Ballkanit Perëndimor. Ai tha se sot bota e lirë dhe demokratike nuk ka zgjidhje tjetër veçse të jetë në anën e popullit të guximshëm ukrainas, i cili po sulmohet në agresion autoritar.  Në takim, përveç Nikoliqit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e PDS-së dhe Socialdemokratëve, Branimir Gvozdenoviq dhe Damir Shehoviq.

Personaliteti i përbashkët jopartiak apo PSD del me kandidatin e saj

Nëse brenda një kohe të arsyeshme skena politike malazeze, e cila ka një trashëgimi të vlerave laike dhe evropiane, nuk propozon një kandidat të përbashkët jopartiak, Partia Socialdemokrate do të dalë vetëm në zgjedhjet presidenciale, tha kreu i saj, Rashko Konjeviq, në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi”. Ai theksoi se ka pasur diskutime për një kandidat të përbashkët, por ende nuk kanë arritur marrëveshje. Konjeviq tha se gjysma e skenës politike dhe shoqërore malazeze, e cila trashëgon vlerat e një shteti qytetarë, laik dhe me orientim evropian, ka nevojë për një kandidat që nuk i përket asnjë partie politike, pra një kandidat jopartiak i cili ndan këto vlera. “Nëse nuk mund ta bëjmë një marrëveshje të tillë brenda një periudhe të arsyeshme kohore, do të kemi kandidatin tonë si në vitin 2018”, ka  thënë  Konjeviq  dhe shtoi se do të shoh se çfarë do të ndodhë në 10 ditët e ardhshme. Ai theksoi se ka pasur diskutime për një kandidat të përbashkët, por ende nuk kanë arritur marrëveshje. Duke komentuar marrëveshjen e mundshme mes Evropës tani, Demokratëve dhe URA-n, ai tha se nuk është i sigurt se demokratët dhe Evropa tani janë pro qytetarë dhe të orientuar pro-evropiane.

Do të iniciojë ndërtimin e një spitali të ri në Tivar, si dhe të një hoteli me pesë yje

Kryeministri Dritan Abazoviq bëri të ditur se Qeveria mbështet iniciativën për ndërtimin e spitalit të ri në Tivar, deri atëherë do të rikonstruktohet i riu, ndërsa gjatë vizitës së tij me ministra në atë qytet, ai tha se qëllimi i Qeverisë është të sjellë yje botërorë në Tivar, çka do të zgjaste edhe sezonin turistik. “Ne duam të përmirësojmë shumë sistemin shëndetësor në këtë qytet. Së shpejti do të fillojë edhe rindërtimi i Shtëpisë së Shëndetit”, tha Abazoviq. “Barska plovidba”, pas shumë vitesh, tha ai, më në fund po bën një fitim të respektueshëm. Folëm për modele se si mund të zhvillohet kjo ekonomi, por ajo që theksohet është që të vendoset linja Tivar-Bari, jo vetëm gjatë sezonit turistik veror, por të jetë në përputhje me interesin tonë - d.m.th. “Mali i Zi 365, i cili duhet ta mbajë vendin tonë të lidhur me botën 365 ditë në vit”, tha Abazoviq. Kryetari i Komunës, Dushan Raiçeviq, tha se buxheti i Tivarit është tejkaluar për shtatë milionë, pra i kanë afër 30 milionë. Është planifikuar të mbahen koncerte të mëdha  në Tivar.” Për këtë kemi ndarë para në buxhet dhe shpresojmë që edhe Komuna të ndihmojë”, tha ai. Ai tha se “Barska plovidba” dhe Porti i Tivarit po funksionojnë pozitivisht. “Ne dëshmuam se kompanitë nuk duhet të operojnë me humbje. Ne treguam se gjërat mund të ndryshojnë”, tha Gjuroviq. Ministri Dragosllav Shqekiq tha se qëllimi i Qeverisë është që të fillojë iniciativa për ndërtimin e spitalit të ri në Tivar, por deri atëherë duhet të përmirësohet edhe ai ekzistues. Ai njoftoi blerjen e një makinerie të re të rezonancës magnetik.                                                                   

