Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 09. 2022. 00:00 >> 18:53

Ditari 27.09.2022

Përgatiti, Gj. Dukaj

Në shkëmbim zjarri me policinë, vritet sulmuesi në shtëpinë policit Eqo Mervanit 

Njëri nga sulmuesit e dyshuar të policit Eqo Mervan, në shtëpinë e të cilit janë hedhur dy bomba mëngjesin e sotëm, është vrarë në një konfrontim me policinë, ndërsa sulmuesi tjetër është arrestuar, njofton Drejtoria e Policisë.

“Gjatë hetimeve të ngjarjes në të cilën mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë familjare të një punonjës policie, janë hedhur dy mjete shpërthyese, njëra prej të cilave është aktivizuar, policia ka identifikuar dy të dyshuarit, F.K. dhe R.A”, thuhet në deklaratën nga policia. Siç bëjnë të ditur ata, gjatë arrestimit, në shkëmbim zjarri me policinë ka mbetur i vrarë F.K.

“Gjatë arrestimit në vendbanimin Konik, F.K. ka hapur zjarr në drejtim të pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë përdorur armët në shkëmbim zjarri, dhe si pasojë është plagosur rëndë F.K. i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, theksojnë nga policia. Ndërkaq, sulmuesi tjetër, R.A. është arrestuar dhe dërguar në ambientet zyrtare. Policia bën me dije se njëra bombë ka shpërthyer, ndërsa tjetra jo dhe se janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

“Arrestimet e sotme konfirmojnë se policia tatimore duhet të formohet sa më shpejt”

Menaxhmenti i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, përshëndeti aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore të Shtetit dhe Drejtorisë Policore të Malit të Zi, në kuadër të cilit sot janë arrestuar 24 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale - shmangie nga taksat dhe kontribute, nëpërmjet biznesit të 20 personave juridikë që janë përfshirë në hetim dhe për të cilët është lëshuar një urdhër kërkimi. Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave, thekson se do të vazhdojë t'u ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme autoriteteve kompetente, në drejtim të shkëmbimit të informacionit operacional në lidhje me të dhënat tatimore dhe shërbimet konsulente të stafit profesional në fushën e politikës tatimore dhe sistemit tatimor. Ata, njoftojnë gjithashtu, se në periudhën e ardhshme theksi do të vihet në zbulimin dhe shuarjen e veprave kriminale, të cilat mund të sjellin evazion fiskal të plotë ose të pjesshëm.” Nëse duam t'i inkurajojmë njerëzit që të paguajnë taksat me përkushtim, atëherë është e rëndësishme që vazhdimisht dhe pa dallim të zbatohen masat kundër atyre që i shmangen pagimit të taksave", tha drejtori i kësaj drejtorie, Rade Millosheviq. Ai theksoi se veprime të ngjashme janë vetëm konfirmim shtesë për domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të policisë tatimore.

Abazoviq, vizitoi dje në spital, studentin Duloviq, në Nju Jork

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka vizituar dje Filip Duloviqin, në spitalin “Mount Sinai” të Nju Jorkut, në Manhatan, ku është shtruar ky student, mëson portali RTMZ.

Lajmin e kanë konfirmuar për Portalin e RTMZ, nga Kabineti i Kryeministrit. Ata, theksuan se kryeministri në bisedë me Filipin dhe motrën e tij, tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë,  janë në dispozicion për çdo lloj ndihme nëse është e nevojshme në të ardhmen.

Gjermania mbështet nismat kundër korrupsionit të Malit të Zi

Ekziston nevoja për një luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe për të ndryshuar vetëdijen shoqërore për këtë plagë, e cila ka marrë karakter, pothuajse endemik, dhe është e pranishme në shumë sfera të shoqërisë, tha ministri, Zoran Miljanić në një bisedë me Peter Felten. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi. Siç thuhet në  deklaratë, Milaniq, e informoi bashkëbiseduesin për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit dhe domosdoshmërinë e hartimit të një Strategjie Kombëtare për atë fushë. Duke folur për situatën aktuale politike, Miljaniq, theksoi faktin se Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorum për vendimmarrje dhe se është në dorën e deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin anëtarët e Këshillit Gjyqësor sa më shpejt që të jetë e mundur  dhe të nxjerrin nga gjendja e ushtrimit të detyrës Prokurorinë  e Lartë të Shtetit dhe Gjykatën Supreme të Malit të Zi. Ambasadori Felten, nënvizoi mbështetjen konkrete për iniciativat e Qeverisë, kundër korrupsionit, të ngjashme siç i ka ofruar Rpublika Federale e Gjermanisë për policinë kufitare dhe kriminale, si dhe për Ministrinë e Drejtësisë.

