Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 01. 2022. 00:00 >> 18:56

Ditari 25.01.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

Radulloviq ka punuar për Qeverinë e pakicës që nga shtatori

Ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq ka punuar intensivisht për Qeverinë e pakicave që nga shtatori i vitit të kaluar, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. Duke komentuar shkarkimin e mundshëm të Radulloviqit, Krivokapiq tha se nuk e ka ngritur çështjen e shkarkimit të asnjë ministri, ndonëse, siç tha ai, tani është e qartë se kush ka punuar për kë. “Që nga shtatori i vitit të kaluar, Radulloviq ka punuar intensivisht për Qeverinë e pakicës. Është krejtësisht e qartë , dhe këtë e dëshmojnë udhëtimet dhe kontaktet e shumta”, u tha Krivokapiq gazetarëve pas konferencës “Rëndësia e lirisë së medias për kapitullin 27 dhe procesin e integrimeve evropiane”. Ai tha se akterët politikë, të cilët po e rrëzojnë nga brenda pushtetin aktual, nuk janë aq etikë sa duhet. “Është e papranueshme që njerëzit që janë në Qeveri në këtë situatë të bëjnë diçka të pandershme. Është nder të jap dorëheqjen”, ka thënë Krivokapiq.

Një grusht shteti është duke u zhvilluar në Mal të Zi

Një grusht shteti është duke u zhvilluar në Mal të Zi, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq në konferencën “Rëndësia e lirisë së medias për kapitullin 27 dhe procesin e integrimit evropian”. Në tubimin e organizuar nga Qendra për Gazetarinë Hulumtuese, Monitor dhe BIRN, Krivokapiq tha se nuk ka rëndësi se si do të jetë dhe kush do të jetë qeveria e ardhshme, “por është e rëndësishme se çfarë u lëmë brezave të ardhshëm. " Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, përmes një video-mesazhi tha se gazetarët duhet të veprojnë në përputhje me standardet gazetareske, dhe se është e rëndësishme që qytetarëve t’ua përcjellin informacionet me kohë. Ajo theksoi se natyra është një nga burimet më të çmuara të Malit të Zi dhe se tema e ekologjisë është gjithashtu e rëndësishme për anëtarësimin në BE.

Shkarkimet janë pasqyrim i dobësisë

Ndryshimet e nisura nga Qeveria gjatë ditëve të fundit janë pasqyrim i dobësisë, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, duke shtuar se sot do të bisedojë me liderët e Frontit Demokratik për Qeverinë e pakicës.  Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se ndërrimet që po ndodhin ditëve të fundit i percepton se “duhet të kemi durim deri më 4 shkurt”. “Është reflektim i dobësisë, duhet të kemi durim deri në datën 4 shkurt kur do të marrë fund çështja për Qeverinë. Ai tha se nëse dikush dëshiron të “prek” në çfarëdo mënyre rendin kushtetues, do të ketë një përgjigje adekuate. “Kemi zhvilluar bisedime joformale me njerëzit që tani janë në shumicën parlamentare, përveç demokratëve, dhe pres që sonte të fillojmë bisedimet me krerët e FD, të cilat duhet të jenë formale”, tha Abazoviq. Duke komentuar iniciativën e Krivokapiqit për largimin e tij, Abazoviq tha se deputetët janë të lirë të interpretojnë se si ka punuar ai. I pyetur nëse ishte i bindur se opozita do të votonte shkurtimin e mandatit të Kuvendit, Abazoviq tha se URA e ka propozuar Qeverinë e pakicës si një ide për tejkalimin e krizës.

Konjeviq:Krivokapiq  të merret një konkluzion për shkarkimin e drejtorit të Policisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq deklaroi se kryeministri Zdravko Krivokapiq planifikon që në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të merret një konkluzion për shkarkimin e drejtorit të Policisë Zoran Brgjanin.  “Çdo vendim i Këshillit në fjalë për statusin e drejtorit është i paligjshëm, sepse ai mund të shkarkohet vetëm me vendim të Qeverisë në bazë të propozimit me shkrim të ministrit”, ka shkruar Konjeviq në profilin e tij në Twitter. Ai pohon gjithashtu se kryeministri aktual po përpiqet të “vë policinë në shërbim të mbrojtjes së karriges së tij”.

Mali i Zi së shpejti do të ketë një qeveri evropiane pa PDS

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikolla Rakoçeviq është më së paku i ftuari për të diktuar kushtet dhe për të krijuar drejtimin politik të shtetit, njoftoi Lëvizja Qytetare URA, duke shtuar se Mali i Zi së shpejti do të fitojë një Qeveri evropiane pa PDS.