Medenica: Qëllimi i aktakuzës është tërheqja e votuesve

Ka përfunduar seanca për kontrollin e aktakuzës kundër ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, djalit të saj Milloshit dhe 15 të dyshuarve të tjerë. Medenica tha se aktakuza bazohet në supozime dhe se qëllimi nuk është luftimi i korrupsionit, por tërheqja e votuesve. Djali i saj Millosh  Medenica u deklarua i pafajshëm. Mbrojtja pretendon se aplikacioni Sky nuk është provë e vlefshme ligjërisht. Ata besojnë se aktakuza do të kthehet në plotësim. Kujtojmë se më 11 nëntor Medenicës i është ndërprerë masa e paraburgimit me vendim të Gjykatës së Lartë pasi mbrojtja ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të mëparshëm për zgjatjen e qëndrimit të saj në Burgun e Hetimit. Djali i saj Milloshi mbeti në burg. Prokuroria speciale e shtetit ngriti një aktakuzë kundër Vesna Medenicës dhe një numri të personave të tjerë nën dyshimin se kanë kryer krime të rënda, duke përfshirë krijimin e një organizate kriminale. Siç thuhet në aktakuzë, ata dyshohen për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, veprën e zgjeruar penale të kontrabandës, veprën e zgjeruar penale të dhënies së ryshfetit, marrjes së ryshfetit, ndikimit të kundërligjshëm dhe nxitjes së ndikimit të kundërligjshëm. Prokuroria speciale e shtetit i akuzon edhe për shpërdorim të pozitës zyrtare, prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, lehtësim të konsumimit të lëndëve narkotike, mbajtje pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, lëndime të rënda trupore dhe parandalim të provave.

Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm

“Asociacion një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është e mundshme”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi në Ferizaj. Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje një etnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”. “Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtarë në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanovci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin. Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj. Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen. Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin.

Aleanca me Amerikën është jetike për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar sot kongresistin amerikan, mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres."Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat", ka shkruar Haradinaj. Kryetari i AAK-së ka thënë se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. "Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova kongresmenin Torres në Kosovë për vizitë", ka shtuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme.

Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Turqia e shikon me pozitivitet aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet atë të Suedisë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Qëndrimi ynë ndaj Finlandës është pozitiv, por nuk është pozitiv ndaj Suedisë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Parlamentin turk. Vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, këto dy shtete u përballën me kundërshti nga Turqia dhe që atëherë kanë tentuar që të përmbushin kushtet e vëna nga Ankaraja. Ankaraja dëshiron që Helsinki, dhe Stokholmi në veçanti, të ndërmarrin një qëndrim më të ashpër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe Bashkimi Evropian, dhe ndaj një grupi tjetër që pala turke fajëson për puçin e dështuar ushtarak të vitit 2016. Gjatë fundjavës së kaluar, lideri turk sinjalizoi se Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të anëtarësohet në NATO para Suedisë. Nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, vetëm Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore.

SHBA-ja do t`i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila për herë të parë pritet të përfshijë raketa me rreze më të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera, i thanë Reuters më 31 janar dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje. Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar. Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën. Së fundmi, Ukrainës i janë premtuar edhe tanke gjermane dhe amerikane. Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, presin që të nisin ofensiva gjatë javëve në vijim, dhe tanket pritet të luajnë rol vital në këto beteja, kanë vlerësuar ekspertët.

Mbi 13 000 ukrainas ndalohen të largohen që nga fillimi i luftës

Roja kufitare ukrainase ka ndaluar mbi 13 000 banorë të largohen nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar. “Në total, më shumë se 9 100 banorë janë ndaluar në kufirin e gjelbër që nga 24 shkurti”,  tha dje në mbrëmje zëdhënësi i agjencisë kufitare, Andriy Demchenko.

Shumica e qytetarëve ukrainas u kapën në kufirin me Rumaninë dhe Moldavinë. Gjithashtu, 3900 persona të tjerë u ndaluan të kalojnë kufirin në vendkalimet zyrtare me dokumente të falsifikuara. Shumica prej tyre donin të largoheshin drejt Hungarisë ose Polonisë. Si pjesë e mobilizimit të përgjithshëm në fillim të luftës, ukrainasve nga mosha 18 deri në 60 vjeç, të cilët i nënshtroheshin shërbimit ushtarak, iu ndalua të largoheshin nga vendi, me disa përjashtime.

Nesër paradite kryesisht mot i kthjellët, pasdite vranësim gradual

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 14 gradë, Herceg Novi e Ulqin 13, Tivar 12, Podgoricë 10, Nikshiq 9, Cetinë 8, Rozhajë 6, Beranë 5, Kollashin, Bijello Pole e Guci 4 dhe në Zhablak e Plevle 2 gradë.

Për nesër paradite parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, kurse pasdite dhe në mbrëmje vranësim gradual dhe reshje të mundshme lokale të shiut. Gjatë natës reshje më intensive, në veri edhe me reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pas dite dhe në mbrëmje deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -7 deri në 5 kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 13 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се