“Sezoni është 42% më i suksesshëm se ai i vitit 2021”

Drejtoresha në Drejtorinë e Politikave Zhvillimore në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Aleksandra Gardasheviq Sllavuljica, theksoi se sezoni i këtij viti, megjithëse nuk i kanë ende të gjitha të dhënat, ishte shumë i suksesshëm, me rreth 42 për qind më shumë turistë se në vitin 2021. Ajo, thotë se Covid-i dhe situata gjeopolitike kanë sjellë udhëzime të reja në zhvillimin e turizmit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, ndaj Ministria pranoi se duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje zhvillimit të turizmit rural, për çgjë Mali i Zi,  ka potencial të madh. Siç theksoi ajo në programin e mëngjesit të RTMZ, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, shteti duhet të kërkojë mënyrat për ta pozicionuar turizmin si të qëndrueshëm dhe fleksibël, sepse sfidat e Covid-it, përmes krizës globale dhe rrethanave gjeopolitike, kanë vërtetuar se duhet punuar. 

Turizmi rural është dëshmuar  si i qëndrueshëm dhe Ministria ka dëshirë që, Mali i Zi, të njihet si destinacion që ofron eksperienca, aventura dhe sfida dhe kjo po ndodh në rajonin tonë verior.

Sa i përket sezonit, ajo thekson se ishte i suksesshëm, pavarësisht faktorëve të shumtë jo të volitshëm që ndikuan si në përgatitjen ashtu edhe në realizimin e vetë sezonit.

 

Zhvillimi i infrastrukturës, i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Malit të Zi, është plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e nismave drejt projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të gjithë rajonit. Një nga synimet më të rëndësishme të Malit të Zi, është përcaktimi i prioriteteve strategjike të investimeve në drejtim të zgjidhjes së nevojave të mëdha infrastrukturore, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq. Me ftesë të organizatorëve të Forumit të tetë të Konektivitetit Tirana 2022, Marović mori pjesë në panelin “Planifikimi dhe financimi i infrastrukturës së qëndrueshme”, që u mbajt në Durrës. Siç tha ajo, në periudhën e ardhshme duhet fokusuar në shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë vendet e rajonit në tejkalimin e krizës ekonomike në rritje.

Paneli, ishte një mundësi për të pranishmit që të shkëmbejnë mendime mbi ndikimet kryesore në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës, me theks në mundësitë e forcimit të investimeve për zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

 

“Një mandat i ri për Zhugiq, do të ishte një mesazh i keq”. 

Nëse guvernatori i Bankës Qendrore (CBCG), Radoje Žugić, do të merrte një mandat të ri dhe do të mbetej në krye të atij institucioni financiar, do të ishte një mesazh shumë i keq, konsideron  Ines Mrdović, nga organizata joqeveritare "Aksioni për drejtësi sociale ”.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi që Zhugiq, të riemërohet si guvernator i Bankës qendrore të Malit të Zi.

"Nuk është për t'u habitur. Të gjithë ne që i ndjekim gjërat në sektorin financiar prej vitesh e dimë se Zhugiq, ka mbuluar pozita kyçe nga të cilat ka përfituar familja Gjukanoviq. Duhet të theksohet se Parlamenti, i cili duhet të vendosë, është çështja se si partitë politike do të përcaktohen dhe kjo është në këtë kohë diçka që u takon atyre”, ka thënë Mrdoviq, në emisionin “Link” të Radiosë së Malit të Zi.

Nëse do të ndodhte që Zhugiq, të merrte dritën jeshile, siç vlerësoi ajo, do të ishte një mesazh shumë i keq për interesin publik.

 

Paralajmërohet diskutimi  për liberalizimi i vizave për Kosovën, më 13 tetor, në Bruksel   

Procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën, që do t’u mundësonte qytetarëve të saj lëvizje të lirë në dhjetëra vende të Evropës, zgjat tash e dhjetë vjet. Tani, duket se është në fazën finale.

Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018.

Në këtë datë, nëse nuk ndryshon plani, grupi punues për vizat në Këshill do të ketë në rend dite - për herë të parë - temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky do të jetë fillimi i procesit në Këshill dhe jo fundi i tij, pasi në këtë datë do të nisë procedura, e cila do të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.