Rakoçeviq tha më herët se PDS në 14 muajt e ardhshëm do të jetë partia që do të vendosë për pushtetin dhe shtoi se modeli i qeverisjes së pakicës do të përcaktohet kur të vijë koha.

Lëvizja qytetare URA njoftoi se, në mungesë të vëmendjes mediatike, Rakoçeviq gjeti një mënyrë për t'u shfaqur në media në televizionin e qytetit të Podgoricës. Nga kjo parti e kanë këshilluar Rakoçeviqin që sa më parë të kuptojë se cili është realiteti.

Mali i Zi së shpejti do të ketë një qeveri evropiane pa PDS, do të zhbllokojmë proceset, do të vazhdojmë luftën e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjet, shtetin dhe qytetarët, pavarësisht nga emrat dhe funksionet e tyre ,thuhet në reagimin e URA-s.

 

"Evropa tani" mund të gjenerojë rritje të papunësisë

Analisti ekonomik, Vasilije Kostiq vlerësoi se programi ”Evropa tani” është një projekt serioz reformues, prandaj, siç tha ai, ishte e arsyeshme që të zbatohej në faza. Ai beson se ekziston një mundësi reale që programi të gjenerojë rritje të papunësisë në Mal të Zi. Në emisionin Link të Radios së Malit të Zi, Kostiq tha se programi “Evropa tani” do të aplikohet derisa të jetë i mundur. Ai përkujtoi se disa herë ka thënë se programi është i paqëndrueshëm nga pikëpamja e parametrave ekonomikë. Ai beson se nëse dikush dëshiron të përmirësojë standardin e jetesës, atëherë mënyra më e mirë për ta bërë këtë është rritja e produktivitetit, i cili përcakton kufijtë e rritjes së qëndrueshme të pagave dhe kthimin e kapitalit. Kostiq pajtohet me qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se programi duhej të ishte zbatuar në faza. Ai po ashtu thotë se nuk e sheh bazën për rritjen e numrit të punësuarve. Madje mendoj se do të ketë një mundësi serioze për rritjen e papunësisë, të gjeneruar nga ky program.

Seanca dëgjimore për sekuestrimin e kokainës më 31 janar

Më 31 janar, Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri do të mbajë seancën kontrolluese të udhëheqësve të Qeverisë, policisë dhe Prokurorisë në lidhje me rastin aktual të kapjes së rreth 500 kilogramë kokainë. Sipas mbledhjes, Këshilli do të dëgjojë kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq. Është paralajmëruar edhe marrja në pyetje e drejtorëve të Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Zoran Bërgjanin dhe Dejan Vukshiq, si dhe përfaqësuesit të Prokurorisë. Vendimi për seancën kontrolluese për sekuestrimin e kokainës është marrë njëzëri në seancën e mëparshme të Këshillit. Më 12 janar, punëtorët e kompanisë Voli gjetën kokainë në pakot me banana në magazinën e kësaj firme në Podgoricë, për të cilën kanë njoftuar policinë.

 

 Gjashtë të vdekur,  1.121 të infektuar

Nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 6 pacientë, kurse 1.121 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, është kumtuar sot nga Instituti për shëndetin publik. 

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 799 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 3 mijë e 347 mostra të dyshuar për koronavirus dhe janë diagnostikuar 1121  të prekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në këtë moment në Mal të Zi 8 mijë e 572 raste të infektimit me koronavirus konsiderohen aktive. 

Ndërkaq, në Qendrën Klinike të Malit të Zi 45 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç njoftohet nga ky institucion, në Qendrën klinike janë duke marr trajtim 146 pacientë të prekur nga Covidi.

Në ndërkohë me dozën e parë kundër koronavirusit janë imunizuar 62.7 përqind të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 60.6 përqind. Të theksojmë se dozën e tretë të vaksinës e kanë marr afro 88 mijë qytetarë .

Qëndrimet e RTMZ janë të kundërta, do të shqyrtojmë përgjegjësinë e gazetares

Qëndrimi i gazetares Jovana Bozhariq- Stanishiq, të cilin e prezantoi në Programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi , është në kundërshtim me qëndrimet e redaksive dhe politikën programore të Shërbimit Publik. Menaxhmenti i RTMZ do të iniciojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gazetares dhe do të formohet një komision për përcaktimin e sanksionit të mundshëm.“Misioni i Servisit Publik, si dhe tema në programin të mëngjesit, ishte të vihet në dukje problemet me të cilat përballen viktimat e dhunës në familje dhe të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj sanksioneve të buta ndaj autorëve”, thekson menaxhmenti. Ata thonë se do të vazhdojnë të jenë të hapur ndaj kritikave, por edhe ndaj promovimit të të drejtave të njeriut.“Do të vazhdojmë të përpiqemi të promovojmë karakteristikat bazë të Servisit Publik: hapjen ndaj kritikave të qytetarëve, si dhe përmirësimin e programeve në frymën e promovimit të të drejtave të njeriut”, thuhet në fund të reagimit.

 

Kompanitë e Autobusëve do të rifillojnë protestat të premten                                                                  

Kompanitë e Autobusëve do të rifillojnë protestat të premten nëse nuk u paguhet kësti i dytë i ndihmës për të cilin kanë rënë dakord me Qeverinë. Ministria e Investimeve Kapitale ka ndarë 330 mijë euro që nuk mjaftojnë për të gjithëve dhe vendimi i kompanive të autobusëve është që ndihmën materiale ta marrin të gjithë ose askush. Ata thonë se janë në pritje të një bisede me ministrin e Financave, Millojko Spajiq. Protestat e tyre në dhjetor shkaktuan probleme të mëdha në komunikacion në kryeqytet.

 

Konfirmon Borrell: Eskobar dhe Lajçak të hënën vijnë në Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Eskobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.

Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Eskobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi.

SHBA dhe Evropa i bëjnë thirrje Rusisë që të zvogëlojë tensionet në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë zhvilluan një video-konferencë për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj tensioneve Rusi-Ukrainë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit theksoi se ”të gjitha palët kishin rënë dakord që agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të ketë pasoja shumë serioze”.

”I takon Rusisë të ndërmarrë hapa të dukshëm drejt uljes së tensioneve”, sipas tij.

”Palët theksuan dëshirën e tyre për një zgjidhje diplomatike”, sipas deklaratave të pjesëmarrësve.

Shtëpia e Bardhë shtoi se ”grupi diskutoi gjithashtu përgatitjet për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë për veprime të tilla, si dhe për të përforcuar sigurinë në krahun lindor të NATO-s”.

Britania e Madhe nga ana e saj theksoi se grupi ra dakord ”të ndërmarrë veprime të shpejta duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh në rast të një inkursioni rus në Ukrainë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se grupi “dëshironte që diplomacia të kishte sukses dhe po përgatitet për të gjitha eventualitetet”.

Në këtë video-konferencë ishin të pranishëm udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Polonisë, si dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

 

Aeroplani amerikan përplaset në aeroplanmbajtëse, ka të lënduar 

Piloti i një aeroplani luftarak amerikan të tipit F-35 është larguar nga ky mjet në mënyrë emergjente, pasi aeroplani u përplas në aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” në Detin Jugor të Kinës, duke lënë shtatë të lënduar, njoftoi të hënën Flota e Paqësorit e ShBA-së.

Piloti ishte duke kryer fluturim rutinor, kur ndodhi përplasja. Piloti u largua nga aeroplani dhe ndodhet në gjendje stabile, thuhet në njoftim.

Gjashtë persona të tjerë, të cilët ndodheshin në aeroplanmbajtëse, pësuan lëndime. Tre prej tyre kërkuan evakuim dhe u dërguan në një qendër mjekësore në Filipine, ku ndodhen në gjendje stabile. Tre të tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes dhe janë liruar, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Autoritetet janë duke e hetuar shkaktarin e aksidentit. Zëdhënësi i Flotës së Shtatë Detare në Japoni, Mark Langford, tha të martën se ndikimi i këtij rasti në aeroplanmbajtëse është sipërfaqësor dhe se ajo i ka vazhduar operacionet normale.

Ndryshe, disa versione të aeroplanit F-35 përdoren edhe nga aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Japoninë, Korenë Jugore, Britaninë e Madhe, Australinë, Italinë, Norvegjinë, Holandën dhe Izraelin.

 

K.Veriore dyshohet për lëshim të dy raketave lundruese

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar sot dy raketa lundruese, duke shënuar testimin e pestë të raketave këtë vit, bën të ditur Seuli. Herën e fundit kur Koreja Veriore ka testuar kaq shumë raketa brenda një muaji ka qenë në vitin 2019, kur kanë dështuar negociatat në mes të liderit Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Trump.

 

Edhe nesër mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar e H. Novi 9, Ulqin e Podgoricë 5, Cetinë 4, Nikshiq 3, Rozhajë -1 , B. Pole e Shavnik -2, Beranë -3, Zhablak e Plluzhinë -4, Kollashin -5, Plevle -6 dhe në Guci -8 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende- vende e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -16 deri në 1 kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 11 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се