Në takimin e grupit punues për vizat në Këshill do të shqyrtohet raporti i përditësuar teknik nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

Nëse ka pajtim mes vendeve anëtare të BE-së, atëherë tek ambasadorët e këtyre vendeve do të bartet përgjegjësia që të japin dritën e gjelbër për nisjen e diskutimeve trepalëshe - mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Ch. Hill; Asgjë të veçantë në marrëveshjen Srebi - Rusi 

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka treguar se e ka parë Planin Konsultativ të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov.

Ai ka thënë se në atë dokument nuk ka asgjë të veçantë, por që Rusia e ka dashur atë për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë, raporton EuronewsSerbia.

Kur është pyetur se pse ata kanë kërkuar shpjegim për nënshkrimin e protokollit dhe nëse ajo ishte një shembull i një fushate të koordinuar e presionit mbi Serbinë nga Perëndimi, Hill ka shtuar se “Serbia nuk është nën sulm, por që Rusia është duke e sulmuar Ukrainën”, prandaj edhe kanë kërkuar shpjegim sepse, sipas tij, ajo që u nënshkrua në fundjavë ishte çudi.

“Pyetja është se pse të nënshkruhet tani me ta. Rusia duhet të fokusohet se si të dalë nga Ukraina dhe të kërkojë falje nga të gjithë ne”.

Rritet numri i viktimave nga sulmi me armë në një shkollë në Rusi\ 

Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17, teksa në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave.

Të shtënat në shkollën ruse ndodhën më 26 shtator.

Nga zyra e guvernatorit të Udmurtias thanë më 27 shtator se edhe dy persona vdiqën gjatë natës dhe sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Ky ishte sulmi i katërt në një shkollë në rajonin e Volgës në 15 muajt e fundit.

Komiteti hetues i Rusisë, tha më 26 shtator, se sulmuesi është identifikuar si Artyom Kazantsev, 34 vjeç. Ai kishte qenë nxënës i shkollës numër 88, ku vijojnë mësimin filloristët dhe ata të shkollës së mesme.

Londra, pohon se,  Putin, do të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të ngjarë që të njoftojë për bashkimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës me Federatën Ruse gjatë adresimit të tij në Parlament më 30 shtator, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Aktualisht, në katër territoret pjesërisht të okupuara nga Rusia, po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.

“Liderët e Rusisë shpresojnë që çdo njoftim për bashkim do të shihet si justifikim për ‘operacionin e posaçëm ushtarak’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për luftën”, tha inteligjenca britanike përmes një postimi në Twitter.

Nga 23 shtatori deri më 27 shtator, në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës 

Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohen në disa pjesë në lindje të Ukrainës dhe në rajonin verilindor të Harkivit, teksa Moska po vazhdon shtypjen e protestave kundër mobilizimit ushtarak.

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se rajoni lindor i Donjeckut vazhdon të jetë top-prioritet i Ukrainës – dhe i Rusisë – me luftimet që po zhvillohen në disa qytete, teksa trupat ruse po tentojnë të përparojnë në jug dhe perëndim.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 26 shtatorit, Zelensky tha se situata ushtarake në Donjeck është “veçanërisht e rëndë”.

“Ne po bëjmë gjithçka që të vëmë nën kontroll aktivitetin e armikut. Ky është qëllimi ynë kryesor tani, sepse Donbasi vazhdon të jetë qëllimi kryesor i pushtuesve”, tha Zelensky.

Varrimi shtetëror i ish kryeministrit Sh. Abe, u përcjell me protesta në vend   

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u nderua përmes një varrimi shtetëror, që ka shkaktuar ndarje në shtet.

Ushtarët mbajtën urnën me hirin e tij, që e solli e veja e Abes, teksa gjatë ceremonisë u çmua lart kontributi i tij gjatë shërbimit të tij si kryeministër për nëntë vjet. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se ceremonia e varrimit e financuar nga shteti, u bë për të nderuar liderin që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne politike të Japonisë, por organizimi i ceremonisë shtetërore ka ndarë publikun, teksa janë organizuar edhe protesta.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, Princi i Kurorës së Japonisë, Akishino, dhe udhëheqës të tjerë.

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende – vende me të reshura kalimtare të shiut.

Frynë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperaturat në orën 14;

Podgoricë, Ulqin e Tivar 24 gradë, Budvë 23, Herceg Novi 22, Bjello Pole e Beranë 21, Petrovac e Plevle 20, Rozhajë e Andrijevicë 19, Cetinë e Kollashin 18, Nikshiq e Shavnik 17, Guci 16  dhe në Zhablak 13 gradë.

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, vende - vende me të reshura të përkohshme. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 gradë celsius.       

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се